Goldberg konfirmon se po diskutohet xhirimi i filmit të famshëm ‘Sister Act 3’

Whoopi Goldberg ka konfirmuar se po diskutohet rreth xhirimit të filmit “Sister Act 3”.

Ylli i filmit që luan rolin e Deloris Van Cartier në filmin e vitit 1992 ka thënë se ekipi po bëjnë më të mirën për ta realizuar edhe një të tretë.

Duke folur në “The Late Late Show with James Corden”, Goldberg u përgjigj pse nuk ishte realizuar ende një pjesë e tretë e këtij filmi, shkruan NME, transmeton KultPlus.

“Sepse për një kohë të gjatë, ata vazhdonin të thonin se askush nuk donte ta shikonte atë”, tha aktorja. “Tash së voni, merret vesh se kjo mund të mos jetë e vërtetë. Njerëzit ndoshta duan ta shohin. Kështu që ne po punojmë zellshëm që të provojmë ta kthejmë grupin bashkë”.

Duke shikuar prapa kur ajo luante rolin në “Sister Act”, Goldberg thotë se “është kënaqësi dhe më bën të ndjehem mirë”.

Ajo më herët i kishte thënë Radio Times se pa pushim kishte kërkuar një film të tretë për vite me radhë, porse ishte refuzuar.

“Sister Act” është një nga komeditë e viteve të 90-ta më të suksesshme financiarisht. Një rikrijim i filmit original ishte paralajmëruar në vitin 2015, por progres tjetër nuk është konfirmuar që atëherë. / KultPlus.com