Një 42 vjeçare që i ka dedikuar gjithë jetën fëmijëve ka harruar ëndrrat, jetën dhe atë që ishte përpara se të bëhej nënë. Tani që vajzat janë rritur, ajo, Shirli Valentina ka mbetur vetëm me veten. Përtej normave shoqërore, ajo zbulon se përtej kuzhinës së saj ka një botë tjetër.
Duket si një dramë, por është një komedi, me ironi therëse, nga ato që të bëjnë të mendosh.
Ajo është Shirli Valentina dhe këtë përpjekje të saj për të gjetur vetveten aktorja e sjell e vetme në skenë, për gati një orë. Interpreton gati 10 personazhe, e rrethuar nga vezët, tigani, e tavolina e ngrënies.
Me një koncept regjisorial të veçantë edhe për prezantimin e shfaqjes në Tiranë, regjisorja Driada Dervishi vendosi që media t’i bashkohej aktores me elementët e shfaqjes dhe në skenë. Edhe si një mesazh që të gjitha vajzat janë apo do të jenë Shirli Valentina, që harrojnë veten kur bëhet fjalë për t’iu përkushtuar familjes.
Kjo komedi është vendosur në 30 vende të botës dhe ka mbi tre dekada që rivendoset në skenën britanike. Ëilly Russell u vlerësua për veprën e tij që në vitin 1988 kur edhe nisi të vendosej në skenat teatrale. Në Tiranë vjen në skenën e Teatrit Kombëtar për 4 ditë rresht nisur nga 8 shkurti, shkruan VizionPlus./ KultPlus.com