Thëniet më të njohura të 45 presidentëve të SHBA

Pas betimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës së kreut të shtetit, gjatë ceremonisë presidentët amerikanë mbajnë një fjalim. Ja cilat janë disa nga citatet e famshme të shkëputura nga fjalimet e tyre.

George Washington (1789–1797)

“Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur”.

John Adams (1797–1801)

“Asnjë person që ka mbajtur detyrën e presidentit nuk mund të përgëzojë dikë që e cilëson mik për besnikërinë e treguar”

Thomas Jefferson (1801–1809)

“Unë uroj të shikoj këtë pije (birrë) që të zëvendësojë wiskey-n, pije që deri tanika bërë që një në tre persona të jenë të varur dhe më shumë se kaq: ka shkatërruar familjet”.

James Madison (1809–1817)

“Asgjë më shumë nuk ndryshon se sa ndryshon mendja”. (e thënë pak momente përpara se të vdiste).

James Monroe (1817–1825)

“Zonjës time Monroe, nëse i shton të bijën për shoqërinë që i bën, pavarësisht se shkakton goxha rrëmujë, mund ta cilësosh kontribuuese të madhe në zbavitjen e saj”.

John Quincy Adams (1825–1829).

“Katër vitet më të këqia të jetës sime, ishin katër vitet e mia në presidencë”.

Andrew Jackson (1829–1837)

“Nëse një punë në qeveri nuk e bën dot një demokrat, atëherë atë punë nuk mund ta bëjë askush tjetër”.

Martin Van Buren (1837–1841)

“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”.

William Henry Harrison (1841)

“Disa njerëz si puna ime kanë budallallëkun e mjaftueshëm për t’u shkuar në mendje se mund të bëhen presidentë të Shteteve të Bashkuara”.

John Tyler (1841–1845)

“Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën”.

James Knox Polk (1845–1849)

“Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë”.

Zachary Taylor (1849–1850)

“Tregojini atij se si përfundon në ferr” (Në përgjigje të kërkesës së gjeneralit meksikan Santa Anna për t’u dorëzuar).

Millard Fillmore (1850–1853)

“Është turp kombëtar që presidentët tanë, pasi kanë mbajtur postin më të lartë të shtetit, duhet lënë në mëshirë të fatit dhe ndoshta të jenë të detyruar të hapin një dyqan ushqimesh si mjet jetese”.

Franklin Pierce (1853–1857)

“Nuk ka ndonjë gjë në të majtë…. Por ama janë të dehur” (në planet e tij pasi humbi një kandidim të dytë në 1856).

James Buchanan (1857–1861)

“I dashur zotëri, nëse ju jeni po aq i lumtur në momentin kur futeni në Shtëpinë e Bardhë po aq sa edhe edhe kur largoheni prej saj, realisht ju jeni një njeri i lumtur”.

Abraham Lincoln (1861–1865)

“S’di se kur unë do dëgjoj dikë të më argumentojë skllavërinë dhe unë do ndjeja një impuls të fortë për të njohur dhe kuptuar personalitetin e tij”.

Andrew Johnson (1865–1869)

“Nga të gjitha rreziqet që kombi ynë ndeshet akoma një gjë është e vërtetë: Ato nuk janë të njëjta me ato të cilat duhet të rezultojnë nga sukseset e arritjeve më të fundit të afrikanizimit të gjysmës së Jugut të vendit”.

Ulysses S. Grant (1869–1877)

“Puna nuk është turp për njerëzit; për fat të keq herë pas here ka njerëz që turpërojnë punën”.

Rutherford B. Hayes (1877–1881)

“Unë jam tejet i lodhur nga kjo jetë e varësisë së plotë, nga përgjegjësia dhe nga rraskapitja”.

James A. Garfield (1881)

“Zoti im! Në këtë vend ka gjithçka që një njeri i dëshiron t’i ketë. Apo jo?”.

Chester A. Arthur (1881–1885)

“Unë mund të jem president i SHBA, por jeta ime private nuk është çështje e dikujt”.

Grover Cleveland (1885–1889,1893–1897)

“Gratë e ndjeshme dhe të zgjuara nuk dëshirojnë të votojnë”.

Benjamin Harrison (1889–1893)

“Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën”.

William Mckinley (1897–1901)

“Ne kemi nevojë për Hawai-n më shumë se sa California-n. Kjo është prova e pashmangshme”.

Theodore Roosevelt (1901–1909)

“Fitorja e luftës nuk vlen sa fitorja e paqes”.

William Howard Taft (1909–1913)

“Nuk e ke shfrytëzuar detyrën e presidentit, nëse nuk keni siguruar një tren me një vagon-restorant në të”.

Woodrow Wilson (1913–1921)

“Dobia e një universiteti është se nxjerr aristokratë të rinj, ndryshe nga baballarët e tyre që nuk e kishin këtë mundësi”.

Warren G. Harding (1921–1923)

“Unë jam një burrë me pak talent nga një qytet i vogël; nuk dukem shumë që unë jam president”.

Calvin Coolidge (1923–1929)

“Kur shumë njerëz janë të pazotë të gjejnë punë, ata përfundojnë të papunë ”.

Herbert Hoover (1929–1933)

“Unë jetova më shumë se bastardët” (duke iu referuar shumë njerëzve që e bënin fajtor për Depresionin e Madh).

Franklin Delano Roosevelt (1933–1945)

“Për të qenë i suksesshëm në të folurin publik duhet të kesh parasysh këto rregulla: Të jesh i sinqertë, të jesh konçiz dhe të jesh i përulur”.

Harry S. Truman (1945–1953)

“Unë e shkarkova MacArthur (gjenerali i trupave amerikane të dërguar në Kore) sepse ai nuk respektoi autoritetin e presidentit. Unë nuk e shkarkova atë sepse mendoja se ai ishte maskara. Ai në fakt ishte i tillë. Por është e rëndësishme të them se të qenit maskara nuk është kundër ligjit. Ah, nëse kjo do ishte e kundërligjshme, gjysma e drejtuesëve të ushtrisë do futeshin në burg”.

Dwight David Eisenhower (1953–1961)

“Nuk dua që kur urinoj të kujtoj këtë qelbësirë”.(duke iu referuar senatorit Joe McCarthy).

John Fitzgerald Kennedy (1961–1963)

“Harrojini armiqtë, por mos harroni kurrë emrat e tyre”!

Lyndon Baines Johnson (1963–1969)

“Nëqoftëse popullit ia mbledh mirë rripat, zemrat dhe mendjet e tyre do të të ndjekin”.

Richard Milhous Nixon (1969–1974)

“Kur presidenti bën dicka, kjo do të thotë që ajo nuk është e jashtëligjshme”.

Gerald R. Ford (1974–1977)

“Unë jam një Ford, jo një Lincoln”.

James Earl Carter (1977–1981)

“Unë jam i shqetësuar se si funksionon çdo kristian sepse ndonjë mund të shkojë në ferr”. (duke iu drejtuar Reverend Jerry Falwell)

Ronald Reagan (1981–1989)

“Është e vërtetë që puna e rëndë nuk ka vrarë dikë, por unë ju siguroj që puna e rëndë rrezikon jetën”.

George Herbert Walker Bush (1989–1993)

“Unë kam opinionet e mia. Ka raste që kam opinione të forta, por ama nuk jam në një mendje gjithnjë me to”.

William Jefferson Clinton (1993–2001)

“Lëvizjet e mia për të kryesuar qeverinë do të jenë shoqëruar përherë me ndjenjat aspak të papëlqyera të një fajtori i cili do të vendosë ekzekutimin e vetes së tij”.

George W. Bush (2001–2009)

“Çelsi i politikës së jashtme është të mbështetesh në besim”.

Barack Obama (2009-2016)

“Në 15 muajt e fundit ne kemi udhëtuar në çdo cep të SHBA. Kam qenë deri tani në 57 shtete. Unë mendoj si i majtë kur shkoj”.

Donald Trump (2016 e në vijim)

“Unë do ta bëj Amerikën përsëri të madhe”./ KultPlus.com

Presidentja Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.

Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të  shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.

Samiti për Demokraci do të hapet nga Presidenti Joe Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit./ KultPlus.com

Dekorohet Shtëpia e Bardhë për festat e fundvitit, Jill Biden publikon pamjet (FOTO)

Shtëpia e Bardhë është gati për festat e fundvitit. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka publikuar pamje nga dekorimet.

Dekorimet përfshijnë më shumë se 83,000 drita vezulluese në pemë, kurora dhe ekspozita të tjera, 77 pemë të Krishtlindjeve dhe 25 kurora në pjesën e jashtme të rezidencës ekzekutive.

Duke marrë frymëzim dekorativ nga dokumentet themeluese të Amerikës, Jill Biden zgjodhi temën “Ne njerëzit” për të zbukuruar sallat e Shtëpisë së Bardhë dhe për t’u kujtuar amerikanëve atë që i bashkon ata gjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë festave.

Gazetarëve iu dha një vështrim i fshehtë herët të hënën përpara se zonja e parë të zbulonte punën transformuese të një ushtrie të vogël dekoruesish vullnetarë.

“Shpirti i kombit tonë është dhe ka qenë gjithmonë “Ne njerëzit”, thotë ajo në fjalimet e përgatitura të publikuara nga Shtëpia e Bardhë. “Dhe kjo është ajo që frymëzoi dekorimin e festave të Shtëpisë së Bardhë të këtij viti.” / KultPlus.com

Biden e nderon me çmim Elton John pas performancës në Shtëpinë e Bardhë

Elton John performoi në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 1998 dhe u nderua me një çmim nga presidenti amerikan, Joe Biden për kontributin e tij në muzikë.

Ylli veteran mahniti më shumë se 2,000 të ftuar, duke përfshirë mësues, infermierë dhe avokatë të LGBTQ, me performancën e tij, e cila u organizua për të nderuar “krijuesit e historisë së përditshme”.

Në fund të shfaqjes, Biden befasoi Elton me “Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane”, transmeton rtv21.tv.

Këngëtari 75-vjeçar është aktualisht në një turne lamtumire pas një karriere më shumë se 50 vjeçare./ KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë mbështet Shqipërinë pasi kjo e fundit ndërpreru marrëdhëniet me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin vendimin e Shqipërisë për shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Me anë të një deklarate, Shtëpia e Bardhë shpreh dënimin më të fuqishëm për sulmin kibernetik ndaj vendit tonë, aleat në NATO, dhe kërkon që regjimi i Teheranit të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje të paprecedentë.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”, tha Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Shtëpia e Bardhë thekson se “Shqipëria i sheh rrjetet qeveritare të prekura si infrastrukturë kritike”. Gjithashtu paralajmëron se aktivitetet keqdashëse kibernetike të një shteti për të dëmtuar qëllimisht shërbimet publike të një vendi tjetër do të hasin në reagim lokal, rajonal dhe global, gjë e cila mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt. Në reagim, qeveria amerikane tregon dhe nivelin e dëmit të shkaktuar nga Irani në të dhënat dhe shërbimet publike shqiptare.

“Për javë të tëra, qeveria amerikane ka qenë në terren duke punuar së bashku me partnerët e sektorit privat për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur, rikuperuar dhe hetuar sulmin kibernetik të 15 korrikut që shkatërroi të dhënat e qeverisë dhe ndërpreu shërbimet qeveritare për publikun”.

Edhe Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, komentoi reagimin e Shqipërisë ndaj Iranit, i cili sipas qeverisë shqiptare, qëndronte pas sulmeve kibernetike të dy muajve më parë. “Më lejoni për të theksuar rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne kemi parë deklaratën e Ramës këtë mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë, kur miku ynë, aleati ynë është në sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime”, u shpreh Yuri Kim, pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. /KultPlus.com

Në Shtëpinë e Bardhë ekziston kopshti ku mbillen pemë dhe perime

Në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ndodhet edhe ‘Parku i Presidentit’, ku aty gjendet një kopsht me perime të shumta, që mbillen zakonisht nga Zonjat e para të shtetit Amerikan.

Që nga viti 1800 në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ekziston një kopsht ku mbillen perime. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams, kishin rritur frutat dhe perimet, për të ushqyer familjen e tyre, në vend që të blinin prodhime në tregun lokal.

Pasi presidenti Adams mbolli kopshtin e parë, më pas edhe ish-presidentët që jetonin dhe që jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, vazhduan dhe vazhdojnë të mbjellin kopshtet e tyre.

Familja Obama mbolli një kopsht perimesh 1100 metra katrorë, në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë më 20 mars 2009, transmeton Metro.

Aty ishin mbjellur rreth 55 lloje perimesh dhe frutash për ushqim për familjen Obama dhe për të ftuarit.

Perimet e rritura përfshinin rukolën, koriandër, domate, speca djegës, qepë, spinaq, lakër jeshile, manaferra, shalqi, dhe marule, etj.

Për këtë kopsht janë përgjegjës Zonja e Parë dhe hortikulturuesi i Shtëpisë së Bardhë, si dhe përfshihen edhe një ekip kuzhinierësh e disa nxënës nga një shkollë në Washington.

Aktualisht kopshti në Shtëpinë e Bardhë mbikëqyret nga Zonja e Parë, Jill Biden. Edhe aty ajo ka të mbjellur perime të ndryshme, ku edhe në vitin 2021 i kishte dërguar perime gruas së Presidentit Barack Obama, Michelle. /Metro / KultPlus.com

Takimi me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë, Osmani: Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me SHBA-të

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur një delegacion nga Shtëpia e Bardhë sot në Presidencë.

Në krye te delegacionit amerikan është Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare. Bashkë me të janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.
Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë nesër në Presidencë, pritet nga Presidentja Osmani

Nesër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do ta pres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

ZPRK-ja përmes një komunikate për media tha se ky takim do të mbahet në orën 15:00.

Po ashtu, në orën 16:10, presidentja pret në takim edhe kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

“Fillimisht Presidentja Osmani do ta presë Kancelarin Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën e tyre. / KultPlus.com

Presidenti amerikan kishte frikë t’i ndizte dritat, shkak energjia elektrike

Më 3 shkurt të vitit 1889 në Uashington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korrentit.

Në atë kohë energjia elektrike ishte diçka e re. Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes.

Gjatë natës, familja presidenciale e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë./ KultPlus.com

Shkëmbimet mes ministrit të parë shqiptar në SHBA, Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Nëntor 2021

“The United States Daily” ka botuar, të martën e 12 tetorit 1926, në faqen n°3, shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar.

Ministri i Shqipërisë i dorëzon letrat (kredenciale) Presidentit

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3
Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Faik Konica, i dërguari i parë i kombit të tij në Shtetet e Bashkuara, vlerëson ndihmën e Amerikës.

Faik Konica, ministri i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, së fundmi u prit zyrtarisht nga Presidenti Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë. Në prezantimin e letrave të tij kredenciale, Ministri tha se ndjenjat e tij të dashurisë dhe respektit për Shtetet e Bashkuara “forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të dhënë nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe”. Në përgjigjen e tij, Presidenti shprehu ndjenja të ngjashme nga ana e qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e ministrit të ri.

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3
Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Tekstet e plota të dy fjalimeve, të bëra publike në Departamentin e Shtetit, vijojnë si më poshtë :

Fjala e ministrit të ri shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

Z. President,

Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë suaj letrat kredenciale me të cilat Presidenti i Republikës së Shqipërisë më emëron të Dërguar të Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara.

E konsideroj veten me fat që dallohem si i Dërguari i parë i Shqipërisë pranë kombit të madh amerikan, një komb që kam mësuar prej kohësh ta dua dhe ta respektoj dhe historia e lavdishme dhe arritjet e mrekullueshme të të cilit admirohen sinqerisht nga populli shqiptar. Këto ndjenja të thella forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe.

Kështu, misioni im, i cili konsiston në forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes kombit tuaj të madh dhe Shqipërisë, bëhet detyrë tërheqëse për mua. Unë do ta realizoj atë me të gjitha mundësitë e mia, nën kujdesin dhe vullnetin e mirë të administratës së Shkëlqesisë suaj. 

Përgjigjja e Presidentit.

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3
Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Përgjigjja e Presidentit ndaj fjalëve të ministrit të sapoemëruar shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

Z. Ministër,

Është kënaqësi të marr nga duart tuaja letrat me të cilat Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ju akrediton si të dërguarin e jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara. Jam veçanërisht i lumtur t’ju akordoj njohjen zyrtare si i dërguari i parë i kësaj republike në këtë Kryeqytet.

E vërej me vlerësim të sinqertë komentin tuaj në lidhje me kombin amerikan dhe ndjenjat që mbahen (ekzistojnë) në Shqipëri ndaj këtij vendi.

Ju mund të jeni të sigurt, zoti Ministër, se përpjekjet tuaja për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të kenë bashkëpunimin tim të sinqertë dhe të zyrtarëve të kësaj qeverie.

Ju falënderoj për urimet e mira që shprehni në emër të kombit shqiptar. Janë përzemërsisht reciproke dhe shpresoj që ju do t’i përcillni Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nga unë dhe bashkatdhetarët e mi, garancitë e respektit të lartë dhe të sinqertë.

Shpresoj, z. Ministër, që qëndrimi juaj në këtë kryeqytet të jetë i këndshëm.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-united-states-daily-1926-shkembimet-midis-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-calvin-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/ / KultPlus.com

Historia e Shtëpisë së Bardhë

Më 13 tetor 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, ndërsa ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.

Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800.

Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.

Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri që ka sot, “Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Uashingtonit.  Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muze i presidentëve amerikanë. Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milion e gjysmë turistë. / KultPlus.com

Bideni ia beson një gruaje postin për kontrollimin e armëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të premten se ka planifikuar që ta nominojë zonjën Mallory Stewart në postin e asistentes së sekretarit të shtetit për kontrollin e armëve, një pozitë që në të kaluarën ka pasur rol qendror në negocimin e traktateve si ai START me Rusinë.

Nëse konfirmohet nga Senati, Stewart do ta udhëheqte byronë për kontrollimin, verifikimin dhe pajtueshmërinë e armëv, e cila funksionon si pjesë e Departamentit të Shtetit, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate. Stewart tash për tash është duke shërbyer si drejtoreshë e lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Stewart më parë ka shërbyer si përfaqësuese ligjore për kontrollimin e armëve në Departamentin e Shtetit dhe ka qenë arkitekte e kornizës mes ShBA-së e Rusisë për eliminimin e rezervave të armëve kimike të Sirisë.

Në shkurt të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ia zgjatën edhe për pesë vjet afatin traktatit START, ndërsa në takimin e muajit të kaluar, presidentët Biden dhe Putin u pajtuan që t’i fillojnë bisedimet për stabilitet strategjik me qëllim të krijimit të themeleve për masa të ardhshme rreth kontrollimit të armëve dhe zvogëlimit të rrezikut, shkruan Freee Europe, transmeton KultPlus.

Traktati New START hyri në fuqi në vitin 2011. Kjo marrëveshje e kufizon numrin maksimal të kokave të gatshme bërthamore në 1.550, numrin maksimal të sistemeve strategjike të shpërndarjes në 700 dhe siguron regjim të vërtetimit të gjendjes në terren. / KultPlus.com

Clinton përkujton Princeshën Diana: Ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë

Ish-Zonja e Parë e SHBA’së Hillary Clinton, e ka kujtuar me fjalë mjaft emocionuese princeshën e ndjerë dhe shumë të dashur për popullin, Dianën.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot. Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary krahas fotos me princeshën, transmeton KultPlus.

Ditën e djeshme, Princi William dhe Princi Harry zbuluan statujën në nder të Princeshës Diana.

Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. / KultPlus.com

Frymë e re në Shtëpinë e Bardhë: Largohen maskat, njerëzit përqafohen

Shtëpia e Bardhë në Amerikë po rikthehet në jetën normale e njerëzit brenda saj shihen të buzëqeshur.

Falë rritjes së numrit të vaksinimit kundër COVID-it dhe lehtësimit të udhëzimeve për mbajtjen e distancës dhe bartjen e maskave, Administrata e Bidenit po përjeton ndjësinë e ditëve të para pandemisë.

Me rikthimin në punë të një numri të madh të punëtorëve, Shtëpia e Bardhë po tenton të përhap mesazhin e kthimit në normalitet, shkruan AP, transmeton KultPlus.

Pamjet nga atje, qëndrojnë në kontrast të jashtëzakonshëm me ditët kur COVID-i ishte në shpërthim e sipër, gjë që tregon se pandemia po tërhiqet nga SHBA-të.

Për muaj me radhë, Biden ishte ankuar se për shkak të pandemisë nuk kishte mundësi të zhvillonte takime ballë për ballë me ligjvënës dhe udhëheqës botëror.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai u përpoq që proceset diplomatike t’i kryente përmes platformës Zoom.

Gjatë ditës së djeshme, Shtëpia e Bardhë shpalosi fizikisht të gjitha konkurset tradicionale, duke u ulur kështu njerëzit përballë njëri-tjetrit, madje pa maska.

Ky po konsiderohet si një hap i rëndësishëm për rikthim në normalitet. / KultPlus.com

Si bëhet gati Shtëpia e Bardhë për familjen e re presidenciale?

Në Ditën e Inaugurimit, Shtëpia e Bardhë ka vetëm gjashtë orë për të hequr objektet e familjes në largim dhe për t’u bërë gati për banorët e saj më të rinj.

 “Dita e Inaugurimit mund të konsiderohet si kaos i organizuar. Ka vetëm rreth gjashtë orë në dispozicion për të nxjerrë njërën familje jashtë dhe për të sistemuar familjen tjetër”, thotë Anita McBride, ish-shefe e personelit e ish-Zonjës së Parë, Laura Bush.

“Të gjithë punojnë në ato gjashtë orë për ta bërë shtëpinë sa më komode për familjen e re të parë”, thotë zonja McBride.

Anita McBride ka punuar për tre administrata presidenciale.

McBride e di personalisht se çfarë mund të presin ditën e parë Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden.

“Kur ata hyjnë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë, tradicionalisht pas paradës së përurimit, të gjitha rrobat e tyre janë të varura në dollap, të gjitha fotografitë e familjes janë në vendet ku ata donin t’i kishin. Është me të vërtetë një transformim i mahnitshëm”, thotë ajo.

Transformimi koreografohet me kujdes. Familja e parë e re ka zgjedhur që më parë mobiljet dhe veprat e artit nga koleksioni i gjerë i Shtëpisë së Bardhë, i cili ruhet në një depo në Mariland.

Një gjë të tillë, zonja e parë e ardhshme Michelle Obama e mësoi gjatë një takimi para inaugurimit me Laura Bushin.

“Zonja Obama kishte thënë se sa bukur ishte gjithçka dhe kështuqë ajo e dinte që më parë se e vetmja gjë që duhej rregulluar ishte zbukurimi i dhomave të vajzave që të ishin të përshtatshme për fëmijë”, tha zonja McBride.

Presidenti i ri zgjedh vetë se si ta rregullojë Zyrën Ovale. Shumica e presidentëve zgjedhin të përdorin tryezën që i ishte dhënë Presidentit Rutherford B. Hayes nga Mbretëresha Victoria në fund të viteve 1800.

“Është mjaft interesante që tapeti luan rol për të përcjellë ndjesitë dhe shijen e një presidenti ose emocionet që ata kanë për t’u ulur në atë zyrë. Sigurisht që portreti i George Washingtonit, gjithmonë ka vendin e vet të spikatur mbi oxhak dhe askush nuk e ka ndryshuar atë.”

Është një ditë me emocione të mëdha.

“Marrëdhënia mes stafit të përhershëm dhe një familjeje të parë, dhe veçanërisht kur familja e parë ka fëmijë të vegjël, bëhet mjaft e afërt dhe ndarja është e vështirë. “

Largimi nga Shtëpia e Bardhë mund të jetë veçanërisht e vështirë për një president me një mandat.

“Ka një ndjesi sikur ‘nuk bëra gjithçka ashtu siç shpresoja’. Kur largohesh pas katër vjetësh dhe veçanërisht për një familje të parë është emocionuese dhe në fakt George HW Bush ka shkruaj më kujtimet e tij, se ishte e dhimbshme. Dhe Barbara Bush e ndjeu një gjë të tillë. Familja e ndjeu thellë, por ata gjithashtu janë patriotë të vërtetë dhe u sollën në lartësinë e duhur”, thotë zonja McBride.

Lamtumirat mund të jenë të vështira edhe për anëtarët e stafit që kujdesen për kafshët shtëpiake të familjes së parë. Siç ishte për shembull punonjësi veteran Dale Haney.

“Ai kujdeset për territorin përreth Shtëpisë së Bardhë, por kishte edhe përgjegjësinë të kujdesej për kafshët shtëpiake të familjes. Ishte një përvojë e vështirë për të ditën e ikjes kur kafshët shtëpiake me të cilat është mësuar aq shumë, që ishin bërë si familje, u larguan me familjen e parë.”

Kuratorët sigurohen që gjërat me vlerë të Shtëpisë së Bardhë të mos merren gabimisht nga një familje e parë në largim.

“Ata njohin çdo gjë që i përket koleksionit të Shtëpisë së Bardhë. Ata gjithashtu dinë çdo gjë që është objekt personal dhe të gjitha këto sende etiketohen një nga një “, thotë McBride./ express/ KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë stoliset për festat e fundvitit

Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është stolisur për festat e fundvitit. Temë e këtij viti është “Amerika e Bukura”, derisa zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka thënë se ndihet e ngazëllyer.

“Jam e ngazëllyer të ndaj me ju ‘Amerikën e Bukur’ dhe t’i bëj homazhe madhështisë së kombit tonë. Së bashku, ne festojmë këtë tokë, të cilën e thërrasim me shumë krenari, shtëpi”, ka shkruar Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë është stolisur nga mbi 125 vullnetarë që vendosën 62 pemë Krishtlindjesh, 106 kurora lulesh, 366 metra zbukurime të tjera dhe mbi 3 mijë 200 vargje dritash./KultPlus.com

Melania Trump me libër kujtimesh nga Shtëpia e Bardhë

Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Moskokëçarja, që ka shkaktuar sarkazëm në rrjetet sociale dhe krahasime të pafavorshme me “Becoming”, kujtimet e Michelle Obama, është një ekskluzivitet i Page Six, kolona e thashethemeve në “New York Post”.

“Melania po zhvillon takime për të shkruar një libër me kujtime”, theksojnë burime anonime për gazetën e Rupert Murdoch.

“Dhe paratë e mbledhura do të jenë për ju. Një mundësi për të fituar diçka nga vetja”, shtojnë burimet.

“Donald Trump dyshohet se ka inkurajuar bashkëshorten e tij në projektin që, sipas burimeve, mund të çojë në një bestseller pasi tregu për librat Trump po lulëzon, pavarësisht nëse ndarjet janë pro ose kundër presidentit.

“Vetë Trump mund të rrëmbejë një kontratë disa milionë dollarëshe për një kujtim për katër vitet në Shtëpinë e Bardhë sapo mandati i tij të përfundojë”, sipas “New York Post”. /dp/ KultPlus.com

Barack Obama boton kujtimet e tij nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

Vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obama-s në lidhje me tetë vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt do të jenë pjesë e librarive, njoftoi sot e e përjavshmja “New Yorker”, transmeton KultPlus.

Me titull “Toka e premtuar “, libri do të dalë më 17 nëntor. “Obama e shkroi atë personalisht, me dorë, në letra të verdha shënimesh”,
specifikoi drejtori i “New Yorker”, David Remnick, dhe pritet që kujtimet do të dalin në dy vëllime.

“Obama vendosi që do të ishte më mirë që kujtimet të ndaheshin në dy grupe “, tha Remnick.

“Toka e premtuar” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it.

Për daljen në shitje të vëllimit të dytë nuk është vendosur ende një datë. / KultPlus.com

Shtëpia e Bardhë hap dyert për Halloween

Familja Trump po përgatitet për festën e Halloween, të dielën e ardhshme në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku midis kungujve dhe zbukurimeve të vjeshtës do të hapen edhe portat për fantazmat, zanat dhe super heronjve.

Të ftuar do të jenë punonjësit e vijës së parë, anëtarët e familjes si dhe ushtarë e studentë, të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Sidoqoftë, kësaj here janë planifikuar masa anti-Covid-19 të detyrueshme si maska, distancim shoqëror, mjete pastruese për duar, doreza dhe një qasje pa prekje për shpërndarësit e produkteteve.  / KultPlus.com

Brenda Shtëpisë së Bardhë në kohën e familjes Obama (FOTO)

Projektuesi i brendshëm Michael S. Smith që punoi për Obamën gjatë qëndrimit të familjes në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar një libër që na çon brenda Shtëpisë së Bardhë Obama dhe ofron një pamje intime gjatë kohës së Barack si President i SHBA.

Për më tepër, projektuesi shkroi për procesin e ri-dekorimit të Shtëpisë së Bardhë, për qëndrimin tetë-vjeçar të familjes dhe u tregoi lexuesve se kush e kishte fjalën e fundit kur bëhej fjalë për dekorimet e shtëpive në familjen Obama.

Emri i librit është “Designing History: The Extraordinary Art & Style of the Obama White House” dhe përmban 372 foto me ngjyra dhe ilustrime të Shtëpisë së Bardhë gjatë qëndrimit të Obamës.

Ne mund të shohim se si familja Obama zbukuruan Shtëpinë e Bardhë dhe e bënë atë shtëpinë e tyre për tetë vitet që kaluan atje dhe njoftimi për shtyp vëren se libri tregon se si shtëpia reflektonte ‘shpirtin rinor të familjes dhe vizionin e tyre për një shoqëri më progresive dhe përfshirëse amerikane’, shkruan Fempositive, transmeton KultPlus.

Vëllimi i Smith konsiderohet si një dokument historik dhe një kënaqësi për të gjithë ata që duan të njohin stilin e jetës së Obamës dhe vetë Shtëpinë e Bardhë.

Presidentëve të rinj zakonisht u ndahen 100 mijë dollarë në para të taksapaguesve për të dekoruar, por familja Obama refuzuan fondet dhe financuan vet ridekorimet e tyre. / KultPlus.com

Sekretet e librit që tronditi Shtëpinë e Bardhë

Një ish-mike dhe këshilltare e Zonjës së Parë amerikane, Melania Trump tha të martën se ka regjistruar biseda me zonjën Trump, sepse i duheshin si prova për vetëmbrojtje, pasi kishte ngritur pyetje për koston e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Stephanie Winston Wolkoff, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e ri “Unë dhe Melania: Ngritja dhe Rënia e Miqësisë Sime me Zonjën e Parë”, ndihmoi në realizimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump dhe më pas punoi për Zonjën e Parë si një këshilltare pa pagesë në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Wolkoff u largua nga Shtëpia e Bardhë në shkurt 2018 kur iu ndërpre kontrata. Shtëpia e Bardhë e sulmoi librin si “plot me të pavërteta dhe paranojë”.

Në një intervistë për gazetën Washington Post, zonja Wolkoff tha se Zonja e Parë përdorte llogari private emaili në Shtëpinë e Bardhë.

Të tjerë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë vajzën e presidentit, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, janë kritikuar për aktivitet zyrtar përmes llogarive private. Në dallim prej tyre, Zonja e Parë nuk është punonjëse qeveritare.

Në një intervistë për emisionin “The Rachel Maddow Show” të rrjetit MSNBC, zonja Wolkoff tha “Më kanë akuzuar se kam regjistruar biseda me shoqen dhe se jam një njeri shumë i keq që bëra një gjë të tillë”.

“Kanë të drejtë. Po ta kisha shoqe, do të ishte e tmerrshme. Por Melania dhe Shtëpia e Bardhë më kishin akuzuar për veprimtari kriminale, më poshtëruan publikisht, më pushuan nga puna dhe më sakrifikuan për të mbuluar gjurmët,” thotë zonja Wolkoff.

Në atë moment, fillova të regjistroj bisedat. Nuk ishim më shoqe; ajo u tregua e gatshme të lejonte që të bëhesha objekt sulmesh”, vijoi ajo.

Zonja Wolkoff tha se Melania Trump ishte shprehur se avokatët e Shtëpisë së Bardhë i kishin thënë se për të nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i kthente shpinën shoqes, sepse mund të hapeshin hetime mbi komitetin e ceremonive të inaugurimit të presidentit.

Stephanie Grisham, shefe e stafit dhe zëdhënëse e zonjës Trump, tha se zonja Wolkoff donte të hakmerrej.

“Kushdo që fshehurazi regjistron dikë që e quan shoqen më të ngushtë, është detyrimisht njeri i pandershëm,” tha zëdhënësja Grisham.

“Libri jo vetëm që është plot me të pavërteta dhe paranojë, por bazohet në një nevojë të imagjinuar për hakmarrje. Wolkoff e prezanton veten me të madhe, ndërsa nënçmon dhe fajëson të gjithë me të cilët ka punuar.

Në fund të fundit ajo përfundon viktimë. Për fat të keq, kemi të bëjmë me një grua shumë të pasigurtë, me një dëshirë të palogjikshme për t’u ndjerë e rëndësishme”, vijon Grisham.

Në libër, Stephanie Winston Wolkoff thotë se do të donte të mos ishte takuar kurrë me Zonjën e Parë. Zonja Wolkoff, e cila është planifikuese aktivitetesh argëtuese në Nju Jork, thotë se u prezantua me Zonjën e Parë në vitin 2003 në redaksinë e revistës Vogue, ku punonte zonja Wolkoff.

Ajo ia kushton dy nga 11 kapitujt e librit procesit për planifikimin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit në janar 2017, duke përshkruar komitetin përgjegjës për grumbullim fondesh për të paguar për festimet disa ditëshe si të përfshirë nga probleme organizative dhe komunikimi që komplikuan punën e saj.

Ajo thotë se në mënyrë të përsëritur ngriti pyetje në lidhje me shpenzimet, gjë që rezultoi që ajo të shihej si problematike.

Komiteti Presidencial i Inaugurimit të presidentit Trump grumbulloi gati 107 milionë dollarë për aktivitetet ekstravagante.

Ky ishte një çmim i paparë për ceremonitë e inaugurimit dhe ishte gati dyfish më i lartë se kostoja e inaugurimit të presidentit Barack Obama në 2009.

Disa nga ata që ishin të përfshirë ose ishin në dijeni të punës së komitetit, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press në shtator 2017 se planifikimet për inaugurimin u ndërlikuan nga vendimet e minutës së fundit, ndryshimet në personel dhe mbikëqyrja e dobët financiare.

Zonja Wolkoff tha rrjetin ABC News në një intervistë të transmetuar të hënën se ajo vazhdon të bashkëpunojë me hetime të shumta penale mbi punën e komitetit./ KultPlus.com

Skandalin mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky tani do ta shohim në film, ja si u përgjuan

Ish-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnky, u përfshinë në një skandal që la gjurmë në historinë e Amerikës.

Mesa duket, producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë këtë histori në sezonin e radhës së serialit, i cili do të titullohet “Impeachment” dhe do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton.

Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhëniet intime me Clinton.

Roli i Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein dhe vetë Lewisnky do të jetë producente. Seriali pritet të transmetohet më 27 shtator të vitit 2020. / Kultplus.com

Image
Image

Dekorohet Shtëpia e Bardhë për Krishtlindje (FOTO)

Për Krishtlindjet e para si Zonja e Parë, Melania Trump ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë me shumë dekorime dhe detaje të veçanta, përcjellë KultPlus.

“Presidenti Barron dhe unë jemi shumë të ngazëllyer pasi që janë Krishtlindjet tona të para në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zonja e Parë në një deklaratë. “Ashtu si për shumë familje të tjera anembanë vendit, traditat e festës janë shumë të rëndësishme edhe për ne. Shpresoj që gjatë vizitës në Shtëpinë e Popullit këtë vit, vizitorët do të kenë një ndjesinë e të qenit si në shtëpi për pushime “, ka thënë Melania Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekorimet përfshijnë një pemë si simbol për nderimin e familjeve ushtarake të Gold Star, po ashtu porcelanin e Presidentit Ronald Reagan, botimin i Presidentit Franklin D. Roosevelt “A Christmas Carol” , po ashtu është vendosur edhe një pemë e zbukuruar me stoli prej xhami të zbukuruara me vulën e çdo shteti dhe territori.

Shtëpia e Bardhë gjatë muajit dhjetor do të mbajë të hapura dyert e më shumë se 100 shtëpive dhe do të mirëpres më shumë se 25,000 vizitorë./ KultPlus.com