Fotografia e vogëlushes shqiptare shfaqet në Time Square

Vogëlushja shqiptare me emrin Nina ishte protagonistja e radhës për ditën e sotme ku fotografia e saj zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Në fotografi, Nina shihet e veshur me një fustan të lezetshëm teksa ajo shikon veten në pasqyrën e rregulluar me lule. E këto lule duket se po portretizonin hijeshinë e Ninës duke bërë që fotografia e saj të kap vëmendjen e çdo kujt që kalon afër ekranit më të famshëm në botë.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur sociologu Roland Peraj:

Nina, superloçka prej Kosove n’ekranin e Time Squere në New Yourk.

Çfarë krenarie.

Në zemër të New York-ut, në njërin prej ekraneve të Time Square-it, si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society” shfaqen shumë foto të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre.

Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square. / KultPlus.com

Buzëqeshja e Leon Arifit pushtoi ekranin gjigand të Times Square-it

Leon Arifi ishte ndër protagonistët e ditës së sotme që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Në fotografi, Leoni i buzëqeshur shihet me Fjolla Rracin e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me sindromin Down dhe ata me autizëm.

Buzëqeshja e Leonit padyshim që sot ka pushtuar pikërisht zemrën e New York-ut.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur vetë Fjolla përmes një postimi në rrjetin social Faceook:

Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje!
Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!!

Shtese: Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap!’
/ KultPlus.com

Sot, Dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi është Dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011, e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Kjo ditë ka si qëllim të inkurajojë miqtë tanë në të gjithë botën që në këtë ditë të zgjedhin të kryejnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë të kesh sindromën Down dhe se si njerëzit me sindromën Down luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Down.

Kjo ditë ka si synim bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me sindromin Down më 21 mars. Çdo vit, zëri i njerëzve me sindromën Down dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta rritet më shumë./ KultPlus.com