Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në 11 komuna deri me datën 24 maj 2024, njofton Klankosova.tv.

Vendimi vjen pas zhvillimit të një mbledhje elektronike që u mbajt me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës.

Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët.

Ndërkaq, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, regjistrimi i diasporës, përmes portalit eDiaspora shtyhet deri më datën 31 gusht 2024.

MKRS shtyn afatin e aplikimeve për mbështetje në Art, Kulturë e Trashëgimi Kulturore 2024

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është shtyrë afati për aplikim në thirrjen publike për mbështetje të projekteve në Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024.

MKRS ka vendosur që afati për aplikim të shtyhet deri më datën 29 prill.

“Shtyhet deri me datën 29 prill afati për aplikim në thirrjen publike për mbështetje të projekteve në Art, Kulturë dhe Trashëgimi kulturore 2024!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Detajet e hollësishme të thirjes mund t’i lexoni këtu:

https://shorturl.at/BDSV5

Shtyhet afati i konkursit për logon e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë ka shtyrë afatin për aplikimin për “Logon”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Sipas MEKI-t afati është shtyrë deri më 25 mars nga datat 22 mars e planifikuar më parë.

Synimi i realizimit të kësaj logoje në kremtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë.

Logoja për 80-vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

Për të aplikuar në konkursin për Logon Kombëtare për 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, sipas MEKI-t, duhet të dorëzohet projekti dhe dokumentacioni te zyra e protokollit të ministrisë dhe elektronikisht në adresën: [email protected]./atsh/KultPlus.com

Regjistrimi i popullsisë shtyhet për 1 nëntor

Qeveria ka marrë vendim për të shtyrë për tre muaj regjistrimin e popullsisë.

Regjistrimi kishte për të filluar nga 1 shtatori dhe tani do të shtyhet nga 1 nëntori.

Sipas Kurtit, kjo është për shkak të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nuk ka arritur të planifikojë në të gjitha detajet këtë proces./Klankosova.tv/KultPlus.com