Media italiane “Paesi Online”: Shqipëria – zgjedhja ideale për pushime verore

Shqipëria rezulton të jetë zgjedhja ideale për verën 2024 sepse ofron një ndërthurje të bukurisë natyrore, pasurisë kulturore dhe komoditetit ekonomik, shkruan Francesca Vinciarelli në një artikull të botuar në revistën italiane “Paesi Online” (paesionline.it).

Shqipëria, një vend i vogël i kufizuar nga deti Jon dhe deti Adriatik në Evropën Jugore, është i pasur me histori, kultura dhe bukuri natyrore.

Kjo mrekulli e Ballkanit është kthyer në një destinacion të njohur turistik – i cili për dekada ishte nënvlerësuar.

Për momentin, qytetet e bukura bregdetare të Shqipërisë po marrin njohjen e merituar për plazhet e tyre të pacenuara që të lëne pa frymë.

Shqipëria është kthyer në destinacionin ideal për turistët që kanë një buxhet të kufizuar, por nuk duan të heqin dorë nga deti me ujëra të kristalta dhe plazhet që nuk kanë asgjë për t’i pasur zili nga ato të Karaibeve.

Shqipëria: plazhet e saj të mrekullueshme deri në Gadishullin e Karaburunit

Vendi i shqiponjave, nga veriu në jug, është plot me qytete karakteristike bregdetare dhe plazhe të mrekullueshme.

Një shembull në veri të Shqipërisë është Rana e Hedhun, plazhi më i bukur në vend, ku mbizotërojnë duna të shumta mbi 200 metra të larta dhe rrethohen nga një pyll i dendur me pisha.

Në Karpen, në veri, ndodhet një tjetër plazh më pak të njohur, por edhe më pak i mbushur me vizitorë, ku mund të pushoni dhe të shijoni kuzhinën vendase në restorantet dhe baret aty pranë.

150 km në veri të Karpenit, vizitoni gadishullin e Karaburunit, ku ndodhet parku detar i Tokës së Shqiponjave dhe Shpella e mrekullueshme detare e Haxhi Alisë dhe ujëvara e saj mahnitëse.

Në pjesën më veriore të gadishullit ndodhet Kepi i Gjuhëzës, ku gjenden limane të vogla dhe shpella të mrekullueshme të formuara me kalimin e kohës në bregun shkëmbor.

Gjithashtu, në gadishullin e Karaburunit është Gjiri Gramës, një liman i fshehur me rërë të bardhë shumë të imët, i rrethuar nga natyra e egër.

Deti i kristaltë dhe plazhet mahnitëse të Shqipërisë

Brigjet e Adriatikut dhe Jonit në Shqipëri ofrojnë një shumëllojshmëri plazhesh me nuanca të mrekullueshme mes qiellit dhe detit, ideale për pushime.

Përgjatë bregut të Adriatikut, mund të zbuloni disa nga plazhet më të bukura dhe më të famshme, si Plazhi i Malit të Robit dhe Plazhi i Velipojës, të dyja të karakterizuara nga rëra e hollë dhe e artë.

Në vazhdim, ndodhet Gjiri i Lalëzit dhe Plazhi i Durrësit që ofrojnë hapësira të mëdha rëre, ideale për shëtitje të gjata në perëndim të diellit.

Duke lëvizur drejt Bregut të Jonit, ndeshesh me lloje të ndryshme plazhesh, por vetëm plazhet e Dhërmiut dhe Ksamilit dallohen nga të gjithë për detin e pastër dhe rërën e imët.

Ndërsa Plazhi i Livadhit njihet për zhavorrin e tij, ideal për ata që nuk e duan rërën.

Për një ndërthurje mes dy varieteteve, është Borshi, një plazh i gjatë mes guralecave dhe rërës që ofron mundësinë për të shijuar relaksin, me çmime më shumë se të favorshme, bare dhe ambiente, padyshim me pamje nga deti.

Gjithashtu në bregdetin e Jonit ndodhet Plazhi i Gjipesë me rërë – i vendosur mes shkëmbinjve dhe i rrethuar nga natyra, jo shumë larg Sarandës dhe Karaburunit.

Krahas detit me ujëra të kristalta dhe rërës së imët, plazhi i Gjipesë ofron për aventurierët, Kanionin e tij për ata që dëshirojnë të eksplorojnë bimësinë madhështore.

Plazhi i Potamit – me një shtrirje prej 16 kilometrash – një plazh i gjatë dhe më i qetë, ju ofron mundësinë të shijoni gatimet e peshkut dhe Plazhi i Llamanit, i rrethuar nga mure të larta shkëmbore që reflektojnë në detin blu.

Së fundi, plazhi i famshëm i Porto Palermos i cili e ka marrë emrin nga kështjella e ndërtuar në gjirin e Porto Palermos, plazhi është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e zhytjeve.

Vendet e veçanta të Shqipërisë

Për të vazhduar zbulimin e bukurive të këtij destinacioni ekonomik, një tjetër vepër e natyrës shqiptare është burimi “Syri i Kaltër”, që ndodhet në fshatin Mullinë – në jug të vendit, rrëzë Malit të Gjerë.

Uji rrjedh nga shkëmbinjtë me një ngjyrë të mrekullueshme blu të errët duke formuar liqenin e tij të mrekullueshëm.

Përveç natyrës, plazheve dhe ujëvarave, ju mund të vizitoni Parkun Arkeologjik të Butrintit, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, një qytet antik ku mund te zbuloni gjetje të shumta dhe muzeun historik të Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë.

Vendet e Shqipërisë: çfarë duhet të shihni

Vendndodhjet e shpërndara në të gjithë territorin i japin kësaj toke një bukuri të veçantë dhe e bëjnë Shqipërinë shumë më tepër sesa thjesht një destinacion të thjeshtë turistik ekonomik.

Nisur nga Saranda, një qytet 20 kilometra larg “Syrit të Kaltër,” është një destinacion i preferuar për të rinjtë, i cili vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe të turizmit.

Qyteti, përveç plazheve të mrekullueshme, ka edhe Kalanë e e Lëkurësit dhe sinagogën e lashtë.

Rreth 12 kilometra larg është Plazhi i Pulëbardhës, i mbushur me vizitotë dhe i përsosur për zhytje.

Shqipëria, me panoramën e saj unike dhe pasurinë e saj kulturore, përfaqëson një destinacion magjepsës që të lejon të zbulosh mrekulli të shumta, duke shmangur destinacionet turistike e mbipopulluara dhe të shtrenjta, por pa hequr dorë nga asgjë.

Dhe ndër të tjera mund të vizitoni Apoloninë, një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, me mbetjet e saj historike magjepsëse.

Vlora, e famshme për portin e saj natyror dhe Ishullin e Sazanit.

Himara, midis Vlorës dhe Sarandës, është një nga qendrat më të mëdha turistike të zonës.

Gjithashtu, vetëm 35 kilometra nga Tirana, Durrësi, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është i pasur me bukuri historike dhe kulturore: vizitoni Vilën e Zogut, Muzeun Arkeologjik, Kalanë dhe Kullën Veneciane dhe gjithashtu Xhaminë e Fatihut, Amfiteatrin Romak, Xhaminë e Madhe, Banjat Romake dhe Forumin Bizantin./atsh/KultPlus.com

Shqipëria anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës

Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, rrjeti më i madh mjedisor në botë, i jep mirëseardhjen Shqipërisë si vendi i 87-të i tij, pas miratimit zyrtar të statuteve të kësaj organizate.

Ky hap tregon përkushtimin e Shqipërisë ndaj përpjekjeve globale të konservimit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është caktuar nga shteti si ndërlidhëse zyrtare me Sekretariatin e IUCN.

“Teksa Shqipëria i bashkohet IUCN-së, së bashku me biodiversitetin e pasur ne sjellim edhe një angazhim të vendosur për mbrojtjen e mjedisit dhe ky anëtarësim na ofron një platformë të vlefshme për të bashkëpunuar dhe mësuar nga praktikat më të mira globale, duke fuqizuar përpjekjet dhe politikat tona të ruajtjes”, theksoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Shqipëria ka krijuar një model për zonat e mbrojtura nëpërmjet shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, i cili mbron një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Gjithashtu, Shqipëria ka krijuar parqe të reja si “Parku Kombëtar i Alpeve” në veri të vendit. Këto zona të mbrojtura janë asete kyç për ekoturizmin tonë duke mishëruar në mënyrë të përsosur sloganin “Albania All Senses”. Me mbi 21.4% të territorit nën mbrojtje dhe me nisma të tjera, partneriteti ynë me IUCN do të forcojë aftësitë tona, do të bashkojë njohuritë tradicionale me shkencën moderne dhe do të kontribuojë ndjeshëm në objektivat mjedisore lokale dhe globale. Ne jemi optimistë për përfitimet e ndërsjellta që do të nixsë ky bashkëpunim duke fuqizuar praktikat tona të konservimit të biodiversitetit dhe duke avancuar në zhvillimin e qëndrueshëm”, përfundon Kumbaro.

Shqipëria krenohet me një gamë të larmishme mjedisesh natyrore, me maja të thepisura, pyje të harlisur, lumenj të pacenuar dhe peizazhe të pasura bregdetare. Këto ekosisteme të larmishme garantojnë një larmi të florës dhe faunës, duke kontribuar në pasurinë e biodiversitetit të Shqipërisë.

Politika mjedisore e vendit zbatohet nëpërmjet mekanizmave të tillë si Strategjia Kombëtare e Biodiversitetit dhe Plani i Veprimit, si dhe rrjeti në rritje i zonave të mbrojtura. Duke plotësuar këtë qasje gjithëpërfshirëse për ruajtjen e biodiversitetit, Shqipëria është e angazhuar të reduktojë 20.9% të emetimeve të dioksidit të karbonit CO2 deri në vitin 2030. Kjo përfshin, ndër masat e tjera, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe restaurimin e peizazhit pyjor.

“Jemi të lumtur të festojmë anëtarësimin e Shqipërisë në IUCN. Ne presim të forcojmë bashkëpunimin tonë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe të ndihmojmë vendin të arrijë objektivat e tij ambicioze kombëtare, duke kontribuar në objektivat globale të konservimit,” tha Oliver Avramoski, drejtor i Zyrës Rajonale të IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO).

“Disa nga fushat tona të shumta të bashkëpunimit përfshijnë zhvillimin e politikave, ndërtimin e kapaciteteve dhe sigurimin e cilësisë së efektivitetit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura dhe të Konservuara, duke përfshirë certifikimin e Listës së Gjelbër të IUCN”.

Gjatë dy dekadave të fundit, IUCN ka punuar ngushtë me qeverinë dhe shoqërinë civile në Shqipëri, duke ndihmuar në forcimin e kuadrit institucional për ruajtjen e natyrës, përmirësimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura dhe rritjen e nivelit të angazhimit të komunitetit.

Ndërhyrjet kryesore të bazuara në zonat e mbrojtura përfshijnë mbështetjen për pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit si një vend i Trashëgimisë Botërore, planifikimin e menaxhimit dhe angazhimin e komunitetit në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe përgjatë lumit Buna, si dhe rolin e IUCN në përcaktimin e lumit Vjosa si parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë.

Për më tepër, nisma të tilla si Iniciativa e Pyjeve Veriore dhe projekti ADAPT demonstrojnë potencialin për bashkëpunim në adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e zgjidhjeve të bazuara në përputhje me natyrën.

Në nivel rajonal, Shqipëria angazhohet si një anëtare aktive e taskforcës së Biodiversitetit për Ballkanin Perëndimor (BDTF BB). Ky organ rajonal këshillon Grupin Rajonal të Punës për Axhendën e Gjelbër (GAWB) për Ballkanin Perëndimor për zbatimin e Shtyllës së Mbrojtjes së Natyrës dhe Biodiversitetit të Planit të Veprimit GAWB.

Ndërsa Shqipëria i bashkohet IUCN-së si shteti anëtar i saj më i ri, të dyja palët janë të përkushtuara për të çuar më tej përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e biodiversitetit, restaurimin e ekosistemit, angazhimin e komunitetit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe qeverisjen mjedisore./atsh/KultPlus.com

Media franceze “Voyageur”: Zbuloni mrekullitë e fshehura të Shqipërisë

Vetëm tre orë larg nga Parisi, Shqipëria ju fton të zbuloni brigjet e saj të mrekullueshme të rrethuara nga detet Adriatik dhe Jon. Një parajsë për ata që kërkojnë të kombinojnë relaksin dhe eksplorimin, shkruan Nathalie Petit në revistën franceze të udhëtimit “Voyageur”.

Një thesar i fshehur

Kjo ëndërr është një realitet në Shqipëri, një vend ballkanik që ndan kufijtë e tij me Greqinë dhe që mbetet kryesisht i panjohur për turistët e huaj.

Plazhe idilike dhe aktivitete te ndryshme

 Shqipëria është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në rajon.

Ksamili, me rërën e tij të imët dhe ujërat transparente, është i përsosur për not dhe zhytje.

Dhërmiu ofron pamje spektakolare me malet e tij që rrethojnë detin, ndërsa Jala është vendi ideal për ata që kërkojnë një arratisje në natyrë.

Përveç plazheve, Shqipëria është e pasur me trashëgimi kulturore dhe historike magjepsëse.

Nga shëtitjet nëpër peizazhe të pacënuara deri te vizitat në vendet historike, çdo ditë është një aventurë.

Agjencitë lokale ofrojnë turne autentike që do t’ju lejojnë të përjetoni përvoja të paharrueshme.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Shqipëria gëzon një klimë mesdhetare, me verë të nxehtë dhe dimër të butë, duke e bërë atë një destinacion ideal pothuajse gjatë gjithë vitit.

Periudha më e mirë për të shijuar plotësisht plazhet është nga maji deri në shtator.

Gjatë këtyre muajve, klima është e përshtatshme për aktivitete në natyrë, qoftë në plazhe apo në malet përreth.

Është gjithashtu koha e shkëlqyer për të eksploruar qytetet e vogla bregdetare dhe për të shijuar kuzhinën vendase.

Pushime të përballueshme dhe të qeta

Shqipëria është jo vetëm e bukur, por çuditërisht edhe e përballueshme.

Akomodimet, ushqimet dhe shërbimet kanë çmime shumë më të ulëta se ato të fqinjëve evropianë, duke e bërë atë destinacionin perfekt për turistët me një buxhet të limituar.

Veç kësaj, vendi mesdhetar ende i paprekur nga turizmi masiv siguron pushime të qeta, ku mund të zbuloni kulturën vendase pa turma.

Kjo është një mundësi për të përjetuar një eksperiencë autentike dhe pasuruese.

Ksamil: Plazhi parajsë me ujëra të kristalta

Dhërmi: Mes maleve dhe detit, një mjedis piktoresk

Jalë: Plazhi i egër ideal për aventurierët

Plazhet Ksamil, Dhërmi, Jalë – plazhet më të bukura dhe të larmishme.

Aktivitetet:  Ecje, udhëtime, vizita kulturore dhe historike

Periudha: Nga maji deri në shtator një klimë ideale

Buxheti: Destinacion i përballueshëm në krahasim me vendet e tjera evropiane

Bëhuni gati të zbuloni Shqipërinë, këtë perlë të fshehur që ofron shumë më tepër sesa thjesht pushime në plazh.

Një aventurë kulturore, historike dhe natyrore ju pret në këtë vend të mrekullueshëm ballkanik.

Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një nga destinacionet më të bukura të Evropës./atsh/KultPlus.com

Eliminimi i kuqezinjve nga Euro 2024, BBC: Shqipëria bëri paraqitje të guximshme, fitoi shumë admirues

Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë në një Botëror dhe kjo ishte hera e dytë që ajo shfaqet në Kampionatin Evropian, tetë vjet pasi nuk arriti të dilte nga faza e grupeve.

Detyra e tyre dukej gjithmonë jashtëzakonisht e vështirë, pasi ata u vendosën në një grup me Spanjën, kampionët në fuqi të Italisë dhe finalistët e Kupës së Botës 2018, Kroacinë.

Por ata fituan shumë admirues me shfaqje të guximshme.

Ata shënuan pas vetëm 23 sekondash për të kaluar në epërsi ndaj Italisë me golin më të shpejtë në historinë e Europianit. Ata humbën përfundimisht 2-1 ndaj Azzurrit, por në ndeshjen e tyre të dytë ndaj Kroacisë ata shënuan golin e barazimit 2–2 në minutën e pestë shtesë.

Shqipëria luftoi fort kundër Spanjës me zëvendësuesin Broja, duke rrezikuar shumë dhe duke iu afruar golit, që do t’i kishte bërë të zinin vendin e tretë në grup dhe të mbanin të gjalla shpresat shumë të pakta për kualifikim./ BBC/ KultPlus.com

“The Guardian”: ‘Është si të kthehesh pas në kohë’ – një eko-turne nëpër mrekullitë e Shqipërisë

Me parqe kombëtare madhështore dhe një mënyrë tradicionale jetese, vendi ballkanik ofron një përvojë të paharrueshme për vizitorët e huaj, shkruan Teresa Machan në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Guardian”.

Në kodrat mbi fshatin Tragjas në Vlorë, në jugperëndim të Shqipërisë, po vrapoja pas një fermeri të quajtur Sofo, me një gotë raki në njërën dorë dhe një petull trekëndore në tjetrën.

Muzgu po largohej dhe drita e ditës kishte filluar të dilte, ne ishim vonë dhe dhitë duhej të mjeleshin.

Sofo dhe bashkeshortja e tij Dhurata po na prisnin për darkë në “restorantin” në fshat.

Ne ecëm deri në fermë nga rruga përmes barit me nyje, grykës dhe sherebelës së shfrenuar.

Dhurata më ofron një petull të mbushur me djathë dhie të bërë në shtëpi (një pjatë tradicionale me brumë të skuqur) dhe unë nxitova pas Sofos.

Përpara se të uleshim për të shijuar pjatat me perime, mish dhe qofte të pjekura në skarë, duhej bërë mjelja.

“Kjo është ajo që ndodh në Shqipëri.Vendasit duan t’ju japin gjëra gjatë gjithë kohës”, tha udhërrëfyesi ynë, Elton Caushi.

Është e vërtetë. Kudo që shkuam, dyert hapeshin dhe pasonin biseda dhe pije freskuese.

Duke udhëtuar përreth takova alpinistë, udhëtarë në kampe, ​​një grup studentësh nga Universiteti i Bristolit që eksploronin me makinë dhe një çift britanik pensionist që po ecnin me biçikletë.

Të gjithë kishin veçse lëvdata për mikpritjen shqiptare.

Unë erdha në Shqipëri me operatorin turistik “Intrepid”, për të përjetuar një udhëtim nëntë-ditor, të drejtuar në partneritet me “Meet” (Përvoja Mesdhetare e EkoTurizmit).

Vitet e fundit Shqipëria ka filluar të joshë adhuruesit e diellit në vendpushimet bregdetare duke përfshirë Sarandën, Himarën dhe Vlorën.

Destinacioni ballkanik është një vend me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe rëndësi ekologjike, siç zbuloi vizita jonë.

Itinerari i plotë përfshinte vizita në ujërat e kaltërta të liqenit të Komanit dhe lumit të qetë të Shalës, në veri të vendit, ideal për zhytje sublime.

Gjithashtu, një shëtitje jo të detyrueshme në Mollë në ultësirën e Alpeve Shqiptare, në kryeqytetin Tiranë dhe në plazhin turistik të Vlorës.

Udhëtimi ynë përfshiu një ndalesë në kompleksin e Kalasë së Beratit – në majë të kodrës – i cili i ka rrënjët që në antikitet; është po aq e bukur sa çdo ndërtesë tjetër që kam parë – që datojnë në shekullin e XIII.

Qendra historike dhe dy kodikë të Beratit të zbuluar në kriptën e Muzeut të njohur Onufri mbrohen nga Unesco.

Kisha më e vjetër e qytetit, Trinia e Shenjtë, ka pamje panoramike mbi luginën e lumit Drin dhe masivin e Shpiragut me brazda.

Ndërsa Liqeni i Shkodrës, i cili ndahet me Malin e Zi, është një nga rezervatet më të mëdha të shpendëve në Evropë.

Ne, gjithashtu vizituam një rezervat më pak të njohur por po aq të rëndësishëm në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, dy orë me makinë në jug të Tiranës.

I pasur me biodiversitet, parku ka identifikuar rreth 25 lloje gjitarësh, 29 lloje zvarranikësh (përfshirë breshkat e detit), 29 amfibësh dhe 230 lloje shpendësh.

Qendra e saj e rehabilitimit të shpendëve, e vetmja në Shqipëri, ka trajtuar pelikanë, shqiponja, kukuvajka, zuzar dhe lejlek.

Ekosistemi i lagunës së Karavastasë, brenda parkut, është shtëpia e pelikanit dalmat nën kërcënim – një nga zogjtë më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë – dhe një strehë për speciet shtegtare.

Ne kaluam dy ditë duke eksploruar grykëderdhjet dhe shtigjet e tij me varkë dhe biçikletë, duke kaluar natën në hotelin e vogël me tre yje Hotel Pelikan, buzë parkut.

Ne shijuam pamjen e ligatinave dhe zogjve nga maja e një kulle shikimi prej druri gjatë një drekë pikniku.

Rrugës për atje, Eltoni porositi në një shtëpi fshati lakror (një byrek popullor shqiptar) dhe dhallë.

Eltoni hapi një qilim dhe ne u ulëm në rrezet e diellit duke ngrënë pite të mbushura me qepë dhe domate.

Më pas, një shkëlqim flamingosh më të mëdhenj u shfaq përpara syve tanë.

Në qendrën e rehabilitimit, rojtari në detyrë, Ervin Allushi, na tregon se grupi i parë i adhuruesve britanikë të zogjve e kishin vizituar zonën në vitin 2016.

Numri i pelikanit dalmat është rritur nga 27 fole në 2014 në 85 në 2020.

Ne morëm një varkë të vogëlpër të dalluar jetën e shpendëve, duke ndalur për të parë me dylbi ishullin me rërë – ku pelikanët kishin folenë.

Të nesërmen në mëngjes ecëm me biçikletë në një shëtitore nëpër një pyll me pisha për në fshatin Babunjë, ku Eva dhe Adriatiku na mirëpritën në shtëpinë e tyre.

Adriatiku, një punues druri dhe gurgdhendës, na tregoi punëtorinë e tij dhe ne shijuam një kafe turke ndërsa shihnim sesi ai punonte gurin.

Për drekë na shërbyen pilaf me pulë, patëllxhan të mbushur dhe supë me mish rose.

Zhytja jonë në natyrë, veçanërisht në parkun kombëtar, ka qenë një pikë kryesore; njohuritë tona mbi thjeshtësinë rurale ishte një bonus i papritur.

Në fermën e Sofos dhe Dhuratës, ku djathi piqej në lëkurë dhie, gjellët gatuheshin mbi thëngjill dhe flakë dhe fermerët fqinjë i binin fyellit, mu duk sikur isha kthyer pas në kohë.

“Jo vetëm për shkak të punës për të mbrojtur Lagunën e Karavastasë, por ekziston një veçanti dhe një tipar që është vështirë të gjendet në Evropë tani – mënyra tradicionale për të bërë gjërat dhe artizanë që i ofrojnë një kuptim vendit”, tha Arnau Teixidor nga kompania “Meet” lidhur me Shqipërinë.

Pas pesë ditësh në vend, e kuptova saktësisht se çfarë donte të thoshte Teixidor./atsh/KultPlus.com

“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Dhërmiu

Dhërmiu, i cilësuar si parajsë tropikale tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Dhërmiu duke ftuar turistët ta vizitojnë atë.

Dhërmiu fshati i vogël bregdetar arrihet nga një rrugë piktoreske. Duke qenë se vija bregdetare është e pacënuar, vizitorët mund të shijojnë pamje befasuese të detit nga plazhi i Dhërmiut.

Gjatë muajit qershor në Dhërmi u organizua Kala Festival, një festival muzike, por edhe  një festë e kulturës, diversitetit dhe frymës së bashkimit, ngrohtësisë dhe mikpritjes së popullit shqiptar./atsh/KultPlus.com

Turizmi vijon rritjen, 3.3 milionë të huaj hynë në Shqipëri

Rritja e turizmit ka vijuar edhe në muajin maj, duke shënuar rekord të fluksit të turistëve në Shqipëri.

Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e pestë të vitit rritje me 30.6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave

Në total në janar-maj numri i të huajve regjistroi shifrën mbi 3.3 milionë apo 38.2 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas INSTAT, gjatë muajit maj 2024, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin shqiptar, 1.606.520 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 30,6%, krahasuar me maj 2023.

Ndërkohë 1.615.862 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 30,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në maj 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 632.832, duke pësuar një rritje me 20,5%, krahasuar me maj 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 973.688. Ky numër është rritur me 38,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Sipas statistikave në maj 2024, krahasuar me maj 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 37,9%; rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 45,0%; rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 48,3%.

I njëjti vlerëson se në muajin maj 2024, 662.095 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 23,9%, krahasuar me maj 2023.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2024, janë 953.767. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 36,0%.

Në maj 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 927.906 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 24.191 dhe 8.219 shtetas”, thuhet në njoftimin e INSTAT./atsh/KultPlus.com

Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik

Sonte, Shqipëria do të përballet me një sfidë të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Spanjës, e cila zhvillohet në Duesseldorf në orën 21:00.

Spanja, tashmë e kualifikuar si fituese e Grupit B dhe një ndër ekipet që ende nuk ka pësuar gol, pritet të pushojë disa prej lojtarëve kryesorë. Kjo mund të jetë një mundësi për kuqezinjtë, të cilët ëndërrojnë të bëjnë histori duke arritur në fazën e eliminimit direkt për herë të parë në një Kampionat Evropian.

Spanja ka treguar një performancë të shkëlqyer dhe të sigurt në fitoret kundër Kroacisë (3:0) dhe ndaj kampionit në fuqi, Italisë (1:0). Si kampionë të Evropës në vitet 1964, 2008 dhe 2012, ata janë përsëri ndër favoritët për të fituar titullin. Një aspekt i vetëm negativ në fitoren e Spanjës ndaj Italisë ishte se goli i vetëm erdhi nga një autogol i mbrojtësit italian, Riccardo Calafiori.

Pavarësisht fuqisë së kundërshtarit, Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Një fitore ndaj Spanjës do të ishte një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kampionatit Evropian dhe do të siguronte kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën e eliminimit direkt.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti, në konferencën e djeshme për media kanë theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe përgatitjen e skuadrës për të dhënë maksimumin në fushë.

Shqipëria ka treguar shpirt luftarak dhe vendosmëri gjatë turneut në Euro 2024, teksa tifozët shqiptarë kanë qenë ndër më të zjarrtit në stadiumet gjermane.

Rezultati i kësaj ndeshjeje është jetik për Shqipërinë. Ndërkohë që rivalët e grupit, Kroacia dhe Italia, përballen në Leipzig, fitorja është e vetmja rrugë që mund të sigurojë kualifikimin për kuqezinjtë.

Mirlind Daku është i pezulluar për këtë ndeshje, derisa Broja, Gjasula, Hoxha dhe Hysaj në rast të ndëshkimit me karton të verdhë do të mungojnë potencialisht në ndeshjen e ardhshme. Te Spanja mungon Rodri i pezulluar, kurse ndeshjen e ardhshme për shkak të kartonëve e rrezikojnë Carvajal dhe Le Normand.

Formacionet e mundshme:

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laçi; Broja

Spanja: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu dhe Oyarzabal./rtk/ KultPlus.com

Rama: Aplikacioni TEA, udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë turistike

Kalendari turistik i eventeve verore vjen edhe këtë vit i harmonizuar në aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania).

Ndërsa ndau një video informuese mbi këtë aplikacion, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është udhërrefyesi digjital i Shqipërisë turistike.

“Shkarko aplikacionin TEA, udhërrefyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh:

kalendarin e eventeve me detajet përkatëse; akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon; si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur. Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan kryeministri.

TEA (Tourism Events of Albania), kalendari digjital i turizmit është një platformë e mirëorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit./atsh/ KultPlus.com

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

E fshehur pas “Perdes së Hekurt” për vite me radhë, Shqipëria mirëpriti turistët në fillim të shekullit XXI, duke i shndërruar blloqet e zymta komuniste në peizazhe urbane të gjalla të mbushura me kafene në modë, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Brigjet e vendit ballkanik – të cilat dikur qëndronin nën hijen e destinacioneve më të njohura – tani konsiderohen si disa nga më të bukurat e Evropës.

Fshati bregdetar i Ksamilit – në Rivierën Shqiptare – është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe blogerët e udhëtimit.

Plazhet me rërë të bardhë të Ksamilit, ujërat e qeta dhe kasollet e kashtës buzë plazhit sigurisht që i bëjnë jehonë joshjes së parajsës së famshme tropikale – të cilat ofrohen me një çmim shumë më miqësor me buxhetin.

Sektori i turizmit në rritje në Ksamil ofron një sërë opsionesh akomodimi, duke përfshirë dhoma që fillojnë nga vetëm 19 paund nata.

Përdoruesja e TikTok, “@The Travel Mum”, ishte mahnitur me destinacionin mesdhetar, duke e krahasuar vendin evropian me Maldivet – ‘shumë më të njohura dhe më të shtrenjta’.

“Kur njerëzit shohin foto të këtij vendi, ata menjëherë mendojnë për Maldivet! Por për fat për ne, është shumë më afër shtëpisë”, tha ajo.

“Shtojeni atë në listën e destinacioneve tuaja për 2024”, rekomandoi një turist tjetër.

Aktivitetet e njohura përgjatë bregdetit përfshijnë zhytje dhe not – por për ata që kërkojnë një qëndrim më të gjatë duke u relaksuar, ka shumë shelzongë të vendosura përreth bregdetit për të shijuar rrezet e diellit.

Kostoja mesatare e një birre në Shqipëri është vetëm 1,78 paund, ndërsa sezoni veror priret të jetë i këndshëm dhe i ngrohtë, me temperatura mesatare deri në 25°C.

Në Ksamil do të keni gjithashtu të gjithë Rivierën Shqiptare “në pragun tuaj”, një zonë e bukur, relativisht ende e paprekur nga turizmi ndërkombëtar, e cila krenohet me vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, qytetet magjepsëse dhe vendasit miqësorë.

Pikat kryesore turistike përfshijnë Lagunën e Kripës në liqenin e Butrintit, Shpellën enigmatike të Kreshmoit dhe qytetin antik bizantin të Gjirokastrës.

Një qytet historik i vendosur mes maleve, kryeqyteti, Tirana ia vlen të vizitohet për ata që duan të shijojnë pushime në qytet, me ndërthurjen e tij të gjallë – të së vjetrës dhe modernes – i jep një hyrje të shkëlqyer Shqipërisë përpara se të zbulosh pjesën tjetër të vendit./atsh/KultPlus.com

Rritet numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj me 56.3 %, kryesojnë italianëti

Rritja e shifrave të treguesve të turizmit në vendin tonë, tregon se tanimë Shqipëria është një destinacion turistik që preferohet gjithnjë e më shumë.

Të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62%, në krahasim me prillin 2023.

Ndërsa numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 56.3 %, në krahasim me muajin prill 2023.

Numri më i lartë i pushuesve jorezidentë u shënua nga Kosova, ndjekur nga pushuesit italianë dhe ata gjermanë. Sipas INSTAT pushuesit italianë jorezidentë shënuan rritje me 10.7 %. 5.2 % e pushuesve jorezidentë ishin gjermanë, 3 % ishin britanikë dhe 2.6 % polakë.

Referuar statistikave, numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje me 86.8 %.

Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 77.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 74.5 %./atsh/KultPlus.com

Gonxhja: 53,3 % më shumë vizitorë në parqet arkeologjike krahasuar me vitin 2023

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se në 5-mujorin e parë të vitit 2024, parqet arkeologjike kanë shënuar rritje të vizitueshmërisë me 53,3 %, krahasuar me shifrat e vitit 2023.

“136,293 vizitorë në parqet tona arkeologjike gjatë 5-mujorit të parë të 2024”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale, ku kujtoi edhe një herë se orari zyrtar i sezonit veror, nga muaji maj e deri në tetor është 09:00-19:00.

Vizitueshmëria e parqeve arkeologjike ashtu edhe nëpër institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore, ka ardhur në rritje, sidomos pas periudhës së vështirë të Covid-19. Shifrat e vizitorëve të objekteve të trashëgimisë kulturore kanë shkuar në ngjitje ashtu si edhe rritja e numrit të turistëve në vend. Parqet arkeologjike janë një ndërthurje e natyrës së bukur shqiptare me objektet e trashëguara nga lashtësia. Dhe shifrat tregojnë se nga viti në vit vizitorët, shqiptarë e të huaj po kuptojnë vlerat që përcjellin hapësira të tilla.

Kalatë historike të Shqipërisë, muzetë dhe parqet falë restaurimeve të kryera viteve të fundit janë kthyer në atraksione tërheqës për turistët vendas dhe të huaj./atsh/KultPlus.com

Media amerikane: Shtatë atraksionet turistike më të vlerësuara në Shqipëri për 2024

E vendosur përgjatë Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është një perlë në zhvillim që ofron një ndërthurje magjepsëse të peizazheve natyrore mahnitëse, historisë së pasur dhe kulturës së gjallë, shkruan Justin Alexander në revistën amerikane të udhëtimit “Wyandottedaily”.

Me malet e saj të larta, plazhet e pacenuara dhe rrënojat e lashta, Shqipëria ofron një udhëtim të paharrueshëm që do t’ju lërë të mahnitur.

Ndërsa pushimet për vitin 2024 kanë nisur, le të zbulojmë shtatë atraksionet turistike më të vlerësuara që do të tërheqin vizitorët amerikanë dhe më gjerë:

Joshja e Shqipërisë qëndron në bukurinë e saj natyrore dhe të pacenuar.

Vendi është shtëpia e një gamë të larmishme peizazhesh, nga majat e thyera deri te ujërat e qeta bruz.

Pavarësisht nëse jeni një alpinist i zjarrtë, një adhurues i plazhit që kërkon diellin ose një entuziast i natyrës, Shqipëria ka gjithmonë diçka për të magjepsur shpirtin e çdo udhëtari.

Të apasionuarit pas historisë do të magjepsen nga rrënojat e lashta dhe vendet arkeologjike që mbulojnë tokën, duke u njohur me tregime të epokave të shkuara.

Qytetet e gjalla pulsojnë me energji dhe ofrojnë një vështrim në kulturën e gjallë shqiptare, ku zakonet tradicionale ndërthuren me ndikimet e ditëve moderne.

Ndërsa planifikoni aventurën tuaj shqiptare, merrni parasysh kohën më të mirë për ta vizituar.

Pranvera dhe vjeshta ofrojnë temperatura të këndshme, ideale për eksplorim në natyrë dhe zhytje kulturore.

Muajt ​​e verës sjellin mot të ngrohtë dhe me diell, perfekte për të shijuar plazhet dhe aktivitetet ujore.

Megjithatë, nëse preferoni t’i shpëtoni turmave, dimri ofron një mundësi unike për të përjetuar anën e qetë të Shqipërisë, ndërsa malet mbulojnë kapelet e tyre me dëborë.

Transporti brenda Shqipërisë është i përshtatshëm dhe i përballueshëm. Autobusët dhe trenat lidhin qytete dhe qyteza të mëdha, ndërsa fluturimet e brendshme ofrojnë qasje të shpejtë në zona të largëta.

Madhësia kompakte e vendit e bën të lehtë eksplorimin e destinacioneve të shumta brenda një afati të shkurtër kohor.

Pasi të mbërrini, shijoni ushqimet lokale pasi janë një domosdoshmëri. Kuzhina shqiptare i mahnit vizitorët me shijet e saj të këndshme dhe përbërësit e freskët.

Nga ushqimet e detit deri te pjatat e shijshme me mish, ka gjithçka për të kënaqur çdo vizitorë.

Kur bëhet fjalë për akomodimin, Shqipëria ofron një sërë opsionesh që i përshtaten nevojave dhe buxhetit tuaj.

Nga bujtina komode te hotelet luksoze, ka një vend të përsosur për të pushuar pas një dite eksplorimi.

Pavarësisht nëse preferoni të qëndroni në zemër të qytetit ose kërkoni qetësi në natyrë, do të gjeni një sërë akomodimesh mikpritëse në të gjithë vendin.

Ndërsa përfundoni aventurën tuaj shqiptare, merrni pak kohë për të reflektuar mbi përvojat dhe kujtimet pasuruese që keni përjetuar.

Përgatitni një udhëtim në Shqipëri, ku historia, natyra dhe kultura ndërthuren për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme udhëtimi.

1. Syri i Kaltër magjepsës

Zbuloni kryeveprën joshëse të natyrës

I vendosur mes gjelbërimit të Shqipërisë së Jugut, Syri i Kaltër magjepsës është një mrekulli natyrore që do t’ju lërë të mahnitur.

Ky burim i pastër kristal del nga thellësi të panjohura, duke formuar një pellg me ujëra të gjallë bruz.

Bukuria e Syrit të Kaltër shtohet nga bimësia përreth, duke krijuar një mjedis të qetë dhe piktoresk.

Bëni një zhytje freskuese në ujërat e tij të freskëta, ose thjesht pushoni në brigje dhe zhytuni në qetësinë.

Syri i Kaltër është një dëshmi e shkëlqimit natyror të Shqipërisë dhe një vizitë e domosdoshme për adhuruesit e natyrës dhe ata që kërkojnë një moment pushimi paqësor.

2. Qyteti antik i Butrintit

Një udhëtim prapa në kohë dhe histori

Eksploroni rrënojat e Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

I vendosur pranë bregdetit jugor të Shqipërisë, Butrinti dikur ishte një qytet i rëndësishëm në Greqinë dhe Romën e lashtë.

Sot, rrënojat e saj ofrojnë një vështrim në historinë magjepsëse dhe kulturat e ndryshme që kanë formësuar Shqipërinë.

Shëtisni në amfiteatrin e ruajtur mirë, banjat romake dhe kishat bizantine dhe imagjinoni rrugët plot zhurmë dhe jetën e gjallë që dikur ekzistonin aty.

Butrinti është një dëshmi e gjallë i së kaluarës së pasur të Shqipërisë dhe trashëgimisë së qëndrueshme të qytetërimeve të lashta.

3. Lugina Madhështore e Valbonës

Përqafoni Bukurinë e Natyrës

Udhëtoni në zemër të Alpeve Shqiptare dhe zbuloni Luginën e Valbonës që të lë pa frymë.

Kjo zonë e pacenuar krenohet me majat e larta, pyjet dhe ujëvarat , duke krijuar një peizazh që do t’ju lërë pa frymë.

Nisni një shëtitje përgjatë shtigjeve dredha-dredha, të rrethuara nga simfonia e natyrës së tingujve dhe pamjeve.

Ndërsa ngjiteni, pamjet panoramike të luginës do të shpalosen para syve tuaj, duke ju lënë pa fjalë para bukurisë së trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.

Lugina e Valbonës është një parajsë për alpinistët, entuziastët e natyrës dhe këdo që kërkon një zhytje rigjeneruese në natyrën e madhe.

4. Plazhet e pacënuara të Sarandës

Kënaquni me diellin, detin dhe qetësinë

Vizitoni parajsën bregdetare të Sarandës, ku plazhet e pacënuara rrethohen nga ujërat e ngrohta të detit Jon.

Saranda ofron një strehë të lumtur për kërkuesit e diellit dhe adhuruesit e plazhit.

Relaksohuni në rrezet e diellit mesdhetare, bëni një zhytje freskuese në ujërat e pastër kristal ose eksploroni bukurinë e peizazheve përreth.

Saranda është një destinacion idilik për t’u çlodhur dhe përqafuar qetësinë e hijeshisë bregdetare të Shqipërisë.

Pavarësisht nëse preferoni të pushoni në plazh apo të eksploroni limanet e fshehura, Saranda ka gjithçka për çdo adhurues plazhi.

5. Qyteti i gjallë i Tiranës

Eksploroni zemrën e kulturës së Shqipërisë

Zhytuni në zemrën e gjallë të Shqipërisë duke vizituar kryeqytetin e saj, Tiranën.

Ky metropol i gjallë ofron një ndërthurje kulturash.

Eksploroni rrugët shumëngjyrëshe të qytetit, të zbukuruara me artin e rrugës dhe ndërtesa historike.

Vizitoni Muzeun Kombëtar të Historisë, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeun Bunk’Art për të gërmuar në historinë magjepsëse dhe trashëgiminë artistike të Shqipërisë.

Tirana është një qytet që nuk fle kurrë, që ofron një skenë të gjallë të jetës së natës, përvoja të shijshme të kuzhinës dhe mundësi të pafundme për t’u lidhur me kulturën vendase.

6. Berati Historik

Hyrja në një muze të gjallë

Udhëtim në qytetin e Beratit të mbrojtur nga UNESCO, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”.

I vendosur në majë të një kodre me pamje nga lumi Osum, Berati është një ndërthurje magjepsëse e arkitekturës osmane dhe ballkanike.

Shëtisni nëpër rrugët e tij me kalldrëm, duke admiruar shtëpitë tradicionale të bardha me dritaret e tyre të veçanta.

Eksploroni Kalanë e lashtë të Beratit, e cila strehon kisha dhe xhami magjepsëse, duke ofruar një vështrim në të kaluarën e pasur të qytetit.

Berati është një muze i gjallë, ku historia dhe kultura gjallërohen në çdo hap, duke ju ftuar të njiheni me një epokë të shkuar.

7. Lumi misterioz i Shalës

Zbuloni perlë të fshehur të natyrës

Nisni një aventurë në zemër të Alpeve Shqiptare dhe zbuloni perlën e fshehur të lumit të Shalës.

Ky lumë i pacenuar rrjedh nëpër një kanion mahnitës, i rrethuar nga male të larta dhe bimësi e dendur.

Ndërsa lundroni në ujërat e tij bruz me varkë ose kajak, mrekullohuni me shkëmbinjtë e thellë, ujëvarat e fshehura dhe plazhet e izoluara që rreshtohen në brigjet e lumit.

Lumi i Shalës ofron një vend të shenjtë për adhuruesit e natyrës dhe këdo që kërkon një arratisje në shkretëtirën e pacënuar.

Zhytuni në qetësinë e kësaj mrekullie natyrore dhe krijoni kujtime që do të zgjasin një jetë./atsh/KultPlus.com

“Time”: Shqipëria – destinacioni më emocionues për pushime familjare

Mrizi i Zanave, një restorant i stilit agroturizëm në veri të Shqipërisë, është pikërisht vendi që do të dëshironit të vizitonit kur jeni me pushime, shkruan Johanna Thomas-Corr në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time”.

Kur kërkuam të shihnim menunë, na thanë që nuk kishte një të tillë. Në vend të kësaj, thjesht na u bënë disa pyetje në lidhje me kufizimet dietike dhe ushqimet – dhe më pas na vendosën para disa pjata: byrek me presh, turshi, kungull të mbushur, djathëra, një salcë djathi të nxehtë, mish të pjekur – dhe pulë të pjekur në furrë.

Ne erdhëm në Shqipëri për një festë familjare me premisën se vendi i vogël ballkanik mund të ishte thjesht “Greqia e re” ose ndoshta “Kroacia e ardhshme” – një destinacion jo shumë i largët, me diell dhe relativisht i lirë për pushime familjare në plazh.

Nuk është një ide absurde. Sallata greke disponohet gjerësisht, vetëm që e quajnë sallatë fshati. Klima është me të vërtetë e favorshme.

Duhet të vini në Shqipëri sepse është një vend me histori, kulturë dhe gjuhë unike dhe njerëz jashtëzakonisht miqësorë.

Për shembull, nëse dëshironi të ecni në veriun alpin, ju këshillojmë të shkoni në një fshat të quajtur Theth, një varg i njohur si malet e mallkuara – të cilat janë jashtëzakonisht të bukura.

Megjithatë, gjeografia e Shqipërisë është dukur shpesh “e mallkuar”. Popullsia vendase ka luftuar me pushtuesit romakë, sllavë, osmanë dhe italianë fashistë.

Pas luftës, diktatori stalinist Enver Hoxha e ktheu Shqipërinë në një regjim komunist.

Vitet e menjëhershme post-komuniste u shënuan nga kaosi ekonomik dhe trazirat civile.

Por, ekziston një ndjenjë të prekshme optimizmi tani, me kryeministrin e fundit të Shqipërisë, Edi Rama, duke dhënë një shembull vetëbesimi të sapogjetur të vendit.

Ish-basketbollist dhe artist modern, që flet rrjedhshëm pesë gjuhë, Rama është një politikan i hapur, kozmopolit dhe urban.

Ndërsa ishte kryebashkiak i Tiranës, një nga veprimet e tij të para ishte rilyerja e fasadave gri staliniste të qytetit me ngjyra të ndezura.

Ne morëm një makinë me qira dhe bëmë disa udhëtime ditore drejt Shqipërisë.

Qyteti i Durrësit ka një bregdet të bukur dhe duket si një kartolinë e viteve 1970. Ka një amfiteatër romak dhe shumë kafene të këndshme.

Kaluam gjithashtu një pasdite të qetë duke eksploruar rrugicat e pjerrëta të Beratit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që daton që nga epoka bizantine.

Ai njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” falë ndërtesave të tij unike që ngrihen në kodër pranë lumit Osum deri në një akropol.

Eduard Lear – një artist dhe poet anglez – e vizitoi Beratin në 1848 dhe vlerësoi se qyteti kishte një pamje ku ndërthurej madhështia e modelit zviceran me të gjitha bukuritë e arkitekturës turke.

Një tjetër ekskursion i preferuar ishte në Shkodër, pikërisht në veri të vendit pranë kufirit malazez – dhe porta për në malet e mallkuara -“Bjeshket e Nemuna”.

Shkodra është një qytet turistik i qetë me një qendër të pedonalizuar ku mund të bëni një shëtitje dhe të shijoni një kafe jashtëzakonisht të mirë.

I lirë, i sigurt dhe i qetë, qyteti ka një horizont të dominuar nga Xhamia e madhe Ebu Bekër, por gjithashtu ndodhen shumë ndërtesa të bukura të ulëta.

Java jonë arriti të ndërthurte pushime të këndshme për fëmijët në pishinë dhe zbulime të vendeve të panjohur argëtuese për të rriturit. Shqipëria është relativisht e përballueshme dhe miqësore me buxhetin.

Siç ndodh shpesh, vetëm pasi e përjeton një destinacion të ri – arrin të zbulosh se si do ta organizosh udhëtimin e ardhshëm në këtë vend.

Ne na pëlqyen ekskursionet, por ndoshta do të ishte një ide më e mirë t’i organizonim ato – për të shmangur të gjitha ato udhëtime vajtje-ardhje.

Një itinerar i bukur mund të përfshijë disa netë në Tiranë; dy-tre ditë ecje në Shkodër dhe në Bjeshkët e Nemuna – dhe më pas disa ditë relaksi në një resort të këndshëm, ndoshta me disa udhëtime ditore në Berat dhe Krujë.

Duket e pamundur që një vend me një gamë dhe bukuri të tillë që ndihet kaq intrigues dhe i ndryshëm – të jetë kaq pranë.

Cilat janë vendet më të mira në Shqipëri

Shqipëria duket se është kthyer në destinacionin më “cool” të verës.

Bregdeti shqiptar – me ujin e tij të pastër bruz dhe baret e plazhit – janë konsideruar si “Maldivet e Evropës” dhe vendi është tashmë nën radarin e udhëtimeve të të rinjve.

Vendet më në tendencë

Ksamili – një fshat bregdetar në skajin jugor të Shqipërisë ofron bare me pamje nga plazhi dhe ishujt e pabanuar.

Destinacionet tërheqëse në Ksamil përfshijnë baret e plazhit “P Poda” dhe “Mulino Beach”.

Turistët që duan festa mund të shkojnë më në veri – në hotelin “Folie Marine”, i cili ka plazhin dhe barin e tij të natës.

Saranda –  është një tjetër vend turistik. Bari kryesor i plazhit të qytetit është “Demi Lounge” ku DJ ndërkombëtarë shpesh luajnë deri në agim.

Adhuruesit e këtij vendi – preferojnë në mbrëmje të shijojnë një darkë në restorantin “Nam” me pamje buzë detit.

Dhërmiu – fshati bregdetar organizon dy festivale të muzikës elektronike – “Kala Festival”(5-12 qershor), këtë vit me Jeff Mills dhe Horse Meat Disco ndër të tjera dhe “ION Festival” (4-11 shtator).

Ju mund të kërceni deri në orët e para të mëngjesit – përpara se të relaksoheni në një kasolle plazhi në modë.

Vende të qeta

Për udhëtarët që kërkojnë vende të qeta, “Manta Resort” në Ksamil është vendi ideal për një koktej në perëndim të diellit në kuvertën e barit të plazhit –  përpara se të shijoni karkalecat – specialitet i restorantit.

Nëse nuk jeni adhurues të festave, një udhëtim në Syrin e Kaltër – një orë me makinë nga Ksamili – është një ndalesë “e detyrueshme”.

Ky burim natyror që rrjedh nga një shpellë nënujore me ngjyrë bruz duket si një sy gjigant.

Tirana

Tirana e quajtur ndryshe si “Berlini i ardhshëm” ofron akomodim të shkëlqyer ne “Faces & Places Boutique Hotel”.

Ju mund të vizitoni zonën e Bllokut, të zbuloni artin abstrakt në galerinë Fab dhe shijoni një vakt në “The Taproom by Pan’s Microbrewery”.

Për pije, vendi më i mirë është “Nouvelle Vague”, i cili hyri në listën e 50 Bareve më të Mirë në botë vitin e kaluar./atsh/KultPlus.com

Rama: Hapja e porteve turistike, rritje e të ardhurave nga vizitorët

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e promovimit të kalendarit turistik veror TEA 2.0.

Duke folur për portet turistike që po ndërtohen, Rama tha se, “jemi një vend që trashëguam një situatë prej vrime të zezë në Mesdhe dhe një vend që praktikisht nuk figuronte fare në hartën e lundrimit turistik të Mesdheut”.

“Ka filluar puna për portin turistik të Durrësit. Ka filluar puna për portin turistik të Vlorës. Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me Limionin e Sarandës. Një absurd i natyrës, le të themi juridike, por në fakt s’është i tillë, është shumë më pranë letërsisë surrealiste, sesa letërsisë juridike dhe jemi shumë shumë optimistë që me hapjen e këtij komponenti të sektori që janë portet turistike, kuadri do të jetë, jo vetëm tërësisht i plotësuar, por njëkohësisht do të kemi një rritje shumë të ndjeshme, jo thjesht të numrit të vizitorëve, sepse nuk është numri i vizitorëve ai që na intereson në mënyrë ekskluzive, po të ardhurave nga këta vizitorë”, theksoi Rama.

“Rritja e përmuajshme e numrit të kontratave për hotelet me 5 yje është po ashtu shumë domethënëse. Këtu janë disa nga aktorët kryesorë të sektorit dhe e dinë shumë mirë që deri përpara disa vitesh 5 yjet nuk i afroheshin fare idesë se mund të vinin në Shqipëri. Ndërkohë që sot është bërë fare e thjeshtë për t’i atraktuar, kuptohet, me projektet dhe me destinacionet e nevojshme”, u shpreh Rama.

“Thënë të gjitha këto, qershia mbi tortë është Tirana, e cila deri përpara disa vitesh ishte një kryeqytet që zbrazej tërësisht në verë, ose më saktë që banohej vetëm nga ata që duhet të jenë këtu për të kryer shërbime të caktuara në punë të caktuara, apo nga ata që e kanë të pamundur të largohen për pushime, ndërkohë që sot Tirana rritet në numër në sezonin e verës, për shkak të rritjes së numrit të turistëve”, nënvizoi Rama.

Dhe, shtoi Rama, “nëse do të na e tregonin disa vite më parë publikimin e Mastercard-it të para pak javëve, që është një publikim që lidhet me përdoruesit e Mastercard-it, ku Tirana ishte vendi i tretë me rritjen më të lartë të turistëve për këtë vit në komunitetin e përdoruesve të Mastercard-it, ne do thoshim që kjo është një shaka shumë përqeshëse. Por ja që edhe kjo sot është një realitet”./atsh/KultPlus.com

Media italiane: Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin, ideale për pushime verore

Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin, dy vende magjepsëse në Shqipëri – të konsideruara si Maldivet e Evropës – ideale për pushime verore, shkruan Daniela Caruso në një artikull të botuar në revistën italiane “viaggi.nanopress.it” .

Shqipëria është një nga destinacionet më të pëlqyera të kohëve të fundit. Edhe në verën e 2024, ajo do të jetë “mbretëresha” e pushimeve për italianët, dhe jo vetëm.

Për më tepër, në këtë vend do të zbuloni dy vende të mrekullueshme që konsiderohen si “Maldivet e Evropës”; Lukova dhe Ksamili.

Të dyja këto fshatra bregdetare ndodhen në Rivierën Shqiptare.

Shqipëria, një vend që pret të zbulohet

Lukova dhe Ksamili përkufizohen si “Maldivet evropiane”, pasi karakterizohen nga peizazhe vërtet magjepsëse. Ju mund të kaloni pushime ekonomike: kini parasysh që do të shpenzoni vetëm 25 euro nata për akomodimin më të lirë.

Në verën e vitit 2024, duket se Shqipëria do të jetë një nga destinacionet më të pëlqyera për italianët dhe më gjerë.

Në fakt, vendi ballkanik ka shënuar një rekord në sektorin e turizmit, duke mirëpritur 9,5 milionë vizitorë të huaj.

Shqipëria regjistroi një rritje prej 33,2% krahasuar me një vit më parë: një shifër shumë e rëndësishme, duke qenë se ky vend ballkanik ka vetëm 2,8 milionë banorë.

Arsyet për të vizituar Shqipërinë janë të ndryshme. Ky destinacion ndodhet shume pranë Italisë, dhe mund të arrihet me traget me një kosto të përballueshme – krahasuar me vendet më të njohura evropiane – që për më tepër janë shumë më shtrenjtë.

Gjithashtu, Shqipëria karakterizohet nga plazhe të bukura, të pastra dhe ushqimi është shumë i shijshëm dhe me kosto të ulët.

Maldivet e Evropës: Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin

Dy perlat e Shqipërisë, të quajtura “Maldive të Evropës”: Lukova dhe Ksamili, janë dy nga atraksionet kryesore të vendit.

Udhëtimin mund ta nisni nga Saranda, “kryeqyteti turistik” i Shqipërisë, i karakterizuar nga plazhe me rërë të bardhë dhe një det i kristaltë dhe transparent.

Lukova ndodhet pranë ishullit të Korfuzit dhe Syrit të Kaltër – një burim ujor, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur Monument i Natyrës.

Ndërsa, Ksamili është i famshëm për ujërat smerald që karakterizojnë detin që e rrethon si dhe për ishujt shkëmborë që ndodhen aty pranë – të cilat mund të arrihen me varkë ose me not.

Gjatë muajve të verës, Saranda dhe Ksamili janë shumë të mbushura me turistë, prandaj ju këshillojmë t’i planifikoni pushimet tuaja në periudha në të cilat ka më pak prezencë turistike – në mënyrë që të shijoni bukurinë e peizazheve, plazheve dhe klimën dhe atmosferën e pranishme në këto vendpushime./atsh/KultPlus.com

Kumbaro: Shqipëria pjesëmarrëse në Samitin e Klimës, promovimin turistik në tregun azer

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Baku, zhvilloi takime me personalitete të larta të turizmit dhe mjedisit nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe financave të gjelbra.

Azerbajxhani do të jetë vendi pritës i Samitit Botëror të Klimës COP29 këtë vit, nën temën “Financat e Gjelbra”.

Në takimin me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, Mukhtar Babayev, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria po punon për të prezantuar në sekretariatin e Konventës, Kontributin Kombëtar të Klimës.

Gjithashtu të dy ministrat dakordësuan për mundësi bashkëpunimi në modelet e turizmit të qëndrueshëm përmes zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore.

“Shumë i vyer me takimi me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Azerbajxhanit që do të presë këtë vit Samitin Botëror të Kilmës COP29 me temë “Financat e Gjelbra” e ku Shqipëria po përgatitet për prezantimin e Kontributit Kombëtar të Klimës në sekretariatin e Konventës”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Më tej, ministrja Kumbaro u takua me Fuad Naghiyev, drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Azerbajxhanit, ku diskutuan mundësi për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit që vendosëm gjatë mbledhjes së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes dy vendeve tona.

3190 vizitorë nga Azerbajxhani kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit 2023, ose 130% më shumë se viti 2022, shifra që tregojnë potencialin e tregut azer përmes prezantimit të ofertës turistike shqiptare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndodhet në Azerbajxhan në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit./atsh/KultPlus.com

Media franceze “Public”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin ideal për pushime verore unike dhe ekzotike

Shqipëria, me peizazhet e saj të larmishme dhe koston e përballueshme të jetesës, është një destinacion ideal për pushime verore unike dhe ekzotike, shkruan Jeanne Zisou në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Public.fr” .

Vera ka ardhur dhe ju po kërkoni një destinacion unik dhe të lirë? Mos kërkoni më tej, Shqipëria është vendi i duhur për ju.

E vendosur në Ballkan, Shqipëria është vend i kontrasteve.

Ajo ofron pasuri kulturore dhe natyrore të ruajtura ende nga turizmi masiv.

Me plazhet e saj të kristalta, malet madhështore dhe trashëgiminë historike magjepsëse, Shqipëria është një destinacion që ia vlen të zbulohet.

Por, të udhëtosh drejt Shqipërisë do të thotë edhe të gëzosh një kosto jetese shumë të përballueshme.

Qoftë për akomodimin, ushqimin apo aktivitetet, buxheti juaj i pushimeve nuk do të shtrëngohet.

Nga Tirana, kryeqyteti dinamik, në fshatrat piktoreske të Rivierës Shqiptare… çdo cep i vendit është plot me thesare të fshehura.

Ne ju rekomandojmë të vizitoni vendin mesdhetar dhe të shijoni një përvojë ekzotike këtë verë.

Zbuloni Tiranën dhe rrethinat e saj

Filloni aventurën tuaj në Shqipëri me kryeqytetin e saj, Tiranën.

Ky qytet i gjallë dhe plot ngjyra është zemra kulturore dhe politike e vendit. Mos e humbisni një shëtitje në Sheshin Skënderbej.

E vendosur në qendër të qytetit, ajo është e rrethuar nga muzetë, xhamitë dhe ndërtesat historike.

Shëtisni nëpër zonën e Bllokut, dikur i lejuar vetëm për elitën komuniste, sot një vend për jetën e natës dhe kafenetë më në tendencë.

Vizitoni Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 në lartësitë e qytetit. Këta dy bunkerë janë dëshmitarë të vërtetë të historisë.

Sot të shndërruar në muze historikë dhe bashkëkohorë.

Rrethinat e Tiranës ofrojnë gjithashtu një arratisje të mrekullueshme. Mes tyre, ai i malit të Dajtit, i aksesueshëm me teleferik.

Me të mbërritur atje, shijoni panoramën befasuese të qytetit dhe maleve përreth.

Për një zhytje në historinë mesjetare, vizitoni Kalanë e Krujës, rreth një orë larg me makinë.

Eksploroni Shqipërinë, mes plazheve dhe mbetjeve antike

Riviera Shqiptare shpesh krahasohet me bregdetin francez. Megjithatë, ajo është një perlë e vërtetë e ruajtur ende.

Me plazhet idilike dhe ujërat bruz, Shqipëria është destinacioni ideal për pushime relaksuese.

Vendpushimet bregdetare të Dhërmiut dhe Himarës janë veçanërisht të njohura për atmosferën e tyre qetë.

Por, mbi të gjitha, peizazhet e tyre që të lëne pa frymë.

Për adhuruesit e natyrës dhe emocioneve, ofrohen aktivitete të ndryshme ujore ose thjesht të shijoni diellin në rërën e imët.

Mbi të gjitha, mos e humbisni një vizitë në qytetin e Sarandës.

Saranda është porta hyrëse për në mbetjet antike të Butrintit, i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ky qytet i lashtë greko-romak është një domosdoshmëri për adhuruesit e historisë dhe arkeologjisë.

Shqipëria është një destinacion që ndërthur sharmin, diversitetin dhe aksesueshmërinë.

Pavarësisht nëse jeni një adhurues i kulturës, natyrës apo relaksit, ky vend ka diçka për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja.

Peizazhet e tij të larmishme, trashëgimia e pasur dhe mirëpritja e ngrohtë e bëjnë atë një vend ideal për pushime.

Përveç kësaj, udhëtimi në Shqipëri është sinonim i ofertave të favorshme.

Çmimet mbeten shumë konkurruese në krahasim me destinacionet e tjera evropiane.

Ndaj, për këtë verë, guxoni të jeni aventurier dhe nisuni për të zbuluar Shqipërinë. Nuk do të zhgënjeheni!/atsh/KultPlus.com

Kumbaro: 3.3 milionë turistë të huaj nga janari deri në maj

Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri sot publike shifrat duke theksuar se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar shtohet përgjegjësia institucinale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare nën sloganin “Albania All Senses”.

“38% më shumë turistë të huaj se një vit më parë na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këta pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e AlbaniaAllSenses”, shprehet ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Kumbaro është duke vijuar turin e inspektimeve në bashkitë bregdetare me qëllim monitorimin për përmbushjen dhe respektimin e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm./atsh/KultPlus.com

“City Magazine”: Pushime të lira në 2024? Shqipëria është zgjedhja e shkëlqyer

Pushime të lira në 2024? Jeni duke menduar për pushime verore në plazh, por jeni të shqetësuar se nuk mund t’i përballoni dot? Mos u shqetësoni më! Ne kemi hulumtuar dhe zbuluar dy destinacione ku mund të kaloni pushime të shkëlqyera pa shpenzuar shumë para, shkruan Katja Ferenga në një artikull të botuar në revistën sllovene “City Magazine”.

Do të habiteni kur të mësoni se sa të përballueshme janë Shqipëria dhe Greqia në krahasim me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën! Kur flasim për pushime në plazh, shumica e njerëzve fillimisht mendojnë për destinacione të njohura si Kroacia, Italia dhe Spanja.

A e dini se mund të kaloni pushime të paharrueshme në Shqipëri me çmime shumë më të lira!

  • Shqipëria

Akomodimi: apartamente të lira dhe hotele të përballueshme

Shqipëria ofron një përzgjedhje të gjerë akomodimesh, nga hotelet dhe apartamentet deri te vilat luksoze, të gjitha me çmime jashtëzakonisht të përballueshme.

Çmimi mesatar javor i qirasë së një apartamenti për katër persona në Shqipëri është rreth 400 euro.

Nëse bëni një krahasim, i njëjti apartament në Kroaci do t’ju kushtojë rreth 1000 euro, në Itali 1200 euro, ndërsa në Spanjë rreth 1300 euro.

Ushqimi dhe pijet: madje deri në 70% më lirë se në Kroaci

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për të ngrënë jashtë, Shqipëria është zgjedhja e shkëlqyer.

Çmimi mesatar për një drekë për katër persona në Shqipëri është rreth 30 euro.

Për të ngrënë jashtë ju do të paguani rreth 90 euro në Kroaci, 80 euro në Itali dhe madje 120 euro në Spanjë.

Përveç kësaj, cilësia e ushqimit në Shqipëri është edhe më e mirë, pasi vendi njihet për përbërësit e freskët dhe gatimet e shijshme tradicionale.

Transporti dhe ekskursionet: Aktivitete ditore të lira

Transporti në Shqipëri është më i përballueshëm. Marrja me qira e një makine në Shqipëri kushton rreth 150 euro në javë.

Ndërsa marrja me qira e një makine në Kroaci kushton rreth 300 euro, në Itali 350 euro dhe në Spanjë 400 euro.

Për më tepër, udhëtimet dhe tarifat e hyrjes në atraksionet turistike në Shqipëri janë shpesh më të lira.

Për shembull, një udhëtim njëditor me varkë në Shqipëri kushton rreth 25 euro, ndërsa për të njëjtin udhëtim në Kroaci, Itali ose Spanjë do të paguani nga 50 deri në 70 euro.

Dëshmi nga hulumtimet: statistikat nuk gënjejnë

Sipas agjencive të ndryshme turistike është e qartë se kostoja e pushimeve në Shqipëri është dukshëm më e ulët.

Për shembull, sipas hulumtimit të faqes së internetit “Numbeo”, indeksi mesatar i kostos së jetesës në Shqipëri është 37.45, ndërsa ky indeks është 52.51 në Kroaci, 74.32 në Itali dhe 63.47 në Spanjë.

Kjo do të thotë se kostoja e jetesës, përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin, është dukshëm më e ulët në Shqipëri.

Shqipëria e lirë 

Shqipëria është e lirë edhe në qendrat turistike.

Vendi mesdhetar është plot me destinacione të bukura që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv.

Nëse dëshironi të përjetoni kulturën e vërtetë shqiptare dhe të shmangni turmat, atëherë peizazhet më pak të njohura janë zgjidhja e duhur për ju.

Rajone të favorshme bregdetare në Shqipëri

1. Riviera Shqiptare: Himara dhe Dhërmiu

Himara: Ky fshat i vogël bregdetar njihet për plazhet e tij të bukura dhe çmimet e përballueshme.

Ne ju rekomandojmë “Rapo’s Resort Hotel”, ku mund të shijoni një ambient të qetë dhe një pamje të bukur të detit.

Dhërmiu: I njohur për ujërat e tij të kristalta dhe plazhet e bukura, ai ofron mundësi akomodimi të përballueshme. Qëndroni në “Hotel Summer Dream”, i cili është vetëm pak hapa larg nga plazhi.

2. Saranda dhe Ksamili

Saranda: Ky qytet i njohur turistik ofron mundësi akomodimi të përballueshme dhe është një pikënisje e shkëlqyer për të eksploruar zonën përreth. Akomodohuni në “Hotel Brilant”, i cili ofron dhoma komode me çmime të favorshme.

Ksamili: Ky fshat i vogël pranë kufirit me Greqinë njihet për plazhet e tij mahnitëse dhe hotelet e përballueshme. Ne ju rekomandojmë “Hotel Mare”, ku mund të shijoni një pamje të mrekullueshme dhe një atmosferë miqësore.

3. Vlora dhe Radhima

Vlora: Një qytet port i rëndësishëm me një histori të pasur dhe çmime të lira. Akomodohuni në “Hotel Partner”, i cili ofron dhoma moderne pranë plazhit.

Radhima: Një fshat i vogël bregdetar pranë Vlorës, i njohur për plazhet e pastra dhe çmimet e përballueshme të akomodimit. Qëndroni në “Garden Hotel”, i cili është një zgjedhje e shkëlqyer për pushime relaksuese./atsh/KultPlus.com

Klasifikimi ndërkombëtar, Rama: Rritje me 260.8% e trafikut ajror, Shqipëria turistike fakt

Kryeministri Edi Rama publikoi sot klasifikimin ndërkombëtar të muajit prill për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri, krahasuar me vitin 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta.

“Shqipëria e rilindur turistike është një fakt gjithnjë e më botërisht i njohur”, u shpreh ai, teksa publikoi raportin e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) për muajin prill 2024.

“Edhe prilli me rritje mbresëlënëse, sepse Shqipëria e rilindur turistike është një fakt gjithnjë e më botërisht i njohur, ndërkohë vetëm sytë e disa shqipove që nuk duan të shohin nuk e shohin, po më mirë kështu se na mbrojnë nga syri i keq”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal dhe në efektet pozitive në ekonomi, nga shtimi i numrit të turistëve që po vizitojnë vendin. Por shtoi se fluksi i lartë rrit edhe krenarinë e dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Ndërkohë rriten të ardhurat në ekonominë familjare të kujtdo që ka lidhje me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit, rriten investimet në infrastrukturën e mikpritjes, rriten punësimi dhe pagat në sektorin e shërbimeve, rriten edhe të hyrat në arkën e shtetit pa rritur taksa, rritet edhe krenaria e dinjiteti i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, theksoi Rama.

Sipas statistikave të publikuara nga ACI mbi trafikun e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, për muajin prill të këtij viti Shqipëria shënon një rritje prej 260.8%./atsh/KultPlus.com

Rama: Plazhi ranor i Tushemishtit, gati për të mirëpritur edhe më shumë turistë

Pogradeci, me ujin e kaltër të liqenit në një vijë prej 24 kilometrash nga fshati Lin deri në Tushemisht është gati të mirëpresë pushuesit dhe turistët edhe për këtë sezon veror.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga plazhi ranor në Tushemisht.

Rama thekson se gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit.

Tushemishti është një nga fshatrat turistike model, i cili çdo verë mbi popullohet me pushues vendas dhe nga vende të ndryshme të botës.

Vitet e fundit është zhvilluar edhe turizmi familjar i shtrirë në të gjithë fshatin ndërsa plazhi ranor me ujë të pastër i Tushemishtit është një nga më të populluarit.

Në Pogradec, tre projekte të integruara, Shëtitorja e Tushemishtit, Parku i Drilonit dhe rruga  deri në pikën doganore të Tushemishtit, i kanë dhënë një tjetër dimension zhvillimi të turizmit të këtij qyteti duke nxjerrë edhe më shumë në pah perlat natyrore, me të cilat është e veshur kjo zonë.

Krahas turizmit tradicional liqenor, turistët dhe pushuesit që vizitojnë Pogradecin do të kenë mundësi të ndjekin dhe frekuentojnë edhe shumë aktivitete të ndryshme sportive, social kulturore që ka programuar të realizojë bashkia e Pogradecit përgjatë gjithë sezonit veror.

Bashkia e Pogradecit ka publikuar kalendarin me 100 ditë aktivitete të shumta sportive, kulturore dhe artistike që do të shoqërojnë sezonin veror 2024.

Kalendari përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh që kanë nisur prej muajit prill e vijojnë deri në tetor.

Vend të rëndësishëm do të zënë edhe aktivitetet sportive ujore që do të gjallërojnë edhe më shumë sezonin turistik, ndërsa një agjendë e pasur kulturore fton të gjithë artdashësit të ndjekin aktivitete dedikuar muzikës, librit, pikturës, karikaturës, poezisë etj.

Ditët kalendarike nuk shijohen vetëm nga qytetarët por dhe turistët që do zgjedhin Pogradecin për pushime duke i dhënë një tjetër ngjyrë qytetit liqenor që së fundi është bërë mjaft i preferuar nga vizitorët e shumtë./atsh/KultPlus.com

Media italiane: Shqipëria në krye të listës së udhëtimeve të turistëve

Edhe për verën e 2024, Shqipëria është në krye të listës së udhëtimeve të turistëve italianë që duan të shkojnë me pushime në plazh dhe në një destinacion jo shumë larg Italisë, sipas revistës italiane manintown.com .

Nëse keni menduar të udhëtoni në Shqipëri këtë vit, ne ju rekomandojmë të vizitoni Sarandën, një nga qytetet me plazhet më të bukura në vend.

Saranda ndodhet në Rivierën Shqiptare, në një zonë mjaft strategjike ku mund të vizitoni të gjitha mrekullitë e tjera të bregdetit dhe rrethinave të tij.

Qyteti bregdetar është një nga vendet më të njohura turistike, falë plazheve të tij mahnitëse.

Pesë eksperiencat që nuk duhen humbur gjatë pushimeve tuaja në Sarandë:

1. Ngjituni në Kalanë e e Lëkurësit

Një nga ndalesat e para emocionuese që duhet përfshirë në itinerarin tuaj të udhëtimit në Sarandë është Kalaja e Lëkurësisë.

Ajo është një kështjellë e vendosur në majë të një kodre, nga e cila mund të shijoni pamje vërtet magjepsëse të detit dhe peizazhit përreth.

Kalaja e Lëkurësisë daton në vitin 1573 dhe qëllimi i ndërtimit të saj ishte kontrolli i zonës më poshtë.

Sot, vetëm disa pjesë të kështjellës kanë mbetur, të cilat strehojnë një restorant dhe shpesh është vendi ku organizohen ngjarje dhe ceremoni.

2. Vizitoni plazhet më të bukura të Sarandës

Saranda është një nga perlat e Shqipërisë mbi të gjitha falë ujërave të pastër dhe të kristaltë që e rrethojnë.

Në rrethinat e qendrës ndodhet plazhi i qytetit, i rrethuar nga shëtitorja e tij.

Plazhet më të bukura në këtë zonë ndodhen në shtrirjen që lidh Sarandën me Ksamilin.

Këtu mund të vizitoni Plazhin e Manastirit, Plazhin e Pulëbardhës dhe Plazhin e Ksamilit.

3. Vizitoni Manastirin e 40 Shenjtorëve

Ky manastir, rreth 10 minuta larg me makinë nga qendra e Sarandës, i kushtohet 40 ushtarëve të krishterë që refuzuan të hiqnin dorë nga feja e tyre në vitin 320.

Ai është ngritur në një kodër dhe për një kohë të gjatë ka qenë vend pelegrinazhi.

Ajo që ruhet sot nga kjo ndërtesë janë vetëm rrënojat e mbetura në këmbë pas bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

4. Vizitoni zonën arkeologjike të Butrintit

Nëse jeni në Sarandë, mund të zbuloni edhe zonën arkeologjike të Butrintit, rreth 15 kilometra larg qytetit.

Zona ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Butrintit dhe është gjithashtu pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1992.

Butrinti është një qytet antik i banuar që në kohërat parahistorike, i cili më vonë u shndërrua në një koloni greke, një qytet romak, një qytet bizantin dhe më pas një zonë pushtimi venecian.

Sot këtu mund të gjeni ende mbetjet e dyerve të lashta, një tempull dhe një teatër, disa banja publike, një kullë veneciane dhe një kështjellë.

5. Bëni një udhëtim ditor në Korfuz

Saranda është një pikënisje e shkëlqyer për të vizituar mrekullitë e tjera që e rrethojnë, qoftë edhe në pak orë.

Ju mund t’i kushtoni një ditë Korfuzit, duke pasur parasysh afërsinë e tij me qytetin.

Udhëtimi me traget nga Saranda në Korfuz zgjat nga 30 minuta deri në një orë e 40 minuta./atsh/KultPlus.com