Drin Kokaj ka përfunduar garën e sllallomit në skijimin alpin të Festivalit Dimëror Olimpik Evropian të Rinisë “Vuokatti 2022“, shkruan KultPlus.
Skitari nga Kosova zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve dolën nga shtegu.
Në total nga të dyja lëshimet ishte plus 19.17 sekonda nga vendi i parë, por që në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë.
Pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022, për Drinin është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kokaj është njëherit Shpresë Olimpike 2022. /KultPlus.com