Përfundon ‘Skena Verore’ në Ulqin, përmbyllet nga Elina Duni

Edicioni i 39-të i Festivalit “Skena Verore” në Ulqin është përmbyllur me ekspozitën personale te piktores Luljeta Rama Muçaj.

Pas një muaji me aktivitete te shumta kulturore kjo ngjarje ka kulmuar me koncertin me tingujt e muzikës jazz te interpretuara nga Elina Duni dhe Rob Luft Band në kalanë e qytetit.

Çdo vit ky festival bashkon artdashës nga vende të ndryshme për ekspozita, koncerte, promovime librash e ngjarje tjera kulturore./ rtk/ KultPlus.com

‘Skena e pavarur’, aktivitete kulturore për të gjitha moshat në çdo cep të Shqipërisë

 Ditët e nxehta dhe netët e gjata të verës nuk mund të kalojnë pa muzikë, argëtim dhe shoqëri të mirë.

“Skena e Pavarur” e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), sjell në çdo cep të Shqipërisë aktivitete dhe ngjarje për të gjitha grupmoshat përgjatë të gjithë muajit korrik.

Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja publikoi edhe kalendarin e aktiviteteve, ndër të cilat veçojmë “Festivalin e 19-të ndërkombëtar të muzikës së dhomës, Durrës 2024” që do të mbahet deri më 25 korrik në katedralen “Shën Lucia”; United dance-Tirana që do të mbahet me 27 korrik në Amfiteatrin e Liqenit, Tiranë; Takimet muzikore të dy botëve, që do të mbahet sot në Apolloni, Fier; Lyhnida Fusion Fest që do të mbahet për dy ditë 26-27 korrik në Pogradec, Tirana Foto Festival, një tjetër aktivitet që do të mbahet në Parkun “Rinia”, në Tiranë nga data 11 deri më 25 korrik,etj./atsh/ KultPlus.com

Vasillaq Vangjeli, aktori unik i skenës shqiptare të humorit

Nga Albert Vataj

Tradita shqiptare e artit komik është padyshim një nga thesaret e kulturës sonë kombëtare. Rrugëtimi i kahershëm i kësaj marrëdhënie vlerash dhe përfaqësimi është gjithçkaja dëshiruese e shumë personaliteteve të shquara, ndër të cilët rrekemi të veçojmë Vasillaq Vangjelin. Më shumë se një vlerësim për punën dhe kontributin që ai ka dhënë në pasurimin e kësaj tradite, kjo ndërmendje është shkas përshpirtje në përvjetorin e vdekjes. Vasillaq Vangjeli ishte dhe mbeti, për tu përjetësuar në panteonin e vlerave të artit skenik shqiptar një zë dhe një karakteristikë, një profil dhe një tipar, unik. Kjo është thelbësore në art, këtë e jetësoi ai në skenë.

Vasillaq Vangjeli njihet kryesisht si aktor komik. Ai i lindur në 19 shkurt 1948 dhe u shua më 26 shtator 2011, ende pa mbushur 64 vjeç pas një bashkëjetese dhe lufte të gjatë me diabeti. Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.

Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës. Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin.

Humori është i lindur që me lindjen e tij. Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.

Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj. Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit.

Të shumtë janë rolet në Estradë si : tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar” apo të kujtojmë skeçet e paroditë. Tani është i angazhuar me një rol në komedinë “HARVEY”. Komedi e bukur, rol i bukur. Regjia është e Hervin Çulit. Më pas ka regjinë e një varjetee, a një tjetër ftesë në Teatrin Kombëtar, e pastaj një tjetër ftesë…Vaso tani nuk punon më si aktor profesionist pranë ndonjë institucioni.

Ai doli në asistencë si e gjithë trupa e Estradës së Tiranës. Shtëpinë e tij e kishte kthyer në lokal ku argëtonte të tjerët, por argëtohej edhe vetë. I shkonin vazhdimisht miq e shokë, kolegë. Edhe aty humorin nuk e linte, me barcaleta, ngjarje të vërteta e të sajuara. “Pjesë e profesionit”- thoshte.

Skena lëvizëse e TKOBAP, sonte në Durrës

Skena lëvizëse e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, ka ndërmarrë një “udhëtim” nëpër disa qytete të vendit, për ta çuar artin sa më pranë artdashësve, e për të mos qenë ekskluzivitet i kryeqytetit.

Fillimisht artistët e TKOBAP janë ndalur në Shkodër dhe në Kukës, ku çuan këngë e valle tradicionale, me orkestrën, solistët, grupin e valleve, dhe grupin koral të Ansamblit Popullor, nën kujdesin e Brikena Jaupajt dhe Alban Tahirit. Dy shfaqjet e para janë ndjekur nga një numër i madh spektatorësh dhe janë pëlqyer prej tyre. Në Shkodër skena u ngrit në sheshin përpara bashkisë, duke lejuar një numër më të madh njerëzish për të ndjekur spektaklin, nën dritat e shumta që shoqërojnë këtë atmosferë festash. Ndërsa në Kukës, koncerti u zhvillua në mjedis të mbyllur.

Udhëtimi nëpër Shqipëri do të vijojë deri më 30 dhjetor. Sonte Ansambli Popullor do të japë shfaqje në Durrës, ndërsa në datat në vazhdim do të interpretojnë në Fier, Vlorë dhe Korçë./atsh/KultPlus.com

Edhe 100 ditë na ndajnë nga Eurovisioni, zbulohet se si do të duket skena

BBC, transmetuesi pritës i Festivalit të 67-të të Këngës në Eurovizion, ka zbuluar skenën mbresëlënëse në të cilën 37 artistët do të performojnë në Liverpool këtë maj.

Julio Himede, skenografi për Liverpool 2023 e ka bazuar skenën e tij në parimet e “bashkësisë, festës dhe komunitetit”.

Dizajneri tha për Eurovision.tv: Arkitektura merr frymëzim nga një përqafim i gjerë, duke i hapur krahët Ukrainës, interpretuesve të shfaqjes dhe të ftuarve nga e gjithë bota. Unë u fokusova në aspektet kulturore dhe ngjashmëritë midis Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe veçanërisht Liverpool-it. Nga muzika, kërcimi dhe arti tek arkitektura dhe poezia.’

Julio, i cili ka vite përvojë pune në ngjarje të mëdha si GRAMMY dhe MTV EMA, vazhdoi:

“Është detyra jonë si stilistë të përmirësojmë performancat përmes një peizazhi vizual bindës, duke rrëmbyer zemrën dhe shpirtin e Konkursit të Këngës në Eurovizion. / KultPlus.com

Emilia Clarke për debutimin në skenën e teatrit në Mbretërinë e Bashkuar: Kam frikë

Ajo njihet më së shumti për rolin në Daenerys Targaryen, në Game of Thrones. Por Emilia Clarke thotë se është “e ngurtësuar” përpara debutimit të saj në skenë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë jam e vetëdijshme për faktin se do të ketë njerëz që e duan Game of Thrones dhe po e shohin atë për këtë. Është 10 herë më e frikshme sepse do të ketë njerëz që duan të shkojnë dhe të thonë: “Epo ajo mund të aktrojë vetëm në kamerë, ajo qartësisht nuk mund të aktrojë në skenë”, që është padyshim frika më e madhe”, ka thënë ajo.

Por aktorja britanike shpreson gjithashtu që duke u shfaqur në një shfaqje të shkruar në 1895, për një grup rusësh të vetmuar që jetojnë në një prona të izoluar të vendit, ajo do të inkurajojë audiencën për të shkuar në teatër.

“Unë nuk jam në një dragua në asnjë moment gjatë kësaj shfaqjeje. Por shpresojmë se ajo që ata marrin, si një lloj shtesë e vogël, është që ata të shijojnë këtë shfaqje që ata nuk mund ta kishin parë ndryshe”, ka thënë ajo./21Media / KultPlus.com

Figura emblematike e humorit shqiptar, Tano Banushi

Përkujtohet sot ditëlindja e njërit prej yjeve të skenës së humorit shqiptar, Tano Baushi, shkruan KultPlus.

Artisti lindi në qytetin e Shkodrës më 4 shkurt të vitit 1927 me emrin Athanas Lluko Banushi megjithëse publiku shqiptar e njeh me emrin Tano. Humori ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së artistit pasi është rritur në një familje e cila humorin e kishin si lajtmotiv të jetës së tyre me në krye babanë e tij, Lluko Banushi.

Që në kohën kur ai ndiqte gjimnazin artisti filloj të aktivizohej në shfaqje të ndryshme deri në momentin kur në Shkodër u themelua edhe estrada profesioniste e qytetit në virin 1958. Ishte pikërisht ky momenti kur Tano Banushi u kthye në një artist i cili u vlerësua shumë dhe u duartrokit nga i gjithë publiku artëdashës shqiptar, pasi cilësitë e tij interpretative ishin shumë të larta.

Gjatë karrierës së tij artisti, Tano Banushi ka interpretuar mbi 1000 role duke mishëruar shumë personazhe, karaktere dhe figura artistike të cilat do ta kthenin në një figurë emblematike të humorit dhe estradës shqiptare.

Disa nga rrolet që do të veçonim nga ky artist janë ato në shfaqjet si “Fejesa” e Cehovit, “Një tragjedi Optimiste”, “Këshilli i ndrikullave”, “Hej moj babë”, e shumë e shumë të tjera.

Artisti gjatë karrierës së tij më të gjatë se gjysmë shekulli shkruante materiale dhe skeçe, por gjithashtu edhe kompozonte muzikën që shoqëronte materialet e krijuara prej tij, pasi sotëronte dhe luante mjaftë mirë instrumentin e kitarës.

Publiku shqiptar e identifikon artistin me shumë materiale dhe personazhe por ajo çka nuk do të iki kurrë nga memoria e publikut është materiali “Fotografia” e cila mund të konsiderohet edhe si një ndër perlat e humorit dhe estradës shqiptare./ atsh/ KultPlus.com

Fillon ndërtimi i skenës së Eurovisionit

Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest” ndërsa sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam.

Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit. Në këtë skenë do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.

Për shkak të pandemisë bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59-të të Këngës. / KultPlus.com