Vjen për here të parë në Lezhë festivali i vallëzimit.
“Shtojzovallet Lezhë 2024” u mbajt për here të parë në Lezhq ku në skenën e pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku prej dy ditësh u ngjiten në skenë kërcime të zhanreve të ndryshme nga Shqipëria dhe ato të ardhur nga Kosova.
Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Lezhë, ky ishte vetëm starti i një aktiviteti me synimin për ta kthyer në traditë, ndërsa për koreografen Rudina Demaliaj, përformancat koreografike prezantuan pjesë nga përditshmëria, realiteti dhe dëshirat e fëmijëve.
“Është koha më e mirë e shfrytëzuar duke ndjekur këta fëmijë”, tha për këtë aktivitet kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu.
Shtojzavallet Lezhë 2024, u mbajt në kuadër të ditës botërore të vallëzimit, duke vendosur në kalendarin e aktiviteteve të përvitshme kulturore të Lezhës një tjetër event kulturor.tch//KultPlus.com