Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe të fundvitit, shoqata “Swiss Albanian Event” – “SAE”, ndërmerr një iniciativë motivimi dhe promovimi kulturor, ku prezantohet një kartolinë e veçantë urimi me tri simbolet e kombit tonë: Flamurin, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën.
Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Bern.
Nismës ” Nisma e Luleve ” në Shqipëri do t’i bashkëngjiten të ardhurat nga blerjet e këtyre kartolinave. Piktura origjinale, e realizuar nga piktorja dhe fotografja Ermira Kaso, do të prezantohet në ankand në janar të vitit 2021.
Të ardhurat e përfituara nga ankandi do t’i dhurohen Fondacionit “DSA” – ” Down Syndrome Albania “, në ndihmë të nevojave për fëmijët me sindromën Down.
Kartolinat mund të porositen deri në datën 15 nëntor. / KultPlus.com