Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se bashkë me Kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, kanë përuruar shtatoren e Nënë Terezës.
Osmani është shprehur se kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
“Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali
Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”, shkruan presidentja Osmani. / KultPlus.com