Shndërrimi i kishave të Londrës në shtëpi mahnitëse

Si e ktheni një kishë të madhe, historike në një shtëpi luksoze?

Zhvilluesit e pronave kanë përgjigjen.

Të shpërndara nëpër Londër, këto kisha janë shndërruar në shtëpi spektakolare.
Përmasat e tyre janë ‘lotuese’ për sytë, të shndërruara në zona kolosale për banim dhe tavane aq të larta sa një ndërtesë katërkatëshe. Dhe karakteristikat e tyre të veçanta janë të pafundme, nga harqet madhështore në dhomën e gjumit dhe altarët në banjë e deri te dhjetëra dritare të larta.

Image

Por këto shndërrime duhet të jenë praktike gjithashtu, kështu që këtu mund të shikoni si shndërrohet një kishë e madhe historike në një shtëpi luksoze, të jetueshme.

Brian d’Arcy Clark, është drejtor i projektit në Savills, i cili po përfaqëson dy shndërrime të reja mbresëlënëse të kishëzave në Fulham. Shtëpia e Shën Gjonit, me çmim 15 milionë funte dhe shtëpia e Shën Markut, me çmim 20 milionë funte, janë në shitje. Kishat origjinale u projektuan më 1841 nga arkitekti Viktorian Edward Blore, i njohur për punën e tij në kompletimin e Pallatit Buckingham.

Shtëpia e ndërtuar në kishën e Shën Gjonit është dizajnuar për një familje të madhe, ndërsa ajo e Shën Markut është më tepër argëtuese. Blerësi i saj mund të jetë i ri, pa ngarkesa dhe përgjegjësi në jetë.

Image

Të gjitha tiparet origjinale janë ruajtur, duke përfshirë dritaret, tavanet, gurët dhe tipare të tilla si shtyllat dhe çatitë. Por për plotësimin e nevojave të super të pasurve që do të jetojnë aty, çdo bodrum përmban një pishinë, palestër dhe një kinema.

Një tjetër kishë është Kisha e Shën Saviors e shkallës II, e cila është shndërruar në një shtëpi ultra-luksoze me shtatë dhoma gjumi, me çmim 44 milion funte. Është bërë një rimodelim, duke përfshirë një pishinë të madhe, palestër, kinema, dhomë me avull dhe sauna. Ekziston gjithashtu një zonë muzikore, një zonë pritjeje që mban deri në 12 persona në mënyrën më komode të mundshme dhe një zonë studimi që është më e madhe se dhomat e pritjes së njerëzve.

Image

Chapel në Hampstead Manor është ende në treg prej disa vitesh.
Joshëse, me hapësira të mbushura me objekte luksoze, që gjenden gjithmonë në shtëpitë e multimiliarderëve. Nuk janë humbur as këtu detajet origjinale arkitektonike, kolonat harqet, trarët si dhe xhamat.

Këto ishin disa nga kishat në Londër të cilat janë kthyer në ambiente super luksoze për të jetuar. /class/ KultPlus.com

Image

Në Istog ndërtohet një shtëpi me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

Shtëpia “Donald Trump Amerika” tashmë gjendet në Istog.

Kjo shtëpi e cila tashmë ka përfunduar punimet, po shihet si një shenjë falënderimi për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën.

Jemi mësuar të shohim statuja, flamuj apo simbole të tjera, por kjo e fundit erdhi krejt ndryshe dhe si duket ka befasuar edhe qytetarët e Istogut.

Shtëpia e cila mbart mbishkrimin “Donald Trump Amerika” nuk e dimë nëse do të ketë edhe ndonjë funksion tjetër, apo thjeshtë një shtëpi banimi.

Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, sepse jemi mësuar që kosovarët edhe fëmijët e tyre t’i pagëzojnë me emrat e liderëve amerikanë. / KultPlus.com