Sia shpallet regjisorja më e keqe për filmin e saj

Këngëtarja Sia është shpallur “regjisorja më e keqe” për filmin e saj debutues në Razzies – çmimet për filmat më të këqij të vitit.

“Music”, filmi i saj fitoi tri çmime “Golden Raspberry”, përfshirë atë për aktoren më të keqe për Kate Hudson dhe aktoren më të keqe mbështetëse për Maddie Ziegler, transmeton KultPlus.

Filmi është kritikuar për rolin e Zieglerit dhe portretizimin e autizmit. Ai u përshkrua si “i pandjeshëm” dhe “i konceptuar keq”, shkruan BBC.

Filmi bën fjalë për Zu, një shitës droge, i luajtur nga Hudson, i cili bëhet kujdestar i motrës së saj me autizëm e luajtur nga Ziegler. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Sia do të sjellin bashkë një këngë

Dua Lipa dhe Sia do të bashkëpunojnë në albumin më të ri të kësaj të fundit, transmeton KultPlus.

Këngëtarja australiane do të sjell albumin e tretë, të titulluar “Music – Songs from And Inspired ByThe Motion Picture”.

Në këtë album do të përfshihen këngën të cilat janë vlerësuar si më të suksesshmet e saj.

Përveç Dua Lipës, ky album do të ketë bashkëpunime edhe me emra të tjerë të njohur në sferën e muzikës. / KultPlus.com

Sia i kërkon falje komunitetit autik për klipin e saj kontravers

Këngëtarja australiane Sia ka kërkuar falje për rolin e një vajze autike në klipin e këngës së saj të re.

Sia po ashtu ka kërkuar falje për skenën e përshkrimit të kufizimeve tek njerëzit autik shkruan BBC.

Pamjet e videoklipit të saj kanë shkaktuar debate kontroverse të mërkurën pasi kënga ishte nominuar për dy çmime në “Golden Globes”.

Kënga është kritikuar për luajtjen e valltares Maddie Ziegler në një rol akustik dhe po ashtu për skenat e kufizimeve të këtyre njerëzve.

Sipas Sias, ishte paraparë që në fillim të klipit të këngës do të vendosej një paralajmërim për këtë gjë.

Ajo po ashtu ka thënë se do të largohen të gjitha skenat e tilla nga klipi.

“Kam vendosur të largoj të gjitha pamjet e tilla. Kam dëgjuar njerëzit e gabuar dhe kjo është përgjegjësi e imja”, ka shkruar ajo në Twitter pak para se të fshinte llogarinë e saj e cila kishte rreth 6 milion ndjekës. /Koha/ KultPlus.com

Sia publikon versionin e ri të këngës ‘Hey Boy’ (VIDEO)


Sia është bashkuar me Burna Boy për versionin e ri të këngës së saj “Hey Boy”. Kënga është marrë nga albumi i ri i saj që do të lansohet më 12 shkurt, shkruan NME, transmeton KultPlus.

Pas lansimit të këngës origjinale në nëntor, Sia dje ka shpërndarë versionin e ri me Burna Boy.

Kënga është sjellë në një video animacioni. / KultPlus.com

Kënga e Sias kolonë zanore e filmit të ri të Disneyt

Kënga më e re “Magic” e këngëtares së famshme nga Australia, Sia, është përzgjedhur të jetë kolona zanore e filmit më të ri të kompanisë së njohur e filmave vizatimor, Disney.

Disney së shpejti do të mbajë premierën e filmit më të ri të saj, “A Wrinkle in Times”, transmeton Koha.net. Ndërkaq, kënga e Sias, “Magic” – e cila ende nuk është publikuar, është përzgjedhur të jetë kolonë e zanore e këtij filmi.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë këngëtarja australiane përmes një postimi në Facebook.

“Kënga e re ‘Magic’ e Sias do të jetë kolona zanore për filmin e Disneyt ‘A Wrinkle in Time’! Shikoni filmin dhe merreni albumin në mënyrë digjitale më 9 mars. Ekipi i Sias”, ka shkruar këngëtarja./ KultPlus.com