Kush e ka emërtuar Lekun, monedhën e Shqipërisë?

Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit të Financave.

Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927. Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familjes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.

Ka qenë kryeministër i Shqipërisë në një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.

Ishte pjesë e shtetit shqiptar nga 1912 e gjer në vdekje, si ministër i Drejtësisë, ministër i Punëve të Brendëshme, ministër i Financave dhe ministër i Punëve të Jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.

Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike. /dita/ KultPlus.com

KEK-u ndanë 100 mijë euro për t’i ndihmuar Shqipërisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e termeteve.

Me kërkesë të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçi dhe me aprovim të Bordit të Drejtorëve, kjo shumë është dedikuar për Qeverin e Republikës së Shqipërisë për të ndihmuar familjet që pësuan nga kjo tragjedi.

Korporata Energjetikë e Kosovë të martën gjithashtu ka derguar edhe ekipën e specializuar për intervenime emergjente (kërkim-shpëtim) të cilët po i dalin në ndihmë autoriteteve shqiptarë për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas termetit.

Drejtori Menaxhues i KEK, Njazi Thaçi ka thënë së kjo është me e pakta që mund të bëjmë si korporatë për t’u solidarizuar dhe për të ofruar përkrahjen për qytetarët që pësuan nga kjo tragjedi.

“Nga mengjesi i ditës së martë jemi duke i përcjellë me shqetësime ngjarjet në Shqipëri. Ndjejmë keqardhje dhe shprehim ngjushëllimet më të sinqerta për viktimat”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur së vendimi për të ndarë 100 mijë euro është marrë më përkrahjën e gjithë menaxhmentit dhe të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut. / KultPlus.com

‘The Independent’ artikull për bjeshkët e përbashkëta të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi

Gazeta britanike “The Independent” ka publikuar një shkrim të gjatë, përshkrues që shpjegon turizmin në bjeshkët e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi që njihet me emrin “Balkan Peaks” të autorit të njohur Rudolf Abrahami.

Autori i përshkruan këto bjeshkë si një hapësirë spektakulare me majat gëlqerore, kullota të gjelbëruara dhe fshatrat mrekullisht mikpritës.

Ai jep detaje për udhëtimin që e quan epik prej 193 kilometra të gjatë ku sipas tij mund të shihen peizazhet më të bukura nga ky kënd i Evropës.

“I gjithë udhëtimi zgjatë 10 ditë duke ecur, me strehim dhe ushqim të siguruar nga fshatarët. Në pjesën e Shqipërisë mund të pushosh madje edhe në bunkerë, që kanë mbetur nga mijëra të tillë të ndërtuar nga Enver Hoxha, diktatorë shqiptar”, ka shkruar ai.

Më pas merret edhe me udhëtimin nëpër bjeshkët e Kosovës dhe Malit të Zi duke i përshkruar si mrekulli të natyrës që meritojnë më shumë vëmendje. / KultPlus.com