Shqipëria zgjat pjesëmarrjen në KFOR deri më 2027

Këshilli i Ministrave të qeverisë shqiptare, miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë”.

Konkretisht, u vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 në 31 dhjetor 2027, raporton ATSh.

Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi nga 6 000 lekë në ditë shkon në 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore.

Vendimi parashikon se periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni çdo 6 muaj dhe 1 vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Media gjermane e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për turizëm, Rama: Vitin që shkoi na vizituan 300 mijë gjermanë

Promovimi turistik i Shqipërisë nga mediat e huaja vijon.

Më i fundit është artikulli i medias gjermane të udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter”, që e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve.

Në artikull janë përzgjedhur shtatë mrekullitë natyrore më të bukura dhe spektakolare që Shqipëria ka për të ofruar. Duke e nisur me alpet shqiptare, për të cilat shkruajnë se janë një parajsë për adhuruesit e ecjes, veçanërisht në muajt e verës. E duke vijuar me Parkun e Llogarasë, Syrin e Kaltër, Luginën e Vjosës në Jug apo dhe Grykën e Osumit.

Media gjermane e cilëson Shqipërinë si destinacionin e ëndrrave për të gjithë të apasionuarit mbas natyrës, duke iu sugjeruar lexuesve se  përveç plazheve të mrekullueshme dhe qyteteve emocionuese,  në Shqipëri mund të zbulojnë parqe kombëtare unike dhe bukuri natyrore në të gjithë vendin ballkanik.

Artikullin e ka shpërndarë dhe kryeministri Rama dhe thotë se është një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë./topchanel/KultPlus.com

Mediat sllovene shkruajnë për Shqipërinë: Destinacion i pushimeve aventureske

Mediave të huaja që shkruajnë për zhvillimin turistik të Shqipërisë iu bashkuan edhe ato sllovene.

Revista e njohur “City Magazine” ka përpiluar një listë të  destinacioneve turistike që janë pak të kushtueshme, por në të njëjtën kohë edhe premtojnë përvoja të paharrueshme.

Në listën e këtyre 10 vendeve është Shqipëria.

E përshkruan si një vend me reliev të thyer, plazhe të pacenuara dhe histori të lashtë që pret  për t’u eksploruar. Në artikull revista sllovene sugjeron për lexuesit të vizitojnë  qytetin e Beratit që bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Për adhuruesit e detit, Shqipëria ofron gjithçka sipas dëshirës së tyre. Udhëtarët mund të gjejnë shumë plazhe me rërë përgjatë vijës sonë bregdetare, duke përfshirë ato të Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut. /tvklan/KultPlus.com

Revista franceze: Shqipëria, destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe aventura

Zhytuni në zemër të një destinacioni ende pak të njohur në Evropë: Shqipërisë. Vendi i aventurave dhe peizazheve që të lënë pa frymë dhe një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve, shkruan në një artikull revista franceze e udhëtimeve “À Vous Poitiers”.

Duke udhëtuar në rrugët e saj gjarpëruese, mes maleve madhështore, liqeneve të kaltra dhe brigjeve të egra të detit Jon, Shqipëria ju premton kujtime të paharrueshme.

Përgatituni të eksploroni një sërë kulturash, historish dhe peizazhesh mes gjurmëve të natyrës së pacënuar dhe mikpritjes së pashembullt.

ITINERARI

Filloni aventurën tuaj në Tiranë, kryeqytetin plot ngjyra, përpara se të niseni në jug, ku mund të shijoni brigjet e pacenuara të Rivierës Shqiptare.

Mes plazheve sekrete dhe vendeve arkeologjike, itinerari juaj do të jetë sa i larmishëm aq edhe magjepsës.

Zbuloni vendet e njohura si Saranda dhe mrekullitë e fshehura si Parku Kombëtar i Llogarasë, që ofron një kombinim perfekt mes aventurës dhe relaksit.

BREGDETI I JONIT

Vija bregdetare shqiptare është ende e panjohur, por është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë.

Nga ujërat e kristalta të Ksamilit e deri te qetësia e Dhërmiut, çdo ndalesë në këtë shtrirje bregdetare të Jonit ka pjesën e saj të surprizave.

Gjeni kohë për t’u zhytur në ujin e pastër kristal dhe për t’u çlodhur në plazhet që nuk kanë asgjë për t’u pasur zili fqinjëve të tyre grekë.

Gjithashtu, mos humbisni fshatin piktoresk të Himarës, një vend i përsosur për të shijuar ushqime të freskëta deti dhe përjetuar kulturën vendase shqiptare.

Udhëtimi në Shqipëri do t’ju mundësojë gjithashtu të vizitoni vende të tilla si Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, një dëshmi historike që integrohet në mënyrë harmonike në peizazhin bregdetar.

PEIZAZHET MALORE 

Përtej plazheve, malet e Shqipërisë ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme për adhuruesit e natyrës.

Rrugët gjarpëruese të veriut, si ato që të çojnë në Luginën e Valbonës apo Parkun Kombëtar të Thethit, ofrojnë pamje mahnitëse dhe eksperienca të paharrueshme.

Veriu i Shqipërisë është gjithashtu vendi i traditave shekullore ku mund të takoni komunitetet lokale dhe të ndani një moment të përditshmërisë së tyre.

Këto rajone malore ofrojnë një shpirt të thellë dhe autentik për çdo udhëtar në kërkim të autenticitetit.

TRASHËGIMIA HISTORIKE DHE KULTURORE

Udhëtimi në Shqipëri nuk do të ishte i plotë pa eksploruar trashëgiminë e pasur që mbulon vendin.

Vendet e lashta si Apolonia apo Butrinti janë ndër vendet kryesore për t’u vizituar, që do t’ju kthejnë pas në kohë.

Këto mbetje arkeologjike, disa prej të cilave janë përfshirë në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë dritare që hapen në disa mijëvjeçarë të historisë.

Për një eksperiencë të gjallë kulturore vizitoni muzetë e Tiranës dhe qytetin e vjetër të Beratit, i quajtur ndryshe “qyteti i një mijë dritareve”.

Këto mjedise historike ndërthurin arkitekturën e stilit osman, ndikimet italiane dhe kujtimet e epokës komuniste, duke formuar një peizazh unik urban.

Udhëtimi drejt Shqipërisë është një mundësi për të kuptuar më mirë aspektet e shumta të historisë evropiane.

GASTRONOMIA LOKALE DHE MIKPRITJA MIQËSORE

Shqipëria ofron një kuzhinë të shijshme me produkte vendase.

Restorantet e vogla lokale ofrojnë pjata tradicionale mesdhetare me ndikime orientale.

Ju mund të provoni gatimet tradicionale shqiptare duke filluar nga byreku deri te ushqimet e freskëta të detit.

Shqiptarët shquhen për mikpritjen e tyre. Ndarja e një vakti me ta është shpesh sinonim i momenteve të paharrueshme.

Shqipëria është vendi i kontrasteve dhe zbulimeve. Mes peizazheve madhështore, pasurisë kulturore dhe gastronomisë mahnitëse, ky destinacion ballkanik ju pret të zbuloni sekretet e tij.

Shqipëria nuk u përgjigjet kritikave të UNESCO-s për Butrintin

Shqipëria publikoi të hënën raportin për Parkun Kombëtar të Butrintit, që do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në Indi, në korrik të këtij viti. Raporti prej 170 faqesh i Ministrisë shqiptare të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit anashkalon përgjigjet për disa nga kritikat e forta të misionit të UNESCO – ICOMOS.

Në raportin e monitorimit, që iu dorëzua autoriteteve shqiptare në shtator të vitit 2023, misioni i UNESCO-s shprehte “shqetësim të thellë” për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria shqiptare me heqjen e 600 hektarëve pa dijeninë dhe miratimin e organizatës.

Por sipas dokumenteve zyrtare, të para nga Zëri i Amerikës, nga Parku Kombëtar i Butrintit janë hequr 802 hektarë dhe sipërfaqja nga 9424 hektarë që ishte, tani është 8622 hektarë.

Vendimi i qeverisë shqiptare në janar të vitit 2022 për kufijtë e rinj të Butrintit dhe vendimi i një muaji më vonë për ndërtimin e një resorti në pjesën e hequr nga Parku Kombëtar nuk citohen në asnjë rresht të raportit të qeverisë shqiptare.

Po ashtu, raporti i palës shqiptare nuk u jep përgjigje konkrete kritikave të UNESCO-s edhe për modelin e ri të menaxhimit të qytetit antik të Butrinit, të njohur si zona A-3, përmes një organizate jofitimprurëse (Fondacioni) të krijuar nga Ministria shqiptare e Kulturës në partneritet me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Misioni i UNESCO-s thotë në raportin e vitit 2023, se menaxhimi vetëm i zonës A-3 me rreth 614,3 hektarë, nuk përmbush kërkesat e UNESCO-s për një menaxhim të integruar të Butrintit, që kombinon arkeologjinë, monumentet dhe pjesën natyrore.

Misioni i UNESCO-s ka kërkuar gjithashtu që Ministria e Kulturës të ruajë autoritetin e “shtetit palë” për Butrintin, ku organizata kërkon përgjegjësitë shtetërore në përputhje me standartet botërore të vendosura nga UNESCO.

“Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë”, thotë misioni.

Pala shqiptare i përgjigjet UNESCO-s se Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të përshtasin Planin e Veprimit dhe do të punojnë drejt një marrëveshjeje ku Ministria e Kulturës të ketë autoritetin tërësor mbikëqyrës për Butrintin dhe përgjegjësinë ndaj Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Në realitet Ministria e Kulturës nuk ka hapësirë për një marëveshje të re, pasi marrëveshja aktuale për krijimin e Fondacionit të ri ka një afat 10 vjeçar. Gjithashtu, Ministria e Kulturës nuk e ka shumicën në Bordin e Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit si organi më i lartë vendimarrës.

Bordi i Fondacionit përbëhet nga pesë anëtarë, të kryesuar nga ministri përgjegjës për kulturën, dy përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, drejtori i Instituti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe një ekspert ndërkombëtar.

Raporti i palës shqiptare duket se nuk plotëson edhe disa nga kërkesat që Qendra Botërore e Trashëgimisë u ka drejtuar autoriteteve shqiptare përmes një letre dërguar ambasadores shqiptare në UNESCO, Besiana Kadare, tetorin e vitit të shkuar.

Ndërsa UNESCO ka kërkuar “informimin nga Shqipëria mbi masat për mbrojtjen dhe menaxhimin e integruar të pronës dhe zonës së saj tampon”, autoritetet shqiptare duket se nuk e kanë ende gati këtë plan për t’ia dorëzuar Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

“Puna e nisur po ndiqet me takime teknike që synojnë përgatitjen e një plani të detajuar veprimi afatshkurtër dhe afatgjatë, për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-ICOMOS”, thuhet në raportin e palës shqiptare.

Një tjetër kërkesë e UNESCO-s lidhet me “sqarime të detajuara dhe një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufijtë e pronës dhe zonës tampon, siç është miratuar nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 2007”.

Kjo hartë ende nuk është përgatitur nga autoritetet shqiptare dhe nuk është përfshirë në raport.

“Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të përgatisë një hartë të detajuar dhe të saktë, në bashkëpunim dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, thuhet në raport.

Por kjo bie ndesh me përgjegjësitë e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, i cili sipas ligjit të miratuar nga parlamenti shqiptar, ka në administrim dhe mandat për të vepruar vetëm në zonën A-3 të Parkut me rreth 614,3 hektarë dhe jo për gjithë Parkun Kombëtar të Butrintit që aktualish është 8622 hektarë.

Zhvillimet me kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit janë parë me tone mjaft kritike nga Misioni i fundit i UNESCO-s, pasi ato janë në kundërshtim edhe me rekomandimet e Planit të Menaxhimit të Butrintit që vetë qeveria shqipare kishte miratuar në vitin 2020.

Plani i menaxhimit propozonte vetëm një rishikim kufijsh prej 50 deri në 150 hektarë që përbënin zonën ndërtimore të Ksamilit dhe krijimin e një brezi të gjelbër për të frenuar ndërtimet e mëtejshme, por jo heqjen e 802 hektarëve nga Parku Kombëtar.

Zëri i Amerikës verifikoi në sistemin shtetëror shqiptar të gjeohapësirës (ASIG) hartën aktuale të Parkut Kombëtar të Butrintit ku pasqyrohet ndryshimi i kufijve dhe ku tani është jashtë zonës së mbrojtur zona bregdetare nga kanali i Çukës, në pjesën fundore bregdetare të Ksamilit.

Raporti i palës shqiptare për Komitetin e Trashëgimisë Botërore për Butrintin nuk përmend asnjë fakt për zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me Butrintin.

Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kanë kërkuar kësaj gjykate që ta shfuqizojë si anti-kushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit.

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në seancën plenare të nëntorit të viti të shkuar në Gjykatën Kushtetuese nuk e paraqitën Raportin e UNESCO-s, megjithëse prej shtatorit të vitit të shkuar raporti i ishte dorëzuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, por nuk ishte bërë publik nga UNESCO pasi pala shqiptare nuk kishte dhënë pëlqimin.

Gjykata Kushtetuese, në një gjest të pazakontë, në janar të këtij viti, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapi seancën plenare për Butrintin.

Ministri i ri i Kulturës dhe Ekonomisë Blendi Gonxhe nuk e ka firmosur kalimin e Parkut në administrimin e Fondacionit të ri, që sipas ligjit të miratuar në Parlament duhet të bëhej më 14 shkurt të këtij viti.

Zoti Gonxhe, përmes një statusi në rrjetet sociale u shpreh se “donte të siguronte opinionin publik për vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe kuadrit ligjor shqiptar në fuqi”.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, që ka udhëhequr nismën e deputetëve opozitarë në Gjykatën Kushtetuese, ka deklaruar se beteja për Butrintin është një betejë për identitetin, historinë dhe trashëgiminë shqiptare. /VOA/KultPlus.com

Shqipëria promovohet në panairin më të madh të turizmit në botë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar momente nga prezantimi i Shqipërisë turistike përgjatë një jave në panairin botëror të turizmit  ITB Berlin.

Kumbaro shprehet se “më e mira është përpara nën titullin vendi i nderit për vitin 2025 dhe me sloganin “Albania All Senses”.

Stenda jonë në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin ia doli më së miri të përcillte të gjitha shijet, ngjyrat e ndjesitë e Shqipërisë turistike duke u dhuruar një përvojë të mrekullueshme udhëtimi virtual të gjithë kureshtarëve që e vizituan dhe shprehën entuziazmin për ta eksploruar dhe ripërjetuar këtë vend duke nisur nga ky vit.

Gjatë eventit më të madh të turizmit botëror, n Panairin e Berlinit 2024 u prezantua brandimi i ri i Shqipërisë turistike me sloganin “Albania All Senses”.

Slogani është një ftesë për një përvojë turistike të pasur multishqisore që ngacmon dhe kënaq të gjitha ndjesitë dhe emocionet me bukuritë natyrore, tingujt e valëve në bregdet, erën dhe shijet e kuzhinës tradicionale, emocionet e historisë dhe kulturës së pasur, dhe prekjen e mjedisit dhe elementeve natyrore.

Në këtë  vit  kaq të rëndësishëm, një tjetër moment dhe hap i rëndësishëm për turizmin tonë, ishte shpallja e Shqipërisë si vend nderi të ITB në 2025, panairit më të madh në botë të turizmit, pas një pune të gjatë dhe angazhimi serioz për të shkëlqyer në prezantimin e ofertës sonë turistike në eventet e promovimit ndërkombëtar.

Gjithashtu prezantuam dhe kalendarin e eventeve artistike TEA, i cili po pasurohet, duke u shndërruar në një guidë të plotë, ku turistët do të mund të gjejnë edhe rrjetin e hoteleve, restoranteve dhe çdo gjë që u nevojitet.

Supepromovimi i Shqipërisë në ITB-Berlin përkthehet në mënyrë të prekshme te kontratat e turoperatorëve të cilët konfirmojnë se po punojnë për vitin 2025, pasi rezervimet për 2024-ën janë mbyllur.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili nënshkruan në Berlin marrëveshjen zyrtare, që e bën Shqipërinë vendin pritës të Mbledhjes së Komisionit për Europën të ONWTO./atsh/KultPlus.com

‘History Daily’: Eksploroni historinë antike dhe aventurat në natyrë të Shqipërisë

Shqipëria, e vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë bregut të Adriatikut, është shfaqur si një destinacion popullor për shkak të përballueshmërisë së saj, duke tërhequr një numër në rritje të turistëve italianë në vitin 2023, shkruan Sophia Maddox në një artikull të botuar në revistën “History Daily”.

Hapja e ardhshme e një aeroporti të ri në Vlorë në vitin 2024 do të rrisë aksesin në vijën e tij bregdetare mahnitëse.

Megjithatë, Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe.

Me një trashëgimi të pasur kulturore që ndërthur ndikimet e krishtera dhe myslimane, qytetet si Berati dhe Gjirokastra krenohen me qendrat historike magjepsëse, ndërsa peizazhet malore të Thethit ofrojnë aventura piktoreske.

Për më tepër, Shqipëria shpalli zyrtarisht më 15 mars të vitit 2023 Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, lumi i Vjosës, duke shfaqur bukurinë e saj të pacenuar natyrore.

Qoftë duke eksploruar historinë e lashtë apo duke shijuar aventurat në natyrë, Shqipëria premton një udhëtim të paharrueshëm duke ndërthurur autenticitetin me mrekullitë natyrore.

“History Daily” e ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve kryesore për pushime në vitin 2024./ atsh/ KultPlus.com

Metroja në Dyseldorf zbukurohet me flamujt kuq e zi për nder të kombëtares së Shqipërisë

Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër.

Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Evropiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia.

Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori.

Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro.

Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Evropianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg. Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë.

Pikërisht për këtë të fundi, takim që do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friend Arena”, sot kanë dalë biletat në shitje, rreth 1500 do të jen në dispozicion për tifozët shqiptarë dhe do të kushtojnë rreth 9000 lekë. Ndërkaq ditën e sotme Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar në krye të pankinës ish-sulmuesin danez të Milanit, John Dalh Tomason si trajnerin e parë.

47-vjeçari hynë në histori si trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e përfaqësueses së Suedisë. Ai do të debutojë në miqësoren me Portugalinë, më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë me Shqipërinë./tch/ KultPlus.com

‘Express’: Shqipëria ka gjithçka që një turist mund të dëshirojë për pushime

Vendi befasues ka gjithçka që një turist mund të dëshirojë për pushime, mot të shkëlqyer, ujëra mahnitëse bruz dhe madje rrënoja të lashta romake, shkruan Aditi Rane në një artikull të publikuar në të përditshmen britanike “Express”.

Ndërsa vendet klasike të pushimeve në Evropë pritet të jenë të mbipopulluara këtë verë, një numër në rritje vizitorësh po kërkojnë destinacione më pak të frekuentuara për të udhëtuar.

Butrinti, i vendosur në qarkun e Vlorës, është një park kombëtar dhe një vend arkeologjik që ofron gjithçka që turistët mund të dëshirojnë për pushime, mot të shkëlqyer, ujëra mahnitëse bruz dhe madje rrënoja të lashta romake.

Butrinti është cilësuar si ‘Maldivet’ e Evropës, por gjithashtu strehon rrënojat romake.

Ky park kombëtar është krahasuar me “Maldivet”, falë detit piktoresk, plazheve me rërë të bardhë dhe klimës së ngrohtë verore.

Vizitorët në Butrint mund të shijojnë shëtitjet në natyrë, vendet historike, diellin, rërën dhe detin.

Parku Kombëtar i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtrihet në një sipërfaqe prej 9 424 hektarësh, duke përfshirë kodra, liqene, ligatina dhe kënetat e kripura.

Parku përfshin qytetin antik të Butrintit, i banuar që nga kohërat parahistorike dhe më vonë i zhvilluar si një vendbanim grek, romak, bizantin dhe venecian.

Pasuria e tij historike është e dukshme në rrënojat e ruajtura mirë që shtrihen nga shekulli i IV deri në shekullin e XIX, duke përfshirë një teatër, kisha, porta, kulla dhe bazilika.

Hyrja në Parkun Kombëtar të Butrintit është e përballueshme, kushton më pak se 5 paund për person, duke e bërë atë një opsion të shkëlqyer të një udhëtimi ditor.

Vizitorët mund të eksplorojnë bukurinë natyrore, të admirojnë rrënojat, të vizitojnë kështjellën dhe madje të marrin një traget për të vizituar kështjellën më të vogël veneciane përgjatë kanalit të Vivarit, që ofron pamje të strukturave të lashta romake dhe otomane./atsh/KultPlus.com

“El Universo”: Udhëtoni në Shqipëri dhe zhytuni në aventurën e ëndrrave tuaja

Nëse ju mungojnë pushimet, këto janë destinacionet më të lira për të udhëtuar në Evropë në 2024, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen “El Universo”, një nga gazetat më të mëdha në Ekuador.

Kontinenti i vjetër ofron peizazhe, histori, kulturë, plazhe që do t’ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme.

Bëhuni gati të zhyteni në aventurën e ëndrrave tuaja duke vizituar destinacionet më të lira në kontinentin e vjetër si Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria.

Shqipëria

Shqipëria ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik. Vendi mesdhetar krenohet me zonën bregdetare me ujëra të pastër kristal dhe plazhe të pafundme, si dhe monumente historike me vlera të mëdha.

Vendi ruan ende hijeshinë e tij autentike dhe të përballueshme. Me plazhet spektakolare, ushqimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e pakrahasueshme, Shqipëria është një nga destinacionet më të perballueshme në Evropë.

Publikime të ndryshme e paraqesin Shqipërinë si një xhevahir europian.

Zona bregdetare e quajtur Riviera Shqiptare ofron më shumë se 150 kilometra plazhe parajsore dhe pamje panoramike duke tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. 

‘Politiken’: Shqipëria apo Maldivet e lira të Evropës

E përditshmja daneze dhe një nga gazetat më të lexuara në vend “Politiken” i ka kushtuar një hapësirë të posaçme Shqipërisë turistike.

Shkrimi i gazetares Clara Underdahl mban titullin ‘’Quhet Maldivet e Evropës dhe për më tepër është e lirë. Këtu janë gjashtë arsye të mira përse udhëtimi juaj i ardhshëm duhet të jetë në Shqipëri’’ shtjellon gjerësisht përvojën e saj vetjake të eksplorimit katërjavësh turistik në vendin tonë.

Me një përshkrim shumë pozitiv të hapësirave që ka vizituar dhe njerëzve që ka ndeshur nëpër itinerarin e saj, Underdahl thekson faktin se Shqipëria është shndërruar në një destinacion jashtëzakonisht popullor udhëtimi, çka pasqyrohet në mbulimin e gjerë mediatik ndërkombëtar.

Ndër gjashtë arsyet kryesore të renditura, që sipas gazetares janë mjaftueshëm të mira për të ndërruar Liqenin e Komos me këtë destinacion në Gadishullin Ballkanik, spikasin historia e pasur e vendit tonë, trashëgimia natyrore dhe mikpritja e shqiptarëve.
Lidhur me këtë të fundit, autorja e cilëson mikpritjen e popullit shqiptar të një lloji krejt unik.
‘’Vendasit të presin krahëhapur dhe me me buzëqeshje të sinqerta…‘’, vëzhgon ajo, ndër të tjera.
Shkrimi ndalet edhe te pasuria jonë kulinare, si edhe tërheq vëmendjen mbi çmimet e lira që e bëjnë edhe më të pëlqyeshme eksperiencën e turistëve dhe vizitorëve.

Quhet Maldivet e Evropës dhe është gjithashtu i lirë. Ja gjashtë arsye të mira për të shkuar

Në vetëm pak vite, Shqipëria është shndërruar nga një vend kryseisht i mbyllur në Evropë në një destinacion jashtëzakonisht popullor udhëtimi. Ja gjashtë arsye të mira pse duhet ta konsideroni Shqipërinë për udhëtimin tuaj të ardhshëm.
Verën e kaluar, disa miq më thanë se donin të hiqnin dorë nga destinacionet e zakonshme të udhëtimit si Italia dhe Franca dhe në vend të tyre të shkonin në Evropën Juglindore.
Ata përmendën Shqipërinë dhe unë mendova “epo, ky është një destinacion i pazakontë. Nuk dija shumë për vendin – përveç historisë së tij të komunizmit dhe të izolimit, çka nuk më shkaktoi ndonjë dëshirë të madhe për të udhëtuar. Por, dy javë më vonë, më erdhën fotot dhe videot e para nga udhëtimi i tyre. Isha e befasuar, por më së shumti ziliqare.
Fotot e plazheve të gjata me rërë, maleve të larta dhe perëndimit të diellit të nxehtë më bënë të mendoj se a duhet të shkoj në Shqipëri?

Fakte dhe vlera për Shqipërinë

Udhëtimi në Shqipëri
Gjurmë klimatike Udhëtim vajtje-ardhje:
Fluturimi: 449 kg CO2 për person.
Makinë: 670 kg CO2 për makinë (pjestuar sipas numrit të pasagjerëve).
Treni: 112 kg CO2 për person.
Autobus: 116 kg CO2 për person.
Konsumi privat: Një danez lëshon mesatarisht 13,000 kg CO2 në vit.
Nëse rritja e temperaturës globale do të mbahet nën 1,5 gradë Celsius, secili
qytetar i botës duhet të lëshojë maksimum 1 500 kg CO2 në vit.
Mbërritja atje: Nuk ka fluturime direkte nga Kopenhaga për në kryeqytetin Tiranë. Megjithatë, linja ajrore si Serbia Air, Austrian Air dhe Lufthansa fluturojnë drejt saj. Prandaj, ju mund të zgjidhni të fluturoni për në Mynih, Vjenë ose Beograd dhe më pas të merrni një avion ose një autobus nga atje për në Tiranë.
Nuk pata kohë ta mendoja, para se Instagrami filloi të më nxirrte video me shumicë për Shqipërinë. ’’Maldivet e Evropës’’ dhe ‘’Ky nuk është Bali, por Shqipëria” dominonin dhe para se ta kuptoja, gjysma ime më e mirë dhe unë kishim rezervuar fluturimin.

U nisëm këtë verë dhe udhëtuam nëpër Shqipëri për gati katër javë. Dhe ne ishim ne nuk ishim të vetmit. Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të njohura – veçanërisht nëse ndiqni median sociale, ku vendi po reklamohet si kurrë më parë me premtimin se nuk është shumë larg parajsës.
Në vijim, janë gjashtë arsye të mira për të ndërruar Liqenin e Komos me Gadishullin Ballkanik.

1. Sepse Shqipëria ka një histori të pasur

Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Shqipëria ka qenë nën sundim komunist për 44 vjet dhe më së shumti e njohur si vendi më i mbyllur në Evropë, ku çdo gjë, nga makinat private deri tek udhëtimet turistike ndaloheshin. Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha dhe rënies së pushtetit komunist në vitin 1985, filloi demokracia. Fillimisht, ajo nuk ndryshoi pozicionin ekonomik të vendit dhe rreth 40 për qind e popullsisë shqiptare zgjodhi të emigronte. Por në vitin 2009, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe vendi filloi të fokusohej në turizëm.
Një shenjë e dukshme e periudhës komuniste janë 137 000 bunkerët, ende të shpërndarë në të gjithë vendin, duke dëshmuar për paranojën e Enver Hoxhës për ndonjë sulm të mundshëm pas Luftës së Dytë Botërore. Muzetë dhe monumentet e shumta të Shqipërisë dëshmojnë gjithashtu kohët e errëta dhe izolimin.

Në qytetin malor të Gjirokastrës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, mund të vizitoni muzeun etnografik, i cili dikur ishte shtëpia e fëmijërisë së diktatorit, por meqë kishim pak kohë ër të shpenzuar në qytet, i dhamë përparësi vizitës së shkurtër brenda Muzeut të Luftës së Ftohtë, i cili ekspozon artefakte të kësaj periudhe – gjithçka nga helmetat dhe armët deri te uniformat dhe kartolinat.

Për një alternativë ndaj muzeve, rezervoni një guidë falas më këmbë. Ne e bëmë në Tiranë – ishte me një guidë anglishtfolëse që zgjati disa orë. Në shëtitjen në qendër të Tiranës, na treguan histori dhe anekdota nga vitet e izolimit të Shqipërisë dhe na treguan vendbanimin e dikurshëm të diktatorit. Këtu, udhërrëfyesi ynë na tha, ndër të tjera, se qeveria ende po shqyrton nëse do ta prishë shtëpinë e tij, ta kthejë në muze apo ta japë me qira si Airbnb. Gjatë turneut, udhërrëfyesi ynë vuri në dukje atraksionet kryesore të Tiranës, arkitekturën dhe pikat lokale ku mund të shijonim ushqime dhe pije të mira dhe u ndjemë sikur e njihnim Shqipërinë dhe historinë e Tiranës pak më thellë.

2. Sepse Shqipëria ka qafa të mëdha malore dhe shtigje dredha-dredha për hiking

Shqipëria ka shumë zona natyrore që e bënë aparatin tim të punojë jashtë orarit dhe memorien e tij të pakësohet. Ndër të tjera, vendi njihet për qafat malore në veri të vendit, ku turistët vijnë për të ecur.
Me të mbërritur në Tiranë, u nisëm menjëherë në veri me ‘’Ford’’-in tonë me qira në drejtim të Shkodrës. Një qytet që është relativisht afër zonës së hekurit Prokletije, lumit të madh dhe Liqenit të Komanit dhe është një vend i preferuar për turistët që kërkojnë udhëtime njëditore në Parkun Kombëtar të Thethit. Si ne.
Një mëngjes herët u nisëm nga Shkodra drejt qytetit malor të Thethit, dy orë larg. Me këpucë ecjeje, çanta shpine dhe shumë biskota granola, u nisëm mes qafave të mëdha malore, nëpër livadhe të mëdha dhe në shtigje gjarpëruese përgjatë lumit të fuqishëm të Shalës. Në fillim ecnim krah për krah me turistë të tjerë, por shpejt u shpërndamë në të katër anët.
Synimi ynë për këtë ecje njëditore prej 17-19 kilometrash ishte të shihnim fenomenin natyror të ʼSyrit të Kaltërʼ – një burim me ujë të kristaltë në nuancat blu dhe jeshile.
Në Shqipëri ka dy vende, Syri i kaltër. Njëri është afër Thethit, tjetri në Ksamil. Duket kaq tërheqëse saqë shumë njerëz bëjnë një zhytje. E bëmë edhe ne. Por nuk është aspak e këndshme. Uji vjen nga malet aty pranë dhe është tmerrësisht i ftohtë.

3. Sepse Shqipëria ka plazhe për të gjitha nevojat

Nëse je tipi që dëshiron dhe rilexon ‘’The Subtle Art of Not Giving a Fuck’’, ka shumë mundësi edhe për këtë.
Shqipëria ka disa plazhe përgjatë Rivierës Shqiptare. I pari që vizituam ishte Plazhi i Currilave, një plazh me guralecë pranë qytetit port të Durrësit. Arritëm të shtunën, kur kishte shumë njerëz – kryesisht familje vendase me fëmijë, duke luajtur muzikë, duke ngrënë drekë dhe duke ndërtuar kështjella rëre. E vetmja e keqe ishte se uji nuk ishte aq i pastër si kristal, siç ishim mësuar në plazhet e tjera.
Plazhi tjetër ku u vendosëm ishte në jug të qytetit të vogël bregdetar të Himarës. Mikpritësi ynë kishte rekomanduar Potamin, i cili është një përzierje plazhi me rërë dhe guralecë. Kishte shumë pak njerëz dhe ndjenja e bujarisë u njde menjëherë – një plazh për ata që duan të fusin kokën në një libër nën zhurmën e valëve. Uji ishte blu, i qetë dhe i kthjellët, dhe disa njerëz nxorrën syzet e tyre dhe eksploruan shtratin shkëmbor të detit.
Kur thua Shqipëri, nuk mund të humbasësh plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, të cilësuar në Instagram si Bali dhe Maldivet e Europës. Plazhet janë të bukura, por ndjenja e bujarisë nuk ishte aq e pranishme.
Sidomos në Ksamil, plazhi i Instagramit ishte i mbushur plot me njerëz dhe shezlone (150 krona për shezlon). Por nëse ju pëlqen qejfi dhe ju pëlqen një atmosferë club-i, ky mund të jetë vendi për ju. Megjithatë, do të rekomandoja patjetër të dilni nga Ksamili dhe Saranda dhe të vizitoni plazhet më intime si Plazhi i Pasqyrave dhe Shpella e Pëllumbave. Plazhe me guralecë në gjire të vegjël ku dallgët janë të larta dhe ku vendasit marrin rreze dielli mbi shkëmbinjtë e pjerrët dhe shezlonet me vija.

4. Sepse vendasit janë mikpritës dhe zemërmirë

Populli shqiptar ka vendin që i takon për sa i përket mikpritjes. Duke qenë se turizmi është diçka që ka filluar zhvillohet vitet e fundit, vendasit nuk janë lodhur ende nga shpenzimet e tepërta të turistëve, pritjet e hotelerisë dhe mungesa e edukatës, të tipit ‘’më lejoni të rezervoj një shezlong në orën 05:30’’. Vendasit janë aty me krahë hapur dhe buzëqeshje të sinqerta, nga ato të vërtetat.
Ne rezervuam dy netë pranë një familje shqiptare në Durrës. Kur mbërritëm, na ofruan tortë dhe kafe turke dhe më pas na çuan në ullishtat e familjes, ku na folën me pasion për bujqësinë, ndërsa ne zgjidhnim perimet për darkën. Në shtëpi, nëna nisi gatimet dhe shërbeu një vakt tradicional shqiptar, i cili përfshinte fërgese me piper dhe djathë, qofte shqiptare, byrek dhe tarator.
Këtu u ulëm dhe festuam me një shumëllojshmëri gatimesh, ndërsa ajo u qetësua me cigaret e saj dhe gëzonte për oreksin e të dashurit tim. Pas darkës, djemtë e ftuan të dashurin tim në një lojë futbolli, ndërsa unë qëndrova me nënën e tyre në tarracë. Dhe ja ku ishim – dy gra me një diferencë prej 30 vitesh, duke qeshur me zë të lartë. “Duhet të kthehesh sërish vitin tjetër”, më tha zëri monoton në telefon.

5. Sepse kuzhina shqiptare është një shkrirje e disa traditave

Kuzhina shqiptare është tradicionale, e thjeshtë dhe aspak modeste.
Le të shohim disa gatime shqiptare:
Diçka që porositëm shpesh ishin qoftet, të cilat bëhen me mish viçi, pule ose qengji dhe shpesh të skuqura. Kjo shoqërohet me një sallatë fshati, bukë dhe fërgesë, çka u bë shpejt një element kryesor në ushqimet tona, e cila përbëhet nga speca të kuq, domate, qepë, një lloj gjize e thatë dhe kos.
Një tjetër pjatë tradicionale është byreku, për të cilin e kam deklaruar disa herë dashurinë time gjatë udhëtimit. Një byrek që bëhet me spinaq dhe djathë (i preferuari im!) ose me mish të grirë, qepë dhe djathë. Mund ta blini pothuajse në të gjitha furrat e bukës, gjë që është e mrekullueshme për të kënaqur urinë e vogël pas një dite të gjatë në plazh.
Hera e parë që shijova byrekun ka qenë në Himare nga furra e vogël e bukës. Nëse nuk vini në Himarë për plazh, ejani për karkalecat!
Edhe pse isha e lidhur me ushqimin shqiptar, nuk mund të mos e vërej se herë pas here rëndohej. Prandaj, u befasuam këndshëm kur kuptuam se edhe shqiptarët kanë përqafuar kulturën ushqimore të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme.

6. Sepse paratë tuaja kanë vlerë

Çmimet në Shqipëri janë relativisht të ulëta. 100 lekë janë rreth 7 krona daneze, çka do të thotë se mund të jetosh relativisht mirë pa u ndjerë i privuar. Kafeja është e shtrenjtë në Danimarkë, kështu që ne na dukej luks i madh që çdo mëngjes një kafelate e madhe nga një kafene aty pranë kushtonte 10-15 korona. Nëse nuk hiqni dot dorë nga qumështi i tërshërës dhe pluhuri matcha, shikoni zinxhirin shqiptar të kafesë ‘’Mon Cherie’’ – këtu, megjithatë, kafeja kushton rreth 25 krona.
Shqipëria ka gjithashtu restorante në të gjitha kategoritë e çmimeve. Nëse doni një vakt relativisht të lirë që përbëhet nga një pjatë mishi, një sallatë, bukë dhe një salcë, mund të prisni të paguani rreth 40-50 krona për person. Dhe me siguri do të ngopeni, pasi porcionet janë shpesh të mëdha. Për të shuar etjen, mund të blini një gjysmë litër verë për rreth 35 krona ose një birrë të madhe për rreth 15 krona. Zakonisht, rezervonim hotelin gjatë rrugës dhe ishte e lehtë për të gjetur akomodim me çmime të përballueshme. Në Tiranë, për shembull, gjetëm një apartament të madh në qendër të qytetit, me një tarracë të madhe me pamje nga qyteti dhe malet. Çmimi ishte rreth 300 krona për një natë. Në Himarë gjetëm edhe nje apartament me ballkon, tarrace te madhe dhe pishine me pamje panoramike me 260 krona nata.
Është ide e mirë të kesh para në dorë – qoftë lekë ose euro. Ka ende shumë restorante, hotele dhe dyqane që nuk pranojnë karta./atsh/ KultPlus.com

‘Travel off Path’: Shqipëria mes vendeve më të mira në Evropë për nomadët dixhitalë

Evropa ka qenë një magnet për nomadët dixhitalë kohët e fundit, veçanërisht për amerikanët që kërkojnë të udhëtojnë në shumë vende ndërsa punojnë në distancë, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

Një pjesë e vendeve ofrojnë një kosto më të ulët jetese dhe janë të pasura me kulturë, duke i bërë ato destinacione lehtësisht të përballueshme. I vetmi aspekt negativ?

Shumica e vendeve vendosin rregulla të rrepta për viza për qytetarët amerikanë dhe në përgjithësi i lejojnë ata të hyjnë për 90 ditë nga çdo periudhë 180-ditore.

Zona Shengen përfshin deri në 27 (së shpejti, 29) vende evropiane. Në fakt, ju keni shumë pak kohë për të eksploruar Kontinentin e Vjetër, pasi çdo destinacion kryesor që mund të mendoni është nënshkrues i këtij traktati dhe zbaton ‘acquis’-in famëkeq.

Siç rezulton, janë pesë destinacione evropiane ku nomadët amerikanë priten krahëhapur, kontrollet e Shengenit nuk zbatohen dhe më e rëndësishmja, ata nuk kanë nevojë për një vizë nomad dixhitale për të qëndruar më gjatë.

Shqipëria
Destinacioni i parë në listë është Shqipëria, një vend për të cilin mund të keni dëgjuar, bazuar në zhvillimin e saj astronomik dhe një pikë e nxehtë turistike gjatë viteve të fundit.

Vendi mundëson leje hyrjeje 1-vjeçare për amerikanët.

Kjo do të thotë që ju mund të fluturoni për në Shqipëri ose të kaloni një kufi tokësor nga ndonjë nga vendet e shumta fqinje të saj dhe t’ju jepen 365 ditë të tëra për të qëndruar në territorin kombëtar, mbi bazën e të qenit qytetar amerikan.

Ky privilegj nuk u ofrohet as kanadezëve, as evropianëve të tjerë, është vetëm për SHBA-në.

Pse duhet të zgjidhni të transferoheni në Shqipëri, nga të gjitha vendet, mund të pyesni veten.

Ky është një vend që ka të gjitha cilësitë e një destinacioni thelbësor mesdhetar, ka plazhe të pacenuara të përqafuara nga ujërat bruz, kuzhinë të shijshme, mot të shkëlqyer dhe një histori magjepsëse.

Dallimi i vetëm është se ndryshe nga Italia, Greqia, apo ndonjë vend i Evropës Jugore në afërsi, Shqipëria nuk është në Eurozonë dhe çmimet janë shumë më të ulëta se mesatarja.

Kushton vetëm 1,145 dollarë në muaj për të jetuar në Tiranë, kryeqyteti i saj i gjallë dhe bregdeti nuk është shumë i shtrenjtë.

Një fshat i qetë bregdetar përballë Greqisë, me rërë të butë dhe të bardhë, pranë të cilit ndodhet një vend i madh arkeologjik, Ksamili, është destinacioni ‘numër një’ bregdetar në Shqipëri, aktualisht vendpushimi më në trend, i vlerësuar në “Airbnb”, falë tarifave të tij të përballueshme. Akomodimet kanë një kosto duke filluar nga 22 dollarë për natë.

Nomadët kanë vërshuar gjithashtu në Durrës, një port i lashtë i Adriatikut me origjinë greko-romake, në Shkodrën shumëngjyrëshe në veriun malor të Shqipërisë dhe në Gjirokastër, një qytet që daton në shekullin e XII, dhe që mban statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shqipëria vlerësohet për stilin e jetesës, vendasit miqësorë, motin e ngrohtë gjatë gjithë vitit, (mesatarisht 16 gradë celcius në bregdet në dimër) dhe po aq e rëndësishme, për kulturën e kafeneve, më e dukshme në Tiranë dhe perceptimin e lartë të sigurisë./atsh/KultPlus.com

Shqipëria i jep Nobelin Kadaresë/ Akademia e Shkencave: Këtë vit është propozim i vetëm

Mjeshtri i letërsise shqipe, Ismail Kadare është kandidatura e Shqipërisë për çmimin Nobel 2024.

Asambleja e Akademisë së Shkencave i propozon Akademise suedeze të Nobelit për herë të 24 shkrimtarin shqiptar i përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.

Sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave Shaban Sinani e ka konfirmuar lajmin ne nje interviste per emisionin “ Pas mesnate”.

Per 123 vjet me radhe, çmimi Nobel në letërsi është përpjekur të nderojë shkrimtarin më të mirë të botës.

Shkrimtari i parë shqiptar që është propozuar për këtë çmim ishte poeti kombetar Gjergj Fishta.

Që prej vitit 90-te Akademia e Shkencave ka propozuar gjithnjë Kadaren, krahas tij për këtë cmim është propozuar Luan Starova dhe në vitin 2022 Fatos Kongoli./abcnews.al/KultPlus.com

‘iNews’: Shqipëria mes gjashtë destinacioneve të lira për pushime dimërore

Ditët e gjata dhe të errëta të janarit janë koha e përkryer për të filluar planifikimin për të udhëtuar në vendet me klimë më të ngrohtë, shkruan Joanna Whitehead në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.

Ndërsa ky muaj shpesh duket i pafund, gjysma e shkurtit është më pak se katër javë larg.

Disa destinacione në Evropën kontinentale gëzojnë temperatura më të larta gjatë dimrit, me një mesatare ditore prej 16°C deri në 17°C dhe reshje të ulëta shiu.

Ju mund të zgjidhni një nga destinaionet e ngrohta dhe me një buxhet të përballueshëm si opsionin më interesant për pushime dimërore në 2024.

Sipas Skyscanner, gjashtë destinacionet në trend për pushime të lira përshijnë; Shqipërinë, Maltën, Qipron, Marokun, Toskanën në Itali, Costa Blanca në Spanjë.

Shqipëria

Shumë vizitorë në Shqipëri preferojnë malet për sporte dimërore, pasi zonat e ulëta kanë një klimë shumë më të butë.

Adhuruesit e arkitekturës mund të eksplorojnë ndërthurjen e ndërtesave të epokës osmane dhe sovjetike në Tiranë, kryeqytetin e vendit, ku mund të vizitojnë gjithashtu Piramidën  (ish-muze dhe ish-bazë e NATO-s), xhaminë e bukur të Et’hem Beut dhe Bunk’Artin, një galeri në një bunker nëntokësor.

Durrësi, një vendpushim veror, është 22 milje larg. Ai është shtëpia e rrënojave arkeologjike, duke përfshirë një amfiteatër romak, i cili përfshin afreske dhe mozaikë.

Fluturimet nga Londra në Tiranë kushtojnë 47 paund me Ryanair, dhe një dhomë dyshe në një hotel me tre yje me pamje nga mali për katër netë ka një kosto prej 133 paund. / atsh/KultPlus.com

‘Travel Weekly’: Shqipëria mes destinacioneve më të vlerësuara nga ekspertët e ‘Cyplon Holidays’

Ekspertët e kompanisë britanike të udhëtimeve “Cyplon Holidays” kanë shtuar në portofolin e destinacioneve europiano-lindor edhe Shqipërinë, shkruan Samantha Mayling në të përditshmen britanike “Travel Weekly”.

Operatori tashmë ofron një gamë të gjerë pushimesh në të gjithë Mesdheun, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Pushimet në destinacionin më të ri, Shqipëri përfshijnë turne privatë me shoqërues, në vende si Tirana, Golemi, Qerreti dhe Saranda.

“Plazhet e pacenuara që zbukurojnë resortet e Shëngjinit dhe Durrësit, së bashku me rrugët me kalldrëm dhe peizazhin dinamik të qytetit të Tiranës, ilustrojnë mrekullitë që Shqipëria ka për të ofruar”, tha Jerome Downer, menaxheri i “Cyplon Holidays”.

“Padyshim, Shqipëria qëndron si një perlë e fshehur e gatshme të shkëlqejë në vitin 2024”, shtoi ai.

“Kërkesa për Shqipërinë është rritur gjatë vitit të kaluar. Shqipëria është përmendur shumë herë si një vend që duhet vizituar në vitin 2024”, tha Stephanie Robins, drejtoreshë e shitjeve të paketave turistike në “Cyplon Holidays”.

“Peizazhet e saj mahnitëse malore dhe plazhet e bukura nuk duhen humbur”, theksoi ajo.

“Pasi zgjodhëm me kujdes të gjitha hotelet dhe turnetë tona, tani jemi shumë të emocionuar t’u tregojmë qytetarëve britanikë pikërisht atë që Shqipëria ka për të ofruar”, tha ajo./atsh/KultPlus.com

Euronews Travel: Shqipëria vendi me peizazhe të virgjëra dhe mikpritje plot shpirt

Qafa e Valbonës është një rrugë e aksesueshme, megjithëse jo e lehtë që kompanitë vendase turistike e kanë përfshirë në aventurën e turneut treditorë, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të publikuar në “Euronews Travel”.

Pas një ngjitjeje prej katër orësh, ne mbërritëm në majën marramendëse të një rrëpire shkëmbore në Qafën e Valbonës.

Ne rrethoheshim nga “Bjeshkët e Nemuna”, në veri të Shqipërisë. Re ogurzezë stuhie nisën të mblidheshin midis majave dhe kreshtave të thepisura në drejtim të zbritjes sonë në anën tjetër të rrugës.

Për gati gjysmën e shekullit të XX, ky peizazh i mrekullueshëm ishte i mbyllur për botën nën sundimin komunist.

Që nga hapja e vendit, rajoni ka magjepsur alpinistët dhe aventurierët me bukurinë dhe qetësinë e tij.

Por përtej kësaj, zona mbeti një destinacion i jashtëzakonshëm në një vend shumë shpesh të njollosur nga stereotipet, deri pak vite më parë.

Vargu malor verior i Shqipërisë është tashmë një destinacion nën radarët e udhëtarëve.

Vendi u përfshi në listën e “52 Destinacioneve për 2024”, sipas “The New York Times”.

Për momentin, është ende një vend i qetë. Por, është në një pikë kyçe ku fluksi i turistëve që kërkojnë natyrën e thyer dhe mikpritjen jokomerciale mund të jetë shkaku i zhdukjes së tyre.

Për një udhëtim të qëndrueshëm dhe të ngadaltë në këto zona, provoni itinerarin treditor në Qafën e Valbonës për të shijuar natyrën në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë prej 800,000 km katrorë.

Çfarë duhet të bëni në Shqipëri: Si të ecni në Qafën e Valbonës

Qafa e Valbonës është një rrugë e aksesueshme megjithëse jo e lehtë për të ecur që kompanitë vendase turistike e kanë përfshirë në një aventurë të përshtatshme treditore.

Turistët fillimisht duhet të marrin rrugën për në qytetin më të afërt, Shkodër, dhe të rezervojnë akomodimin për një natë.

Në liqenin e Komanit, trageti lundroni përmes një gryke të gjatë me ujë smerald të rrethuar nga faqe shkëmbi të egër

Pjesa e parë e udhëtimit është me një furgon për rreth një orë e gjysmë deri në Liqenin e Komanit. Aty do të hipni në një traget të mbushur me njerëz, dhe lundroni për rreth dy orë e gjysmë përmes një gryke të gjatë me ujë smerald të rrethuar nga faqe shkëmbi të egër.

Pas zbarkimit në stacionin e tragetit të Fierzës, do t’ju presë një furgon tjetër që ju çon në pjesën e mbetur të rrugës për në fshatin e Valbonës.

Gjithashtu, do të gjeni bujtina të shpërndara përgjatë rrugës gjarpëruese të fshatit, por përpiquni të rezervoni më afër shtegut. Synoni të qëndroni në një nga ndërtimet e vjetra prej guri me çati të pjerrëta me rrasa dhe ambiente të brendshme të thjeshta prej druri si shtëpi.

Do të zgjoheni me një në mëngjes me djathë të bërë vetë, domate dhe tranguj të freskët dhe bukë të ngrohtë që mund t’i shijoni jashtë me një pamje të majave të mprehta malore me borë.

Si të ecni nga Valbona në Theth

Kohëzgjatja e ditës së ecjes ndryshon në varësi të vendndodhjes së akomodimit tuaj në Valbonë dhe Theth, por shtegu është 12 kilometra i gjatë dhe zgjat nga shtatë deri në 10 orë.

Ngjitja e pjerrët të çon në një luginë të gjelbëruar me pisha dhe midis faqeve shkëmbore monolitike dhe kullave gëlqerore. Gjatë rrugës ka stacione të papritura në gropa në strehëza prej druri të prishur, ku të gjitha furnizimet mbërrijnë me mushkë ose me pronarin e guximshëm.

Nga maja spektakolare, ju mund të shikoni disa nga peizazhet më të pacënuara të mbetura në Evropë.

Zbritja në fshatin e thellë të Thethit kalon nëpër livadhe me lule të egra dhe shpate me bar.

Jeta në Theth sillet rreth traditave baritore dhe mikpritjes shpirtërore

Komuniteti malor është një shpërndarje ndërtesash dhe hambarësh prej guri në një pllajë të gjerë të gjelbër të rrethuar nga malet. Aty kalojnë fusha dhe kullota të kufizuara me gardhe druri me pirgje konike bari për bagëtitë.

Jeta sillet rreth traditave baritore dhe mikpritjes shpirtërore, të cilat të dyja i gjejnë rrënjët në kodin e lashtë të Kanunit të vendosur nga këto komunitete malësore.

Ligjet që lidhen me gjakmarrjen dhe vrasjet për hakmarrje janë braktisur kryesisht, (megjithëse në Theth mund të vizitoni ende një kullë të lashtë guri me dritare të dëmtuara ku fshiheshin objektivat e synuara), por theksi për të pritur udhëtarët dhe mysafirët vazhdon.

Në Theth, gjeni bujtina dhe akomodime në ferma ku pronarët përgatisin ushqime të bollshme nga prodhimet e arave, bagëtive dhe koshereve të tyre.

Nëse turizmi i udhëtimit ditor fillon të lulëzojë, a do të mbijetojë peizazhi i paprekur dhe mikpritja e ngrohtë e pa nxitim?

Ju mund të shëtisni në një lokal ngjitur pas një faqeje shkëmbi mbi një grykë ku ofrohet raki shtëpie bashkë me kafenë e mëngjesit.

Deri pak vite më parë, alpinistët bënin udhëtimin e kthimit poshtë malit përgjatë një shtegu me gropa me një Jeep, sot sipërfaqja e kësaj rruge është e asfaltuar duke shfaqur një shenjë të një ndryshimi më të gjerë në vend. /atsh/ KultPlus.com

MSN: Shqipëria mes vendeve më spektakolare në botë

Një botë larg… Megjithëse mund të jetë e vështirë të bësh pushime këto ditë pa turma bashkudhëtarësh që lëvizin rreth teje, ka ende disa vende jashtëzakonisht të largëta dhe të pacenuara për të eksploruar, sipas një artikulli të botuar në `MSN Travel`.

Nga luginat mahnitëse të Shqipërisë deri në gjiret e pasura me kafshë të egra të Antarktidës.

Shqipëria është renditur mes 28 vendeve të pacenuara dhe spektakolare të Tokës, të cilat premtojnë një udhëtim të paharrueshëm për çdo vizitorë.

Shqipëria

Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur në Evropën Juglindore.

Ajo ka një vijë bregdetare verbuese dhe reliev të thyer.

Dhe për momentin, pikat më të bukura turistike janë, liqeni marramendës i Komanit, lugina piktoreske e largët e Valbonës dhe qyteti i Beratit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një qytet i mrekullueshëm i përjetshëm në Shqipërinë qendrore ku shtëpitë osmane të rreshtuara në shpatin e kodrës nën kështjellën e shekullit të XIV, kanë mbetur të paprekura./atsh/KultPlus.com

Mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë deri në fund të nëntorit

Mbi 9.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit nëntor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se fakti që vendi u vizitua nga 547 mijë turistë të huaj në nëntor tregon se Shqipëria po shihet si superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.

“Shifrat e nëntorit na çojnë në rekorde dhe pritshmëri të reja të mikpritje me 9.538 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, u shpreh Kumbaro.

/atsh/KultPlus.com

Shqipëria nis aventurën ndaj Italisë në “EURO 2024”

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për Euro 2024, shkruan KultPlus.

Ky konsiderohet edhe si grupi i ‘vdekjes’, derisa është mësuar edhe orari i ndeshjeve.

Orari i ndeshjeve të Shqipërisë në kuadër të grupit B të “Euro 2024”.

15 qershor: Italia – Shqiperia, Dortmund;

19 qershor: Kroacia – Shqiperia, Hamburg;

24 qershor: Shqiperia – Spanja, Düsseldorf. /KultPlus.com

Rita Ora uron 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me fotografi nga vizita e saj në Kosovë.

”Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri nga familja jonë tek e juaja!”, ka shkruar Ora në Instagram,  përderisa shkrimin e shoqëron me disa fotografi nga mbrëmja e organizuarnga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me figurat vendore të artit dhe kulturës/ KultPlus.com

Mediumi britanik: Plazhet e Rivierës Shqiptare rivalizojnë edhe Maldivet

Shumë nga destinacionet e preferuara të turistëve, si Greqia dhe Italia kanë rritur çmimet vitet e fundit, kështu që është koha për të zbuluar disa rajone më pak të njohura, shkruan Sophie Foster në të përditshmen angleze “Daily Star”.

Riviera e Shqipërisë, që përfshin vijën bregdetare të Adriatikut, është një vend i mrekullueshëm për pushime me plazhe mahnitëse me ujëra blu të kristaltë, hotele dhe fluturime të lira.

Shqipëria, e kufizuar në jug nga Greqia, ka rrëmbyer vëmendjen e britanikëve dhe nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh rivierën e saj të mahnitshme.

Shumë turistë britanikë ndoshta nuk e kishin menduar kurrë të vizitonin Shqipërinë, por vendi ofron oferta të lira dhe plazhe mahnitëse që rivalizojnë Maldivet.

Ju mund të shijoni rrezet e diellit dhe temperaturat e ngrohta gjatë verës.

Riviera Shqiptare, e cila shtrihet në Adriatik, mund të rivalizojë Bregun e Amalfit në Itali ose ishujt grekë falë detit të saj të kristaltë bruz dhe rërës së bardhë.

Pra, ia vlen të vizitoni disa nga pikat më të bukura turistike nëse dëshironi të kaloni pushimet në një destinacion me kosto të ulët, por në të njejtën kohë edhe mahnitës.

Një nga zonat më magjepsëse të Rivierës Shqiptare është Ksamili, i cili është krahasuar me Karaibet nga vizitorët.

Fshati ndodhet në jug të Shqipërisë brenda Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ofron gjithçka që mund të dëshironi për pushime.

Zonat me bukuri të jashtëzakonshme përfshijnë ishujt e Ksamilit, të cilët mund t’i vizitoni duke udhëtuar me varkë dhe të endeni mes porteve për të parë detin Jon të pastër kristal.

Ata që dëshirojnë të akomodohen në një vilë do të duhet të paguajnë rreth 100 paund për një qëndrim pesë netësh.

Një dhomë në një hotel në Ksamil, midis majit dhe qershorit, kushton 131 paund për pesë netë.

Ksamili nuk është i vetmi qytet i mrekullueshëm për të shijuar Rivierën Shqiptare.

Saranda është kryeqyteti jozyrtar i rajonit i cili ndodhet pikërisht pranë kufirit grek.

Qyteti është plot me shëtitore, ballkone me pamje nga deti dhe klube nate buzë detit. Plazhi kryesor ofron ujëra të pastër kristal.

Palasa në Rivierën Shqiptare ka plazhin më të mirë në vend, i cili është krahasuar me Maldivet nga pushuesit e huaj.

Qyteti i vogël turistik njihet për rërën e bardhë, motin e nxehtë, restorantet dhe baret relaksuese buzë plazhit.

Palasa, është parajsa mbi tokë, të gjithë në botë duhet ta vizitojnë këtë gji me ujërat blu kristal te ngjashme me Maldivet. /KultPlus.com

Shqiptarët nga të katër anët të bashkuar në paradën “Kuq e Zi”

111-vjetori i Pavarësisë do të festohet më 28 Nëntor, shkruan KultPlus.

Këtë vit, do të organizohet edhe një paradë, e quajtur “Parada Kuq e Zi 2023”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shqiptarët do të mbledhën nga të katër anët në një paradë të vetme.

“Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë”, u shpreh Rama.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /KultPlus.com

‘El Pais’: Shqipëria shndërrohet në një destinacion ekskluziv turistik

Vetëm pak vite më parë, Shqipëria do të shndërrohej në një destinacion ekskluziv turistik, shkruan Pablo Bejerano në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Pais”.

Por, këtë verë kërkimi i përhershëm i destinacionit të fshehur dhe të lirë solli një numër rekord vizitorësh në plazhet e tij me ujëra të kristalta.

Një studim i fundit tregoi sesi platformat si TikTok mund të shkaktojnë një rritje të papritur të numrit të vizitorëve në një vend të caktuar.

Ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, sipas hulumtimeve, TikTok promovon videot që gjenerojnë disa ndërveprime në të njëjtën kohë.

Ndër aspektet që e dallojnë TikTok nga rrjetet e tjera sociale janë viraliteti i tij dhe lloji i audiencës.

“Destinacionet që mund të klasifikohen si më të lira dhe më të lehta për t’u aksesuar për popullatën, përshtaten më shumë me publikun e këtij rrjeti social”, tha Jennifer Mourenza, specialiste e marketingut dixhital në “AccuraCast”.

“Është e vështirë të dihet se sa vizitorë mbërrijnë në destinacione që janë në modë në TikTok, si Shqipëria, rritja e së cilës në sektorin e turizmit është e padiskutueshme”, shtoi ajo.

Vendi pati një rritje prej 26% të vizitorëve të huaj gjatë korrikut, krahasuar me shifrat e një viti më parë.

“Në shtator, numri i turistëve ndërkombëtarë u rrit me 45%, gjithsej 1,1 milionë (më shumë se një e treta e popullsisë vendase), ndërsa numri i vizitorëve në janar të vitit të kaluar u rrit me 94%”, sipas Institutit Shqiptar të Statistikave.

Në nëntë muajt e parë të vitit, vendi kishte 29% më shumë vizitorë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Por, studimi i publikuar nga “Journal of Outdoor Recreation and Tourism” ka gjetur korrelacione midis shifrave në TikTok dhe të dhënave në terren.

Algoritmi i TikTok është i ndryshëm dhe më i përshtatshëm për përhapjen e videove te shumë përdorues.

“TikTok gjeneron valë popullariteti që nuk janë në Instagram”, tha Jerome Bergerou, drejtor ndërkombëtar në agjencinë “AccuraCast”.

Megjithëse turizmi zakonisht mirëpritet si një motor i prosperitetit ekonomik, këto rritje të papritura kanë homologë.

Studimi mbi efektin e TikTok-ut në promovimin e destinacioneve turistike nxjerr në pah se prurjet masive dhe të papritura të vizitorëve shkaktojnë probleme të mbipopullimit.

“Vende si plazhet e Shqipërisë tashmë po tregojnë shenja mbipopullimi.Fluksi i turistëve në shkallë kombëtare kërkon një plan paraprak dhe përfshirje të shtetit”, tha gazetari Pedro Bravo.

“Normalisht përpara se të vijë një valë turizmi, është krijuar infrastruktura turistike për ta realizuar atë”, tha Bravo.

“Hotelet janë të nevojshme. Gjithashtu duhet të ketë negociata me linjat ajrore për të ofruar fluturime të lira. Agjencitë turistike duhet ta vendosin në katalogun e tyre dhe të bëjnë oferta”, shpjegoi ai.

Më pas vjen promovimi i destinacionit, i cili, pse jo, mund të bëhet në TikTok.

Në vitin 2022, portali i udhëtimeve “Breaking Travel News” theksoi popullaritetin shpërthyes të Shqipërisë në TikTok gjatë asaj vere.

Sipas “AccuraCast” ka dy mënyra për të reklamuar një destinacion.

E para është e drejtpërdrejtë, me reklama. Tjetra është më efektive. Ajo konsiston në përdorimin e influencuesve për të gjeneruar përmbajtje rreth destinacionit turistik.

Në Shqipëri, ajo që është e qartë është se më parë ka pasur një plan për ndërtimin e një aeroporti.

Në vitin 2021, në Kukës u hap aeroporti i dytë ndërkombëtar, përveç atij që tashmë ishte  në kryeqytetin e Tiranës.

Gjithashtu, qeveria shqiptare ka planifikuar të ndërtojë edhe dy aeroporte të tjera në zonat turistike të Sarandës dhe Vlorës./atsh/KultPlus.com

Shqipëria siguron kualifikimin në ‘Euro 2024’

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë.

Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.

Kjo është hera e dytë që Kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit. Hera e parë ishte në vitin 2016.

Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, tri më shumë se Çekia dhe katër më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me 10 pikë.

Tri ditë më vonë, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./Lajmi.net/KultPlus.com