Më 7 shkurt, Kiana Kryeziu do të shkruajë histori

Skitarja nga Kosova, Kiana Kryeziu, është bërë vajza e parë që ka arritur të kualifikohet për Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat këtë vit do të mbahen në Pekin të Kinës, shkruan KultPlus.

Së bashku me skitarin, Albin Tahir, të dy do të përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra Olimpike.

Tahiri do të fillojë i pari më 6 shkurt, kur edhe do të marrë pjesë në disiplinën e lëshimit, derisa Kryeziu më 7 shkurt merr pjesë në sllallomin e madh.

Lojërat Olimpike do të zgjasin deri më 20 shkurt. /KultPlus.com

Kiana Kryeziu plotëson kriterin e tretë, afër të sigurojë normën olimpike

Skitarja Kiana Kryeziu, ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, shkruan KultPlus.

Kryeziu ka mbledhur sot më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, disiplina e sllallomit të madh.

Nga 31 garues që po merrnin pjesë në këtë garë, skitarja nga Kosova u rendit në pozitën e 19-të.

17-vjeçares i duhen edhe dy rezultate të tilla nga garat e ardhshme për të arritur normën olimpike Pekini 2022.

Periudha për të fituar normën skadon më 16 janar 2022. /KultPlus.com