Simon Gjoni legjenda e heshtur dhe historia e “Lule bore”, himnit të muzikës lirike shqiptare

Nga Albert Vataj

Rasti i kompozitorit Simon Gjoni është më kuptimploti i marrëdhënies së krijuesit me veprën dhe vetë veprës me kohën. Ai ka një galeri të pasur përvoje të kumtit krijues, por ajo që e ka bërë atë kaq të famshëm dhe të përgjithmonshëm në vetëdijen e adhurimit të ëndshëm të gjeneratave është “Lule Bore”. Një pavdekësi e merituar, një magjike e shndërruar në gjakun dhe ritmin e kohërave. Ai lindi në një shkëndi dhe u përjetësua në një shpërthim, në atë vezullimë që na mbush zemrën e na ngop shpirtin, hov kurmet e përflak gjakrat. “Lule Bore” më shumë se një këngë, ajo ishte zëfillja e një drithërime shpirti dhe mbeti një dashuri e dëshiruar në tinguj, në nota, në fjalë, në zëra që tendosin ëndjen dhe u bien telave të joshjes me kaq afsh e magji, sikur janë rite të një solemtniteti hyjnor. “Lule Bore” është një këngë, të cilën jetëgjatësia e pakundërshtueshme artistike e ka shpallur pa zyrtarizma burokratike, Himn të muzikës lirike shqiptare. Është kënga “Lule bore”…(!)

Po të pyesësh, njerëz, se cili është kompozitori i saj, shumë syresh,  tkurrin supet për të thënë: “Se dimë, por ajo është e të gjithëve”, të tjerë të thonë se, “është një këngë e popullit…”.

Në morinë e përgjigjeve për autorësinë e kësaj kënge, qëndron  pikërisht fshehtësia e magjisë dhe e notës së paarritshme që ajo ka të ngjeshur brenda saj dhe që lidhet vetëm me një emër; kompozitorin dhe dirigjentin e mirënjohur Simon Gjoni. Pavarësisht se ka 55 vjet që është kompozuar, “Lule bore”, këndohet  si në ditët e para që filloi të transmetohet në Radio-Shkodra, si atëherë kur artisti harmonizoi notat për t’ia dorëzuar një mori këngëtarësh, e për të qënë paskësaj e pranishme së bashku me gëzimin e shqiptarëve në të gjitha pikat e globit.

I lindur ne qytetin e Shkodrës, talenti i Simon Gjonit, spikati që kur ishte i ri dhe kur kontribuoi si drejtues i shumë formacioneve të ndryshme orkestrale dhe vokale të qytetit të tij. Me një sensibilitet dhe origjinalitet të dukshëm në kompozicion ai krijoi në vitet 1946-1947  një seri këngësh të paharruara që shquhen sa për ndjeshmërinë e tyre sa poetike aq edhe të sinqerta, të figurshme dhe fisnike si, “Lule bore”, “Sy larushës”, “Sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika” etj. Ishin pikërisht këto këngë të cilat e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane, ndërsa u përhapën me shpejtësinë e dritës në Shqipëri.

Sa më lart vetiu, të vjen në mendje se vlera e muzikës dhe e këngës nuk qëndron tek juritë, por vetëm tek çmimi që populli e dekoron me jetëgjatësinë e saj. Në Moskë, në vitin 1956 trio Mula, Athanas,Tukiçi, korri sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Lule bore”, në Vjenë në vitin 1961 festivali i rinisë u çel me introduksionin e Lule Bore. E sot, ajo këndohet së bashku me publikun dhe në Nju Jork, ku koncertet përfundojnë me himnin e këngës shqiptare “Lule-bore”.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula.

I mirënjohuri Çesk Zadeja e konsideronte “një model të papërsëritshëm në lirikën shqiptare”. Sipas familjarëve të tij, trashëgimtarë të veprës, Simon Gjoni ka dhe mbi 50 këngë të të njëjtit stil si “Lule bore”, botuar së fundmi nën kujdesin e bashkëshortes së tij Hermira Gjoni në një album të veçantë.

Pak vite më parë, në një Festival këngë në Radio-Televizion , kur dueti i arrirë artistikisht, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha, interpretoi këngën “Vajzë e vogël”, e interpretuar vetëm një herë nga Llukë Kaçaj, u duk se publiku e harroi konkurrimin e këngëve-shkak i organizmit të festivalit të fund-vitit. Salla ishte ngritur e gjitha në këmbë në duartrokitje… Në fakt çmimi i ishte dhënë këngës përshëndetëse, sepse kënga që është këngë, ja që di t’i rezistojë kohës, sistemeve, doktrinave, mentaliteteve, snobizmit…!

Është pikërisht kjo këngë që  aktualisht është një këngë hit në Kosovë dhe në diasporën shqiptare.

Simon Gjoni, legjenda e heshtur e muzikës simfonike

Studimet e larta Simon Gjoni i kreu në Akademinë e Lartë muzikore të Pragës, në klasën e dirizhimit simfonik me profesorët V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Në vitin 1954, ai ishte pjesëmarrës si kompozitor në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, së bashku me kolosët botërorë, si Shoporin,  Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj. Në vitin 1956 në sallën “Mestska  Knihovna” dirigjon Shubert “Rosamunda” dhe Grieg “Perr Gynt”. Po në këtë kohë dirigjon veprën “Pygmalion” të kompozitorit  Jiri Benda. Në vitin 1957 në sallën “Dum Umelco” ai drejtoi “Simfoninë orkestrale për violinë e kontrabas” të K. Dittersdorf. Suksesi i këtij koncerti pasohet nga ai i pjesës simfonike të Franc Listzi-it “Les Preludes”.

Simon Gjoni, është një ndër dirigjentët e parë të orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Radio-Televizionit. Ne vitin 1958, kur u emërua dirigjent në TOB, shumë vepra të shquara e gjetën interpretimin e “parë” tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesën emocionale të tyre me një ndjeshmëri të lartë.

Përmendet baleti “Lola”, “Laurencia”, operat “Don Paskuale”, “Berberi i Seviljes”, “Paliacot”, “Franceska da Rimini”, “Pranvera”, etj. Për herë të parë nën kujdesin e tij incizoi krijimtarinë e deriatëhershme të kompozitorëve shqiptarë Zadeja, Gaci, Nova, Grimci, operetën “Lejlaja” të T.Daisë, operetën “Agimi” të K.Konos, Koncertin nr.1 për violinë të Zoraqit, Rapsodinë për piano dhe orkestër të Tonin Harapit, gjithashtu edhe muzikën e disa filmave shqiptare.

Nga autorët botërorë ekzekutoi për herë të parë në Shqipëri Beethoven “Simfoni nr.8”, Mendelson “Uverture”, Beethoven “Eleonora”, Uverture K.M. Veber “Gjuetari Magjik”, Liszt “Prelude”, Dvorzhak “Valle simfonike”.

Krijmtaria e tij ka kaluar thuajse të gjitha gjinitë ; nga kënga, romanca, kantata, suita, poemat, veprat instrumentale e deri tek veprat e mëdha orkestrale si 11 valle simfonike, vepra këto ku ndihet atmosfera e kohës , besimi i kompozitorit ndaj popullit të tij prezenca e të cilit është e pashmangshme me të gjitha dukuritë në këto vepra.

Në maj te vitit 1960 kompozoi odën lirike “Pranvera jone”, me tekst të Ismail Kadare, dhe një suite simfonike me katër kohe. Një vit më pas kompozoi “Poema e rapsodit” për bas-celo-piano. Balada “Lufton shqipja” u këndua menjëherë nga basi i papërsëritshëm Llukë Kacaj.  Në 1962 ai kompozoi vallen e parë simfonike shqiptare, e pasuar më pas me 10 valle simfonike të tjera që paraqesin një gërshetim të mrekullueshëm të muzikës së kultivuar me muzikën popullore. Secila nga vallet është një vepër me vete krejt e vecantë dhe e ndryshme nga të tjerat .

Si  pedagog Simon Gjoni, dha nje kontribut të çmuar deri në castet e fundit të jetës, kur përgatiti me dhjetra studentë. Ai ishte një ndër pedagogët e parë në themelimin e Konservatorit Shtetëror të Tiranës së bashku me Çesk Zadene, T.Guraziun, Y.Skenderin. Shumë muzikantë e cilësojnë Simon Gjonin si një  shëmbull të rrallë ku gjeneratat mund të mësojnë për kërkesat sistematike, këmbënguljen dhe disiplinën e lartë artistike.

U nda nga jeta në 31 Tetor 1991. Emri i Simon Gjonit siç e ka cilësuar Zadeja i madh,”do të mbetet i skalitur në pentagramin e muzikës shqiptare, së cilës i shërbeu me dashuri dhe respekt”.

Historia e Luleborë”

Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te çlirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te çmuara…

Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, veçanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera… Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje “lulebore”, bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore… Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, une dua nje vajze, – i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shume bukur, ashtu siç kam dashur vete…

Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte ç’te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:

“Tuj kërkue n`ar e n`kodër

Tuj prek lulet t`gjith me dor`

Veç n`nji kopsht të vogël n`Shkodër

Ty të gjeta lulebore….”

Shumë entuziast, vazhdoi:

Je e vogël, por je e plotë

Ty t`kërkoj unë tash sa mot

Tash sa mot un`ty t`kërkoj

N`gëzim me ty jetën ta shkoj.

Eja, eja lulebor`

Unë me ty do thur kunor`…”

Dhe kenga “Lule bore” mori dhene. Ajo u be si te thuash simbol i nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar. Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte te ndryshme…

Nje student shqiptar qe mesonte ne Moske ne fundin e viteve ’50-të, kujton:

“Isha ulur ne stolin e lulishtes, ne nje nga parqet me te bukura te Moskes. Kishim humbur ne ekstaze dhe na dukej se asgje tjeter nuk ekzistonte perveç ne te dyve. Nata ishte e qete dhe plot yje. Ishte tamam ashtu siç pershkruhet nata ne kengen e bukur ruse “Pod moskovnie vjecera”. Larg, shume larg, dukej se degjohej nje melodi e cila sa vinte e behej me e njohur. Ngrita koken, sepse m´u duk e afert ajo melodi ende e papercaktuar, te cilen largesia e sillte disi te paqartë. Por nuk kaluan as pese sekonda dhe e kuptova menjehere. M´u rrengjeth krejt trupi. Zerat melodioze sa vinin e beheshin me te degjueshem e me te ngrohte njekohesisht per veshin e zemren time teper te ndjeshme ne ato çaste perhumbjeje. Ishte kenga “Lule bore” qe po kendohej ne shqip. U ngrita per te pasur me prane ate grup qe po e kendonte. Ato po afroheshin drejt nesh, ashtu, ne menyre te pavetedishme. Edhe une eca drejt tyre, pa i thene asnje fjale Ljubes qe kisha prane. Eca drejt tyre dhe vura re se nje grup studentesh nga vende te ndryshme te botes, po e kendonin ne gjuhen time. E ndjeva veten krenar si asnjehere ne jeten time dhe u bashkova me to, duke kenduar ‘Eja, eja, lule bore, se me ty do t´thur kunor…’ ”

Kjo ishte historia e njërës prej këngëve që ka vendosur autori ne libër, e asaj që quhet himni i Shkodrës, “LULEBORËS”. / KultPlus.com

Është mbajtur koncerti jubilar “Lule borë” për nder të kompozitorit dhe dirigjentit Simon Gjoni

Në teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është mbajtur koncerti jubilar “Lule borë”, kushtuar 100-vjetorit të kompozitorit dhe dirigjentit të shquar shqiptar, Simon Gjoni.

Koncerti u interpretua nga Orkestra Simfonike e RTSH, dirigjuar prej mjeshtrit Eno Koço. Të pranishëm ishin edhe solistë të mirënjohur si Inva Mula, Kastriot Tusha, Eva Golemi, Erinda Agolli, Denis Skura, Flaka Goranci e Armando Likaj etj.

Të pranishmit në sallë e kanë vlerësuar si një koncert të shkëlqyer, homazhin për një emër aq të rëndësishëm të muzikës shqiptare, siç ishte Simon Gjoni.

Simon Gjoni i përket brezit të krijuesve dhe muzikantëve që bënë historinë e muzikës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai ishte pjesë e brezit të kompozitorëve shkodranë bashkë me Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Kapidani etj.

Për krijimtarinë e tij është folur e shkruar pak edhe pse fama e këngës “Lule borë” e ka shenjuar emrin e tij në disa breza shqiptarësh.

Përveç kompozimit, Simon Gjoni do të mbahet mend edhe si një nga dirigjuesit e parë të Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Orkestrës së RTSH. / KultPlus.com

Libri “Muzika dhe Epoka”, në 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit Simon Gjoni, krijuesi i këngës “Lule borë”

Në Akademinë e Shkencave është promovuar libri “Simon Gjoni- Muzika dhe Epoka” kushtuar jetës dhe veprimtarisë së dirigjentit dhe kompozitorit Simon Gjoni. Libri është shkruar nga djali i tij, Andis Gjoni dhe vjen në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së dirigjentit dhe kompozitorit të shquar.

Në këtë event ishin të pranishëm familjarë, kolegë muzikantë, personalitete të artit e shkencës. Në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, foli akad. Vaso Tole. Ai tha se festimet e merituara të 100-vjetorit të lindjes së Simon Gjonit përfshijnë disa veprimtari, si koncerti me vepra të zgjedhura me orkestrën simfonike të RTSH-së dhe një kast të njohur këngëtarësh, të drejtuar nga maestro Eno Koço, “Nderi i Kombit”, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ekspozita, si dhe ky promovim i librit “Muzika dhe Epoka”.

Simon Gjoni i përket brezit të krijuesve dhe muzikantëve që bënë historinë e muzikës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai ishte pjesë e brezit të kompozitorëve shkodranë bashkë me Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Kapidani etj.

Jeta dhe krijimtaria e Simon Gjonit deri më tani nuk ka qenë objekt i ndonjë libri të veçantë e për pasojë, për të e krijimtarinë e tij është folur e shkruar pak edhe pse fama e këngës “Lule borë” e ka shenjuar emrin e tij në disa breza shqiptarësh.

Përveç kompozimit, Simon Gjoni do të mbahet mend edhe si një nga dirigjuesit e parë të Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Libri per Simon Gjonin, fotot nga Agim Dobi. / KultPlus.com

‘Eja eja lule borë’, një ndër këngët më të bukura shqiptare (VIDEO)

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.

Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Bashkangjitur gjeni tekstin origjinal të këngës:

Eja, eja lule borë

Tue kerkue n‘mal e n‘koder

tue prek‘ lule e gjeth‘ me dore

veç nji kopsht ma t‘bukur Shkodër

ty te gjeta Lule Borë

Ref

Je e vogel por je plot

Ty t‘ kerkoj une tash sa mot

Tash sa mot une ty t’ kerkoj

N‘gzim me ty jeten ta çoj

Eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

Pash ma t’ buk’ren stinë pranvere

pash mbretneshen trandofil

mos t‘i falish kujt Ti eren

se per mue vetem ke çil

Fjalet e mija deh ndigjoi

ma ke ftyren porsi zane

une prej gjumit do’t zgjoj

veç me t pa ne drit t’ksaj Hane. / KultPlus.com

“Eja eja lule borë”, kënga që i ka rezistuar shtatë dekadave

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.

Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.

Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Po e bashkëngjisim edhe tekstin origjinal të këngës.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula. 

Eja, eja lule borë

Tue kerkue n‘mal e n‘koder

tue prek‘ lule e gjeth‘ me dore

veç nji kopsht ma t‘bukur Shkodër

ty te gjeta Lule Borë

Ref

Je e vogel por je plot

Ty t‘ kerkoj une tash sa mot

Tash sa mot une ty t’ kerkoj

N‘gzim me ty jeten ta çoj

Eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

Pash ma t’ buk’ren stinë pranvere

pash mbretneshen trandofil

mos t‘i falish kujt Ti eren

se per mue vetem ke çil

Fjalet e mija deh ndigjoi

ma ke ftyren porsi zane

une prej gjumit do’t zgjoj

veç me t pa ne drit t’ksaj Hane./KultPlus.com

Simon Gjoni dhe historia e këngës ‘Lule bore’

Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve të çlirimit, jepte mësim në shkollën e mesme të qytetit. Plot të rinj e të reja i dëgjonin me vëmendje ligjëratat e tij për krijuesit e mëdhenj të muzikës botërore.

Ne kishim pak vepra të muzikës së kultivuar, edhe ato pak të njohura. Por, kishim një pasuri të madhe të krijimtarisë popullore dhe Simoni fliste shpesh për këto vlera të çmuara…

Një ditë dimri (1946). Dëbora e bardhë kishte mbuluar të gjithë qytetin dhe malet përreth. Ai po rrinte në sallën e mësuesve, sepse atë orë nuk kishte mësim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistët që po luanin me topa bore. Në mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur.

I lindi aty për aty mendimi dhe dëshira që të shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mësuesi i tyre. Sytë i mbante gjithnjë tek njëra, tek vajza e gjallë, e shkathët, me sytë e kaltër si deti i thellë, me ato flokët e gjata e të mbledhura në një gërshet të trashë, me ato pantallonat që e para ndër shoqet i kishte veshur e që ia shtonin hijeshinë e trupit, veçanërisht kur lidhte atë shallin e bukur mbi kokë. Ishte me të vërtetë një lule e këndshme në mes lulesh tjera…

Gjithë qënia e saj iu shndërrua në formën e një “lulebore”, bile edhe topat e dëborës që ajo ia drejtonte shokëve e shoqeve, i dukeshin si lulebore… Dhe u detyrua të priste jo vetëm shkrirjen e dëborës e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkollës e marrjen e maturës. Por, gjithë asaj kohe, mendjen e kishte vetëm tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, unë dua një vajzë – i tha një ditë Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mirë dhe ia dinte ndjenjat e dashurisë për maturanten e gjimnazit. Atë ditë ndenjën shumë kohë bashkë. Biseduan gjerë e gjatë. Mbas disa ditësh, Zefi i dha një tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur në duart që i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shumë bukur, ashtu siç kam dashur vetë…

Shkoi menjëherë në shtëpi, nuk ishte i qetë. Sillej nëpër dhomë e nuk dinte ç’të bënte. Në kokë i vlonin motive të ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa herë, derisa e mësoi përmendsh. E pastaj:

“Tuj kërkue n`ar e n`kodër
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Veç n`nji kopsht të vogël n`Shkodër
Ty të gjeta lulebore….”

Shumë entuziast, vazhdoi:

Je e vogël, por je e plotë
Ty t`kërkoj unë tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kërkoj
N`gëzim me ty jetën ta shkoj.
Eja, eja lulebor`
Unë me ty do thur kunor`…”

Dhe kënga “Lule bore” mori dhenë. Ajo u bë si të thuash simbol i një drejtimi të ri, me bashkëkohor, që mori kënga jonë për vite të tëra. U përhap në të gjithë vendin. Studentët tanë që studionin jashtë shtetit e morën me vete. Dhe nuk lanë rast pa e kënduar. Në mbrëmjet e vallëzimit, në darka e në gosti. Kudo. Edhe në koncerte të ndryshme…

Një student shqiptar që mësonte në Moskë në fundin e viteve ’50-të, kujton:

“Isha ulur në stolin e lulishtes, në një nga parqet më të bukura të Moskës. Kishim humbur në ekstazë dhe na dukej se asgjë tjetër nuk ekzistonte përveç ne të dyve. Nata ishte e qetë dhe plot yje. Ishte tamam ashtu siç përshkruhet nata në këngën e bukur ruse ‘Pod moskovnie vjecera’. Larg, shumë larg, dukej se dëgjohej një melodi e cila sa vinte e bëhej më e njohur. Ngrita kokën, sepse m´u duk e afërt ajo melodi ende e papërcaktuar, të cilën largësia e sillte disi të paqartë. Por, nuk kaluan as pesë sekonda dhe e kuptova menjëherë. M´u rrëngjeth krejt trupi. Zërat melodiozë sa vinin e bëheshin më të dëgjueshëm e më të ngrohtë njëkohësisht për veshin e zemrën time tepër të ndjeshme në ato çaste përhumbjeje. Ishte kënga ‘Lule bore’ që po këndohej në shqip. U ngrita për të pasur më pranë atë grup që po e këndonte. Ato po afroheshin drejt nesh, ashtu, në mënyrë të pavetëdijshme. Edhe unë eca drejt tyre, pa i thënë asnjë fjalë Ljubes që kisha pranë. Eca drejt tyre dhe vura re se një grup studentësh nga vende të ndryshme të botës, po e këndonin në gjuhën time. E ndjeva veten krenar si asnjëherë në jetën time dhe u bashkova me to, duke kënduar ‘Eja, eja, lule bore, se me ty do t´thur kunor…’”

Nga: Isa Alibali (pjesë nga libri “Në Shkodër të gjithë këndojnë”) / KultPlus.com