Nuk jam burrë po jam grue

Poezi nga Shukrije Gashi

(Shote Galicës)

Hej ju burra çka jeni hutue
Shote Galica me thonë mue
nuk jam burrë po JAM GRUE,
naçallnikun e kam shitue
n’lule t’ballit ia kam numrue
Nanë Kosova m’ka lindë mue
amanetin n’ven e kam çue
krejt Shqpninë pa e çlirue
nuk ka pushkë që me rrxonë mue
Nuk jam burrë po JAM GRUE
N’ katërdhetë akcione kam luftue
N’ FushëKrujë fortë jam ngushtue
kur municioni m’u ka marue
me jetima jam qillue
për Shqipni hej jam flijue
Zogu i Zi koftë mallkue
nje copë bukë s’ma ka dhanë mue
veç jetimat me i pshtue
Nuk jam burrë hej po JAM GRUE
Nuk ka kohë që më vret mue
Veç JU VLLAZËN M’KENI HARRUE
Jam Kosova e larë me gjak
Dy-mijë vjet lule n’bajrak
Nuk jam burrë hej po JAM GRUE
SHOTË GALICA m’ thonë mue
N’ Mitrovicë prap jam msy me shku
Bacën Isë me taku kam do fjalë me ja thanë
dheu mrena nuk do me m’ lanë
pa i ra Ibrit anë për anë
Jam SHQIPNIA E ILIRSË
N’log t’mejdanit i dalë burrnisë
Nuk jam burrë po JAM GRUE me u koritë
nuk jam mësue
me luftue ia kam zanat
jam me MOTRA nuk jam e ngratë… / KultPlus.com

Zukatje

Shukrije Gashi

Vdekja e trishtuar endet
me shume se hije dje e kurre
veshur me dremitjen
tone trembur nga shqetesimi
jo syte po shpirti nuk fle
nje shushuritje gjethesh
a zukatje mushkonje tinzare
virusi teshtit nen shtroja a lekuren
qe kundermon sapun e ngacmone
nervat e thare nga grryerja
vdekja e dyzuar fle e zgjohet
me ne cdo sekond ters ndeze
e fike shkrepsen para hunde
njeriu tallet me jeten masken
lekuren e re…/ KultPlus.com

‘Violeta, na fal për ikjen pa fjalë’

Nga Shukrije Gashi

Violeta Rexhepagiqit

Vivien apo jeta jeton me
Prishtinën e Kosovën dje e nesër
rrinë zgjuar në andrrat e
dashnive tona
rrugëve me kalldërme e
autostradave të reja
proteston rebele flokëve e syve
të heroinave të braktisura
me pahir Mileniumit të ri
në Ballkan e gjetiu kurrë
e braktisi njeriun e thjesht
një shtatore boheme në çdo
skutë të shpirtit rock and roll
shqip e Vivien Violeta
na fal për ikjen pa fjalë…/ KultPlus.com

Zgjohuni

Poezi nga Shukrije Gashi

Merreni shtruar harrimin për ju
shpirtit thuani zëshëm jemi vetëm
rrugëtimit maratonik
deri tek pragu tjetër
n’ lëkurën tonë dhimbjet
i ndjejmë veç ne
hijet e harruara nga të gjithë
n’ trishtin e çmendisë
qetohemi e pëlcasim me lotë
një dolli pelimi
që nuk soset asnjëherë
teksa grimcojmë thonjtë
terapinë e pikëllimit

Flasim me askend me muret
me andrrat e llahtarit vetëm atëhere
kur edhe hijet zhduken
prajshëm e zbehtë n’ prendim dielli
e terri mbulon turpin kolektiv që
kurrë na braktisi për fajin e pabërë

Në vendin ku dashuria për njeriun
nuk banon ma
drejtësia blihet me monedha
dhe mamuza patkonjësh hileqar
farkuar në klanin që vret
andrrën tuaj n’çdo pusi karremi
dhe e ha mishin e dashjes tonë
qetë-qetë

Merreni shtruar harrimin për ju
zgjohuni ta vrasim bashkë
mordjen që fle e shkujdesur në çmimin
e tregëtimit me plaçkën e dhimbës tuaj
Shkunduni ma se mu tha fyti nga durimi. /KultPlus.com

( Kjo poezi u është kushtuar viktimave të dhunës seksuale dhe familjarëve të të zhdukurëve e të vrarëve, gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, nga regjimi totalitar i Millosheviqit.)

“M’ falni nëse njëherë ju harrova…”

Poezi nga Shukrije Gashi.

Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj
m’ kërkoni n’ vargje poezishë
në sytë e çdo gruaje që
heshtjes gjinore ia preu
frikën n’ kërthizë
gjahun e sedrës së ligë burrnore
tek varri im mos vajtoni
shpirti im nuk banon në vdekje
që vodhi andrrën e Lirisë
shaluar me mamuza t’ huaj
hingëllimash kali t’ hazdisur
trokut bixhoz e pushtet
Thembrave t’ përgjakura
gjithë jetën ecur kam gjurmëve
t’ mia autentike një vurratë
djalli nuskë
Kurrë nuk do t’i mbyllë
sytë për t’i harruar klithmat
as dhimbjete e të vegjëlve
që dhunshëm pushojnë
n’ harrim dje
Jo as pas murit që ndanë
mishin nga shpirti tej pragut tjetër
do t’ju braktisë
n’ zërinë tuaj jam ëndrra që rri zgjuar
vargut që merr zjarr eshkë
ta djegim bashkë heshtjen mënxyrë
M’ falni nëse njëherë ju harrova…

Ankth bore, vargje kushtuar Nehat Hoxhës

Nokturno për mikun që iku dje pa fjalë në pragun tjetër… 😥

Ankth bore

(Nehat S. Hoxhës) –

Borë e butë prajshëm binte jashtë
e marazi më grryente nuk dinja për çka
ka ditë që më silleshe ndërmend
e bëra asgjë asnjë gur e lëviza
nga vendi

Nga malli javën që iku
postova në facebook
një foto me ty dhe ca miqë të tjerë
ikën vitet dhe na i vodhën motet
“n’qytetin tonë pa lum!”
Një drithërim pikëlluese
apo një orgur vegimesh akull
më foli dje gjithë ditën
nuk kam kohë as për një telefonatë
pshertiva plot mllef me veti
Shqetësimi u dremit nuk fjeti
as unë të thirra miko
mendime trishti më vërshuan
nga ndjenja e harrimit
u mbështolla me rrënqethje
pendimi deri në thembra

Ëndrra me pajton më zgjoi idhët
një trokitje e plogështë shkundjeje
nga dremitja nuk më lejonte
të lëvizja nga shtrati
Me përtesë pashë edhe orën
ishte koha e lajmeve të fundit
Nuk e di pse por
nuk më pëlqente të mendoja
as për pajtonin dhe as për kalin
veshur me të zi
për një çast mbylla sytë
një kambanë trishti
lajmi nga televizori

nuk gjeta fjalë ngushëllimi
as për veti as për ty

heu paske ikur n’përqafim
të borës së parë
nuk të thirra jo pse nuk
deshta u ndjeva me faj
gjithmonë nesër është vonë…

Shkruan: Shukrije Gashi