Shtëpia e çuditshme që kushton 2.5 milion euro

Në Kaliforni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve, një shtëpi me një arkitekturë të çuditshme. E pagëzuar si Shtëpia “Flintstones”, për shkak të personazheve të serialit të famshëm të dinosaurëve vizatimorë, ajo ka një vlerë prej rreth 2.5 mln euro.

Kjo është shtëpia “Flintstones” në Kaliforni, me një vlerë marramendëse prej 2.5 milion euro. Ajo u krijua nga një arkitekt në SHBA, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E ngjashme me një kompleks shumëngjyrësh, superstruktura e lakuar qëndron pranë një autostrade.

Në mure, mbizotërojnë ngjyrat vjollcë e portokalli dhe statujat e mëdha të dinosaurëve, personazhe të Flintstones, familjes televizive parahistorike që hyri në shtëpitë amerikane nga vitet 1960.

Është e çuditshme pasi kur arkitekti William Nicholson krijoi këtë kompleks në 1976, ai nuk kishte ide për Fred, Wilma dhe heronjtë e tjerë të serisë legjendare të dinosaurëve vizatimorë. Frymëzimi i tij ka qenë arkitektura e Xhamisë Blu në Stamboll.

Pronarja e shtëpisë është Florence Fang, e cila në vite ka bërë edhe modifikimet e saj, duke e sjellë shtëpinë edhe më afër serialit “Flintstones”, me protagonistët dhe britmën e Fred Flintstone të shkruar me shkronja të mëdha në shtratin e luleve: Yamba Daba Du!

Megjithëse autoritetet lokale kanë ngritur një proces gjyqësor kundër Znj. Fang për ndryshimin e peizazhit në zonë…  ajo me pëlqimin e arkitektit, premton të vazhdojë t’ia dhurojë këtë spektakël kujtdo që kalon përmes Kalifornisë./ KultPlus.com

Shtëpia më e çuditshme në botë (VIDEO)

E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, Casa do Penedo mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë

Kjo shtëpi, e ndërtuar në vitin 1974, perfekt përshtatet në peizazhin malor falë idesë së pazakonshme të ndërtuesit që shtëpinë ta vendosë në katër shkëmbinj masivë, transmeton KultPlus.

Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), ajo në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.

Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore.

Shtëpia dykatëshe e cila sikur ka dalë nga filmi vizatimor për familjen Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendës dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.

Turistëve tani u është ofruar mundësia që vetëm ta hedhin një shikim në shtëpinë e pazakonshme të gurit, por edhe të njihen me historinë dhe arkitekturën e shtëpisë, të drekojnë në natyrë dhe të kënaqen me pamjen në fushën e helikave për prodhimin e energjisë elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=082Ek6UDUu4&feature=emb_title&ab_channel=PortugalvistodoCeu