Fotografia e vogëlushes shqiptare shfaqet në Time Square

Vogëlushja shqiptare me emrin Nina ishte protagonistja e radhës për ditën e sotme ku fotografia e saj zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Në fotografi, Nina shihet e veshur me një fustan të lezetshëm teksa ajo shikon veten në pasqyrën e rregulluar me lule. E këto lule duket se po portretizonin hijeshinë e Ninës duke bërë që fotografia e saj të kap vëmendjen e çdo kujt që kalon afër ekranit më të famshëm në botë.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur sociologu Roland Peraj:

Nina, superloçka prej Kosove n’ekranin e Time Squere në New Yourk.

Çfarë krenarie.

Në zemër të New York-ut, në njërin prej ekraneve të Time Square-it, si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society” shfaqen shumë foto të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre.

Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square. / KultPlus.com

Buzëqeshja e Leon Arifit pushtoi ekranin gjigand të Times Square-it

Leon Arifi ishte ndër protagonistët e ditës së sotme që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.

Në fotografi, Leoni i buzëqeshur shihet me Fjolla Rracin e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me sindromin Down dhe ata me autizëm.

Buzëqeshja e Leonit padyshim që sot ka pushtuar pikërisht zemrën e New York-ut.

Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur vetë Fjolla përmes një postimi në rrjetin social Faceook:

Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje!
Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!!

Shtese: Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap!’
/ KultPlus.com

Babai beqar adoptoi vajzën me sindromën Down, ajo u refuzua nga 20 familje

Dy vite më parë, fati i një vajze të re ndryshoi tërësisht pasi ajo u refuzua së pari nga nëna e saj dhe më pas nga 20-të familje potenciale për birësim.

Historia e udhëtimit të Luca Trapanese për të adoptuar Alba-n, theu rekorde në botën e mediave për disa arsye, kryesorja e të cilave mund të jetë fakti që shërbimet shoqërore shpesh nuk i japin kujdestari një burri të vetëm, e sidomos kur ai është homoseksual.

Sidoqoftë, ata bënë një përjashtim në rastin e Lucës. Sipas BBC, 41-vjeçari italian Luca publikoi një libër ku ai rrëfen udhëtimin e tij për tu bërë babai i Alba-s, një vajzë me sindromën Down, transmeton KultPlus.

Gjatë një interviste në radio, Trapanese shpjegoi se çështja e tij është e veçantë, sepse “shkatërron stereotipet për atësinë, fenë dhe familjen”.

Në Itali, birësimet për prindërit homoseksualë dhe beqarë kanë qenë tradicionalisht një çështje e ndërlikuar. Luca e adoptoi Alba-n, kur ajo ishte vetëm 13 ditë dhe tashmë ishte kaluar nga 20 familje për shkak të gjendjes së saj.

Vetë Luca kishte punuar në një mori qendrash të kujdesit për njerëzit me nevoja të veçanta, dhe gjithmonë dëshironte të bëhej baba. Kjo ishte arsyeja pse, pavarësisht se nuk kishte partner, ai vendosi të vazhdojë përpara me adoptimin e Alba-s, e cila tani gëzon një shtëpi të lumtur me babanë e saj. / KultPlus.com

Artisti me sindromin down që synon të bëhet profesor

Artisti nga Kolumbia, Franco Parra po dëshmon që sindromi Down nuk mund të jetë asnjëherë pengesë për asgjë, përcjell KultPlus.

Kështu ai ka krijuar një lidhje të veçantë me artin, teksa kalon shumë kohë me pikturat e tij.

Ai ka treguar se së fundmi është duke punuar një muaj në njërën prej pikturave të tij.

Parra është student i programit ‘Links’, e cila është një mundësi për fëmijët me aftësi të kufizuara për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Krijimtarinë në artin pamor, ai po e sheh si një rrugë drejt realizimit të ëndrrës, e që synon të jetë profesor i artit.

Po ashtu, me anë të shitjes së pikturave të tij ky artist po mundohet që të bëjë para të mjaftueshme për të udhëtuar në disa vende që të shoh punime artistike. / KultPlus.com

Sonte hapet ekspozita “Bukuritë përmes fotografisë” e fëmijëve me Sindromën Down

Në kuadër të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down, Down Syndrome Kosova prezanton ekspozitën “Bukuritë përmes fotografisë”, përcjellë KultPlus.

Fotografitë janë realizuara në vende të ndryshme të Kosovës nga të rinjtë e Shoqatës Down Syndrome Kosova dhe janë vendosur në dru dhe në gurë nga fotografi Ridvan Slivova.

Kjo ekspozitë shitëse për ju do të thotë pak, mirëpo për shoqatën Down Syndrome Kosova do të thotë shumë.
Ekspozita do të hapet sonte më 30 tetor, në ora 19:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës. /KultPlus.com