Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Sicili

Në Sicili të Italisë do të vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Kështu ka njoftuar shoqata shqiptare “Hora e Skënderbeut”, raporton Klan Kosova.

Në Zvicër, kohë më parë u themelua Shoqata Shqiptare “Hora e Skënderbeut”, në përputhje me të gjitha normativat ligjore të shtetit helvetik.

Ideja për themelimin e  shoqatës ishte projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali, ku në mbi 50 ngulime ka rreth 30 buste të Gjergjit, por asnjë shtatore.

Ndërsa që heroi kombëtar në mesin e arbëreshëve prej shekujsh trajtohet si “Mbret i Arbërisë”.

“I prirë nga dashuria për Kryetrimin tonë, aktori me banim në Zvicër, Veli Berisha, ishte i pari shfaqi dëshirën duke kontribuar edhe materialisht për këtë monument, vepër e skulptorit të mirënjohur prishtinas, Gëzim Muriqi. Kryesia e shoqatës vendosi që kjo vepër ti dhurohet vëllezërve të një gjaku në Hora të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare. Kryesia e Shoqatës sonë vuri që në fillim kontakt me kryetarin e Bashkisë së Horës z. Rosario Petta dhe personalitetet e fushave të artit e kulturës në Hora të Arbëreshëve të cilët këtë lajm e mirëpritën dhe u zotuan edhe për sigurimin e lokacionit”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Shtatorja, me një pamje madhështore prej 3 metrash është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hapur një llogari bankare për mjete financiare.

Pritet që për këtë të kontribuojnë sa më shumë mërgimtarë, pavarësisht ku jetojnë e ç`shumë paguajnë, që kjo të jetë një vepër e përbashkët për mërgatën më të hershme shqiptare, siç është kjo e arbëreshëve në Itali.

“Tash kur po e promovojmë faqen e shoqatës sonë me rastin e përvjetorit të kalimit në pavdekësi të Heroit tonë Kombëtar, Kryesia e Shoqatës ‘Hora e Skënderbeut’, nga nesër deri më 21 janar do ti bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me që rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do ti bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka”, thuhet tutje në komunikatë.

Shpërthen vullkani në malin Etna në Itali (VIDEO)

Mali Etna në Sicili, vullkani më aktiv në Evropë, ka shpërthyer të dielën mbrëma, ndërsa kjo ngjarje është kapur nga kamera.

Autoritetet italiane kanë thënë se vullkani është futur në fazën “para-alarmimit”, duke e rritur nivelin e paralajmërimit nga F0 në F1.

Etna shpesh shpërthen, mirëpo rrallë aktivitetet e saja rezultojnë në dëme të mëdha.

Mediat në botë kanë shpërndarë video ku shihet shpërthimi i llavës vullkanike:

Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi, shtegton te Hora a Arbëreshëve në Sicili

Shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi do të vendoset në sheshin kryesor te Hora e Arbëreshëve në Sicili. Në këtë vend që konsiderohet si qendër shpirtërore e kulturore e arbëreshëve të Italisë, aty ku dashuria dhe kulti për heroin tonë kombëtar nuk u shua kurrë, ndaj edhe populli aty në krye me bashkiakun Rosario Petta, e kanë mirëpritur këtë iniciativë, përcjell KultPlus.

Kjo skulpturë është dhuratë e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, me donator kryesor, aktorin Veli Berisha, (në përkrahje edhe të mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë). / KultPlus.com

“Udhëtimi i Zemrës”, përmbyll aktivitetet në Horën e Arbëreshëve

Prej datës 30 gusht po vijojnë aktivitet e programuara për të festuar 533 vjetorin e Horës së Arbëreshëve.

Aktivitetet janë realizuar në dy vende në Horën e Arbëreshëve në Siçili dhe në Cerzeto në Kalabri.

Agjencia Kombëtare e Diasporës vazhdon aktivitetet në komunitetin Arbëresh në Itali. AKD në bashkëpunim me komunën Cerzeto në Kalabri dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën sot do të zhvillojë aktivitetin “Udhëtimi i Zemrës”, ku do të zhvillohen takime me përfaqësues të këtij komuniteti dhe do të diskutohen çështje me elementë kulturor, antropologjik, historik që bashkojnë veçoritë midis Italisë dhe Shqipërisë ndër shekuj.

Pjesë e këtij eventi, do të jetë dhe organizimi i një koncerti artistik “Tinguj jete midis tokës dhe detit”, me veprat e kompozitorit Aulon Naçi, me ndërthurje të muzikës klasike, instrumenteve dhe poezive arbëreshe.

E pranishme në aktivitet, Drejtoresha e Studimeve në QSPA ka kontribuuar në përzgjedhjen e materialeve letrare që do të interpretohen sot.

Kujtojmë se gjatë ditës së parë Drejtoresha e AKD, Sonila Hysi zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë “Hora e Arbëreshëve”, Rosario Petta, si dhe me përfaqësues të përfaqësisë diplomatike.Gjithashtu morën pjesë në meshën e zhvilluar në gjuhën shqipe. Një ekspozitë me botime të Qendrës Studimore për Arbëreshët shfaqi interes ndër komunitetin arbëresh. Gjatë ditës Drejtoresha Ekzekutive e AKD, Sonila Hysi u mirëprit sot nga Kryetari i Bashkisë së Palermo Prof. Leoluca Orlando. / KultPlus.com

Vendosja e kolonive arbëreshe në ‘Siqili’

Kolonija e Mezzojuso-s, m’bas gojëdhanës, thohet se âsht ngrehun para vjetit 1469. Në ket kohë disa familie t’ atyne ushtarve Arbresh, qi duelën  prej Kalabris në Siqili nën urdhnin e Gjergjit Reres për të mprojtë ishullin prej sulmevet të Frangvet, ranë në nji anë të pronevet t’Abacis së Mungades benediktine të Shën Gionit të Palermit. Afër rrënojevet të katundit të katundit të vjetër saraçen Menzel-Jusuf ngrehen përkohësisht çadra e kasolla për banim.

Pronarët e këtij feudi tue pasë nevoië për t’ i popullue ato të frytshme, u dhanë edhe tokë për t’i punue e për t’ i mbjellë; kështu u themelue nii katund i përkohshëm, i cili u thirr Casale dei Greci, Katundi i Grekvet, prei ritit linduer të ndjekun asokohe prej Arbreshvet ndër funkcjonet fetare.

Mbas vdekjes së Skanderbeut, kur u pushtue Shqipniia prej Turqvet, familje të tjera t’Arbnis duelën në Siqili e u bashkuen me vllaznit e tyne qi ishin dyndun m â përpara.

Thohet se Shqiptarët ndêiën gadi pësëdhetë viet në Casale dei Greci nëpër kasolla, tue e rregullue jetesën mbas ligjvet feudale qi ishin asokohe në fuqi. Mbrapa, si e humbën shpresën e të kthyemit në Shqipni, u muerën vesht me Abacin e Mungades së Shën Gjonit t’ Eremitvet, e cila u lëshoj afër rrenimevet të Kishës së Shën  Mëris  nji vend  mâ  të  mirë  për banesa, tue i detyme qi të ndërtojnë shtëpija  me  mure e të ndreqin edhe Kishën  e  Zojës qi gjindej krejt e rrenueme “sianu tenuti fari et fabbricari li dicti casi cum muru, tectu, et charamidi…. siano tenuti reparari la ecclesia di la gloriusa Virgini Maria, che e in lu dictu locu, di tectu et di omni altra cosa che chi bisognira…. Item chi lu dictu Monasteriu sia tenutu manteniri la dicta ecclesia di oglu, chira, et altri necessari, chi per lo ufficiu divinu bisogniranno, execeptu chi quandu lu dictu previti fussi Grecu secundu li dicti populanti sunu, chi ipsi siano tenuti providiri la ecclesia di libri e di tucti quilli cosi che ad I’ ordini loro grecu conveni.” )

Kontrata u lidh e u nenshkrue me 3 të dhetorit 1501 te noteri Matteo Fallera nga Palermi ndermjet t’ Emz. Didicus de Baguedano, Prokurator i Përgjithshëm i të Përndritshmit D. Alfons d’Aragonës, të birit të Mbretit Ferdinand, Arqipeshkëv i Cesaraugustës e Abat i Mungades së Shën Gion t’ Eremitvet të qytetit të Palermit e të përfaqsuesvet të Shqiptarvet Petrus Macaluso, Georgius Dragotta, Petrus Buccola, Nicholaus Cuchia,  Marcus Spata.

Në pak viet Arbreshët ngrehën në ket vend shum shtëpija, e tokët qi muerën me kontratë filluen me i punue qi të nxjerrin ushqimet për jetesë.

Në Mezzojuso nguli edhe familja bujare Reres pse Nikollë Figlia, në nji mendore të shkurtë qi ka shkrue mbi kët  katund me 19 kallnduer të vjetit 1750 e qi ruhet ndër shkrimet e  vietra të Kishës së famullis, njofton se, në vjetin 1605, Theodor Reres nga Mezzojuso, Arbresh, si kapidan i 452 ushtarvet shqiptarë, me të bijt Lukën e Andren, njêni flamurtar e tjetri kapter, ka qenë në shërbim të Kunorës Mbretnore në qytetin e Lentinit, ku u bânë të pavdekshëm për trimnin qi diftuen.

Ndër rregjistrat e vjetër të famullis së Kishës Shën Kollit, qi kanë datën e vjetit 1598, gjinden edhe mbiemnat e familjevet ar­ breshe: Laskari, Lota, Dragotta, Masi, Buccola, Spata, Figlia, Cuccia.

Katundi i Mezzojuso-s shtrihet në shpatin linduer të naltsinës Rocca Busambra, në nji vend të pasun me toke buke, me ullishta, me vneshta, me kullosa e me pyje kështejash. Prodhon grunë, voj, vênë, bathnaië, portogala, lëmoj, bajama, arra, kështêja e shqême.

Toponamastika. Vendet e lagjet e katundit të Mezzojuso-s me emna shqip e ndonji edhe greqisht janë: Brinja, Shën lliu (Shën  lllija), kodër e naltë qi gjindet afër fshatit; ) Fushi Honi, nga fjala greqishte Χονι qi d.. m. th. humnere; Llasi, Shurza, vend zhurinë; Cunnimiu, përbâ prej fjalvet Hundë miu, Djaloshi, Luca, lluca, vend të tanë baltë; Tre era, lagje qi tashti thirret Triario e d.m.th. “Tri erna” mbasi ai vend rrahet fort nga ernat; Munt plak, i queitun motit Malliplak e qi tashti vendasit e thërrasin Mantrpigliaca; Giannino, lagje e quejtun në kujtim të qytetit të Janinës; Passo di Lampasona; ) Laka, nga greqishtja, λαχχοζ e d.m.th. gropë, zgavër; Busibustimi, përba nga fjalët Buzë Buzë time; Ranno, nga greqishtja Ραμνοζ; qi d.m.th. murrizë: Dirrasco, lagje n’ emën të qytetit të Durrësit.

Kolonija e Mezzojusn-s ka pasë 4030 banorë në vjetin 1798; në vjetin 1845 kishte 4623 frymë, 5230 frymë me 1921 e në numrimin e vjetit 1936 ka qitë 4469 banorë.

Doket e zakonet e të parvet  janë shdukë e, prej evolucjonit shoqnuer e marrëdhanavet tregtare me anas, Arbreshët e Mezzojuso-s shqipen as nuk e flasin ma as nuk e kuptojnë, e kanë bjerre tash njiqind vjet; por kujtimi i atdheut të moçëm asht gjithnji i gjallë ndër ta.

Në kumbonën e Kishës së Shën Kollit, për të kujtue fisin e tyne të vjetër, kanë gdhênë në gjuhën latinishte ket mbishkrim të thjeshtë: MDCXXVII Populus, Midii lubsi Albanensis refecit, e në Kishën e Shën Mëris, në fillim të nji mbishkrimi duket e zgavrueme shqipja dykrenore.

Nji pjesë e popullsis ndjekë ritin linduer.

Shqiptarët e kësaj kolonije, tue dashtë me mbajtë gjallë kultin e ritit fetar të trashiguem prej etënvet të tyne e me i dhanë edhe shkas ma tepër veprimit të Kishës lindore, venduen në këshillin qi u mblodh në vjetin 1601 me themelue nji Mungade baziljane për të bë gati nji  kler të këndueshëm e t’ aftë  për shërbimet e funkcjonevet  fetare të ritit grek, e për  kët qëllim i paraqitën nji lutje Selis Shêjte. Papa, Pali. V, me bulën e 4 të prillit 1617,  urdhnoi qi të ngrehet Mungada e Shën Vasilit të ritit linduer, e cila u ndërtue  me  paret qi la me testamend bâmirsi Arbresh Andre Reres. Mungada baziljane e Mezzojuzo-s nuk qe vetëm nji votër kulture kristjane e dobishme për  Kolonit  shqiptare  të Siqilis,  por edhe për  Shpipnin. Disa mungarë të këtij Kuvendi qenë dërgue nga Propaganda Fide si misjonarë në krahinën e Himarës, ku zhvilluen me dashuni, me zell e me mund të madh nji veprim të frytshëm në ritin grek për të mirën e bestarvet të vendit. Ndër ata misjonarë meritojnë m’u përmendë At Nil Catalani me fis italjan nga rrethet e Mesinës, i cili, nxanë shqipen në Mungadën baziljane të Mezzoiuso-s, vojti në Himarë në vjetin 1693 si vikar apostolik e me  titullin arqipeshkëv i Durrsit. Vdiq në Dhërmi më 3 të qershorit 1674. Ka shkruar nii fjaluer shqip-italisht e italisht­ shqip në dialektin e gegnishtes, punue mbas fjalorit të Frang Bardhit. Dorshkrimi ruhet në bibliotekën e poetit Zef Schiro it.

Mbas vdekjes së tij vijuen misjonin në Himarë At Filote Zassi e At Callinico Grana, Arbresh  nga katundi i Mezzojuso-s, e mbas tyne vojtën Emz. Vasil Matranga me titullin arqipeshkëv i Ohrit, qi vdiq më 1748, e Ernz. Zef Schiro me titullin arqipeshkëv i Durrsit, qi vdiq më  1760, të dy Shqiptarë nga Piana dei Greci.

Përvec Kishës së Shën Mëris Shqirtarët e Mezzojuso-s, qi ndjekun ritin linduer, kanë edhe Kishën e Shën Kollit, Kishën e Shna Rrokut e Kishën e Shejtes Krygjë.

Pajtori i Katundit asht Shën Kolli.

Në Mezzojuso lindi Nikollë Figlta, por nuk dihet me siguri se në cviet. Zef Schiro-i beson se data së tij qe me 1682. ). Prej vjetit 1708 e deri më 1727 qe kryeprift i ritit grek në famullin e katundit arbresh të Chieutit, në Kapitanatë. Vdiq në Mezzojuso me 18 të nandorit 1769. Ka shkrue disa kangë të shejta shqipe, e shumta përkthime ase parafraza poezish  siqiljane e italjane edhe nji katekizëm në djalektin shqip të katundit të vet me titullin: “I Cristeu i Arbresc” mbësuarë në Mistiriet Kliscesë sceitë.

Gjon Tommaso Barbaçi (1742- 11791 ), prift e doktor në theologji, qe famullitar në  Kishën  e ritit grek të Napulit e kapelan i Koortës Mbretnore maqedonase të Shqiptarvet po t’atij qyteti. Ka hartue disa kangë të shejta në djalektin shqip të folun dikur në Mezzojuso.

Kryeprifti Papa Onofrio Buccola ka botue tri mendore historike mbi katundin e Mezzojuso-s:

“Kolonija Greko – Shqiptare     e Mezzojuso – s” -(La   Colonia Greco – Albanese di Mezzojuso) – Palermo – 1909.

“Kërkime të reja mbi themelimin e Kolonis Greko – Shqiptare të Mezzojuso-s – (Nuove ricerche sulla fondazione della Colonia di Mezzojuso). Palermo- 1912.

Mezzojuso e Kisha  e Shën Mëris – Mezzojuso  e la  Chiesa di Santa Maria-) Palermo-1914.

Nga Kolë Kamsi

Shkëputur nga revista “Leka”, 1944. / KultPlus.com