Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu bashkua liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Presidentja Osmani./KultPlus.com
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit për Gratë më të Guximshme të vitit, në Shtëpinë e Bardhë.
Jahjaga u takua me zonjën e parë të Amerikës, Jill Biden, si dhe i shprehu presidentit, Joe Biden nevojën që angazhimi i vazhdueshëm amerikan në Kosovë të intensifikohet.
Gjatë këtij takimi, Jahjaga bën me dije se ndau kujtime nga vizita e presidentin amerikan, Joe Biden dhe familjes së tij në Kosovë, në ceremoninë e emërimit të rrugës ‘Beau Biden”, që nderon punën e të birit të ndjerë të presidentit, njofton Klankosova.tv.
“Sot në Shtëpinë e Bardhë në Washington, me ftesën e Zonjës së Parë Jill Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, ishte nder i veçantë të marr pjesë në ndarjen e çmimit për Gratë më të Guximshme të vitit”.
“E falenderova Dr. Biden për angazhimin e vazhdueshëm amerikan në Kosovë dhe nënvizova nevojën që ky angazhim të intensifikohet”.
“Ishte kënaqësi e veçantë ta takoj Zonjën e Parë, Dr. Jill Biden sot në Shtëpinë e Bardhë në Washington, DC. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, patëm rast të ndajmë kujtimet nga vizita e Presidentit Biden dhe familjes së tij në Kosovë, në ceremoninë e emërimit të rrugës ‘Beau Biden”, që nderon punën e të birit të ndjerë të Presidentit amerikan në vendosjen e themeleve të shtetit të së drejtës në Kosovë”, u shpreh kështu ish-presidentja në llogarinë e saj zyrtare të Facebook-ut.
“Si Presidente e Kosovës, në mars të vitit 2016, në Shtëpi të Bardhë i pata dorëzuar zotit Biden dekretin për emërimin e rrugës që lidh kryeqytetin e Republikës tonë me kampin ushtarak amerikan Bondsteel, si nderim në emër të popullit të Kosovës për kontributin e familjes Biden për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ishte ndër momentet më emocionuese të mandatit tim, të cilin e kujtoj me shumë krenari”.
“Sot, kjo rrugë qëndron si simbol i miqësisë të palëkundur me SHBA-të dhe përkushtimit të popullit të Kosovës për ta zhvilluar vendin si një vend të lirë, demokratik, të palëkundur në partneritetin tonë, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta”.
Gjigandët e teknologjisë janë udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë që të mbrojnë publikun nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale.
Sundar Pichai i Google, Satya Nadella i Microsoft dhe Sam Altmann nga OpenAI, u thirrën në godinën qeveritare më të fuqishme të botës ku morën më vete detyrën e ngarkuar nga presidenti amerikan Joe Biden për të garantuar sigurinë e njerëzimit.
Shtëpia e Bardhë e bëri të qartë se shumë shpejt do të vendosë rregulla për sektorin e Inteligjencës Artificiale. Produktet si ChatGPT dhe Bard kanë pushtuar vëmendjen e gjerë të publikut.
Programe të tilla u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm një shans për të ndërvepruar me atë që njihet si “përgjigje të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale”, që arrin të përmbledhë informacione nga burime të shumfishta brenda pak sekondave, të krijojë kodime kompjuterike, shkruajë prezantime, madje edhe poezi. Por avancimi i atyre programeve ka ardhur me një debat të ndezur lidhur me rolin e Inteligjencës Artificiale në shoqëri, pasi përveç përfitimeve, ky lloj sektori mund të sjellë edhe rreziqe, veçanërisht nëse bie në duart e botës së errët.
Më herët gjatë javës, një paralajmërim të rëndësishëm lëshoi dhe ai që njihet si “babai” i Inteligjencës Artificiale, Geoffrey Hinton, i cili pas u dorëhoq nga Google, tha se është penduar për punën që ka bërë. Gjithashtu konfirmoi se softwaret që imitojnë ndërveprimet njerëzore janë tepër të frikshme dhe se me shumë gjasë do të mund të tejkalojnë trurin e njeriut për nga inteligjenca.
Politikanët dhe gjigandët e teknologjisë pajtohen për faktin që të përcaktohet sa më shpejt një rregullator për këtë sektor. / KultPlus.com
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka publikuar fotografi të Shtëpisë së Bardhë, e cila tani ka marrë një pamje krejtësisht tjetër në prag të festave të fundvitit, shkruan KultPlus.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, dekorime të shumta shihen të jenë vendosur në Shtëpinë më të fuqishme në botë.
“Frymëzuar nga aktet e mirësisë dhe përvojave që na ngritën shpirtin këtë vit, dhomat e dekoruara në Shtëpinë e Bardhë pasqyrojnë dhuratat nga zemra që na bashkojnë të gjithëve, besimi, familja, miqësia, artet, mësimi, natyra, mirënjohja, shërbimi, komuniteti, paqja dhe uniteti”, tha Biden për dekorimet e këtij viti.
Tema e festës së Shtëpisë së Bardhë për vitin 2021 është “Dhurata nga zemra”.
Zonja e Parë njoftoi se ka qenë duke punuar për dekorimet e këtij fundviti që nga maji, për të përcjellur mesazhin e duhur nëpër botë. /KultPlus.com