Kajtazi pas shfaqjes “Arrëthyesi”: Projekt sfidues, ndjehem shumë krenar

Më 16 dhjetor në një numër të madh para publikut u shfaq shfaqja “Arrëthyesi” nga Baleti Kombëtar i Kosovës, shkruan KultPlus.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës Sinan Kajtazi, përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë shfaqje, duke thënë se ishte njëri ndër projektet më sfidues të BKK-së.

Postimi i plotë:

“Të nderuar miq,

Falë një pune të jashtëzakonshme të balerinëve tanë, koreografit, orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, kostumografes, skenografes, fëmijëve të baletit, fëmijëve të korit, realizueseve të kostumeve, stafit teknik-artistik dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, kemi arritur që në datat 16 dhe 17.12.2023, të realizojmë një nga shfaqjet më të rëndësishme të repertorit botëror klasik.

“Arrëthyesi” është projekti më sfidues që BKK ka arritur të përgatis për 51 vite histori dhe duke marrë në konsideratë edhe interesimin e publikut, kjo shfaqje do të jetë në repertorin e BKK në dhjetor të çdo viti, siç e kanë të gjitha trupat e baletit nëpër botë.

Dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës, të cilët duke kuptuar përmasat e këtij projekti, na kanë mbështetur në vazhdimësi në raport me kërkesat tona për realizim sa më të mirë të shfaqjes.

Falënderim të sinqertë edhe për Këshillin Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilët i kam mbështetje përherë!

Ndjehem shumë krenar me punën e balerinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës!

Shihemi në projekte të tjera!”, shkruan Kajtazi. /KultPlus.com

Tatjana Petkovska, pjesë e historisë së nismës për të patur një institucion si Baleti Kombëtar i Kosovës

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, i shoqëruar nga Marsel Çollaku, njëri nga balerinët e gjeneratës së parë të balerinëve që kanë diplomuar në vitin 1972, ka vizituar sot në Shkup, ish-Drejtoreshën e Shkollës së Baletit në vitet 1968 – 1972, Tatjana Petkovska, për nder të 50 vjetorit të themelimit të BKK, për t’i shprehur mirënjohje për punën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që ka ofruar për edukimin e brezit të parë të balerinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës, përcjell KultPlus.

Tatjana Petkovska ka qenë Drejtoreshë e Shkollës së Baletit në qytetin e Shkupit, kur gjenerata e parë e balerinëve të Kosovës, nga viti 1968 deri në 1972, u shkolluan në fushën e baletit, për çka, Petkovska dha kontribut të jashtëzakonshëm.

Petkovska, për arsye shëndetësore, nuk e kishte të mundur të jetë e pranishme në Prishtinë, në dt 09.10.2022, kur edhe u festua 50 vjetori i Baletit Kombëtar të Kosovës, por kontributi i saj i çmuar nuk u harrua, përkundrazi mbetet pjesë e historisë së nismës për të patur një institucion si Baleti Kombëtar. / KultPlus.com

BKK është përgatitur për përvjetorin jubilar pavarësisht sfidave të shumta, Kajtazi: Në fund të shfaqjes do të ketë edhe një befasi të këndshme

Uranik Emini

Lëvizja njerëzore bën të mundur ekzistencën e formave të artit krijues si baleti. Në thelb, baleti ka një ton dramatik, i cili shfaqet para një publiku në një skenë duke përdorur skenografi, kostume dhe ndriçim. Mes tjerash, përmes baletit mund të komunikohet një mesazh ose një ide, ndjenjë ose mënyrë të menduari. Të bërit kërcim balet përfshin pjesën magjepsëse, emocionuese, provokues ose ai mund të jetë ndonjëherë mund të përcjellë edhe emocione të frikshme, shkruan KultPlus.

Baleti Kombëtar i Kosovës shënon 50-vjetorin e themelimit më 9 tetor të këtij viti, ku përgatitjet për këtë përvjetor jubilar janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen në mënyrë të organizuar, pavarësisht problemeve që janë shfaqur në këtë rrugëtim.

Drejtori i BKK-së, Sinan Kajtazi, në një intervistë për KultPlus, bën të ditur se shfaqja e përgatitur për këtë ngjarje madhështore është përzgjedhur në mënyrë të natyrshme të jetë pikërisht ajo e “Halilit dhe Hajrisë”, siç njihet edhe si “baleti i parë shqiptar”.

“Baleti Kombëtar i Kosovës, në vazhdimësi përveç veprave të repertorit botërorë, ka promovuar edhe repertorin kombëtarë, prandaj përzgjedhja e baletit “Halili dhe Hajria”, vjen natyrshëm në këtë jubile, jo vetëm për faktin se është baleti i parë shqiptar, por se edhe është një vepër jashtëzakonisht e mirë”.

Gjatë muajve të fundit në llogarinë zyrtare të këtij institucioni është bërë promovimi dhe falënderimi i njerëzve që e zhvilluan dhe e ngritën në maje baletin e Kosovës.

“Sigurisht se e kemi për obligim të njohim meritat e gjithsecilit për këtë gjysmë dekade jetë të Baletit Kombëtar të Kosovës, e sidomos themeltarëve të institucionit të BKK, të cilët para 50 vitesh, nisën këtë storje suksesi për ta vazhduar edhe gjenerata e re e balerinëve. Më vjen mirë që kjo kampanjë ka pas impakt të mirë tek njerëzit dhe sigurisht se ky ka qenë edhe qëllimi që të gjithë ata që kanë kontribuar në forma të ndryshme për BKK, me e pas parasysh se dikush iu njeh meritat dhe kontributin”, thotë Kajtazi.

Ai gjithashtu njofton se janë në fazën finale të përgatitjeve për shënimin e evenimentit të 50-vjetori të BKK-së.

“Mbyllja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar për rinovim, na ka shkaktuar telashe të mëdha. Jemi sistemuar në sallën e AKV Shota, për ushtrimet dhe provat, në ndërkohë kemi siguruar edhe hapësirat e Sallës së Sporteve “1 Tetori” dhe deri në këtë moment, gjithçka duket se po ecë mirë. Përveç premierës së baletit, që do të jetë pjesa kryesore e mbrëmjes së 9 tetorit, sigurisht se do të ketë fjalime e ndarje mirënjohjesh dhe po besoj një befasi të këndshme për audiencën në fund të shfaqjes”.

Kajtazi beson se mbyllja e Teatrit ka kosto të madhe për profesionin e tyre, pasi baleti është art i ndishëm dhe përvec angazhimit të përditshëm, kërkon edhe kushte adekuate.

Në fund, kreu i BKK-së shprehet i bindur që Baleti Kombëtar i Kosovës ka treguar përkushtim e punë të pakompromis.

“Jam i bindur që Baleti Kombëtar i Kosovës, ndër vite ka treguar përkushtim e punë të pakompromis, duke përfaqësuar vlerat e një arti elitarë e universal si në vend, poashtu edhe nëpër Evropë, duke krijuar kështu një respekt të jashtëzakonshëm në komunitetin artistikë ndërkombëtarë”, përfundon ai.

Shfaqjet e baletit, veçanërisht ato klasiket, synojnë t’i tregojnë një histori audiencës. Gjithçka, nga dekorimet e ndërlikuara të skenës deri te kostumet e ndryshme, përfshirë këtu edhe grimin e kërcimtarëve, ndikojnë në përthekimin e duhur të një përralleje baleti dhe efektin e tij të përgjithshëm te audienca. Shfaqjet e baletit janë kulmi i bashkimit të disa elementeve krijuese dhe entuziazmi e emocioni i kërcimtarëve janë qershia në krye. /KultPlus.com

‘Concerto Con Brio & Untitled’ premierë në TKK, Kajtazi: Audienca do të ketë mundësinë ta shohë një performancë shumë të bukur

Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet premiera e ‘Concerto Con Brio & Untitled’, e cila është premiera e dytë e Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë vit, përcjell KultPlus.

Muzika e Ë.A.Mozart dhe D.Shostakovich, gërshetohen për mrekulli me lëvizjet e balerinëve të BKK-së, të cilët do shfaqen këtë të Entje në skenën e Teatrit Kombëtar në premierën e baletit “Concerto Con Brio & Untitled”, me koreografi nga Yannick Boquin dhe bashkëpunëtore, Siner Gonenc.

Ndërkaq sot është mbajtur konferenca ku drejtori i BKK-së, Sinan Kajtazi, së bashku me kostumografen dhe trupën e baletit kanë folur më shumë për këtë shfaqje.

Kajtazi shprehet i lumtur që bashkëpunimi me Yannick Boquin dhe Siner Gonenc Boquin është premiera e dytë e Baletit Kombëtar për këtë vit.

“Është një balet klasik i cili po besoj që pas një periudhe të vështirë që e kemi kaluar me pandeminë, do t’i japë audiencës një performancë shumë të bukur.”, deklaroi ai.

Ndërkaq, e pranishme në këtë konferencë ishte edhe kostumografja dhe ajo që u përkujdes në vënien në skenë të balerinëve, Siner Gonenc Boquin, e cila ka punuar për një muaj rresht në adaptimin e kësaj koreografie për trupën e Baletit të Kosovës. Ajo thotë se ndonëse kanë dallime të vogla, këto shfaqje bazën e kanë në muzikën klasike.

Ajo foli më tepër për dy pjesët e kësaj shfaqje të cilat do të paraqiten në një skenë të vetme.

“Concerto Con Brio & Untitled; e kam adaptuar ëshë trupën e Baletit të Kosovës, kam bërë disa ndryshime të vogla ta përshtatur me skenën e Teatrit të Kosovës’, tha më tutje Gonenc Boquin.

Kjo shfaqje, Kostumet e punuara për mrekulli nga Vesa Kraja dhe Shemsi Avdiu, ia shtojnë sharmin çdo hapi të hedhur në skenë. / KultPlus.com

Ceremoni në Ditën Botërore të Vallëzimit, Kajtazi: BKK tash e 50 vite ka dhënë kontributin e vet në pasurimin e kësaj tradite

Për nder të Ditës Botërore të Vallëzimit, mbrëmë Teatri Kombëtar i Kosovës mirëpriti një ceremoni festive e cila mblodhi rreth vetes një numër të madh të artdashësve dhe një numër të madh të balerinave të vogla të cilat për këtë ditë po shpërndanin fotografi tejet të bukura të artit të baletit që vinin të shtypura në formën e kartolinave për të pranishmit, shkruan KultPlus.

29 prilli festohet si Ditë Ndërkombëtare e Vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover.

Që nga viti 1982, çdo vit nëpër botë mbahen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit. E kjo më së miri u dëshmua edhe mbrëmë me pjesëmarrjen e miqve artdashës të cilët shkrepnin fotografi nga çasti në çast, për të festuar këtë ditë të veçantë që iu dedikua atyre dhe jo vetëm.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi i cili përkujtoi ata që më nuk janë në mesin tonë fizikisht, për kontributin e tyre dhe pasurimin e vlerave të vallëzimit në vendin tonë.

“Vallëzimi është gjuha më universale e komunikimit në mes të njerëzve dhe si i tillë e zë një vend të rëndësishëm në traditën shpirtërore dhe intelektuale tek i gjithë populli. Baleti Kombëtar i Kosovës tash e 50 vite ka dhënë kontributin e vet në pasurimin e kësaj tradite ku përmes punës së palodhshme të balerinëve tanë, bashkëpunimeve me artistë nga e gjithë bota, shfaqjeve artistike të dhëna në vend e në qendra të ndryshme të Evropës, pashmangshëm është bërë pjesë e nevojës sonë kolektive por edhe pjesë e vlerave universale botërore të vallëzimit dhe kjo dëshmohet më së miri përmes faktit që BKK që nga viti 2014 është anëtarësuar në Këshillin Ndërkombëtar të Vallëzimit, organizatë kjo me seli në UNESCO”, thotë Kajtazi.

Sipas tij, duke shfrytëzuar këtë ditë dhe moment të veçantë, ai falënderoi të gjithë ata që janë dhe nuk janë në mesin e tyre fizikisht, për kontributin e tyre për pasurimin e vlerave të vallëzimit në vendin tonë.

“Mirënjohja ndaj tyre përveçse na nderon, shërben si model për gjeneratat e reja të kërcimtarëve të cilët kanë talentin dhe dëshirën për të nisur rrugën e vështirë por edhe të bukur të kërcimit. Në fakt, mirënjohja, falënderimi dhe motivimi i atyre që merren me gjininë e bukur të vallëzimit, në këtë rast, Baletit, është edhe qëllimi i shërbimit të Ditës Botërore të Vallëzimit që prej vitit 1982”, përfundon Kajtazi.

Ndërsa, këshilltari i ministrit të Kulturës, Librun Jupolli, tha se tashmë është bërë ndarja e lokacionit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit ku komuniteti i muzikës dhe në veçanti ai i Baletit, do të kenë ndërtesën e tyre të dinjitetshme e të shumëpritur.

“Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit është festë botërore e cila është nisur nga komuniteti i vallëzimit të institutit ndërkombëtar të teatrit, partneri kryesor i arteve skenike të UNESCO-s, dhe si i tillë festohet tashmë për çdo vjet. Të dhënat më të hershme historike që tregojnë për origjinën e vallëzimit janë pikturat e shpellave në Indi që datojnë rreth vitit 8000 p.e.s. e po ashtu evidencë të tillë të vallëzimit gjejmë edhe në pikturat egjiptiane të cilat paraqesin vallëzimin rreth 3300 vite p.e.s. Baleti dhe gjegjësisht vallëzimi është gjuha e trupit tonë dhe shprehja më direkte që e kemi si qenie. Gjuha e trupit të një populli dhe kapaciteti shprehës trupor i një vendi, njihet më së miri nga valltarët e vet. Akterët tanë të profilit të vallëzimit dhe kontributi i tyre profesional janë shprehja më e lartë e fisnikërimit të shpirtit përmes lëvizjes”, thotë Jupolli.

Sipas tij, sot Kosova dhe mbarë kultura e profilit të vallëzimit njeh një histori me lëvizje që nga shekulli i njëzet me Baletin e parë kosovar ‘Sokoli e Mirusha’ nga kompozitori Akil Mark-Koci pastaj me zhvillime të tjera përgjatë shekullit njëzet ku kompozitorët vazhdojnë me kompozime të tjera të baleteve të reja.

“Në shekullin njëzet e një, po ashtu njohim edhe kompozime të baletit modern dhe produksione të tjera të ngjashme. Vallëzimi sot në Kosovë njeh edhe zhvillime të shumta në edukim dhe pedagogji të cilat padyshim që do të sjellin frytet e veta për gjeneratat e reja dhe të lartësojmë më lart, artin e lëvizjes në vendin tonë. Këtë herë, Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit koincidoi me një lajm shumë të mirë, pra me ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit ku komuniteti i muzikës dhe në veçanti ai i Baletit, do të kenë ndërtesën e tyre të dinjitetshme të shumëpritur e shumë merituar. Shumë shpejt vazhdojmë me konkursin arkitektonik ndërsa faza pasuese do të kryhet me efikasitet e cilësi deri në inaugurimin e ndërtesës”, përfundon Jupolli.

Ai tutje foli rreth veçantisë së 50 vjetorit të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe si rast ky i veçantë, është konsideruar të jetë i rëndësishëm për t’i kujtuar sakrificat për këtë profil të cilat janë bërë që nga shekulli njëzet me gjeneratën e të ndjerit, Abdurrahman Nokshiqi e gjerë tek vitet pasuese e drejtuesit e tjerë duke përfshirë edhe punën e të ndjerit, Ahmet Brahimaj si dhe punën e palodhshme të trupës artistike.

Pas këtyre fjalimeve, të pranishmit tutje vazhduan brenda sallës së Teatrit Kombëtar të Kosovës për të shikuar dhe rishikuar edhe një herë talentin e BKK-së që lehtazi shfaqej nëpërmjet shfaqjes ‘Romeo dhe Zhulieta’, shfaqje kjo e cila pati ardhur premierë më 25 mars. / KultPlus.com

Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimaj për Baletin Kombëtar të Kosovës, duhet të jetë mison për ne

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi ka përkujtuar sot ‘babain e baletit’, Ahmet Brahimaj, përcjell KultPlus.

“Po e mbyll ditën e sotme, e po e nis rrugëtimin e ri duke bërë homazhe pranë varrit të njeriut që dha aq shumë për Baletin Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Ëndrra e tij për Baletin Kombëtar të Kosovës, duhet të jetë mison për ne. Përjetësisht falenderues, profesor!”, ka shkruar Kajtazi në rrjetet sociale.

Sinan Kajtazi është një ndër balerinët e parë të trupës së baletit të pas luftës. / KultPlus.com

Baleti Kombëtar i Kosovës bëhet me drejtor, zgjidhet Sinan Kajtazi

Baleti Kombëtar i Kosovës zyrtarisht ka një udhëheqës në krye, e ai është balerini Sinan Kajtazi, shkruan KultPlus.

Sinan Kajtazi e ka konfirmuar këtë vendim edhe për KultPlus, gjithnjë duke iu referuar vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që edhe e ka publikuar në faqen zyrtare.

KultPlus merr vesh se këtë pozitë e kanë synyar edhe katër të tjerë, por që komisioni e ka vlerësuar Sinan Kajtazin.

Sinan Kajtazi është një ndër balerinët e parë të trupës së baletit të pas luftës./ KultPlus.com

Sinan Kajtazi me Ahmet Brahimajn, ku ky i fundit e udhëhoqi këtë institucion për shumë mandate

Rrëfim nga lufta: Me ato 20 marka, nesër kemi me dalë me t’i ble një palë patika n’Çezum’…

Nga Sinan Kajtazi

Kodra e Zabelit

Lufta filloi. Shumica e familjeve kosovare, e sidomos atyre si familja ime shumëanëtarëshe, në vitet e 90‘ ishin me të ardhura minimale. Për gati dhjetë vite, të ardhurat e vetme i kishim nga motrat ose vëllau që jetonin në Zvicër e Gjermani.

Me 24 mars filluan bombardimet e NATOs. Pak ditë më pas, ushtria dhe policia serbe, na larguan nga shtëpia në Shupkovc dhe morrëm tatpjetën për në fshatin tonë të prejardhjes, Zasellë. Aty gjetëm mikëpritjen vëllazërore të kushërinjëve tanë, të cilët sikur na e lehtësuan largimin nga shtëpia.

Pa u mbushur java, fshatin e granatuan dhe pas pak orësh ushtria serbe (me këmbësori) na detyroi të lëviznim drejt fshatit Kçiq, ku jetonte halla jonë Shefkija me familjen e saj.

Morëm dy lopët e shtëpisë mbas vetes, disa batanije që i kishte blerë nëna një muaj para dhe rrobat që kishim në trup e u nisëm bashkë me frikën nga e panjohura.

E bëmë një gjysmë dite rrugë dhe kur mbërrimë, halla Shefki si na pa, u gëzua njësoj sikur cdo herë tjetër kur e vizitonim, dhe mirësia e saj engjëllore, na bëri të ndjehemi sikur kishim shkuar për ndonjë festë.

  • Bajram vllau jem, a muj dul’t?
  • Qe Dadë, a jeni mirë ju krejt?
  • Mirë jemi vëllau jem, shyqyr mirë krejt.
  • Qe këta krypë e morra në krye t’sokakut, ishin kanë tuj shitë te shitorja.
  • Eu po mirë paske ba bre vlla se sot kjo çika e vogël ke te Naimovit me marrë do se na u kish pas hargju.

Kështu filloi historia e gati tre muajve të qëndrimit tonë në shtëpinë e Dadës.

Mëngjesi i parë, nuk ishte mikëpritës për ne. Çysh herët në mëngjes, filluan ta granatojnë fshatin.

Babushi na mori dhe na solli poshtë në bodrumin e shtëpisë së Dadës. Na ofroi mua, Qëndresën dhe Shkumbinin dhe po na përshpëriste në vesh se si e gjitha kjo shumë shpejt do të kaloj.

(Vetëm pasi kam arritur moshën e pjekurisë, e kam kuptuar se cfarë mund të kenë ndjerë në ato çaste, nëna e babushi).

“Na ka shku zemra n’nji vend”, ka qenë shprehja që përdorej më së shumti në ato ditë lufte. Njerëzit sikur ishin pajtuar me vdekjen dhe madje as nuk donin t’ia dinin as për orën apo ditën se kur do të ndodhtë. “Kur t’vjen deka, mirë se vjen”- thoshin.

Duket se në cfarëdo rrethane, njerëzit janë të prirur të gjejnë forma për të jetuar. Kështu në fund të mëhallës së hallës, dita-ditës, filloi të bëhej një treg, në vendin e quajtur nga fshatarët, Çezëm. Njerëzit, rrezikonin dhe depërtonin në forma të ndryshme për të sjell produkte ushqimore e veshmbathje në tregun e Cezmës.

Lopët tona, që ishin bekimi jonë dhe i shumë familjeve tjera që merrnin qumësht herë pas here nga to, duhej cuar në “Zabel” për t’i kullotë. Meqë ende konsiderohesha fëmijë, duhej unë që të shkoja mbas lopëve dhe të mos rrezikoheshin vëllezërit e mi adoleshentë, sepse gjasat për të rënë në duart e ushtarëve ose paramilitarëve serb, ishin të mëdha. (Këtë zanat e ushtroja edhe para fillimit të luftës. Isha një super-çoban, i llastuar nga kolegët e mi, sepse kisha afinitet t’i argëtoja kohë pas kohe, me akrobacione të ndryshme).

Në “Zabelin” e fshatit, i dërgoja lopët cdo ditë. Nga “Kodra e Zabelit”, shihej një pjesë e madhe e fshatrave përreth. Shpesh herë vinin dhe më thirrnin nga shtëpija.

  • Biri lopët te shpija se po granatojnë.

Thua sikur nuk i dëgjoja unë ato shpërthime!

Ndonjëherë kur ishte situata më e qetë, i sillnin lopët edhe fshatarët e tjerë të Kciqit. Në rastet kur pronari i topit të futbollit, vendoste t’i lëshonte lopët, kishim mundësi edhe të luanim ndonjë lojë futbolli (megjithëse në raste të rralla).

E kishim të pamundur të merrnim rroba me vete kur u larguam nga shtëpia, dhe ç’ështe e vërteta nuk është se kishim edhe shumë të tilla. Këpucë kisha një palë. Nga përdorimi i tyre i përditshëm (dhe sigurisht nga kualiteti i dobët që kishin), mbas disa ditësh, m’u grisën tërësisht. Sikurse tollumbat e Lulit të vocërr, edhe mua më kishin dalë gishtërinjtë e këmbëve cysh moti, por nuk e kisha shumë problem. Rezervat e pakta që i kishin qëlluar babushit kur u larguam nga shtëpia, ishin drejt fundit. Njëzetë marka gjermane, të fundit në xhepin e tij, kishin marrë tashmë vlerën e një diamanti.

  • T’u kanë cky këto k’puca krejt djali jem.
  • Po ma mirë se po më ajrosen kamët,- i thash me një ton humori, ngase ai vetë më kishte mësuar që duhej pasur kujdes me ndjenjat e të tjerëve, sidomos në situata të vështira.
  • Me ato 20 marka, nesër kemi me dalë me t’i ble një palë patika n’Çezum.
    Isha 12 vjecar dhe po t’them se nuk u gëzova, gënjej.
  • Ti po i runë lopët dhe na jemi kah ushqehemi nga këto lopë për ditë. Dhe jo vetëm na, po a po e sheh edhe të tjerë po vijnë më lyp tamël për fëmijë!

(Sepse në Kçiq kishin ardhur tashmë mijëra njerëz të dëbuar nga e gjithë Shala dhe përveç shtëpive, edhe rrugët ishin të mbushura me njerëz, të cilët kishin nevojë për ushqime).

Jam i sigurt se ajo nuk ishte aryeja kryesore, thjeshtë donte ta justifikonte këtë veprim para meje, ndoshta për të mos më vënë në pozitë të palakmueshme.

Ashtu ndodhi. Të nesërmën unë isha sipër patikave të reja, të blera në tregun e Çëzmës, me 20 markat e fundit të babushit. Më dukej sikur kisha ndërruar edhe këmbët, lëre më këpucët. Me gëzim të jashtëzakonshëm po prisja të dilja mbas lopëve, që të kisha mundësi t’i “ngisja” patikat e reja, sepse simbas rregullave të një familjeje kosovare të viteve 90’, rrobat dhe këpucët e reja, “nuk lejohej të visheshin kah sh’pija”.

Tashmë pa frikën se më gjakosen gishtrinjët duke vrapuar, kisha nisur lopët drejt Zabelit, pa përtesë. I lumtur e i buzëqeshur kodra e Zabelit më dukej shumë e vogël për këpucët e mija. Kërkoja më tepër hapësirë, kërkoja liri për të vrapuar. Ah sa shumë e doja atë liri në ato momente…


Nipi im Erioni, falë talentin, punës dhe përkushtimit të tij dhe të babait të vet, këto ditë do të luaj me përfaqësuesen e Kosovës në Austri, për kualifikimet e evropianit „Israeli 2022“.

Për të qenë sa më i përgatitur për këto ndeshje me rëndësi, babai i vet (vëllau im), ia kishte blerë një palë atlete të reja (nga ato të mirat), dhe në ndeshjen e parë me ekipën e vet, ishte i pandalshëm. Fluturonte! Sikur çdo veprim të bukur në fushë (përfshirë edhe golin), ia dedikonte atleteve të reja.

Në çdo hap të hedhur, shihej liria e pakufishme bashkë me dëshirën për triumf.
Ma kujtoj veten time në „Kodrën e Zabelit“.
Ah çfarë lumturie! / KultPlus.com

Balerini Sinan Kajtazi: Kemi 6 muaj pa ushtrimet e baletit, kjo po na kushton shumë

Aktivitetet kulturore kanë stopuar qysh në muajin mars për shkak të rrethanave të pandemisë, kjo padyshim që ju ka kushtuar shumë sidomos profesionistëve të kësaj fushe, shkruan KultPlus.

Balerini Sinan Kajtazi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar nga Qeveria që të japin leje për fillimin e ushtrimeve për balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës sepse një gjë e tillë është jetike për ta.

Ky është reagimi i plotë i Kajtazit:

Kemi 6 muaj ( me përjashtim 3 jave ne qershor) qe nuk e kemi mundesine me i mbajte ushtrimet e baletit, e as shfaqjet. Si profesioniste te kesaj fushe, kjo po na kushton shume.

Qeveria duhet te jap lejen per fillimin e ushtrimeve per ne balerinet e Baletit Kombetar te Kosoves. Ushtrimet e baletit ne menyre grupore, jane jetike per ne.
Egziston mundesia qe te ushtrojme ne grupe, sic po veprojne trupat tjera neper bote, ne menyre qe t’i respektojme protokollet per mbrojte ndaj virusit.

Mjaftushem e kemi profesionin jeteshkurter, ju lutemi mos na e shkurtoni edhe ma teper. / KultPlus.com

“Ka filluar t’më sosen nervat, të marrë fund ky pak durim”

Poezi nga Sinan Kajtazi

Si kafshë në dry u mbylla,
Në kopshtin tim, zoologjik.
Nga dritarja më vjen pak dritë,
Pak rreze dielli, mbi janxhik.

Rrobat njësoj më duken,
I vesh e i zhvesh, pa nxitim.
Ka filluar t’më sosen nervat,
Të marrë fund ky pak durim.

Tek sa shof diku në lajme,
Se të gjithë po kërkojnë një kurë.
Vizita e përqafime m’u ndaluan,
Tek të dashurit që i kam sëmurë.

Akrepat lëvizin ngadalë,
Aty dikun tek një orë dore.
Rruga më e gjatë që bëj këto ditë,
Është në market a barnatore.

Në rrugën përballë meje,
Ka shumë pemë që gjelbërojnë.
Njerëz pak, më tepër makina,
Që nuk e di, ku në dreq shkojnë.

Shpesh i shoh e i përcjell,
Si dikur kur isha fëmijë.
Nga oborri i tim eti,
I numëroja me saktësi.

Sa e çuditshme u bë kjo kohë,
Asnjeri nuk e merr vesh.
Një gjë më duket e kam të qartë,
Që kemi ikur të gjithë për lesh…

Sinan Kajtazi ligjëron para balerinëve italianë në Festivalin ‘Alto Jonio Dance’

Balerini Sinan  Kajtazi i cili është anëtar i Baletit Kombëtar të Kosovës është ftuar për herë të dytë në festivalin “Alto Jonio Dance” i cili mbahet në çdo vit në Villapiana të Calabrisë në Itali, shkruan KultPlus.

I pyetur nga KultPlus se si erdhi deri te ftesa, Kajtazi tregon se ishte bashkë me Baletin Kombëtar në vitin 2013 me shfaqjen “Aty ku drita bie” dhe shfaqjen “Dasma” ku ftesa u ka ardhur pikërisht nga drejtori i Festivalit, Antonio Fini.

“Festivali përveç shfaqjeve, organizon edhe shkollën verore për kërcimtarë të rinjë. Unë do të jem në rolin e pedagogut të baletit klasik, ku do te mbaj mësim për balerinët të cilët marrin pjesë në ketë shkollë verore. Bashkë me dy balerinat, Teuta Krasniqi dhe Mergime Morina, do të performojmë në natën finale të këtij festivali, ku edhe do të shpallen edhe studentet fitues të festivalit, të cilët automatikisht fitojnë bursë studimi për në Neë York”, prononcoi Kajtazi.

Sinan Kajtazi së bashku me prima balerinën e Martha Graham Dance Company Terese Capucilli, tani pedagoge e kërcimit në shkollën e famshme Juilliard në Neë York do të rrëfej përvojën e tij dhe do të jep leksione për balërinët Italian.

Sipas Kajtazit “këto bashkëpunime janë të rëndësishme për ne sepse krijohen ura bashkëpunimi me artistë të ndryshëm nga vende të ndryshme”./KultPlus.com

Sinan Kajtazi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Baletit të Kosovës

Balerini Sinan Kajtazi para pak dite është emëruar drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Këshilli Drejtues i BKK-së i cili ishte përgjegjës për zgjedhjen e drejtuesit të insitutcionit përkatës ka përmbyll konkursin duke e zgjedhur drejtor Kajtazin, si një nga konkurruesit më të suksesshem dhe më kompetent për të qenë në krye të Baletit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Kajtazi sapo ka njoftuar se Agjensia Kundër Korrupsionit i ka kumtuar së sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita e Kajtazit si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në Janar të 2019 ai ka qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk ka të drejtë të marrë këtë post.

Ky është postimi i plot i Kjatazit:

Të nderuar miq,

Me keqardhje ju njoftoj që pas kërkesës sime për opinion nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me pozitën e Drejtorit të BKK, nga kjo agjenci më është kumtuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita ime si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në Janar të 2019 kam qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk kam të drejtë të marrë këtë post.

Prandaj, ju njoftoj që sot kam dhënë dorëheqjen nga U.D i Drejtorit të BKK dhe rrjedhimisht më duhet të refuzoj emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK.

Vullneti dhe dëshira ime ka qenë që të jap kontributin tim në të mirë të Institucionit të BKK, duke gëzuar mbështetjen e të gjithë balerinëve të BKK dhe stafit tekniko-artistik në TKK, po ashtu edhe komunitetit të artistëve, mirëpo duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, më duhet të refuzoj nderin që më është bërë me emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK.

Unë do të vazhdoj të mos kursej më të mirën nga vetja si balerin, në shërbim të BKK.

Me respekt,

Sinan Kajtazi është një nga balerinet e suksesshëm i cili është pjesë e Baletit që nga vitet e pasluftës kur u riaktivizua dhe për disa vite ka qenë anëtar si dhe kryesues i Këshillit Drejtues të TKK-së ndërsa që nga fillimi i këtij viti është përzgjedhur edhe si ushtrues detyre i drejtorit i BKK-së.

Sipas ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin, Neni 46, pika 46.1. drejtori i Baletit zgjidhet në bazë të konkursit publik të shpallur nga Këshilli drejtues me propozim të Këshillit artistik.

“Për drejtor të Baletit zgjidhet personi me përgatitje profesionale në fushën e artit dhe të kulturës, si dhe me përvojë dhe aftësi udhëheqëse. Drejtori i Baletit zgjidhet me mandat dhe në kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Personi i njëjtë mund të rizgjidhet. Drejtorin e Baletit e zgjedh dhe e shkarkon Këshilli drejtues sipas procedurës së caktuar me ligj”, thuhet në nenin 46 të ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin. / KultPlus.com

Sinan Kajtazi zgjedhet drejtori i ri i Baletit Kombëtar të Kosovës

Balerini Sinan Kajtazi është emëruar drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës i cili ketë pozitë do ta ushtroj për 3 vite me radhë.

Këshilli Drejtues i BKK-së i cili ishte përgjegjës për zgjedhjen e drejtuesit të insitutcionit përkatës në ditën e sotme e ka përmbyll konkursin duke e zgjedhur drejtor Kajtazin, si një nga konkuruesit më të suksesshem dhe më kompetent për të qenë në krye të Baletit të Kosovës.

Përveç Kajtazit në ketë konkurs kishin konkuruar edhe Sad Vuniqi dhe Luljeta Ademi ku të gjithë janë pjesëtarë të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Sinan Kajtazi është një nga balerinet e suksesshëm i cili është pjesë e Baletit që nga vitet e pasluftës kur u riaktivizua dhe për disa vite ka qenë anëtar si dhe kryesues i Këshillit Drejtues të TKK-së ndërsa që nga fillimi i këtij viti është përzgjedhur edhe si ushtrues detyre i drejtorit i BKK-së.

Sipas ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin, Neni 46, pika 46.1. drejtori i Baletit zgjidhet në bazë të konkursit publik të shpallur nga Këshilli drejtues me propozim të Këshillit artistik.

“Për drejtor të Baletit zgjidhet personi me përgatitje profesionale në fushën e artit dhe të kulturës, si dhe me përvojë dhe aftësi udhëheqëse. Drejtori i Baletit zgjidhet me mandat dhe në kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Personi i njëjtë mund të rizgjidhet. Drejtorin e Baletit e zgjedh dhe e shkarkon Këshilli drejtues sipas procedurës së caktuar me ligj”, thuhet në nenin 46 të ligjit për Filharmoninë, Operën dhe Baletin.

Sinan Kajtazi rrëfen për Al Jazeeran kohën e bombardimeve: Kisha ndjenja të përziera

Sot, në shënimin e 20-të vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë e Serbi, gazetarja amerikane Valerie Plesch ka realizuar një artikull për  median ndërkombëtare Al Jazeera-n. Shkrimi me titull “20 vite nga bombardimet e NATO-s, ndjenja të përziera në Kosovë”, përfshin pesë rrëfime të ndryshme për atë kohë, shkruan KultPlus.

Në pesë rrëfimet për kohën e bombardimeve të NATO-s, artikulli përfshin edhe kujtimet e balerinit Sinan Kajtazi, i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

“Gjatë ditës, më 24 mars ne dëgjuam në lajme se sekretari i përgjithshëm i NATO-s e  e kishte dhënë dritën gjelbër për fillimin e bombardimeve pasi nuk po arrinin të bënin një marrëveshje [me Sllobodan Millosheviçin]”, thotë fillimisht balerini Kajtazi.

Kajtazi në rrëfimin e tij tregon se ishte veç 12 vjeçar kur filluan sulmet ajrore të NATO-s, ai thotë se në atë kohë nuk kuptonte shumë gjëra dhe kishte ndjenja të përziera rreth asaj që po ndodhte.

“Isha 12 vjeç, nuk kuptova shumë gjëra, por si fëmijë, kisha ndjenja të përziera. Nuk e dija nëse duhet të ndihem i lumtur apo duhet të kem frikë, a nënkuptonte kjo diçka të keqe apo të mirë?. Ishte errët kur ata filluan të bombardonin. Me fqinjët dhe familjarët po kontaktonin përmes telefonit – thonin se është më mirë të mbuloheshin dritaret me batanije, për të fshehur dritën brenda shtëpive”, shprehet Kajtazi për Al Jazeeran, përcjell KultPlus.

Foto: Valerie Plesch

“Pas një ore, familjarët e mij thanë se është më mirë nëse shkojmë në shtëpinë e fqinjit, është më mirë nëse jemi më shumë njerëz së bashku, pra nuk morën asgjë me vete. Ishte natë, [kemi ecur] drejt shtëpisë së fqinjit tonë, që ishte rreth 200 metra nga shtëpia jonë. Gjatë mesit të rrugës, kishte një shpërthim të madh në ajër. Ne nuk e dinim se çfarë ishte, por të gjithë kishin frikë dhe ndjeheshim në panik, kështu që ne shkuam në shtëpinë e fqinjit dhe ne fjetëm të gjithë së bashku atë natë”, thotë Kajtazi.


 Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësuesit të atëhershëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova. / KultPlus.com

Shkolla Kombëtare e Baletit, garanci e së ardhmes për Baletin Kombëtar të Kosovës

Shkruan: Sinan Kajtazi

Shkolla Kombëtare e Baletit,

Viti 2018, për Baletin Kombëtar të Kosovës, do të kujtohet si vit i suksesshëm meqë ky Institucion Kulturor ka realizuar afër njëzet shfaqje në qendra të ndryshme të Evropës si: Berlin, Hamburg, Paris, Helsinki, Ruse, Sveti Vlas etj., paraqitje këto që përveç tjerash, u pasqyruan edhe ne mediat evropiane si: Die Welt në Gjermani dhe Le Monde në Francë. Ky vit mund të quhet i jashtëzakonshëm për një Institucion kulturorë që edhe pse në kushte të vështira të punës, gjithmonë ka dhënë më të mirën nga vetja, në emër të pasionit dhe përgjegjësisë ndaj publikut.

Të shfaqesh në një qytet si Parisi, kryeqendra e kulturës botërore, për cilëndo trupë baleti në botë, përveç privilegjit, ngërthen në vete edhe peshën e përgjegjësisë së jashtëzakonshme, pasi që ke të bësh me një audience me shije të filtruar, por edhe para një kritike me “kritere pariziene”.

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, që kanë shkelë skena evropiane, janë shkolluar në Kosovë. Pra, kudo që kemi shkuar dhe performuar, publiku ka pasur rastin të shoh para vetes, balerinë të cilët janë ngritur profesionalisht në një vend të pasluftës, mes shumë problemesh e sfidash, por mbi të gjitha me dëshirën dhe pasionin në rend të parë.

Shkolla e baletit nga e cila kanë dalë këto gjenerata, ka funksionuar për mrekulli për aq kohë sa ka qenë në harmoni të plotë me Baletin Kombëtar të Kosovës, duke nxjerrë kështu kuadro të cilat sot përbëjnë trupën e BKK. Për fat të keq, që nga koha kur ky bashkëpunim në mes të BKK dhe degës së baletit në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” është ndërprerë, nuk kemi as edhe një balerin/ë të vetëm të dalë nga kjo degë.

Gjatë qëndrimit tonë njëjavor në Paris, organizim ky i realizuar mrekullisht nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë dhe falë iniciativës së Ambasadorit z. Qëndrim R. Gashi dhe znj. Ulpiana Lama, Ambasada jonë kishte organizuar një vizitë të balerinëve të BKK në shkollën e baletit në Paris.

Kjo shkollë e themeluar në vitin 1713, sot është një ndër shkollat më prestigjioze në botë dhe pritja e jashtëzakonshme nga drejtoresha e kësaj shkolle znj. Elisabeth PLATEL, ish – Prima Balerinë (Danseuse Etoile) në Operën e Parisit dhe stafi i pedagogëve, i shtoi qershinë mbi tortë kësaj vizite.

Shkolla e baletit e Teatrit të Operës së Parisit, që nga themelimi i saj, prej më shumë se 300 vitesh, ka qenë si arterie kryesore e trupës së baletit në Operën e Parisit, trupë kjo e cila është një nga më të njohurat në botë për nivelin e saj. 
Kjo shkollë është themeluar me qëllimin e vetëm që të furnizoj me kuadro Trupën Kombëtare të Baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit të Parisit. Sot kjo shkollë, përveç që është burim kryesor balerinësh për trupën e baletit të Operës dhe Baletit të Parisit, njëkohësisht është edhe pikë reference për shumë të rinj nga e gjithë bota, të cilët dëshirojnë të merren me artin e baletit.

Në këtë shkollë baleti, në të gjitha nivelet e shkollimit, historikisht kanë dhënë mësim ish-solistë të baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit në Paris. Pra, balerinë të cilët janë të dëshmuar në skenë. 
Kjo shkollë funksionon në harmoni të plotë me Ministrinë e Arsimit të Francës, dhe një grupi profesionistësh baleti, të organizuar brenda shkollës së baletit.

Shkolla e Baletit ë Paris, sot është pikë reference për shumë shkolla baleti në botë, duke marrë për bazë suksesin që ka treguar kjo shkollë në 300 vite histori.

Vizita në këtë tempull baleti, na shtyrë të lëvizim edhe më tepër në këtë drejtim, duke ripërsëritur në vazhdimësi kërkesat tona për ndërtimin e Shkollës Kombëtare të Baletit, shkollë kjo që duhet të marrë për bazë kurrikulën por edhe mënyrën e funksionimit nga shkolla e baletit në Paris.

Shkolla Kombëtare e Baletit, përveç që do ishte garanci e së ardhmes për Baletin Kombëtar të Kosovës, në të njejtën kohë, do të ishte edhe një mundësi e merituar për të rinjtë që dëshirojnë të merren me artin e baletit, ku për fat të mirë, kemi shumë të tillë.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, z. Ahmet Brahimaj (inicues i themelimit të shkollës së baletit në kuadër të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, në vitin 2000) prej vitesh ka kërkuar nga ish-ministra të arsimit themelimin e Shkollës Kombëtare të Baletit.

Është për t’u vlerësuar që kërkesa e z. Ahmet Brahimaj për Shkollën Kombëtare të Baletit është marr parasysh nga Ministri i Kulturës z. Kujtim Gashi, i cili vitin e kaluar i drejtoi letër Ministrit të Arsimit z. Shyqiri Bytyqi, që të marr hapa në këtë drejtim. 
Poashtu, Baleti Kombëtar i Kosovës ka marrë mbështetje në këtë drejtim edhe nga Kryetari i Kuvendit dhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Baleti Kombëtar i Kosovës është një storje suksesi, qoftë në Kosovë, qoftë në vende të ndryshme të botës. 
I rithemeluar pas lufte në kushte të jashtëzakonshme, ka arritur që të sjell në Prishtinë koreografë nga shumë vende të botës si: Shqipëria, Maqedonia Veriore, SHBA, Gjermania, Franca, Austria, Italia, Turqia, Kina, Bullgaria, Kuba, Rusia etj.
Falë rezultateve të treguara, BKK ka qenë target i shumë mediave të huaja, ku spikatë edhe dokumentari për Baletin Kombëtar të Kosovës, i realizuar nga kanali i famshëm evropian “ARTE” në fillim të këtij viti.

Pra, pa frikë e modesti e them se, Baleti Kombëtar i Kosovës është një aset kulturor i vendit tonë dhe e kemi për obligim ta garantojmë të ardhmen e tij. Duke pas parasysh që baleti është profesion jetëshkurtër, mënyra më e mirë e ruajtjes dhe e vazhdimit të funksionimit të këtij Institucioni, do të bëhej përmes edukimit të gjeneratave të reja të balerinëve, e këto gjenerata të reja vijnë vetëm pas ndërtimit të Shkollës Kombëtare të Baletit, e cila duhet të jetë në harmoni të plotë me Ministrinë e Arsimit dhe Baletin Kombëtar të Kosovës.

Artistët nga Shqipëria: Kërkojmë shpjegim nga Ministria e Kulturës për deklaratën e Sinan Kajtazit

Ka mjaftuar një status i koreografit Robert Nuha në lidhje me tri shfaqjet e fundit të Baletit Kombëtar të Kosovës, dhe i njëjti të nxitë reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan KultPlus.

Reagimi i Nuhës nëpërmjet rrjetit social Facebook kishte në fokus shfaqjet e BKK-së, të cilat së fundi janë drejtuar nga tre balerinë të këtij institucioni, të cilët së fundi i kanë përveshur mëngët për tu shndërruar në koreografë.

Teuta Krasniqi, Sinan Kajtazi dhe Kreshnik Musolli janë koreografët që janë vënë nën gozhdën e koreografit Robert Nuha, i cili ka vënë në mëdyshje këta tre balerinë për profesionalizmin e tyre, pasi që, sipas tij, të njëjtit i kanë dhënë të drejtë vetës që të hyjnë nën petkun e koreografit, por që të njëjtit nuk janë të kualifikuar për këtë profesion.

Dhe pikërisht ky reagim ka bërë që të ndajë komunitetin artistik në dy grupe.  Reagimi i Nuhës ka vënë në pah se Kosova tashmë ka rreth dhjetë koreografë të diplomuar, të cilët janë shkolluar në Fakultetin e Arteve të Shqipërisë, por të cilët nuk janë angazhuar në Baletin Kombëtar të Kosovës.

Por jo vetëm Robert Nuha ka mëdyshje

Një mëdyshje të tillë ka edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, i cili të diplomuarit për koreografë në Shqipëri po i merr me rezervë, pasi që, Sinan Kajtazi, përpos që Fakultetin e Arteve në Shqipëri po e vlerëson si një institucion që ka mbetur nga koha e komunizmit, ai poashtu është shprehur se mënyra se si i kanë marë diplomat këta koreografë, është e dyshimtë.

Këtë deklaratë, Sinan Kajtazi e ka dhënë në një nga mediet e Kosovës, dhe kjo deklaratë ka nxitë edhe një reagim më të madh të komunitetit artistik në Shqipëri, duke përfshirë tashmë një numër të madh të artistëve.

Ema Andrea është artistja që ka reaguar ndaj deklaratës së Sinan Kajtazit, e cila në të njëjtën kohë ka kërkuar nga dy ministrat e Kosovës në Qeverinë Rama, Besa Shahini në atë të Arsimit dhe Gent Cakajt në atë të Jashtme, që të reagojnë ndaj kësaj deklarate të Sinan Kajtazit, duke pas parasysh se kjo deklaratë nuk është tashmë një deklaratë private, por institucionale, pasi që Sinan Kajtazi së fundi është duke ushtruar postin e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

“Ne kuadrin e marreveshjes(ve)per bashkepunime kulturore e projekte te perbashketa et etj midis Shqiperise e Kosoves,me poshte nje Drejtues enti shteteror, deklaron se dyshon mbi menyren si merren diplomat ne “Nje Universitet te nje vendi fqinj krijuar ne komunizem etj etj”qe eshte Universiteti i Arteve ne Tirane. Nuk kam nder mend te replikoj mbi konceptin e ketij drejtuesi per artin,e as kam nder mend ti tregoj qe nga auditoret e atij Universiteti ka nisur levizja studentore per rrezimin e diktatures,skam nder mend te flas per artistet qe kane dale nga dyert e ketij Universiteti,e integritetin e kolegeve mentore pasi nuk ndaj te njejtin nivel me padijen e Zotnise.

Zonja Besa Shahini, zv Ministria e Kultures dhe Ministri i Jashtem jo vetem si mbajtes te merituar te posteve drejtuese ne Shqiperi por edhe si njohes me te mire te mentalitetit te bashkevendasit Tuaj,jam sigurte qe ju do te reagoni ndaj kesaj deklarate te papergjegjshme te shprehur si ‘mendim personal” kundrejt UA,i vetmi institucion edukimi artistik ne nivelin Universitar ne Shqiperi.Per te justifikuar vendimet personale,askush nuk ka te drejte te fyeje dedikimin,profesionalizmin e integritetin e kolegeve te Universitetit te Arteve ne Tirane! Gjergj Prevazi Kozeta Bakiu Genci Fuga Rovena Lule tag koleget kush eshte dakort!”, është reagimi i Ema Andreas.

Reagimit të saj tashmë i janë përgjigjur disa nga artistët e Shqipërisë, të cilët kanë kërkuar që për këtë deklaratë të Kajtazit, një shpjegim duhet të japë edhe Ministria e Kulturës në Kosovë, pasi që, Sinan Kajtazi është vartës nga ky institucion.

Shfaqjet që kanë nisë këtë zjarr të reagimeve janë: “Pa mure” me koreografi të Teauta Krasniqit, “O. Taka” me koreografi e muzikë të Sinan Kajtazit, dhe së fundi shfaqja “Andërr” e Kreshnik Musollit./KultPlus.com

Televizioni i famshëm gjerman me dokumentar për Baletin Kombëtar të Kosovës

Televizioni i famshëm gjermano-francez “ARTE” i ka bërë një dokumentar interesant Baletit Kombëtar të Kosovës.

Televizioni filloi rrëfimin duke treguar se balerinët përmes artit të tyre duan të inkurajojnë bashkatdhetarët e tyre që të qëndrojnë në Kosovës, vend ky që në dokumentar përshkruhet si vend i varfër, transmeton gazetametro.net.

Në dokumentarin shihet balerina Teuta Krasniqi, i cili rrëfen se si kolegu i saj Sinan Kajtazi, poashtu balerin në Baletin Kombëtar të Kosovës, ka bërë kompozimin dhe koreografinë e një shfaqje.

Tutje në dokumentar tregon se si Teuta dhe artistët e tjerë ushtrojnë në bodrumin e teatrit në kryeqytetin e Prishtinës, në një dhomë që është shumë e vogël për 20 kërcimtarë – dhe për ëndrrat e tyre të mëdha.

“28-vjeçarja Teuta konsiderohet balerina më e mirë në Kosovë, por ajo nuk e di se sa kohë do të jetojë atje. Edhe pse ajo është një balerinë e parë në Baletin Kombëtar, ajo nuk mund të përballojë banesën e saj dhe ende jeton me prindërit e saj. Luljeta Ademir, e cila ka qënë në ansambël për 17 vjet, u jep mësime baletit fëmijëve që të arrijnë fundin. Sinan Kajtazi dëshiron të tërheqë vëmendjen për gjendjen e valltarëve të Baletit Kombëtar me punën e tij të fundit. Megjithë kushtet e vështira, paga të dobëta dhe perspektiva mezi të disponueshme, artistët e konsiderojnë atë një nder të veçantë për të qenë pjesë e Baletit Kombëtar. Përmes artit të tyre, ata gjithashtu dëshirojnë të përhapin besim dhe t’i bëjnë bashkatdhetarët e tyre të ndjehen të vlefshëm për të qëndruar në vendin e tyre të varfër dhe për të qenë krijues”./ KultPlus.com

Sinan Kajtazi, koreografi i cili ndërlidhë dy dashuritë e tij në shfaqjen ‘O.TAKA’

Alberina Haxhijaj

Balerini Sinan Kajtazi është rritur në skenën e Teatrit Kombëtar. Dërrasat e kësaj skene kanë pritur qindra kërcime të tij dhe qindra duartrokitje që kanë ardhur nga publiku. Mbi supet e tij qëndrojnë më shumë se 50 shfaqje.

I diplomuar në vitin 2005, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, Kajtazi edhe gjatë shkollimit kishte marrë pjesë nëpër shfaqje të Trupës së Baletit. Pjesë e gjeneratës së parë të balerinëve pas luftës, balerini Sinan Kajtazi përmes karizmit të tij, elegancës dhe precizitetit në hapat që hedh, dëshmon punën dhe përkushtimin që ka si balerin, një titull të cilin është vështirë ta mbash në Kosovë krahas dhjetëra sfidave.

“Ja vlen jetën me ja përkushtu këtij profesioni” thekson ai derisa tregon për KultPlus detajet nga shfaqja “O. TAKA”, koreografinë e së cilës është duke e realizuar vetë ai. Shfaqja e cila ka filluar që të vihet në jetë nga Trupa e Baletit të Kosovës, është një histori e vërtetë që vjen nga Jugu i Shqipërisë e që merr elemente nga çdo balerin që është pjesë e këtij projekti, duke e kthyer këtë shfaqje në një shfaqje aktuale që shpërfaqë dashurinë për këtë profesion dhe mundohet të gjejë përgjigje rreth pyetjes se a mund të jetë baleti shpëtim.

Një personazh i cili ka qenë një funksionar në fund të Perandorisë Osmane, Osman Taka, i cili për shkak të aktivitetit të tij politik dhe pasi i takon në familje patriotike shqiptare shumë të njohur të kohës, dënohet me varje. Osman Taka, i njohur në rrethin ku ka jetuar si një valltar i jashtëzakonshme, dëshirë të fundit e ka që ti lejohet që të vallëzojë.

“Thuhet që ka vallëzuar aq bukur në sheshvarje sa ia kanë falur jetën, pra ka qenë një valltar hipnotizues. Si valle është valle popullore shumë e njohur, në Shqipëri e kërcejnë shumë shpesh edhe te Ansambli Shtetëror, kurse si balet, si dramë apo film nuk kam dëgjuar që është realizuar”, tregon koreografi i shfaqjes, Sinan Kajtazi. Sipas tij kjo histori ka potencial për të sjellë në skenë diçka interesante dhe të re e që mendon se do të pritet mirë edhe nga publiku.

“Do të përpiqem që si temë ta shndërroj në diçka aktuale pasi fatkeqësisht edhe sot ne si balerinë jemi të dënuar në forma të ndryshme, duke përmendur këtu se jemi të detyruar që të punojmë në kushte të vështira me shumë sfida. Ajo çka ne bëjmë shpeshherë edhe na ka shpëtuar. Në shfaqje jam duke punuar akoma sidomos në pjesën e fundit. Mendoj se Osman Taka nuk ka gjetur shpëtim pasi pas një periudhe që është falur ai prapë është vrarë në pritë. Ngjarjen e Osmanit e kam si bosht për realizimin e kësaj shfaqjeje”, u shpreh ai.

Sinan Kajtazi përveç krijimit të koreografisë është duke punuar edhe me muzikën e shfaqjes.

“Do të ishte për mua e pafalshme sikur të mos ia krijoja shfaqjes time edhe muzikën”, thekson ai. Këtu duhet potencuar se ai ka përfunduar edhe Akademinë e muzikës për klarinetë. Po ashtu ai ka edhe një studio të muzikës në shtëpi ku punon çdo ditë. Aty ai e kalon kohën e lirë që e ka kur nuk është duke u marrë me balet. Për Kajtazin muzika është pjesë e pandashme e baletit.

“Baleti dhe muzika me kanë përcjellë dhe vazhdojnë të më përcjellin së bashku. Ato asnjëherë nuk kanë interferuar te njëra tjetra. Për muzikën e kësaj shfaqjeje, jam përpjekur që të bëj një kombinim të ritmit, jam munduar që të krijoj një muzikë sa më dinamike. Nuk ka qenë e lehtë me e marrë si hap jo për faktin se nuk kam krijuar muzikë më herët por se është hera e parë që po krijoj muzikë për teatër. Jam nisur nga ajo se e di çfarë i duhet kësaj shfaqjeje dhe i njoh balerinët, e di se çfarë u fle në shpirt”, tregoi ai për KultPlus.

Balerini Sinan Kajtazi i cili baletin klasik e ka më për zemër, në shfaqjen O.TAKA do të sjellë më shumë lëvizje moderne.

“Baleti pra do jetë më shumë me lëvizje moderne edhe pse mund të ketë edhe nuanca të tjera. Jemi duke u munduar që të gjejmë edhe elemente edhe motive folklorike”, theksoi ai.

Kujtojmë se nga kjo Trupë e Balerinëve, balerini Sinan Kajtazi është i dyti që po realizon koreografinë për një shfaqje. Balerina Teuta Krasniqi ka sjellë në rolin e koreografes, në shkurt të këtij viti shfaqjen “Pa Mure”. Sipas Kajtazit puna e koreografëve të njohur të cilët kanë punuar së bashku me trupën ka shërbyer si një shkollë, për të marrë hapat bazë e për të sjellë shfaqje që do mbajnë të vulosur emrin e tyre si koreografë.

“Gjithmonë e them se Baleti i Kosovës ka qenë me fat që ka punuar me artistë të ndryshëm nga e gjithë bota. Të gjithë këta koreografë përveç shfaqjeve të suksesshme që kanë sjellë e që janë vlerësuar nga publiku si të tilla, kanë lënë edhe gjurmë si në aspektin artistik por edhe në aspektin teknik tek të gjithë ne. Të gjithë ne kemi pasur se çfarë të mësojmë nga këta mjeshtër të mëdhenj”, tha ai.

Premiera e Shfaqjes “O.TAKA” do të jetë më 6 dhjetor. Pjesë e kësaj shfaqje do të jenë balerinët: Abetare Hyseni, Aulona Nuhiu, Besarta Shaljani, Donmir Bilalli,
Drilon Podrimçaku, Elmedina Berisha, Fatmir Smani, Fisnik Smani, Ilir Krasniqi, Jeta Musolli, Liridon Mziu, Luljeta Ademi, Marigona Hoxha, Mergime Morina, Mimoza Bytyqi, Muhamet Bikliqi, Niki Musolli, Nora Gashi, Sead Vuniqi, Teuta Krasniqi, Vjollca Llugiqi, Vlora Prizreni. Kostumet janë realizuar nga Vesa Kraja ndërsa skenografia nga Aziz Maloku./ KultPlus.com

Balerini Sinan Kajtazi kundër ndërprerjes së punës së artistëve

Performuesit e Institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës si, Teatri Kombëtar i Kosovës, Filharmonia e Kosovës dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” kanë anuluar çdo aktivitet të tyre deri në ngritjen e pagës komfor rregullores, shkruan KultPlus.

Ky vendim i tyre ka nxitur reagime të ndryshme.

I fundit që ka reaguar para pak minutash është edhe balerini i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi i cili është shprehur i pajtimit me kërkesën e komunitetit artistik për rritje pagash, por jo edhe me ndërprerjen e punës.

Sipas balerinit, ndërprerja e punës nuk është e drejtë dhe se çdo ditë e humbur kushton shumë.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë të balerinit Sinan Kajtazi:

Si balerin i Baletit Kombëtar të Kosovës, mbështes kërkesat e komunitetit artistik në lidhje me rritjen e pagave të performuesve në Institucionet e Kulturës, por nuk jam i pajtimit që të ndërpritet puna.
Duhet ditur që ne jemi njerëz që merremi me art dhe nuk jemi punëtorë fabrike, me i fikë e ndezë maqinat kurdo që jemi të pakënaqur. Duhet kërkuar të drejtat tona ne çfarëdo forme që kemi mundësi, përveç ndërprerjes së punës sepse për shumicën e performuesve, qoftë edhe një ditë e vetme e humbur ka rëndësinë e vet.
Institucionit të cilit i takoj, ka lidhur marrëveshje me artistë dhe Festivale nëpër botë para më shumë se një viti, dhe për ne si trupë është fatale ndërprerja e punës.
Vlerën, seriozitetin dhe reputacionin e Institucioneve të cilave i takojmë, duhet t’a mbrojmë vet, ne që jemi pjesë e tyre!
Në të njëjtën kohë jam komplet kundër rregullores së re për rritjen e pagave e cila është në procedim e sipër, sepse si e tillë është diskriminuese për shumicën e performuesve të Institucioneve të Kulturës. / KultPlus.com

Sinan Kajtazi: Titullin balerinë e bartë një artiste skene, asnjëherë nuk ka për qëllim shitjen e trupit

Skena e balerinave në emisionin “E Dielë”, në Shqipëri, që udhëhiqet nga Ardit Gjebrea ka irrituar tej mase audiencën, dhe reagime po vijnë nga shumë profile të ndryshme, shkruan KultPlus.

Por kësaj radhe ka reaguar edhe balerini i njohur kosovar Sinan Kajtazi, i cili është shprehur i mllefosur, gjithnjë duke e pas parasysh profesionin e tij prej balerini.

Më poshtë keni statusin e plotë të Sinan Kajtazit në lidhje me këtë reagim.
Fakti që këto vajza që shfrytëzohen deri në devalvim njerëzor, tregon anën e errët të shoqërisë shqipetare, dhe fatkeqësisht emisione të tilla ka me bollëk në Shqipëri. Për të qenë edhe më shokuese kjo dukuri për mua si balerin, këto vajza të keqpërodorne, për më tepër quhen “balerina” nëpër televizionet shqipëtare. Sigurisht që titullin balerinë e bartë një artiste skene, e cila shfaq para publikut vlerat e artit të baletit, dhe asnjiherë nuk ka për qëllim shitjen e trupit të saj si objekt seksi.
Degjenerimi brini s’ka!/KultPlus.com