Zvicra së fundmi është konsideruar si një ndër shtetet më të mira për të jetuar në botë.
Në mesin e 10 shteteve më të lumtra, Austria është renditur në vendin e dhjetë. Austria është një vend që ruan traditën dhe investon prej vitesh, duke sfiduar çdo epokë në mënyrë që populli austriak të ketë lehtësime në jetën e tyre qoftë ekonomike dhe sociale. Andaj sipas Happiest Countries in the World, Austria renditet në top 10.
Kanadaja u rendit në vendin e nëntë, fqinji gjigant i SHBA-së duket se ka gjetur metrikat e lumturisë me jetëgjatësinë e lartë, popullatën e vogël dhe peizazhin e jashtëzakonshëm që ofron në çdo anë.
Vendi i tetë sipas ekspertëve i takon Zelanda e Re. Ky shtet ka disa vende që janë më të preferuarat në botë. Është një ndër vendet më të pëlqyera për vizitorët. Stili i veçantë i jetesës përkthehet në lumturi për banorët e saj.
E çuditshmja dhe risia që solli së fundi në renditje është Portugalia. Ajo ka hyrë në listën e shtatë të vendve më të lumtra të botës për të jetuar. Ekspertët vlerësojnë se ky vend përveç që zotëron vende shumë të bukura jetese, së fundi ka ndikuar edhe jeta ekonomike e mirë në raport.
Zvicra në vitin 2015 ka qenë në vendin e parë si shteti më i lumtur në botë. Ky vend është një mrekulli e vërtetë dhe secili do të donte të jetonte këtu. Prandaj, jorastësisht qytetarët e këtij vendi ndihen me fat që shijojnë bukuritë dhe të mirat që iu ofron Zvicra. Tani më është renditur në vendin e 6-të dhe se Zvicra është një vend ku votohet gjithçka, nga sa ditë pushimesh duhet të kenë punëtorët e deri te sa emigrantë duhet të lejohen në vend, dhe referendume deri në nivelin lokal ndodhin shumë herë në vit. Ky sistem i demokracisë së drejtpërdrejtë do të thotë që qytetarët zviceranë të ndiejnë një ndjenjë të pashembullt të pjesëmarrjes në evolucionin e vendit të tyre, nga vendimet historike për të drejtat e njeriut deri te nëse duhet të instalohet një semafor i ri në lagjen e tyre.
Vendi i 5-të këtë vit i takoi Holandës, konsiderohet shtet i thjeshtë dhe e bukur. Ky vend është i njohur për qasjen liberale dhe jetën e lumtur. Ata i shijojnë edhe udhëtimet me biçikletë për në punë.
Islanda vlerësohet të jetë vendi më i barabartë, paqësor dhe i ndershëm në botë. Këto janë faktorët kryesorë që e bëjnë këtë vend ndër shtetet më të lumtura në botë dhe të renditet në vendin e katërt. Taksat e ulëta, kujdesi shëndetësor falas dhe cilësia e lartë në arsim i bëjnë këta njerëz të lumtur dhe krenarë me vendin e tyre. Tjetër e veçantë e këtij vendi është fakti se çdo i 10-i banorë boton libra.
Norvegjia zuri vendin e tretë. Njerëzit në këtë vend janë thjesht me fat. Barazia sociale, mirëqenia, dhe prosperiteti që kanë banorët e bëjnë këtë vend ideal për të jetuar. Norvegjia po ashtu shquhet për peizazhe të mrekullueshme.
Danimarka në vitin 2016 ka qenë në krye të listës së shteteve më të lumtura në Botë, transmeton albinfo.ch. Por këtë vitë ajo u rendit në vendin e dytë. Standardi i lartë i jetesës, taksat e përshtatshme, cilësia e lartë e shërbimeve shëndetësore, arsimit dhe mirëqenies e bëjnë këtë vend favorit për të jetuar dhe ombrellë e njerëzve të lumtur në të.
Fituesi është Finlanda. Nga vendi i pestë Finlanda ka rrëmbyet vendin e parë në listën e shteteve më të lumtura në Botë.
5.5 milionë banoret e Finlandës gëzojnë standarde tepër të mira jetese, mjedise të shëndetshme, nivel të ulët të krimit dhe barazi të madhe sociale.
Në rast se po e pyesni vetën, mbi shtetet me më së paku lumturi në botë ja disa të dhëna; Burundia është vendi më pak i lumtur në botë, e ndjekur nga Republika Qendrore Afrikane, Sudani i Jugut dhe Tanzania. / KultPlus.com