Simbolet e kultit dritare në histori

Studiuesi Qazim Namani ka sjell një hulumtim të detajuar i cili shqyrton tipologjinë e banesave dhe simbolet e kultit në fshatrat e Shalës duke zbuluar marrëdhëniet midis arkitekturës, historisë dhe identitetit kulturore.

Analiza e simboleve arkitektonike ofron një pasqyrë të qartë të ndikimeve historike dhe kulturore që kanë formësuar këto komunitete përgjatë shekujve. Përmes kësaj ne mund të kuptojmë më thellë sesi banesat dhe simbolet e tyre janë shprehje të jetës dhe traditave të njerëzve të rajonit.

Studiuesi Qazim Namani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një hulumtim të thellë mbi tipologjinë e banesave dhe simbolet e kultit në fshatrat e Shalës në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Simbolet e kultit kanë një rëndësi të theksuar në kontekstin kulturor dhe historik të një shoqërie. Ato shërbejnë si mjet komunikimi që transmeton vlera, besime, dhe identitetet kulturore përmes brezave.

Përdorimi i simboleve në ndërtimin dhe zbukurimin e banesave jo vetëm që tregon për aftësinë krijuese dhe zanatçinj e komunitetit, por gjithashtu ofron një pasqyrë të qëndrueshme të vlerave dhe historisë së një komuniteti.

Në studimin e simboleve të kultit dhe arkitekturës në përgjithësi, caktimi kohor bëhet duke analizuar  stilet, materialet e përdorura, dhe teknikat e ndërtimit të cilat ndryshojnë ndër shekuj.

Kjo zonë është mjaft e pasur me kulla të tilla.

Studimi i banesave dhe simboleve të kultit në fshatrat e Shalës në Mitrovicë dhe Vushtrri nxjerr në pah ndërthurjen e arkitekturës me identitetin kulturor dhe historik. Këto simbole arkitektonike jo vetëm që tregojnë për periudhat historike dhe ndikimet kulturore, por gjithashtu ruajnë dhe  transmetojnë traditat dhe vlerat e komunitetit përmes kohërave.

Ky studim thekson rëndësinë e objekteve ndërtimore si dëshmitarë të jetës dhe ndryshimeve sociale në rajon./rtk/ KultPlus.com

Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

Nga Gjon Keka

Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës së Kastriotit.

Kështu në mesin e simboleve të kësaj familje fisnike arbërore gjejmë se principata e Kastriotëve kishte përdorur disa nga këto tri simbolet sikur që shihen bashkëngjitur.

Simboli i flamurit tonë që kemi edhe ne sot me Shqiponjën me të cilën identifkohemi si komb ishte pikërisht Shqiponja dhe ylli ky simbol i përgjithshëm i fisit apo principatës së Kastriotëve e cila në fakt u bë themeli i identitetit tonë arbëror europian.

Poashtu këtu përmblidhen edhe simbolet tjera domethënëse si kjo e simbolit të mbrojtjes, pastaj simbolit të kuvendarëve ,apo kuvendeve sikur ai i Kuvendit të Lezhës së 2 Marsit 1444, dhe i Mbretërisë së Arbërit.

Disa nga këto simbole janë botuar me referencat përaktëse edhe në librat e mi mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. / KultPlus.com