Çfarë rëndësie ka kurora e Skocisë mbi arkivolin e Mbretëreshës?

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator 2022, në moshën 96-vjeçare. Prej asaj dite, e gjithë Bitania e Madhe është në zi kombëtare, duke i bërë kështu nderimet e fundit monarkes më jetëgjatë të vendit.

Shumë liderë, si presidentët Emmanuel Macron dhe Joe Biden, dërguan ngushëllimet e tyre, ndërkohë që po mbahen dhjetëra shërbime përkujtimore dhe homazhe.

Është hartuar një plan i tërë për atë që do të ndodhë pas vdekjes së Mbretëreshës, i njohur edhe si “Operacioni Ura e Londrës”, që ka të bëjë me një listë e detajuar e procedurave dhe ngjarjeve që do të ndodhin në një periudhë prej 10 ditësh.

Siç mund të jetë vënë re, kurora skoceze qëndron e vendosur mbi arkivolin e mbretëreshës. Mediat britanike shkruajnë se kurora është më shumë se thjesht një stoli mbretërore dhe në fakt ka një qëllim specifik dhe një histori të gjatë pas saj.

Kurora e Skocisë është një nga xhevahiret më të vjetra dhe më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar. Diadema është pjesë e setit të bizhuterive Honors of Scotland, një koleksion shumë i rëndësishëm për familjen mbretërore britanike përgjatë historisë dhe ndër më të vjetrat e këtij lloji në të gjithë Britaninë. Nderimet përbëhen nga një skeptër, një shpatë dhe një kurorë, të cilat datojnë përkatësisht nga shekujt 15 dhe 16, ndërsa vetë kurora u bë për Mbretin James V dhe ishte rimodeluar në vitet që pasuan.

Siç shpjegon People, arsyeja pse Kurora e Skocisë ndodhet në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II është sepse kurora, së bashku me trashëgimitë e tjera në koleksionin në fjalë, përdoren ndonjëherë në mënyrë rituale për qëllime të veçanta. Vdekja e Mbretëreshës së Anglisë është një çështje mjaft e rëndësishme, dhe kështu kurora e Skocisë u përdor si “dekorim”./abcnews.al/ KultPlus.com

Skocia është vendi i parë në botë që në shkolla do të fusë historinë e lëvizjes LGBT

Historia e lëvizjes LGBT tashmë do të mësohet edhe në shkolla. Këtë vendim e ka marrë Skocia duke u bërë kështu vendi i parë në botë që e marr një hapë të tillë.

Zëvendës-kryeministri John Swinney në emër të të gjithë Kabinetit Qeveritar, ka njoftuar se qëllimi i këtij vendimi është edukimi i të gjithë stafit pedagogjik dhe studentëve për të përfshirë dhe respektuar diversitetin seksual dhe identitetin seksual si dhe një masë për të luftuar bullizmin

“Qëllimi është edukimi i të gjithë stafit pedagogjik dhe studentëve për të përfshirë dhe respektuar diversitetin seksual dhe identitetin seksual si dhe një masë për të luftuar bullizmin.
Kjo do të jetë nisma e parë në rang botëror që do të synojë krijimin e brezave të rinjë të aftë për të luftuar homofobin”, ka thënë ai. / KultPlus.com