Arkeologët zbulojnë mozaikun e mahnitshëm në Siri

Studiuesit në Siri kanë prezantuar sot një mozaik të ruajtur çuditërisht të paprekur të epokës romake, ku përshkruhen skena e luftëtarë të Luftës së Centaurëve.

Mozaiku është zbuluar në Rastan në rajonin verior të Homs në gërmimet e nisura ne fillim të vitit dhe daton prej shekullit të 4-rt.

Drejtori arkeologjik i misionit në Rastan, Ammar Musaed tha se mozaiku daton prej kohës bizantine dhe i shtohet një tjetri të gjetur të dëmtuar, nga e njëjta periudhë.

“Skenat nga Lufta e Centaurit njihen dhe në Akropolin e Athinës apo në pocarinë e lashtë greke”.

“Po kjo është hera e parë që i shikojmë në një mozaik. Sipas informacioneve tona lufta e Centaurit nuk është portretizuar në asnjë mozaik në botë”, tha Musaed.

Centaurët kanë qenie mitologjike gjysmë kalë gjysmë njeri që prezantoheshin shpesh në lashtësi. Grekët besohet se i përdornin ato për të përfaqësuar njerëz ose popuj barbarë, ose në raste të veçanta, qenie të dijeve hyjnore. / KultPlus.com

Fëmijët e mbijetuar të tërmetit vdesin për mungesë barnash në Siri

Fëmijët që mbijetuan tërmetin e 6 shkurtit në Siri po përballen me një tjetër luftë pas fatkeqësisë natyrore. Spitaleve u mungojnë ilaçet për trajtimin e të shpëtuarve për shkak se diktatori sirian vështirësoi hyrjen e ndihmave ndërkombëtare. Asllani është njëri prej fëmijëve që mbijetoi tërmetin, por nuk u mbijetoi plagëve pa barna mjekësore

(AP) – Fëmijët që i mbijetuan tërmetit vdekjeprurës në Siri po trajtohen në spitalin e qytetit të Idlibit. Transmetuesi britanik Sky News vizitoi Aslanin e vogël, i cili mbijetoi pasi babai i vdiq duke e mbrojtur nga rënia e mureve.

Ai është i vetmi i mbijetuar në familjen e ngushtë. Xhaxhai i tij është i gatshëm ta marrë përsipër kujdesin për të, pavarësisht nga këmbët e tij të shtypura. Mjekët kanë frikë se do të duhet t’ia presin këmbët.

“Pse nuk u ofrojnë kujdesin që u nevojitet? Ata janë të plagosur, a janë këta njerëz këta fëmijë përgjegjës për Asadin, kufirin dhe komunitetin ndërkombëtar? A mund ta kuptojë ai? Ai humbi të gjithë familjen e tij, nuk di asgjë për këtë dhe Assadi nuk kujdeset për këtë”, ka deklaruar mjeku Sameeh Qaddour, shef i spitalit Sham në Sarmada. “Dhe mua nuk më intereson kjo. Unë dua që ky pacient të mbijetojë”.

Mjekët thonë se vonesa 4-ditore e Kombeve të Bashkuara në sjelljen e ndihmës mjekësore në këtë zonë ka sjellë më shumë vdekje dhe lëndime.

“Kjo ndodh për shkak të përgjigjes së vonuar. Nëse reagimi do të ishte i menjëhershëm, ne mund të kishim shpëtuar shumë jetë, është e thjeshtë, mendoj se ju e kuptoni se nuk duhet të jeni mjek apo kirurg për ta kuptuar këtë”, ka theksuar mjeku tjetër, Anas al-Kassem, kirurg kanadez i traumës. “Për një dëmtim të shtypjes nëse prisni 4 ose 5 ditë, atëherë rezultatet mund të jenë shumë të këqija”.

Tërmeti rezultoi, gjithashtu, me një numër foshnjash të lindura para kohe. Ka vetëm disa ventilatorë pavarësisht kërkesave të shumta.

Njerëzit janë shumë të frikësuar për të qëndruar në ndërtesa dhe preferojnë të flenë jashtë në rast se ka një tërmet tjetër. Lëndimet e Asllanit ishin shumë të rënda dhe ai nuk mbijetoi, raportoi Sky. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës pas tërmetit në Turqi e Siri: Jemi në gatishmëri të lartë për mbështetje

Qeveria e Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.

Përmes një komunikate, thuhet se Republika e Kosovës dhe populli i saj janë në gatishmëri për mbështetje e solidaritet.

“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. / KultPlus.com

Gjendet mozaiku i rrallë që paraqet luftën e Trojës

Një mozaik 120 metra katrorë i zbuluar në Siri portretizon skena nga lufta epike e Trojës me Greqinë, konfliktit legjendar i më shumë se 2000 viteve më parë, është më i “rralli” i gjetur ndonjëherë për shkak të gjendjes së shkëlqyer që ndodhet.

Vepra e ndërtuar 1600 vite më parë është e zbukuruar me ushtarë me shpata dhe mburoja, bashkë me emrat e tyre si dhe portete të Amazonave të bukura e të forta që luftonin së bashku me ta. Amazonat ishin një racë femrash të bukura luftëtare në mitologjinë greke, të cilat shtriheshin në territorin e Ukrainës së sotme.

Mozaiku u gjet së fundmi në Rastan, Sirinë veriore, distrikt që qeveria mundi ta merrte nga duart e rebelëve në vitin 2018 pas vitesh të tëra lufte, një vit pasi grupet e armatosura u përpoqën të shisnin copa të veprës duke e nxjerrë në platformat sociale.

Arkeologët kanë nxjerrë vetëm 20 metra të mozaikut nga një ndërtesë që dikur mund të ketë qenë një banjë publike, por kërkimet vazhdojnë.

Mozaiku është gjetja më e rëndësishme arkeologjike në Siri që prej fillimit të konfliktit në vend, rreth 11 vite më parë. Në secilin ndarje të tij ndodhen gurë të vegjël shumëngjyrësh në trajtë katrore, me madhësi rreth 1 cm. / KultPlus.com

Jackie Chan nis xhirimet e filmit të ri në ish-bastionin e ISIS-it në Siri

Një qytet i braktisur që nga një operacion i vitit 2018 për të larguar xhihadistët, Hajar al-Aswad po rikthehet në jetë, por tashmë si një mjedis për një film aksion të prodhuar nga Jackie Chan.

“Home operation” është frymëzuar nga evakuimi i shtetasve kinezë dhe të tjerë të huaj nga lufta në Jemen, një operacion që u pa si një pikë referimi për Pekinin.

Rrënojat e Hajar al-Aswad të enjten u mbushën me një grup aktorësh me veshje fisnore jemenase, shkruan France.24.

“Sot filluam xhirimet e ‘Home operation’. Filmi nuk tregon historinë e luftës, por më tepër flet për dashurinë dhe paqen. Ai nuk prek dhunën. Filmi është prodhuar nga Jackie Chan, dhe regjisor nga Yinxi Song, një regjisor i ri kinez”, tha Ziad Ali.

Regjisorët thonë se ndërtimi i studiove të ngjashme me këto zona është shumë i shtrenjtë, por këtu studioja tashmë është gati./koha/ KultPlus.com

Memoriali më i vjetër i luftës në botë ndodhet në Siri

Një tumë 4000-vjeçare, e zbuluar në Siri në vitet 1990, është një memorial lufte dhe jo një varr masiv siç është hamendësuar deri më tani.

Nuk është një varr masiv për armiqtë, por një memorial për të kujtuar të rënët. Një studim i botuar në “Antiquity” ripërcakton funksionin e Tell Banat North, i quajtur Monumenti i Bardhë nga studiuesit për shkak të mënyrës se si struktura shkëlqen në dritën e diellit, një varrim tumë i zbuluar në vitet ‘90 të shekullit të kaluar në Tell Banat në Sirinë veriore, duke argumentuar se mund të jetë memoriali më i vjetër i luftës i gjetur ndonjëherë deri më tani, që daton në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit

Nuk është e qartë kur u ndërtua monumenti imponues, 22 metra i lartë, por ajo që dihet është se gjatë shekujve ai pësoi disa ndryshime, duke marrë formën e tij përfundimtare midis viteve 2450 dhe 2300 para Krishtit.

Tell Banat North dallohet nga monumentet e tjera të ngjashme të shpërndara në të gjithë vendin për organizimin e trupave dhe përbërjen e vetë tumës. Rregullimi sistematik dhe i kujdesshëm i eshtrave të të ndjerëve, të ndarë nga njëri-tjetri për të ruajtur identitetin e tyre, tregon një monument të ndërtuar për të nderuar ushtarët që ranë në betejë, sesa një mënyrë për të asgjësuar trupat e armiqve të mundur.

“Ne nuk e dimë nëse eshtrat njerëzore u përkasin fituesve ose humbësve”, thekson Anne Porter, shefja e studimit.

“Ajo që dimë është se kushdo që e bëri i solli trupat këtu nga diku tjetër, mbase edhe shumë kohë pasi ata vdiqën, dhe i varrosi duke mbledhur eshtrat në këtë tumë të madhe, të dukshme nga disa milje larg”.

Sipas studiuesve, memoriali do të kishte kontribuar, në varësi të faktit nëse të vdekurit ishin humbës apo fitimtarë, për të rritur në popullatën afër një ndjenjë kundërshtimi dhe rezistence ndaj armikut, ose për të pranuar sundimin e një regjimi të ri.

“Ne nuk e dimë kush ishte armiku që ata po luftonin, por ka të ngjarë që ai të ishte një konflikt midis fuqive rajonale, ose një konflikt i brendshëm”, përfundon Porter./a2/ KultPlus.com

Gratë nga Kosova shkuan në Siri për t’iu bindur burrave, thotë avokatja

Kosova ka një historik më të hershëm me riatdhesimet nga Siria dhe kampi famëkeq i Al Holit. Më herët, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë në pyetje 11 gra të riatdhesuara, ndërsa për to është kryer dhe një hetim i gjatë për terrorizëm, madje janë marrë dhe masa.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi tha për Euronews Albania se 32 gratë dhe fëmijët e mbërritur nga Siria në Kosovë në 2019 kanë qenë në hetim që nga viti 2014 me akuzat e terrorizimit.

Ajo shpjegoi se në Kosovë, nisur nga numri i madhe i shtetasve që po shkonin në Siri për të luftuar, në 2015 u sanksionua me ligj dënimi për këdo merr pjesë në luftëtar të vendeve të tjera.

Shumica e këtyre grave, shpjegoi avokatja, ata kanë ardhur në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore dhe kanë pohuar se kanë shkuar në Siri, pasi për shkak të zakonit u është dashur të bëjnë çfarë u thonë burrat e tyre.

“Kontakti i parë me klienten time ka qenë jo i lehtë, ka ardhur nga një ambient lufte, me 4 fëmijë.

Kam qenë e detyruar t’i shpjegoj se nëse shpreh pendim, do të kalojë me një dënim më lehtë, është betuar para gjykatës se nuk do të bënte më kurrë atë gjë.

Shumica e grave të kthyera deklaruan se kanë shkuar pasi ato do të bënin gjithçka që bënin burrat.

Edhe pse këto gra janë akuzuar për terrorizëm, shteti i Kosovës me aq sa ka pasur mundësi u ka dhënë ndihmë dhe është shembull për çdo shtet në botë”, u shpreh avokatja. / Gazeta express/ KultPlus.com

Historia tragjike e gjyshes shqiptare, që shkoi për t’i marrë nipat dhe vdiq në Siri

73- vjeçarja Mendije Dumani nga Shqipëria ka humbur jetën më 3 shtator në kapin famëkeq “Al Hol”, në Siri, ku janë të vendosur familjarët e luftëtarëve të grupit terrorist ISIS.

Dumani është gjyshja e Evës 14-vjeçare dhe Indritit 12-vjeç. Të dy fëmijët u rrëmbyen nga babai i tyre, Shklëzen Dumani, 6 vjet më parë dhe pas rrëmbimit ai bashkë me fëmijët shkoi në Siri, për t’u bashkuar me ISIS-in.

Muaj më vonë, e moshuara duke shpresuar se do të merrte fëmijët dhe të kthehej në shtëpi, udhëtoi për në Siri.

I biri i Mendijes, Shkëzeni, u vra gjatë luftimeve atje, ndërsa ajo u bë kujdestarja e fëmijëve.

Në film të vitit 2019, ajo bashkë me fëmijët u dërguan në kampin famëkeq “Al Hol”, që aktualisht drejtohet nga kurdët dhe depërtimi në të është i vështirë e gati i pamundur.

Tanimë fati i dy fëmijëve të mbetur vetëm në kamp, nuk dihet, ndërsa nuk dihet as fati i turpit të së moshuarës që nuk mundi t’i kthente nipërit e saj në atdhe./ KultPlus.com