Profesori i Psikologjisë Edmond Dragoti shpjegon se përse shqiptarët janë kaq agresivë në rrjete sociale, shajnë e fyejnë të tjerët dhe komentojnë në dritë negative pothuajse çdo gjë.
Profesori e shpjegoi këtë me disa fenomene sociale tipike shqiptare dhe ja se cilat janë arsyet se përse inati, mllefi, urrejtja dominojnë emocionet në rrjetet tona sociale, shqiptare. Pse jemi kaq të inatosur dhe të ngarkuar me gjendje negative emocionale? 1. Sepse kemi shumë nevoja bazë të paplotësuara dhe për një kohë të gjatë; 2. Kemi inferioritet kulturor, jemi të pakënaqur me statusin e grupit tonë shoqëror dhe e mohojmë atë për t’iu referuar grupeve me status më të lartë; 3. Jemi në stadin adoleshent të zhvillimit shoqëror, që krijojmë identitetin tonë social duke iu kundërvënë të tjerëve, siç bën adoleshenti kur iu kundërvihet prindërve pa argumenta! Prandaj kemi aq pak përgjegjësi sociale për ato që themi dhe ato që bëjmë… Shkaqet janë edhe më tepër, mjafton që secili të shikojë veten dhe ta kuptojë atë… / KultPlus.com
Me moton “Një komb-Një gjuhë”, komuniteti shqiptar në Gjenevë të Zvicrës zhvilloi dje një aktivitet kulturor, ku u prezantua kultura, veshjet e identiteti kombëtar i ruajtur në breza.
Duke qenë se komuniteti shqiptar në Gjenevë i organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme të Zvicrës, bashkërisht kanë shënuar një event kulturor me vlera kombëtare. Për nder të këtij eventi gjithëkombëtar, krahas programit kulturo artistik, janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, me këngë e poezi të ndryshme, duke u angazhuar shumë të rinj të viseve të ndryshme shqiptare, e që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Shumë mërgimtarë u mblodhën në këtë event ku nuk munguan vallet dhe këngët shqipe dhe shumë prej tyre u mahnitën me organizimin e kësaj mbrëmje. Ata u shprehnin se nuk është vonë kurrë të këndohet dhe të festohet për shqiptarët, e në veçanti për flamurin kuq e zi. /Albinfo.ch. / KultPlus.com
Diplomati, misionari dhe shkrimtari Charles Telforf Erickson, lindi në vitin 1867 në Ilinois, shkruan KultPlus.
Ai më vonë do t’i kalojë plot 30 vjet në Shqipëri, ku do të bëhet Drejtor i Bordit Amerikan të Misioneve të Huaja në Tiranë dhe Elbasan.
Në vitin 1931 ai dekorohet me titullin “Kalorës i Medaljes së Artë të Skënderbeut” nga Mbreti Zog.
Erickson shkruan vazhdimisht letra dhe artikuj për Shqipërinë të cilat ia drejton Departamentit të Shtetit dhe Presidentëve të SHBA-ve, ndërsa ka lënë edhe disa vepra të pabotuara si:
Shqiptarët, enigma e Ballkanit, ky bëjnë pjesë:
Mbretëria e Vogël, po më tej? Njeriu i vogël dhe kozmosi Unë protestoj e Përse Shqipëria duhet të vendoset nën një mandat amerikan? Ky mik i shqiptarëve njihet edhe për këtë thënie të cilën po e japim më poshtë: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Janë besnikë ndaj atdheut dhe japin jetën për fjalën e dhënë”. /KultPlus.com
Nëse ai vjen pas Konicës apo është një lloj si ai me të vërtetat e hidhura për shqiptarët këtë mund ta gjykoni vetë, por Mid’hat Frashëri i ka renditur disa thënie për shqiptarët, që edhe sot janë po aq aktuale sa dukur.
Ja çfarë thotë Mid’hat Frashëri për shqiptarët:
1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.
2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.
3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit
4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.
5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.
6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës- të zezë.
7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.
8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.
9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?
10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.
11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”
12- Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë./KultPlus.com
Në kryeqendrën e qytetit të Manastirit kanë jetuar një numër i madh i shqiptarëve gjatë gjithë periudhave historike.
Me rënien e Perandorisë Osmane ka patur lëvizje dhe dyndje të popullatës shqiptare nga Manastiri, por dhe nga gjithë rrethina e sajë, duke e marrë parasysh si Vilajet në tërësi.
Sidomos gjatë luftërave Ballkanike, asaj të Parës dhe të Dytës, por edhe gjatë luftës së Parë botërore, askush nuk e din numrin e saktë të të dëbuarve dhe të dyndurve shqiptarë që kanë lëvizur për nga Turqia dhe Rumania, por dhe për në Itali, Bullgari, e deri në Ukrainë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pas kësaj periudhe vazhdon spastrimi etnik dhe dyndjet e mëdha të shqiptarëve nga Manastiri dhe rrethina e tij.
Ata, gjatë viteve të pasluftës hasin në shtypje të mëdha duke ua uzurpuar pronat dhe pasuritë e patundshme, por edhe arin, duke ua ndaluar veshjen tradicionale, dhe më pas me planin dhe marrëveshjen e Titos dhe Menderezit nga pala turke, shqiptarët u shpërngulën për në Anadoll, duke i detyruar ata që të deklaroheshin turq.
Që nga viti 1951 e deri vitin 1968, nga Manastiri dhe rrethi i tij janë shpërngulur për në Turqi, SHBA, Itali, Kanada, Australi dhe Evropë, mbi 38 000 shqiptarë. Por nuk mbeti me kaq. Shqiptarët nga këto anë vazhduan të emigronin në vendet e lartpërmendura akoma, përmes martesave, dhe mënyrave të ndryshme.
Nga këto dyndje, pasojat janë të parapara dhe tronditëse. Disa fshatra nuk ekzistojnë më dhe si struktura urbanistike. I ka ngrënë dhëmbi i kohës. Fshatrat Snegovë, Armatush, Drevenik, Zllakuqan nuk kanë më asnjë banorë.
Tani, Manastiri ka një numër të konsiderueshëm të popullatës shqiptare, dhe atë numri më i madh jeton nëpër fshatrat përreth.
Kurse në brendinë e qytetit, ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, dhe ata janë ardhacak nga shumë treva të tjera, si nga Struga dhe rrethi i sajë, nga rrethi i Krushevës, Prilepit dhe Prespës. Qytetar të vjetër Shqiptar të Manastirit më s’ka. Ata jetojnë tanimë në Stamboll të Turqisë, një numër shumë i madh i tyre.
Në fillim Manastiri ka qenë një qytezë e vogël dhe kështu ka vazhduar deri në vitet 1800 – 1850. Zhvillimi i qytezës në një qytet të zhvilluar me një ekonomi të rëndësishme për Vilajetin e atëhershëm fillon pas kësaj periudhe, dhe shqiptarët këtu japin kontributin e rëndësishëm ekonomik.
Manastiri ishte një udhëkryq ku gërshetoheshin rrugët e tërë Ballkanit, apo Rumelisë si quhej atëherë. Akoma dhe asaj kohe po funksiononte rruga Antike “Via Egnatia”, e cila lidhte të gjitha Vilajetet e Rumelisë me Stambollin, kryeqendrën e Perandorisë Osmane. Sidomos lidhja me Selanikun dhe bregdetin shqiptar ka qenë një rrugë arterie kryesore që ka shërbyer për tregtinë dhe këmbimin e mallrave të ndryshme.
Atëherë fillon dhe ringjallja e shqiptarëve si në aspektin frymorë, ashtu dhe at ekonomik. Shqiptarët fillojnë të participojnë në ekonominë e qytetit.
Bëhen pronarë të objekteve të ndryshme, si të tregjeve, haneve (hoteleve të asaj kohe), hamameve (banjave publike), zejtarinë e marrin në dorë, merren me tregti, dhe me shumë veprimtari të tjera të kohës. Ndërtohet hani i Dibrës, ai i Kërçovës, hoteli “Liria”, shtypshkronja e Qiriazëve, ngritja e Bezistanit gjithashtu ndihmohet nga shqiptarët, etj.
Janë disa familje të njohura e të ngritura në nivelin aristokrat të kohës si ajo e Gërmenjëve, Qirjazve, familja Topulli, Zavalanët, etj. Shqiptarët në Manastir ishin gati të dytit sipas dominimit ekonomik pas hebrenjëve dhe grekëve.
Shqiptarët ishin të përfshirë edhe në administratën e pushtetit osman këtu në selinë e Vilajetit të Manastirit, e njëri nga valitë e Vilajetit, ishte me prejardhje shqiptare. Por kjo e gjithë shkatërrohet gjatë luftërave Ballkanike, asaj të Parë Botërore, të Dytës dhe pas saj.
Pronat e shqiptarëve bien në duart e okupatorëve dhe dhunuesve sllav dhe u merren gati pa pagesë, pasi shqiptarët iknin për në Anadoll.
Pas luftës së Dytë Botërore, ata që mbetën të jetojnë në Manastirin e Jugosllavisë, ishin vetëm krah pune nëpër fabrikat që hapeshin për ardhacakët nga fshatrat sllave. Asnjë prej tyre nuk ishte në pozitë drejtuese, as nëpër fabrikat e kombinatet, e as nuk ishin të përfaqësuar në administratën shtetërore të atëhershme./KultPlus.com
Për shqiptarët është shkruar e është thënë shumë. është shkruar për traditën tonë, për kombin e për kulturën e popullit tonë, shkruan KultPlus.
Në vijim, ju sjellim disa nga thëniet më të famshmë, thënë nga njerëzit e rëndësishëm për shqiptarët:
Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave” Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit, Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaft vende të botës.”
Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”. /KultPlus.com
Çka do të
ndodhte me Kosovën nëse shqiptarët etnikë që jetojnë në Zvicër do të ndalnin
dërgimin e parave në vend? Diaspora ka mbështetur familje për dekada, por
gjeneratat e reja nuk do të vazhdojnë medoemos ta bëjnë të njëjtën gjë.
Vendi i dytë më i varfër
në Evropë, Kosova, vuan nga papunësia e lartë dhe mungesa e investimeve.
Dërgesat nga diaspora nga Gjermania, Zvicra dhe vendet nordike i sjellin asaj
gati 17% të produktit të saj të brendshëm bruto, ndërsa ndihma ndërkombëtare
siguron 10% të tjera. Ndihma zyrtare e Zvicrës është 80 milion franga për
periudhën 2017-2020.
Për breza, kosovarët kanë lënë vendin e tyre për të gjetur punë në vende të pasura. Por pasi mërgimtarët të vendosen në këto vende, shumë prej tyre e kanë gjithnjë e më të vështirë ta mbajnë kulturën e tyre të gjallë në një vend të huaj. Shumë të rinj kosovarë kanë lindur në Zvicër ose kanë ardhur në këtë vend në moshë shumë të re. Ata nuk flasin shqip dhe jeta në vendin e të parëve të tyre u duket e huaj për ta. Ata që kthehen nga Zvicra në vend gjatë verës për t’u takuar me familjet e tyre, thirren me nofkën “Schatzis” (“të dashur”). Ata kanë lidhje të forta emocionale me Kosovën. Për disa muaj çdo vit, vizitat e tyre rigjallërojnë ekonominë lokale. Në Prizren, Prishtinë apo Pejë, restorantet dhe rrugët e tregut janë plot. Frangat e tyre zvicerane i bëjnë shumë të lumtur dhe shumë prej tyre gëzojnë qëndrime në hotele të shtrenjta që u kushtojnë atyre një shumë më të vogël se sa shuma e asaj që do të paguanin në Zvicër. Ndërsa shumë zvicerane nga Kosova vijnë me makinë, stacionet e benzinës bëjnë biznes të mirë kur “Schatzis” udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për të vizituar atraksione turistike, përfshirë monumentet e heronjve të luftës. Disa blejnë banesa ose madje ndërtojnë shtëpi të bukura për pushimet e tyre verore, duke i dhënë një shtysë sektorit të ndërtimit. Ne takuam disa “Schatzis” gjatë pushimeve të tyre në Kosovë dhe u kërkuam që të na tregonin për anëtarësimin dhe dërgesat e tyre në diasporë./KultPlus.com
Ekziston miti se shqiptarët dinë të flasin shumë gjuhë të huaja, mirëpo shifrat e Eurostatit e rrëzojnë këtë. Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët mbi gjuhët e huaja rezultoi se 35% e qytetarëve të BE-së nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.
Megjithatë rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e Bashkuar. Sigurisht që anglishtja prej kohësh njihet si një gjuhë internacionale, e folur gjerësisht në shumë vende të botës dhe ky me siguri është shkaku pse britanikët janë bërë “dembelë” për të mësuar gjuhë të huaja.
Në vend të tretë renditen rumunët, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhët të huaj, e ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me 61%, një diferencë tepër e ngushtë me Shqipërinë.
Ndryshe nga Shqipëria dhe Bosnja, përqindja e njerëzve që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj është shumë e ulët në Maqedoni me vetëm 32%, dhe në Serbi me vetëm 21% e popullsisë.
Edhe në Gjermani, vetëm 21% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë të huaj.
Nordikët kanë përqindjen më të ulët të popullsisë e cila nuk flet asnjë gjuhë të huaj, e cila varion nga 3% në Suedi, deri në 8% në Finlandë dhe në Norvegji.
Çereku i shqiptarëve flet një gjuhë tjetër përveç amtares
Rreth 26% e Shqiptarëve di të flasë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, kurse gati 11% e popullsisë në vend flet dy gjuhë të huaja, sipas Eurostat. Edhe për njohjen e dy gjuhëve të huaja shqiptarët renditen të pestët ndër vendet e BE-së dhe kandidatëve potencialë, për njohuri të ulëta në gjuhët e huaja.
Ndërsa përqindjen më të lartë e ka Qipro, me 62.2%, pasi është një vend ku fliten dy gjuhë, greke dhe turke, kështu qytetarët atje janë të detyruar të dinë përveç gjuhën amtare edhe gjuhën që flet pjesa tjetër.
Në Bashkimin Europian thuajse 36% e popullsisë njeh vetëm një gjuhë.
Vetëm 3% e popullsisë janë poliglotë
3.2% e popullsisë shqiptarë njohin 3 ose më shumë gjuhë të huaja, ku edhe për këtë kategori shënojnë ndër përqindjet më të ulëta.
Në BE vendet qytetarë e të cilëve flasin 3 ose më shumë gjuhë të huaja janë: Luksemburgu me 51.2%, Finlanda me 44.9%, Norvegjia me 43%. Në të gjithë Bashkimin Europian vetëm 8.4% e qytetarëve njohin më shumë se 3 gjuhë të huaja/Monitor / KultPlus.com
Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë.
Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafatë jetojnë tashmë nën sundimin turk.
Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste
As rrahjet me thupra, as arma, as topi, as mërgimi, as burgimi, as edhe vetë vdekja nuk i tund nga vendi”.
Folësi ishte një shqiptar i ri në moshë që një pjesë të shkollës e kishte bërë në SHBA. Ai është rikthyer tani në vendin e tij, ku po punon me zell të madh për popullin e tij. Eshtë një prej të paktëve njerëz të arsimuar në Shqipëri, por synon që brezi i ardhshëm të mos i numërojë me gishta burrat dhe gratë e arsimuara të Shqipërisë.
Fjalët e përmendura më sipër u paraprinë prej këtyre: “Për momentin, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të Shqipërisë, të gjithë klasat e njerëzve – muslimanë dhe të krishterë qofshin – kanë një dëshirë, pothuajse një pasion për arsimin kombëtar. Të gjithë ata e kuptojnë që, ashtu sikurse në të kaluarën shpata ishte simbol i fuqisë, sot arsimi është perëndesha e fuqisë, dhe ata do të arsimohen, pavarësisht persekutimit”.
Shqiptarët janë vetëdijësuar për nevojën që kanë për qytetërimin dhe progresin perëndimor. Por, që nga dita e parë e miratimit të Kushtetutës së re otomane, turqit e rinj ishin të vendosur që qytetërimi duhej të vinte tek shqiptarët, vetëm pasi të kishte kaluar në një sitë turke dhe mohamedane. Ky program nuk mund të pranohej nga shqiptarët, edhe sikur turqit e rinj të kishin qenë në gjendje ta vinin në zbatim.
Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka jetuar atje ku jeton tani – në fortesat e Epirit dhe Ilirisë, përtej Adriatikut paralel me thembrën e Italisë. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shqiptarët u përzienë me fqinjët e tyre jugorë, grekët dhe ishin shtylla kurrizore e luftës për pavarësinë e Greqisë. Bashkatdhetarët e Marko Boçarit emigruan të gjithë në Cefaloni, në brigjet e Greqisë, por afro 2 milionë shqiptarë më të pafatë jetojnë tashmë nën sundimin turk.
Gjatë 125 viteve para zbulimit të Amerikës, republika krenare e Venecias kishte një supremaci dashamirëse mbi qytetet shqiptarë të bregdetit, dhe kështu që e vonoi me një shekull dominimin turk. Me rënien e Skutarit në Shqipëri dhe dëbimin e venecianëve nga turqit në vitin 1748, këta të fundit filluan sundimin e tyre – shekuj të tërë mashtrimi, bese të thyer dhe mizorie.
Rezultati i sundimit turk mund të përmblidhet me zhytjen më thellë të shqiptarëve në varfëri, supersticion, dhe etje për gjak, për shkak të terrenit pjellor që garantonin historia malore dhe tiparet primitivë. Përgjatë dy mijëvjeçarëve, valët dhe impulset e progresit nuk e kanë arritur shqiptarin, ose e kanë anashkaluar, duke e lënë të paprekur.
Hakmarrja praktikohet ende
Sot, ashtu si në të kaluarën, është e vërtetë që një në pesë malësorë flijohen prej hakmarrjes së tmerrshme, që vetëm qytetërimi mund ta çrrënjosë nga jeta e shqiptarit. Të qëllosh një person, edhe tinëz, është çështje e marrjes së gjakut. Asgjë tjetër nuk mund ta kthejë nderin e plagosur.
Nëse nuk vritet vetë vrasësi, atëherë një prej të afërmve duhet të jetë viktima, e kështu nis zinxhiri i pafund. Kur hakmarrja ka shkuar shumë larg, mund të blihet nëse ke para të mjaftueshme, ose mund të ndalet përmes disa prej kompleksiteteve të kodit të shqiptarit.
Askush nuk duhet të flasë për shqiptarin si njeri pa ligje. Ai zbaton në mënyrë skrupuloze atë që njeh dhe pranon: por, këta janë ligjet që i kanë dhënë natyra dhe zakonet, si dhe natyra e paraardhësve të tij shekuj më parë, të “kodifikuar” disi në shekullin 15, ndonëse edhe sot e kësaj dite nuk janë hedhur asnjëherë në letër.
Disa prej rregullave të çuditshëm që udhëheqin jetën e tij janë: Persona që e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët mashkull, përmes linjës mashkullore, e konsiderojnë njëri-tjetrin vëllezër, ose vëlla e motër, e si pasoja martesa brenda fisit përjashtohet. Të rinjtë mund të betohen për vëllazëri, dhe kjo krijon një marrëdhënie që i nënshtron të dy, bashkë me pasardhësit e tyre të disa brezave, para të njëjtëve ligjeve martesorë që rregullojnë edhe lidhjet e gjakut.
Personat që kanë të njëjtin kumbar nuk mund të martohen, dhe ka dy lloj kumbarësh: ai i pagëzimit dhe ai i flokut. Kur një fëmijë, vajzë apo djalë, mbush 2 vjeç, flokët e tij që deri atë çast nuk janë prekur prej gërshërëve, priten me ceremoni.
Prerjen e kryen kumbari, që më pas, nëse fëmija është i krishterë lë nga një tufë flokësh për secilën majë të busullës duke krijuar një kryq. Nëse është mysliman, tri tufa për të formuar një trekëndësh. Në rastin e hakmarrjes, burri nuk duhet prekur nëse shoqërohet nga një fëmijë apo një grua.
Personalitet i pathyeshëm
Sot, shqiptari është personaliteti më piktoresk në Europë. Megjithatë, po aq interesante sa tiparet e tij, është edhe e ardhmja e tij politike. Kohët e fundit është shfaqur vetëdija kombëtare shqiptare që refuzon të shtypet. Nën qeverisjen jonormale të turqve, racat e ndryshme të krishtera të
Perandorisë, si armenët otomanë, bullgarët otomanë dhe grekët otomanë, kanë secila ekzistencën e tyre kombëtare, një shtet brenda shtetit, ndonëse gjithmonë të nënshtruar vullnetit të turqve. Shqiptarët, ndonëse në përgjithësi kanë zhvilluar një lloj besnikërie myslimane që u jep një pothuajse solidaritet me turqit, janë të vendosur që të kenë edhe ata një entitet kombëtar.
Ndonëse janë të mallkuar me prapambetjen që ka shoqëruar pak a shumë kudo besimin mohamedian, liderët e tyre e kuptojnë se nuk janë një racë orientale, por perëndimore. Se tiparet e tyre turko-mohamedianë janë një lustër, dhe se do të mjaftojë një brez me arsimin e duhur për të bërë kërcimin e madh përpara dhe për të zënë vendin e tyre mes racave të qytetëruara të gadishullit të Ballkanit.
Jo i papajtueshëm me nacionalizmin e ri shqiptar – madje mund të jetë arsyeja e tij – është fakti që shqiptari është një prej anëtarëve më individualistë të racës njerëzore. Po të mos kish qenë i tillë, ai do e kishte humbur shumë kohë më parë identitetin e tij, duke u shkrirë me popujt e ndryshëm që përgjatë kohërave u kanë ardhur rrotull maleve shqiptare.
Pavarësisht sulmeve të vazhdueshëm të romakëve, gotëve, serbëve dhe bullgarëve dhe 350 viteve dominim të Turqisë, shqiptari e ka ruajtur individualitetin e tij të pathyeshëm. Crispi, burri i shtetit italian ka qenë me prejardhje shqiptare. Ai ishte pjesëtar i kolonisë së madhe të shqiptarëve në Sicili dhe Italinë e jugut, paraardhësit e të cilit, afro njëqind mijë, emigruan kur Turqia pushtoi Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët e Italisë e ruajnë prejardhjen e tyre.
Mosgatishmëria ose paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre reflektohet tragjikisht në ekzistencën e vazhdueshme të sistemit fisnor shqiptar dhe grindjet e përhershme mes fiseve. Si rezultat, Shqipëria nuk ka mundur të paraqesë një front të bashkuar kundër një armiku të përbashkët.
Vetëm një hero i madh bashkues kombëtar ka dalë për shqiptarët – Skënderbeu. Ai vdiq në vitin 1467, pasi fitoi 21 beteja kundër turqve. Vdekja e tij e la Shqipërinë pa udhëheqës, dhe shqiptarët trima që nuk njihnin besnikëri apo ligj tjetër përtej atij të familjes dhe klanit, ranë në sundimin e Mehmetit II, pushtues i Kostandinopojës. Mehmeti mundi t’i shtypte, por jo t’i nënshtronte shqiptarët. As edhe sulltanët e mëvonshëm nuk kanë arritur ta plotësojnë këtë dëshirë të madhe.
Më e mira që mund të bënin ishte t’i bënin për vete, dhe deri në ditën e fundit të tiranisë së Abdyl Hamitit, shqiptarët trajtoheshin si popull i veçantë. Hamiti ua bleu besnikërinë duke mos u vënë taksa, duke frenuar rekrutimin ushtarak dhe duke përzgjedhur më të mirët e këtyre malësorëve të ashpër si truprojat e tij personale.
Turqit e rinj ishin të pamëshirshëm
Kur pas vitit 1908, turqit e rinj kishin miratuar Kushtetutën e tyre dhe po përpiqeshin me shumë mundime të vinin rregull në Perandorinë otomane, trajtimi i Shqipërisë ishte një prej problemeve më delikatë. Duhej të ishte bërë më me kujdes. Përmes një trajtimi delikat, përmbushjes së premtimeve dhe shfaqjes se një simpatie të drejtë për aspiratat e një race injorante por shumë të zotë, turqit e rinj do të kishin qenë në gjendje të ngrinin dhe forconin në provincën e Shqipërisë një barrierë të padepërtueshme ndaj agresionit europian.
Në vend të kësaj, ata kanë ndjekur një rrugë që është përshkruar siç duhet nga korrespondenti në Kostandinopojë i “Times”-it të Londrës, si politika e rulit me avull. Duke injoruar këshillat e çdo politikani me përvojë, turqit e rinj nxituan t’i “trajtonin” shqiptarët njësoj si fshatarët injorantë turq në Azinë e Vogël. Asnjë strategji tjetër nuk do të kish qenë më e pavend dhe më e destinuar të dështonte.
Shenjat e para te nje kundershtimi u dhane që ne vjeshtën e vitit 1909, por duhej të vinte pranvera e vitit 1910 që një revoltë të merrte përmasa serioze. Në 5 prill të atij viti, shqiptarët myslimanë të skajit verilindor të Shqipërisë rrëmbyen armët kundër qeverisë. Për pak ditë rebelët mbajtën Kaçanikun, por 50 mijë trupa turke u dërguan menjëherë në rajon dhe lëvizja u shtyp. Ajo pati një karakter lokal dhe nuk kishte organizim. Shqipëria si e tërë nuk ishte qëllimi i saj.
Megjithatë, turqit e rinj menduan se kishte ardhur koha t’u jepnin një mësim shqiptarëve të pabindur. Trupat që ishin mbledhur për të shtypur kryengritjen marshuan nëpër Shqipëri. Një divizion shkoi në perëndim, në Shkodër. Ata përshkuan rrugë malore që për breza të tërë ishin mbyllur për këdo që udhëtonte i shoqëruar nga një ushtar turk, sepse shqiptarëve nuk u pëlqente uniforma e autoritetit turk.
Por tani malësorët, të zënë në befasi, do të çarmatoseshin. Pas shtypjes që kishin pësuar sivëllezërit e tyre, më të paktë në numër dhe të gjendur përballë automatikëve – një tmerr i pazakontë për shqiptarët e thjeshtë – nuk kishte shpresë për rezistencë. Armët e tyre – krenaria dhe zotërimet – iu morën, dhe shqiptarëve iu “dha një mësim” mizor. Një tjetër divizion i forcave turke marshoi në jug dhe penetroi në luginat paqësore të Shqipërisë.
alb 1Në Elbasan, udhëheqësit intelektualë të Shqipërisë së Re kishin hapur një shkollë normale. Ata po përpiqeshin të përgatisnin shqiptarët që të bëheshin mësues të bashkatdhetarëve të tyre injorantë në të gjithë vendin. Përdornin gjuhën shqipe dhe, sipas votimit të një kongresi shqiptar të një viti më herët, e shkruanin këtë gjuhë – një gjuhë europiane – me shkronja latine.
Nën Abdul Hamitin, çdo përpjekje për të shkruajtur apo dhënë mësim në gjuhën shqipe ishte shtypur. Vetëm në shkollat e misioneve austriakë dhe italianë në veri të Shqipërisë, ku ofrohej propaganda austriake dhe italiane, dhe jashtë survejimit të Sulltanit, kishte qenë e mundur që shqiptarët të studionin në gjuhën e tyre.
Sa për një alfabet, politikanët austriakë që mbështesin punën misionare të priftërinjve austriakë dhe nuk pushojnë asnjëherë së çuari përpara skemat austriake, shihnin me dyshim nga një e ardhme për Shqipërinë, liderët e të cilës të mësuar në Itali apo Austri do të bashkoheshin nga një gjuhë dhe alfabet i përbashkët.
Kështu u krijua një alfabet i gjatë dhe iu ofrua fëmijëve në shkollat e misioneve austriakë. Kjo do të ndihmonte për të krijuar të çara për të ardhmen, kur Austria shpresonte që do të trashëgonte këtë tokë dhe do të kishte të nevojshme të përdorte tiraninë e saj dinake për të austrianizuar shqiptarin.
Shkolla normale e Elbasanit, me alfabetin e saj latin dhe e çliruar prej propagandës së huaj ishte një rreze drite në errësirën e Shqipërisë. Ajo nuk kishte ndarje fetare – myslimanët dhe të krishterët ishin vëllezër pa dallim. Themeluesit kishin vetëm një qëllim, lartësimin e racës shqiptare.
Ata nuk ishin revolucionarë në kuptimin politik të fjalës. Ata donin të bashkëpunonin me qeverinë e turqve të rinj, dhe vetëm kërkonin që zbatimi i kushtetutës së re të kishte diçka të përbashkët me premtimet e saj themelorë.
Por kur ushtarët turq erdhën në Elbasan në verën e vitit 1910, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që shiheshin se kishin lidhje me shkollën normale apo simpatizonin përparimin e saj u ndoqën, u sollën para autoriteteve ushtarakë dhe u rrahën në një mënyrë shumë mizore për t’u rrëfyer. Rrahja me thupra dhe kamzhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan. Financieri i shkollës normale u fshikullua përtej çdo imagjinate.
Drejtori dhe shumë prej mësuesve u arratisën. Autoritetet ushtarakë kërkuan dhe rrahën personat përgjegjës për një telegram që ishte dërguar në drejtim të Kostandinopojës, ku kërkohej që mësimi në shkollat shqiptare duhej bërë në gjuhën shqipe dhe me gërma latine. Më tej ushtarët marshuan për të bërë punë të tjera “pasi kishin mbyllur atë shkollë dhe u kishin dhënë shqiptarëve një mësim për t’u mbajtur mend”.
Kryengritjet e shqiptarëve
Me kalimin e 1910, telashet nisën të shtohen për turqit në kancelaritë e Europës, sidomos për skandalin e orgjive të ushtrisë në Shqipëri dhe mbylljen e shkollës normale, ashtu sikurse dhe për çarmatimin brutal të të krishterëve në Maqedoni. Në Europë ekzistojnë gjithmonë disa palë, interesat politikë të të cilave mund të çohen përpara duke përkrahur të shtypurit.
Dhe ndonëse ishin motive hipokritë ata që vunë në lëvizje shumë burra shteti europianë që ndihmuan për shfaqjen hapur të këtyre ngjarjeve, e vërteta e bëmave të turqve të rinj në Shqipëri dhe Maqedoni gradualisht u bë e njohur për të gjithë.
Turku i ri ishte shfaqur tamam si biri i babait. Udhëheqësit panë që kishin bërë një gabim, por ata nuk do ta pranonin dhe ngjarjet e mëvonshme kanë treguar se nuk ndërruan mendje. Në prill 1911 ndodhi një kryengritje e malësorëve në provincën e Shkodrës, në veriperëndim të Shqipërisë përgjatë kufirit me Malin e Zi.
Revolta ishte një prej përpjekjeve të parakohshme dhe të pafata të një populli të dëshpëruar dhe trim, por të përçarë, për t’u hedhur kundër zgjedhës së patolerueshme. Në vend të shndërrohej në një revoltë të përgjithshme, kryengritja mbeti e kufizuar në skajin më verior të Shqipërisë.
Patriotët e vërtetë të të gjithë Shqipërisë i hedhin tutje dallimet fetarë dhe fisnorë kur gjenden përballë fakteve të mëdhenj të një trashëgimie të përbashkët dhe kundër një zgjedhe të përbashkët. Ata, pjesëtarët e arsimuar të racës së tyre, po luftonin fort vitin që kaloi për një përpjekje të përbashkët në kërkim të drejtësisë për të gjithë Shqipërinë.
Fatkeqësisht, këta udhëheqës ishin të keqorganizuar, pa financime dhe pa përvojë. Ata nuk morën mbështetje prej pjesës më të madhe të fiseve myslimanë, shumë prej të cilëve, megjithatë kishin qenë kaq të çarmatosur saqë nuk mund të mendonin të bashkoheshin në një rebelim. Mirditorët katolikë, një fis i fortë në jug të Shkodrës kishin pak pushkë, të gjitha të vjetra dhe hezituan të vijnë në ndihmë të revoltës së malësorëve, deri kur ishte shumë vonë.
Mali i Zi ishte shtylla mbështetëse e kryengritjes, përmes mbështetjes që ai dhe qytetarët e tij i dhanë refugjatëve shqiptarë të cilët dimrin e mëparshëm kishin kaluar kufirin dhe që në pranverë u rikthyen në Shqipëri, gati për luftë. Në këtë mënyrë u “gropos” thika që për breza të tërë ishte hequr nga këllëfi mes sllavëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve autoktonë.
Por, Mali i Zi u gjend rrezikshëm i përfshirë në çështjet shqiptare, në mospërputhje me diplomacinë europiane dhe sidomos mikun e vet, Rusinë. Kështu që, në fund Mali i Zi e la Shqipërinë në baltë. Pavarësisht këtij fakti, turqit u detyruan të bënin paqe me malësorët rebelë, duke u bërë atyre kaq shumë lëshime, saqë nisën të shfaqen ankesa nga popullsia myslimane e Shkodrës, që nuk ishte rebeluar.
“Cfarë! Ju i ofroni favore rebelëve”, thanë ata. “Po kush ju ka qëndruar besnikë, pavarësisht plagëve të vjetra”. Ishte njësoj si ankesa e djalit joplangprishës. Fatkeqësisht, turku nuk mundej të zbuste fëmijët e tij besnikë, ashtu siç bëri dikur babai çifut. Sa për marrëveshjen me malësorët, nuk dihej se sa do të zgjaste.
Shkollat vetëm do i lehtësojnë
E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetet nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve.
Me përjashtim të Znj Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan. Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e arsimit në popull”.
Nëse arsimi përhapet pa pengesa në Shqipëri, edhe shqiptarët do të fillojnë të kujdesen për vetveten. Shumë prej shqiptarëve të krishterë në qytetin e Shkodër janë arsimuar dhe kanë siguruar begati, falë italianëve dhe austriakëve.
Ata i druhen sidomos fanatizmit të vëllezërve të tyre myslimanë, ndonëse në malet disa kilometra larg, mes familjeve të malësorëve injorantë, si feja e krishterë ashtu edhe ajo myslimane mund të zënë vend nën të njëjtën cati, dhe ritet e krishterë e myslimanë mund të kryhen edhe në një ndërtesë të vetme.
Disa herë autori i këtij artikulli ka pyetur shqiptarë myslimanë të arsimuar, të interesuar për kauzën e racës së tyre, përse nuk u kanë predikuar myslimanëve të Shkodrës dhe gjetkë vëllazërinë mes të krishterëve dhe myslimanëve. Pa hezitim, por me turp dhe me buzët shtrënguar, përgjigja ka qenë çdo herë e njëjta: “Eshtë e pamundur. Myslimanët janë injorantë. Në fillim duhet të arsimohen, pastaj do të kuptojnë”.
Pak përpara shpërndarjes së parlamentit, në janar 1912, një deputet shqiptar, njëri prej kryezëdhënësve të racës së tij dhe për momentin lider i rebelëve, deklaroi: “Nëse turqit vazhdojnë të të përbuzin joturqit, ata do e rrënojnë vendin e tyre. E them këtë sepse i dua turqit, ekzistenca e të cilëve është e nevojshme për ne”. Deputeti shqiptar fliste për popullin e tij.
Shqiptari ka frikë nga e ardhmja
Shqiptari ka frikë se mos, në vend që të sigurojë lirinë për të cilën është lutur dhe ka luftuar, malet e tij të shtrenjtë dhe luginat pjellore do të ndahen mes shteteve ndërluftues, dhe se mos ai absorbohet nga një racë e huaj. Austria kërcënon të vijë nga veriu. Italia kanos nga përtej brigjeve të Adriatikut. Këta janë dy armiq që shqiptarët i urrejnë më keq se sa turqit, pavarësisht shkollave, spitaleve dhe kishave që përfaqësuesit e tyre kanë ndërtuar në veriperëndim të Shqipërisë.
Shqiptarët i tremben Austrisë dhe Italisë tamam si një polak profetik mund t’i jetë trembur tre grabitësve të tokës mëmë. Shqiptarët i druhen po kështu një konference europiane për këtë qëllim, se mos Mali i Zi dhe Greqia lejohen që të zgjerohen në kurriz të shqiptarëve. Alternativa ideale që ai do të dëshironte është një Turqi e mirëqeverisur, për të cilën ai do të jetë një prej “ledheve mbrojtes”.
Megjithatë, breza të tërë sundimi turk i kanë mësuar se nuk duhet të presë drejtësi nga turqit. Revolucioni i korrikut 1908 ofroi një rreze të përkohshme shprese, por errësira e dëshpërimit u rikthye menjëherë, më e zezë se më parë. Ndëshkimi me thupra, plumbi dhe qelia e burgut kanë qenë shpërblimi i vetëm pas kërkimit për “diçka më të mirë”. Eshtë e vërtetë që, shqiptarët që kishin qenë neglizhuar për shekuj të tërë nuk ishin të gatshëm që të pranonin me mirësi disa prej kushteve të “Konstitucionalizmit”.
Fshatari injorant, që nuk ka paguar asnjëherë taksa dhe nuk është rregjistruar asnjëherë për shërbimin ushtarak, nuk e vlerësonte “barazinë” e re, që iu manifestua atij përmes pagesës së taksave ashtu sikurse të gjithë banorët e tjerë të Turqisë, si dhe për kontributin e kuotave të tij për martirët në tokat e largëta të Jemenit.
Shqiptarët kanë shumë gjëra për të mësuar. Arsimi mund të kishte ardhur tashmë përmes udhëheqësve të tyre të iluminuar.
Por turku budalla bëri të vetmen gjë që dinte të bënte – ai marshoi me ushtri drejt Shqipërisë. Si pasojë, në vend që të shfrytëzonte shanset e një besnikërie entuziaste, ai rrënjosi edhe më tej ndjenjat e kahershme të mosbesimit dhe urrejtjes.
Spekulimet për të ardhmen e Shqipërisë të çojnë vetëm në labirinte të papenetrueshëm, pasi problemi i Shqipërisë është i lidhur ngushtë me Cështjen e Lindjes, ajo që ka munduar Europën për breza të tërë. Lufta e Krimesë u luftua për ta zgjidhur atë, por në një formë më të komplikuar ajo u rikthye në luftën ruso-turke 1877-1878.
Të dërguarit e Europës në Berlin në vitin 1878 djallosën Traktatin e Berlinit. A mos është shumë të shpresojmë që ka ardhur koha për daljen e një brezi më dashamirës diplomatësh? Megjithatë, Lindja e Afërt shpreson gjithmonë për një zgjidhje dhe për t’u dhënë fund kushteve që, me turqit e vjetër dhe tanime të rinjtë, po e bëjnë Perandorinë Otomane thjeshtë një legjendë.
Sot shqiptarët, arabët, armenët, bullgarët, grekët, serbët dhe vetë turqit po vuajnë, siç ka ndodhur prej dekadash, nga plaga e sundimit turk. Nga këta popuj të pafat, shqiptarët janë të parët që duhet të tërheqin vëmendjen e një bote joegoiste./konica.al/KultPlus.com
Këtë javë në Lozanë, të Zvicrës gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar. Dje ka nisur eventi “Mesdheu i Lozanës”, i cili për të tretin vit radhazi prezanton kulturën shqiptare në disa dimensione.
Gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, filma, punime artizanale e gatime tradicionale shqiptare ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare. /KultPlus.com
Historiani gjerman Gottfried Schramm (1929-2017) ka studiuar në Göttingen, Erlangen dhe Tübingen, dhe përfundoi doktoratën e tij në 1953.
Ai ligjëroi historinë moderne të Evropës Lindore në Universitetin e Freiburgut (Breisgau) nga 1965 deri në pensionimin e tij. Libri i Schrammit në gjuhën gjermane “Anfänge des albanischen Christentums: die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen” (Origjina e krishterimit shqiptar: konvertimi i hershëm i besianëve dhe pasojat e tij afatgjata), Freiburg në Breisgau 1994, shkaktoi zemërim kur u botua, sepse kundërshtonte teorinë mbizotëruese të origjinës ilire të popullit shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.
Schrammi i nxori shqiptarët nga basët e krishterë, ose besianët, një popull i hershëm thrakas të cilët u shtynë drejt perëndimit në Shqipëri nga atdheu i tyre malor origjinal në rajonin aktual kufitar bullgaroserbo- maqedonas në shekullin IX.
Teoria e Schrammit është ende e refuzuar, por pikëpamja e shqipes së hershme ( p. sh. besianëve) e përdorur si gjuhë liturgjike në manastir në gadishullin e Sinait në shekullin VI e bën temë për diskutim.
Në vijim është fragmenti i librit që nga gjermanishtja në anglisht e ka përkthyer i ndjeri Robert Elsie.
Një pikëpamje e re në historinë shqiptare
Më 1040 pas Krishtit, trupat e ofruara nga shqiptarët u revoltuan kundër një komandanti ushtarak bizantin në Italinë Jugore dhe iu bashkuan një kryengritësi që planifikoi të përmbyste perandorin në Kostandinopojë në 1043.
Me këtë informacion të regjistruar në vitet 1080 nga historiani bizantin Michael Attaliates, i cili vuri në dukje të gjitha ngjarjet e jetës së tij që dukej e rëndësishme për të, një komb hyri në analet e historisë së regjistruar, një popull që – sipas mendimit tradicional – kishte jetuar për shekuj diku në errësirë, përtej zotërimit të të dhënave historike. /koha.net/ KultPlus.com
Shqiptarët jo rrallë herë e kanë treguar veten të sukseshëm në fusha të ndryshme, si në art, shkencë e në sport. Në vijim, lista e 50-të shqiptarëve më të sukseshëm në botë.
Nënë Tereza– Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.
Robert De Niro– Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipëri.
Ismail Kadare– Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”
Inva Mula– Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.
Ana Oxa- Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.
Sandra Bullock– Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.
James Belushi– Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.
Ferid Murati– Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.
Angjelin Prelocaj– Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.
Eliza Dushku– Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.
Agim Kaba– Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.
Stan Dragoti- Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.
Riçard Lukaj- I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.
Joseph DioGuardi– Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.
Emina Cunmulaj- Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.
Alan Shepard– Ai u lind ne East Dery, New Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Ai vuri edhe flamurin shqiptar në Hënë.
Tie (Tahir) Domi-Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.
James Biberi- Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.
George Tenet- Ish-drejtori i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.
Kristine Elezaj- E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You knoë” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.
Azem Maksutaj– Ndër sportistët më të njohur në botë. Që në moshën 19-vjeçare u bë kampion i botës në peshën gjysmë të rënd në Taiboks. Cilësohet si sportisti më i mirë në botë në Taiboks, për të janë bërë edhe shumë filma.
Laureta Meci- E lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.
Ilir Shaqiri- Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”.
Kledi Kadiu- Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.
Leon Cino- Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.
Klajdi Selimi- Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.
Donald Llambro- Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën The Washinton Times. Ai ka lindur në 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Tedi Papavrami- I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.
Erald Dervishi- I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut.
Anthony Athanas- I lindur më 1911 në Korçë, ai shkoi në Nju Jork kur ishte vetëm 5 vjeç dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij shërbente afërsisht 700,000 vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë më i rëndësishëm në Amerikë.
Saimir Pirgu- Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.
Fadil Berisha- Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.
Hila Popaj- Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.
Liria Begeja- Regjisorja e njohur franko-shqiptare.
Elsa Lila- Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos.
Nik Xhelilaj- I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit.
Rame Lahaj- Tenori me famë botërore
William Gregory- William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli të kaluar.
Karl Gega- Një arkitekt me famë botërore. Ai është edhe ndërtues i hekurudhës së Semmeringut!
Igli Tare- Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali. Tani është drejtor teknik i ekipit të Lazios.
Ambeta Toromani- Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.
Oni Pustina- I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.
Valbona Çoba- Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.
Aris Golemi- I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.
Eda Zari- Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.
Aleksandër Moisiu- Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Re”
Laura Mersini Houghton- Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.
Andamion Murataj- Ështe kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjeteve te fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC). Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe dokumentare midis të cilëve dhe dokumentarin PBS Children Will Listen
Luan Krasniqi- Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës.
Lorik Cana- Ai ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhënë një kontribut dhe duke treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë, aktualisht luan me ekipin turk të Gallatasarajit. Është edhe ambasador i UNICEF-it, së bashku me lojtarë të kalibrit Bekam dhe Ronaldo./voal.ch/ KultPlus.com
Çdo histori e një personi që nga i varfër bëhet i pasur përfundon duke rënë pre e një shkalle mitimizimi, e paramenduar nga tema e saj dhe në duart e kronistëve të mëvonshëm, duke dashur të imponojë preokupimet e tyre për një përrallë të jashtëzakonshme.
Nga të gjitha biografitë e personazheve historike që nga askushi bëhen dikushi, pak janë më të jashtëzakonshme sesa ajo e Muhamed Aliut – një shqiptar i panjohur që planifikoi rrugën e tij nga errësira për t’u bërë “babai i Egjiptit modern”. Pasardhësit e tij do të sundonin vendin deri në vitin 1952 dhe ai do të kishte mbushur 250 vjep këtë të hënë, nëse nuk do të kishte ndërruar jetë në moshë të madhe në vitin 1849.
Por, edhe pse jo të gjithë ia dalin dot mbanë pa ndihmën e askujt, siç ishte rasti i Aliut, shumë pak prej tyre janë mitimizuar në këtë pikë.
Edhe faktet më themelore të jetës së tij janë në pikëpyetje. A është vërtet këtë të hënë ditëlindja e tij e 250-të? Apo Aliu thjesht e zgjodhi datën për forcuar markën e tij personale si Napoleon Bonaparti i Perandorisë Osmane – i cili gjithashtu do të mbushte 250 vjeç këtë vit?
Askush nuk e di. A ishte ai vërtet shqiptar? Apo edhe kjo ishte një pjesë e mitimizimit nga ana e tij, e projektuar për t’i bërë thirrje ushtarëve shqiptarë nën komandën e tij? Përsëri, edhe kjo nuk dihet.
E vërteta është se nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar këto fakte minimale, thotë biografi Khaled Fahmy: “Ai nuk ishte nga një familje e njohur, kështu që nuk kishte asnjë arsye pse prindërit e tij do ta kishin shënuar lindjen e tij.”
Kurdo që të ketë lindur ai dhe kushdo të kenë qenë paraardhësit e tij, ne dimë se ai ka lindur në Kavala, 150 kilometra në lindje të Selanikut.
Ashtu si me aq shumë protagonistë të historisë, babai i tij vdiq kur ai ishte i ri, duke e lënë atë në kujdesin e guvernatorit lokal.
Po të mos ishte për pushtimin e Egjiptit nga heroi i tij, Bonaparti, në vitin 1798, historia mund të mos kishte dëgjuar kurrë për Muhamed Aliun.
Egjipti ishte i rëndësishëm për Perandorinë Osmane, kështu që kur Perandori Francez e pushtoi atë, Sulltanin e zuri paniku, shpjegon Fahmy.
Përgjigjja e tij fillestare ishte dërgimi i një ushtrie nga toka përmes Sirisë. Por, ai gjithashtu dërgoi një forcë më të vogël prej rreth 4,000 forcash shqiptare nga deti që t’i bashkoheshin luftës, e cila mori një kontingjent edhe më të vogël në qytetin e lindjes së Aliut në Kavala.
“Muhamed Ali është pjesë e kësaj force dhe pika më e hershme kur ne fillojmë të dëgjojmë për të në të dhënat është në lidhjen e tij me këtë kontingjent të madh shqiptar,” tregon Fahmy. Në mes të rrugës përmes Mesdheut, udhëheqësi i kontingjentit shqiptar vdiq dhe komandanti i dytë i tij u zhduk menjëherë pas mbërritjes në tokë. Kjo bëri që Aliu të merrte në duar drejtimin e njerëzve. Në varësi të personit që tregon historinë, është pikërisht në atë moment që Aliu fiton identitetin e tij shqiptar, ose atë identitet që e katapulton atë drejt madhështisë. Duke shkruar në vitin 1984, dijetari i Universitetit të Kalifornisë, Ali Afaf Lutfi Sayyid-Marsot, nuk kishte asnjë dyshim për origjinën shqiptare të Aliut. Një shkrimtar i paidentifikuar për edicionin e vitit 1841 të Blackwood’s Edinburgh Magazine është po aq i sigurt për trashëgiminë shqiptare të Aliut. Ai e përshkroi atë si “një shqiptar. Raportet e përgjithshme që e përshkruajnë atë si një lypës, një skllav, apo një portier janë të gabuara.” Shkrimtari pohoi se para vdekjes së tij, babai i Aliut kishte qenë një oficer ushtarak që patrullonte rrugët rreth Kavalës. Fahmy, nga ana tjetër, beson se këto rrënjë shqiptare janë një pjesë klasike e mitimizimit të Aliut – jo më reale sesa viti i lindjes që ai pretendoi se e kishte të njëjtë me Napoleonin./KultPlus.com
Ky është një përkthim i pjesshëm nga libri ‘A record of eastern travel’ (Një shënim nga udhëtimi në Lindje) i autorit Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve, i cili në këtë vepër paraqitet me poseudonimin e tij Ben Kendim. Libri është botuar në vitin 1923 dhe kjo pjesë paraqet një shënim të shkurtër të historisë shqiptare që mbërthen periudhën e kohës otomane e deri në pavarësi. Në mënyrë interesante, shkrimi është thjeshtësuar më qëllim që të lexohet dhe kuptohet nga publiku i gjerë britanik.
Shqipëria
‘Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë’, thanë shqiptarët.
‘Shumë mirë’, tha Stambolli, ‘nuk do të keni rrugë’.
‘Ne nuk duam as shërbim ushtarak për shkak se ne të gjithë kemi lindur të lirë, pa marrë parasysh a jemi katolikë, ortodoksë apo myslimanë’, thanë shqiptarët me vendosmëri të madhe.
Edhe me këtë kërkesë Porta u pajtua, kurse shqiptarët me të madhe iu bashkuan Armatës turke si vullnetarë.
‘Ne nuk i duam gjykatësit turq’, deklaruan shqiptarët.
‘E tash, mos e teproni’, tha Porta. ‘Mos shkoni aq larg pasi kjo çështje e prek thellësinë e shtetit. Pranojeni këtë kompromis. Lejoni gjyqtarët turq dhe ne ju premtojmë se ata nuk do ta gjykojnë askënd’.
‘Në rregull’, thanë shqiptarët.
Regjimi i vjetër në Turqi ka qenë i gatshëm që ta pranojë lirinë dhe lejen për ta aprovuar anarkinë në Shqipëri e cila në atë kohë ka qenë shërbëtore e dobishme e perandorisë. Është e drejtë të thuhet që ligji turk nuk ka sunduar askund në malet e Shqipërisë, edhe pse me ngadalësi është vendosur në qytetet si Shkodra, Elbasani dhe Janina.
Shqiptarët janë dhe gjithmonë kanë qenë dashurues të mëdhenj të tokave dhe shkëmbinjve të tyre dhe për sistemin e jetës që kanë ndërtuar. Ka qenë sistem i rëndë, por i përshtatej popullit; secili njeri ka qenë polic i mjaftueshëm i vetvetes kurse hakmarrja ka qenë ligji i tyre i pranuar. Atë që Evropa do ta etiketonte si hakmarrje, shqiptarët e kanë quajtur drejtësi. Nga pikëpamja e vendeve të civilizuara, Shqipëria ka qenë vend pa ligj. Megjithatë, krimet e vogla që në Evropën Perëndimore i stërngarkojnë kronikat e gazetave, policinë dhe gjykatat, në Shqipëri kanë qenë shumë të rralla.
Ka shumë për t’u thëne për ligjin shqiptar. E vërteta, kurajoja dhe besueshmëria kanë qenë kualitete të këtij populli që i ka kultivuar me zell dhe ky fakt ka qenë i njohur në tërë Lindjen e Afërt. Rojtarët e bankave, që nga Kajroja e deri në Greqi dhe nga Stambolli në Jerusalem, kanë qenë shpesh shqiptarë. Shkelja e besimit apo vjedhja e parave nga shqiptarët në këto pozita përgjegjëse ka qenë aq e rrallë sa që praktikisht është e panjohur.
Shqiptarët posedojnë edhe një kualitet të papërshkrueshëm. Ata kanë një sharm të llojit të tyre dhe një atraktivitet magjie për vendin e tyre e cila gjë lë përshtypje të përhershme të shumica e atyre që kanë qenë në Shqipëri.
Në pamje dhe me trup shqiptarët e veriut e rivalizojnë çdo racë të Evropës. Në ditë pazari në Shkodër, në kohët e shkuara, njeriu mund të shihte malësorët thatanikë me kokë gjysmë të rruar dhe me sytë e tij të pa pushuar që ndahen në mes interesimit për mallrat e tregut dhe kujdesit të tensionuar për mundësinë e ekzistimit të ndonjë armiku në afërsi. Gratë e kanë një lezet që nuk ua shijojnë dy veta dhe që janë po ashtu ndryshe nga çdo racë tjetër. Ato duken sikur Madona që kanë zbritur poshtë nga malet me borë. Por, inteligjenca dhe shpejtësia e mendjes së burrave të maleve është më interesante se bukuria e rrallë që kanë gratë e tyre.
Në vitin 1880 z. Goschen dhe Lordi Edmund Fitzmaurice hartuan një memorandum për formimin e një Shqipërie autonome. Kufijtë që ata i propozuan dallojnë gjerësisht nga të sotmit pasi që ata përfshinë rrafshin e Kosovës, vilajetin e Shkodrës, qytetin e Janinës dhe pjesë të vilajetit të Manastirit. Ata kanë qenë njerëz të paanshëm, kurse propozimi i tyre kishte për qëllim arritjen e paqës. Propozimet e tyre nuk u miratuan.
Gjatë shekujve kur Turqia e dominoi Ballkanin ndjenja kombëtare ka qenë e mbështjellë dhe e pa ushqyer në tokat e sundimit të saj. Bullgarët kanë fjetur pa ëndrra, kurse serbët vetëm nga ëndrra e mbajnë në mend madhështinë e së kaluarës. Aspiratat e grekëve kanë qenë të kufizuara vetëm në një rreth të vogël të inteligjencës së tyre. Në Shqipëri nuk ka pasë dyshime dhe as ëndrra për arsye se populli kurrë, as për një qast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet.
Shpirti i bashkimit ka lundruar për një kohë të gjatë mbi ujë, por ende nuk e ka gjetur varkën e saj. Para se vendi të arrinte qëllimin e përbashkët të artikuluar është dashtë të kalojë nëpër një përvojë të zjarrit. Gjatë tërë dimrit të viti 1912 malazezët kanë qenë të angazhuar në punë propaganduese në drejtim të malësorëve në veri.
Një komision nën udhëheqjen e Adil Beut dhe i shoqëruar nga z. Robert Graves ka shkuar nëpër Shqipëri me qëllim që të eliminoj problemet që shkaktonin fermentim. Në Shkodër Adil Beu e emëroi Hysen Riza Pashën për vali dhe komandant ushtarak të qytetit të cilin ai menjëherë filloi ta fortifikojë. Misioni ka qenë më shumë se një herë nën zjarr gjatë udhëtimit dhe dështoi të arrinte sukses. Shumë shpejt shpërtheu revolta shqiptare në Kosovë nën udhëheqje të Isa Boletinit. Armët shqiptare triumfonin gjithkah. Shqiptarët e morën në posedim Shkupin dhe e mbajtën pjesën më të madhe të veriut ku unë kam pas fat t’i shoh incidentet të cilat do t’i përshkruaj në një kapitull tjetër. Porta e kuptoi se duhet të arrij marrëveshje. Shqiptarëve ju premtua autonomia e cila do ta përfshinte vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të atij të Manastirit. Ky koncesion erdhi me vonesë. Kjo i dha arsye agresionit të Aleancës Ballkanike e cila nuk e dëshironte një Shqipëri të pavarur.
Nuk nevojiteshin sytë e profetit për të parë ndarjen e Shqipërisë që ishte rezultat i fitores së Aleancës Ballkanike. Ismail Bej Qemali erdhi në Vlorë në gusht 1912, para shpalljes së luftës nga shtetet ballkanike dhe që në fillimt të luftës ai u kthye në Stamboll. Ai u kthye sërish në Vlorë dhe e shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke e ngritur flamurin kombëtar me 28 nëntor 1912. Qemali i lajmëroi Fuqitë të cilët nuk treguan ndonjë vëmëndje. Grekët, të ngjallur nga lindja e shtetit të ri shqiptar, i morën gjërat në duar të tyre dhe e bllokuan Vlorën, selinë e qeverisë së përkohshme anëtarë të së cilës ishin Dom Nikollë Kaçorri, Mufid Bej Libohova dhe Mithat Bej Frashëri.
Në vitin 1913, delegacioni shqiptar, i udhëhequr nga Ismail Bej Qemali, që përbëhej nga Mehmet Bej Konica një mysliman nga jugu, Filip Noga një katolik nga veriu, imzot Fan Noli një ortodoks nga Ibriktepe dhe Faik Bej Konica i cili përfaqësonte emigrantët shqiptarë nga Amerika në kuadër të federatës së Vatrës, erdhën në Londër për t’i paraqitur kërkesat e tyre në Konferencën e Ambasadorëve.
Me 6 mars 1913, mbreti Gjorgj i Greqisë u vra në Selanik, kurse mbreti Konstantin erdhi ne fron. Ndërkohë, lufta shkonte keq për turqit: Selaniku u mor gati pa u shkrepur asnjë plumb; Adrianopoli [Edrene] bëri rezistencë heroike; Manastiri ishte ende i rrethuar. Në Shkodër Hysen Riza Pasha u vra pasi që doli nga shtëpia e Esat Pashës ku kishte ngrënë darkë. Në Ballkan ka qenë zakon për nikoqirin që të dërgonte një apo dy njerëz të armatosur me fenerë për ta përcjellë mysafirin në shtëpi pas darkës. Hysen Riza Pasha u largua i vetmuar nga shtëpia e Esat Pashës. Riza Pashën e sollën përsëri në shtëpi të Esat Pashës disa minuta para se të vdiste. Bounuo kim yapdi – ‘kush e bëri këtë’? – e kishte pyetur Esat Pasha. Sen bendenü bilirsin – ‘ti e di më mirë se unë’ – kishte thënë Hysen Riza dhe kishte vdekur.
Pastaj, Esat Pasha e mori komandën dhe bëri marrëveshje me serbët. Kritikët e tij kanë thënë se financat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe se atij [Esat Pashës] ju premtua edhe principata e Shqipërisë së mesme. Ai marshoi nga Shkodra me 23 prill. Fuqitë refuzuan ta njohin okupimin malazez të Shkodrës dhe admirali Cecil Burney shkoi në qytet si kryesues i forcës ndërkombëtare me 13 maj kur malazezët u detyruan të evakuonin qytetin.
Kështu ndodhi që Shqipëria, duke qenë e para në luftë për liri, në llogari të saj e hapi rrugën për ekspanzionin e shteteve tjera ballkanike. Aletatë Ballkanikë e invaduan Shqipërinë si miq dhe si çlirimtarë, por mbetën aty si posedues dhe si trashëgimtarë. Shqipëria ka qenë si Samsoni në Tempullin e Gazës. Ajo [Shqipëria] e rrëzoi Perandorinë Otomane dhe mbi kokën e saj ranë ngrehurinat. /Telegrafi/
Në fillim të prillit 1896, raportet diplomatike britanike nga Stambolli flitnin për shenja të pakënaqësisë në shoqërinë osmane, si shprehje kundër regjimit autokratik të sulltanit. ‘Nga fshatarët e deri në Pallat’ dhe brenda të gjitha klasave, përfshirë ushtrinë dhe marinën, pakënaqësia ishte pothuaj publike. Ekzistonin disa organizata që vepronin në favor të shpërndarjes së agjitacionit për një qeverisje liberale, por një organizatë e rëndësishme qe formuar tri vite pas këtyre raporteve diplomatike britanike.
Kadetët ushtarakë i tërhiqte mendimi politik i Perëndimit dhe në mënyrë sekrete debatonin për mundësinë e aplikimit të tij në vendin e tyre. Në maj të vitit 1889, një grup prej katër studentëve të Kolegjit Mjekësor Ushtarak në Stamboll, në mesin e tyre Ibrahim Temo (1865-1945), një shqiptar nga Maqedonia, ishin mbledhur për të formuar një organizatë klandestine me qëllim të heqjes së sulltanit nga froni. Organizata ishte emëruar Ittihat Osmanli Cemiyeti (Shoqëria Osmane për Unitet).
Brenda një kohe të shkurtër, grupi u zgjerua në mënyrë rapide me anëtarë nga shkollat tjera, nga institucionet burokratike dhe ushtarake. Anëtarët u organizuan në qeliza sekrete dhe u identifikuan me numra. Ibrahim Temo mori numrin 1/1, që d.m.th. ishte anëtari i parë themelues ose ‘xhonturku numër një’ siç u quajt më vonë dhe që do të luante rol udhëheqës në këtë organizatë.
Kjo organizatë, më vonë, nga shtypi evropian u emërua me termin xhonturqit (turqit e rinj) dhe kishte për qëllim që ta kthente kushtetutën e abroguar, centralizimin e pushtetit dhe unifikimin e Perandorisë nën nacionalizmin e fuqishëm osman. Kjo ishte e kundërta e asaj që kërkonin shumica e shqiptarëve. Premtimi për shkollat në gjuhën shqipe ishte i vetmi element tërheqës që xhonturqit ofronin për shqiptarët. Megjithatë, shumë personalitete shqiptare që në të kaluarën kishin shprehur tendenca nacionaliste, dhe shumë oficerë ushtarakë, e shihnin organizatën xhonturke si mjet për të shtyrë përpara çështjen e tyre nacionale dhe kjo ishte arsyeja që iu bashkuan pa ndonjë hezitim të madh.
Ibrahim Temo, për t’i ikur arrestimit, u detyrua të shkonte në Rumani, ku punoi së bashku me Nikolla Naçon për të zgjeruar organizatën me anëtarë shqiptarë, të cilët ishin aktivë në organizatat e tyre sekrete nacionaliste. Temo ia doli ta rekrutonte Nexhip Dragën, anëtar i një familjeje shqiptare me influencë të madhe në Mitrovicë. Komitetet lokale të xhonturqve u shumuan shpejtë anembanë Kosovës, në mesin e popullatës dhe në garnizonet ushtarake dhe deri më 1908 u dominuan nga shqiptarët. Siç ka shënuar Noel Malcolm, ‘Kosova duhej të ishte mburojë kundër xhonturqve’, por në realitet shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës luajtën ‘rol vendimtar për t’i sjell ata [xhonturqit] në pushtet’.
Shqiptarët po ashtu luajtën një rol të rëndësishëm në mesin e organizatave xhonturke në ekzil. Ismail bej Qemali ishte në mesin e anëtarëve kryesor në kongresin që u mbajt në Paris më 1902 e që u organizua nga princi Sabahudin, me qëllim të bashkimit të fraksioneve të ndryshme të xhonturqve. Ismail beu propozoi që të kërkohej nga Fuqitë evropiane që ato të intervenonin, por shumica e xhonturqve nuk u pajtuan. Xhonturqit mendonin se Fuqitë e Mëdha ishin armiku më i madh i osmanëve dhe se do të ishte turp që të kërkohej ndihmë prej tyre. Ata argumentonin se Ismail beu po ua hapte derën vendeve evropiane imperialiste, që kishin tendenca për të okupuar territore të Perandorisë.
Duke bërë këso propozime, Ismail beu dëshironte që me ndihmën e Fuqive ta siguronte ardhmërinë e Shqipërisë. Ai nuk e braktisi kauzën shqiptare dhe asnjëherë nuk i përkrahu tërësisht xhonturqit. Nën këshillat e Ismail beut, Xhemil Vlora vepronte në Shqipërinë e mesme, kurse në Paris u ndihmoi nacionalistëve shqiptarë që udhëhiqeshin nga Jup Kastrati, që ta themelonin organizatën e tyre.
Botimet shqip në Evropë, të cilat përkraheshin nga Ismail beu, haptas promovonin autonomi ose pavarësi për Shqipërinë. Çështja shqiptare ishte aq temë e rëndësishme në mesin e xhonturqve në ekzil, saqë Porta i shfrytëzoi këto fakte që të deklaronte se Dahmat Mahmut Pasha dhe bijtë e tij po e përkrahnin haptas lëvizjen nacionaliste shqiptare. Kjo e detyroi Dahmat Pashën që ta përgënjeshtronte këtë deklaratë dhe të shprehej se nuk pajtohej me idenë për Shqipërinë e pavarur ose autonome.
Në atë kohë u bë e qartë se Ismail beu nuk ishte në pozitë që t’i udhëhiqte shqiptarët në ekzil, pasi që xhonturqit, por edhe nacionalistët shqiptarë, e konsideronin si pro-grek dhe pro-britanik. Ai shihej si favorizues i një marrëveshjeje diplomatike e cila do të çonte në autonominë e Shqipërisë, por që ishte proces i ngadalshëm dhe, si i tillë, refuzohej nga shumica e atyre që e përkrahnin luftën guerile kundër Portës. Edhe xhonturqit grekë të Maqedonisë dhe pjesëve tjera të Perandorisë Osmane, ishin kundër Ismail beut, pasi që atyre nuk u pëlqente ideja e intervenimit të jashtëm dhe pavarësia e Shqipërisë. Dervish Hima, një prijës nacionalist dhe delegat në Kongresin e Parisit, ishte faktor më i madh, por që Porta gabimisht e kishte cilësuar si vartës i Ismail beut.
Në lidhje më ndihmën nga jashtë, princi Sabahudin dhe Ismail bej Qemali vendosën që të përfshinin Qeverinë britanike në planet e tyre për ta hequr sulltanin nga froni. Ismail beu veproi duke shfrytëzuar eksperiencën dhe lidhjet që i kishte themeluar gjatë karrierës së tij me diplomatët britanikë dhe Foreign Office-in. Britanikët mund të kishin arsye që ta ndihmonin një puç. Foreign Office-i po e humbte influencën që dikur e ushtronte pa pengesa ndaj Portës, kurse këtë rol tashti po e merrte Gjermania. Sulltani ia kishte dhënë Gjermanisë koncesionet e hekurudhës së Bagdadit, kurse britanikët gjatë vitit 1903 dhe 1904 kishin bërë gjithçka për ta bllokuar këtë skemë.
Ismail bej Qemali tentoi që ta siguronte përkrahjen britanike dhe të sillte ndryshime radikale në sistemin osman të qeverisjes, por kjo përfundoi pa sukses pasi britanikët refuzuan që të përfshiheshin në këtë çështje. Dështimi i organizimit të grushtshtetit ndikoi që autoriteti i Sebahudinit dhe Ismail beut të venitej në masë të madhe në mesin e përkrahësve të tyre. Me siguri kjo ka qenë arsyeja pse Ismail beu vendosi që të distancohej nga xhonturqit dhe të tregonte më shumë konsideratë për të ardhmen e Shqipërisë.
Kongresi i Parisit (1902) tregoi se xhonturqit dhe nacionalistët shqiptarë në ekzil ishin më shumë organizata intelektuale sesa politike. Ata nuk kishin themeluar lidhje të forta me organizatat dhe popullin brenda territorit të Perandorisë. Revolucioni po tharmohej në Maqedoni, kurse xhonturqit dhe nacionalistët shqiptarë në ekzil ishin jashtë ngjarjeve dhe situatës reale në terren. Por, shqiptarët me tendenca nacionaliste, sikur ata me ndjenja osmane, së bashku me oficerët e ndryshëm të ushtrisë të cilët iu bashkuan xhonturqëve në Maqedoni dhe Kosovë, ishin në gjendje më të mirë për ta ndryshuar situatën.
23 thënie që të huajt i kanë shkruar për prejardhjen e shqiptarëve
-Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
-Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
-Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
-M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
-Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
-Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
-Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
-Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.
-Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
-Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
-Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
-Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.
-Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
-Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
-Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
-Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.
-Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
-Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
-Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”
-Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
-Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.
-Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.
“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.
I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej
burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time
kundërshton.”
Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit:
“O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e
largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur
në Ilion…””
Homeri (Iliada)
“Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata
janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët.”
Fransua Pukëvil
“Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me
mjekra janë njerëz apo demonë.”
Napoleon Bonaparti
“Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç
t’ishin më të arrira.”
Xhorxh Bajron
Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë.
Aleksandër Duma
“Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie
nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer.”
Alfred Gilleron
“Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin
miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”
Aleksander Degrand Jules
“Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga
trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në
botë.”
Fred Xhorxh Uilliams
“Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e
kuriozë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi.”
Franc Babuger
“Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste…” Stefan Cvajg
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë
më të vjetërit në Evropë”.
Maximilian Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të
jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo
është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët
Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të
njëjtit gjak”.
M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk
janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se
shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi
ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një
peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur
që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është
‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para
12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga
përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet,
sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve,
etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri,
Maqedoni dhe Thesali”.
Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë
të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë
të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të
sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër
të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër,
të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur,
ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit,
Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të
vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë
këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të
arit të pastër”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga
fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat
antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e
pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.
Georg Hahn: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa
ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e
merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para
4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull
autokton”
Johan Georg Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe
ilirishtja nga pellazgjishtja”.
Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty
gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe
në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.
Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”./KutlPlus.com
Rose Wilder Lane është një amerikane e njohur për shkrimet e saj mbi Shqipërinë. Interesimi i saj për Shqipërinë nis në vitin 1921, e zgjat deri në vitin 1967, pasi në këtë vend ajo kishte lënë djaloshin Rexh Meta, jetën e të cilit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, ajo e ndoqi gjatë gjithë jetës. Lane nuk u martua e nuk pati fëmijë të saj, edhe pse gjatë jetës pati lidhje sentimentale. Megjithatë, gjatë gjithë jetës ajo u kujdes për disa fëmijë e të rinj në nevojë.
Ndjenja e paplotësuar e amësisë e shtyu në fillim të
kujdesej për djaloshin jetim shqiptar, Rexh Meta; pastaj për dy vëllezërit:
John dhe Al Turner nga Misuri dhe, në vitet e fundit të jetës, për një vajzë të
re vietnameze, motrën e përkthyeses së saj, të cilën e ndihmoi të vinte në SHBA
dhe të hynte në universitet. Po, me sa duket, dëshirën e fortë të Lane për t’i
parë të suksesshëm ata fëmijë, e plotësoi vetëm Roxher Mekbrajd (Roger
McBride), “nipi” i saj i adoptuar, djali i një botueses së saj. Ai e quante
“gjyshe”. Mek-brajd u bë jurist i njohur dhe ndjekës i mendimeve të saj
liberale.
Ai ndoqi rrugën e veprën e saj, si një prej themeluesve të
neo-liberalizmit amerikan. Deri në fund të jetës ai u kujdes jo vetëm për
problemet ligjore e trashëgiminë e Lane, po edhe për t’i plotësuar një amanet:
të ndihmonte familjen e Rexh Metës. Në vitin 1990, edhe pse vetë Rexha kishte
ndërruar jetë në vitin 1985, Roxher Mekbrajd u lidh me familjen e Bora-Rozës,
vajzën e Rexhës, dhe e mori atë, bashkëshortin e saj, Genc Koka, dhe dy djemtë e
tyre në Shtetet e Bashkuara, ku ata jetojnë edhe sot.
Studiuesja Eleni Laperi e tregon këtë histori në librin mbi
jetën e Rose Lane. Zemra e saj e dhimbsur dridhej para padrejtësive të kësaj
bote. “Barra e pafuqisë së botës para atij mjerimi më rëndonte në shpirt më
shumë, se barra e teshave të leshta, të nginjura me ujë mbi muskujt e
rraskapitur”, shkruan ajo në një prej tregimeve të saj shqiptare.
Para se të largohej nga Shqipëria, Lane arriti të bënte një
marrëveshje me Qeverinë shqiptare, dhe Rexh Meta, që mbaroi shkollën Teknike të
Tiranës, shkoi për studime në Kembrixh. Marrëveshja ishte: Qeveria shqiptare,
Ahmet Zogu, do i jepnin Rexhës 100 napolona në vit, ndërsa ajo do i dërgonte 50
dollarë në muaj për të plotësuar bursën e tij. Rexha u diplomua në Kembrixh, po
nuk pranoi të shkojë të jetojë në Shtetet e Bashkuara, kur e ftoi Lane. Edhe ai
kishte ëndrrën e tij: të punonte për të përmirësuar jetën e malësorëve të
Dukagjinit e Pejës.
Kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, ai i shkroi Lane të
shihte mundësinë e vajtjes së tij në ShBA, duke i shkruar një letër Xhemil
Dinos, i cili ishte në atë kohë ministër i Jashtëm, apo duke i shkruar kapiten
Kroulit, i cili kishte në Nju-Jork një pozitë të rëndësishme në një bankë të
madhe.
Ai dëshironte të siguronte gruan dhe fëmijët e tij. Po asgjë
prej këtyre nuk u bë e mundur, edhe pse Lane i kërkoi ndihmë edhe ambasadorit
shqiptar në Uashington, Faik Konicës. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria
mbylli kufijtë, Lane u përpoq përsëri ta merrte në ShBA, Rexhën e familjen e
tij, po qeveria e re shqiptare nuk pranoi.
Ajo i shkroi disa letra mikut të saj, ish presidentit
Herbert Huver, iu drejtua edhe gruas së presidentit amerikan Eleonor Ruzveltit.
Po pa asnjë rezultat. Madje, sipas Roxher Mekbrajdit, një përfaqësues i
Shqipërisë në OKB e kishte kërcënuar duke i thënë se Rexha dhe familja e tij do
të kishin pasoja të rënda, nëse ajo do vijonte të kishte lidhje me ta.
Për të mbrojtur Rexhën dhe familjen e tij, ajo pranoi të
ndërpresë lidhje me ta. Po vijoi ta ndihmojë familjen e Rexh Metës në fillim
nëpërmjet Harri Fullcit, e, më vonë, kur Rexha u burgos, lidhjet midis gruas së
Rexhës dhe Lane i ndihmoi Sami Repishti, i cili njihej me familjen e Qazim
Danit nga Shkodra, vjehrri i Rexhës. Lane mendonte se gjithë ky zemërim i
Qeverisë së re shqiptare ndaj saj lidhej me artikullin “Credo”, të botuar në
vitin 1936.
Në vitin 1935, në një skicë autobiografike të botuar në
“Saturday Evening Post”, Llejn shkruan: “…Nga 1914 deri në 1920, kur vajta për
herë të parë në Evropë, kam qenë pacifiste. Votova për Uillsonin, sepse ai nuk
na futi në luftë. Në 1917 u bëra komuniste e bindur, ndonëse jo anëtare partie.
Pasi vajta në Rusi nuk isha më… Tani jam një fondamentaliste amerikane.
Më jepni pak kohë dhe unë do ju them pse individualizmi,
laissez faire dhe anarkia e përmbajtur e kapitalizmit ofron mundësitë më të
mira për zhvilli-min e shpirtit njerëzor.” Idetë e saj mbi komunizmin ndryshuan
kryekëput, kur në një fshat të Rusisë, mësoi nga bujqit se qeve-ria ndërhynte
shumë në punët e fshatit. Ata iu ankuan për rritjen e burokracisë, që merrte
gjithnjë e më shumë njerëz nga fusha e prodhimit. Fshatari parashihte kaos dhe
vuajtje nga centralizimi i skajshëm i pushtetit ekonomik nga Moska.
Kur u largova nga Bash-kimi Sovjetik nuk isha më komuniste, shkruan Lane, sepse unë besoj në lirinë e individit. Në 1936, pas një udhëtimi me gazetarin Garret Garet, nëpër SHBA, dhe e nxitur nga ai, Lane botoi në “Saturday Evening Post” artikullin me titull “Credo”. Garet i entuziazmuar prej ideve të saj mbi politikën, i tha: “Shkruaj për të fituar jetesën, po mos hiq dorë nga idetë e tua dhe shkruaj për atë që të pëlqen”./KultPlus.com
Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924
Ne vendin tone mbreteron konfuzioni i pese anarkive :
E para – Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
E dyta – Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.
E treta – Anarkia morale:Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta – Anarkia patriotike:Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anëe mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.
E pesta – Anarkia e idealeve:Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin./KultPlus.com
“Le Petit Troyen” ka botuar, të hënën e 8 marsit 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e presidentit Wilson për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar.
Shkresa e re e presidentit Wilson për çështjen e Adriatikut
“Shkresa e re e presidentit Wilson lidhur më çështjen e
Adriatikut erdhi dje në Quai d’Orsay (Ministrinë e Jashtme franceze)
Ky dokument është i moderuar në formë. Presidenti
përshëndeti tonin e përzemërt që mbizotëronte në mesazhet e fundit të aleatëve,
por ai mban të njëjtin qëndrim dhe vazhdon të formulojë të njëjtat
kundërshtime, si për çështjen e Fiume-s dhe atë të Shqipërisë.
Ai mbështet, në fakt, memorandumin e 9 dhjetorit të fundit.
Veçanërisht për Shqipërinë, ai deklaron se është e
rëndësishme mbrojtja e të drejtave të popullit shqiptar dhe nuk pranon që
Jugosllavët të favorizohen në këtë pikë.
Së fundi, duke iu përgjigjur pasazhit të letrës së
Zotërinjve Millerond dhe Lloyd George, të cilët treguan shqetësim serioz për
një shtyrje më të gjatë të çështjes së Adriatikut, presidenti i Shteteve të
Bashkuara e mbron fuqimisht veten se nuk ka shkaktuar këtë vonesë dhe lidhur me
këtë pikë nuk mban asnjë lloj përgjegjësie.
Faik Konica, një njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, është ndër figurat më të shquara shqiptare.
Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar
politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte,
poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.
KultPlus ju sjellë 7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët:
1. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e
shpirtit shqiptar. ( 1907).
2. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që
ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906).
3. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë.
(Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
4. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash
që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.
5. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të
marrë vesh.
6. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të
lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga
mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i
mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga
dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).
7. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34)./KultPlus.com
Kjo fotografi është e shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbo-malazeze nga trevat shqiptare në Malin e Zi.
Para fillimit të Luftërave Ballkanike, qytetet shqiptare
Podgorica, Tuzi, dhe një pjesë e Malësisë së Madhe u pushtuan nga Mali Zi, dhe
banorët shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Kurse nga qyteti i Tivarit i cili ishte “cënuar” nga Mali i Zi në vitin 1878, shqiptarët u dëbuan në vitin 1912/1913./KultPlus.com
Ministri e Kulturës e Malit të Zi ka vlerësuar se me rastin e hapjes së Qendrës Kulturore të Serbisë në Pekin, organizatori “ka vënë dorë konkretisht” mbi trashëgiminë kulturore të Malit të Zi “duke e prezantuar si të veten”.
“Përmes paraqitjes së lahutarit në hapje të Qendrës Kulturore të Serbisë “Ivo Andriq” në Pekin, i cili ishte i veshur me kostume popullore malazeze, si një veçori identitare skajshmërisht eksplicite, organizatorët e kësaj shfaqjeje kanë vënë dorë në trashëgiminë konkrete kulturore të Malit të Zi, duke e prezantuar si të veten” ka saktësuar Ministria e Kulturës së Malit të Zi, transmeton Koha.net.
Në Pekin më 29 nëntor është hapur Qendra Kulturore “Ivo Andriq” e Serbisë, dhe me këtë rast u mbajt një ceremoni që u shoqërua edhe me një program kulturo-artistik. Njëra nga pikët ka qenë edhe ajo muzikore me lahutë nga një i ri i veshur me kostum popullor malazias.
“Fakti se të kënduarit me lahutë është pjesë e trashëgimisë kulturore e shumë popujve të Ballkanit, së paku kërkon një prezantim më të kujdesshëm të kësaj trashëgimie jomateriale, nga ai që u mund u pa me rastin e hapjes së Qendrës Kulturore “Ivo Andriq” të Serbisë në Pekin”, janë shprehur në Ministrinë malazeze të Kulturës. Kjo ministri ka shtuar se fakti tash për tash i regjistrimit të këngës me lahutë në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale Kulturore të Njerëzimit, si pjesë e trashëgimisë Kulturore të Serbisë, do të thotë se Serbia me rastin e prezantimit të kësaj trashëgimie traditën e këndimit me lahutë e konsideron të veten sikurse edhe çdo gjë që shkon me të, siç është veshja, domethëniet simbolike dhe burimore si dhe autentiteti i teksteve të këngëve të lahutës, transmeton Koha.net.
“Duke respektuar faktin se këndimi me lahutë i takon edhe trashëgimisë kulturore të Serbisë, gjë që fundja është vërtetuar edhe me vetë regjistrimin në listën e UNESCO-s, konsiderojmë se me rastin e prezantimit dhe promovimit të kësaj trashëgimie jomateriale nuk do të duhej t’u referohej atyre përmbajtjeve dhe elementeve të saj që u përkasin popujve të tjerë, përkatësisht trashëgimisë kulturore të shtetit tjetër”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi.
Kjo ministri thekson se Mali i Zi “duke u nisur nga veprime të tilla në të ardhmen këndimin me lahutë do ta prezantojë si trashëgimi të veten kulturore, që posaçërisht do të lidhet me periudhën pasi të pranohen kandidaturat nga ana e UNESCO-s për Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë, Kroacinë dhe BeH”.