Skitarja Kiana Kryeziu zë vendin e 48-të në disiplinën e sllallomit në “EYOF Vuokatti 2022”

Skitarja Kiana Kryeziu, ka zënë vendin e 48-të në disiplinën e sllallomit në EYOF Vuokatti 2022.

Kiana përfundoi me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, pas dy lëshimeve, +17.82 sekonda prapa vendit të parë.

Garuesja la pas vetes nëntë garuese, kurse 13 të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë.

Në mesin e atyre që dolën nga shtegu në lëshimin e parë ishte edhe Arba Pupovci.

Ndërkaq, skitarët tjerë shqiptar nesër do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel. / KultPlus.com

Shpresa Olimpike 2022, Kokaj përfundon garën e sllallomit në skijim

Drin Kokaj ka përfunduar garën e sllallomit në skijimin alpin të Festivalit Dimëror Olimpik Evropian të Rinisë “Vuokatti 2022“, shkruan KultPlus.

Skitari nga Kosova zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Në total nga të dyja lëshimet ishte plus 19.17 sekonda nga vendi i parë, por që në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë.

Pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022, për Drinin është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kokaj është njëherit Shpresë Olimpike 2022. /KultPlus.com