Befasitë nuk reshtën së mbaruari në tri ditët e para të festivalit “Coachella”.
Adhuruesit e mbledhur për këtë ngjarje, patën rastin t’i ndjekin performancat fantastike ‘live’ të idhujve të tyre, si The Weeknd, Justin Bieber, Snoop Dogg, Doja Cat dhe të tjerë.
Nata e parë e festivalit, të premten (15 prill), u hap me performancën fantastike të këngëtarit britanik, Harry Styles. Ai i befasoi adhuruesit e pranishëm me të ftuar në skenë yllin legjendar të muzikës, Shania Twain. Dyshja e interpretoi hitin ikonik të Twainit, “Man, I Feel Like A Woman” dhe turma e mirëpriti këtë befasi me brohoritje e duartrokitje të vazhdueshme, raportoi të hënën portali “NME”.
Ndër performuesit e tjerë që e entuziazmuan turmën jashtëzakonisht shumë, ishin Justin Bieber dhe Snoop Dogg, të cilët i bashkuan forcat në skenë me artistët, Daniel Caesar dhe Anitta.
Edhe Big Sean e mahniti turmën e adhuruesve me ta ftuar në skenë këngëtaren, Jhene Aiko, e cila njëherësh është e dashura e tij.
Në natën e dytë ishte këngëtarja, Billie Eilish, ajo e cila e rrëmbeu vëmendjen e publikut me performancën e saj. Ajo po ashtu u bë artistja më e re në moshë që ka performuar në skenën e festivalit “Coachella”.
Eilish i interpretoi disa prej hiteve të saja më të njohura, e shoqëruar nga bendi dhe vëllai i saj, Finneas. Në një moment gjatë mbrëmjes, këngëtarja 20-vjeçare e ftoi në skenë vokalistin e grupit “Gorillaz”, Damon Albarn, me të cilin i performoi disa këngë, përfshirë këtu edhe hitin, “Feel Good Inc.”. Khalid ishte artisti tjetër i cili iu bashkua Eilishit në skenë për ta interpretuar këngën e tyre të përbashkët, “Lovely”.
Në fund të performancës së saj, Billie Eilish, e shfrytëzoi rasti për t’i falënderuar adhuruesit e saj duke thënë: “Kjo është një ndjenjë e çuditshme. Unë nuk duhet të isha këtu si performuesja kryesore e mbrëmjes. Por, për këtë ju falënderohem juve dhe ndihem mirënjohëse që jam këtu bashkë me të gjithë ju. Kjo është një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Një çmenduri e vërtetë”.
Nata e dytë gjithashtu e shënoi debutimin e reperes Megan Thee Stallion, në festivalin e famshëm të Kalifornisë. Ajo nuk i zhgënjeu fansat e saj duke i interpretuar disa prej hiteve më të njohura, përfshirë edhe një këngë të re të padëgjuar më parë.
Nata e tretë i takoi këngëtarit kanadez The Weeknd, grupit “Swedish House Mafia” dhe rep artistes, Doja Cat. Ata ishin ndër performuesit kryesorë të mbrëmjes dhe u kujdesën që ta argëtonin publikun me interpretimet fantastike të hiteve të tyre më të njohura. Edhe muzika latine ishte pjesë e rëndësishme e kësaj mbrëmjeje me interpretimin fantastik të yllit, Karol G.
Festivali i njohur i muzikës “Coachella” vazhdon edhe fundjavën e ardhshme. Fansat kanë mundësi të argëtohen me interpretimet live të idhujve të tyre, nga 22 deri më 24 prill kur edhe përmbyllet festivali./koha.net/ KultPlus.com
Ylli 48-vjeçar i repit, Snoop Dogg, i cili e kishte lansuar këngën e tij ikonike “Gin and Juice” në vitin 1994, tani është futur në tregun e pijeve alkoolike me markën e tij të quajtur “INDOGGO”.
“Mezi pres që bota ta shijoj përzierjen time të pijes xhin! Kur e kam shkruar tekstin e këngës ‘Gin & Juice’ në vitin 1994, në mendje e kisha dëshirën për t’u ndjerë mirë dhe kënga flet për eksperiencat e mia personale. Por natyrisht ajo u shndërrua në himn global. Dhe teksa kam punuar në krijimin e pijes ‘INDOGGO’, dëshira ime kryesore ishte t’i jepja atyre ndjenjave jetë të re, përmes një xhini të butë, të ëmbël dhe unik”, citohet të ketë thënë reperi.
Brendi i ri i pijes xhin i Snoop Doggut thuhet se është inspiruar nga stili cool i Kalifornisë, dhe reperi mendon se ajo është tërësisht e veçantë në tregun e pijeve alkoolike.
Për revistën “People”, reperi tha: “Pija ime ka shije krejt ndryshe nga llojet tjera të xhinit në botë”.
“INDOGGO” fillimisht do të lansohet në Kaliforni kah fundi i këtij viti, para se të filloj të shitet anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.
Ndërkaq, së fundmi u bë i ditur lajmi se Snoop Dog i ka fituar më shumë se 5 milionë dollarë, prej se e ka arritur një marrëveshje marketingu me kompaninë e ushqimit me porosi “Just Eat”. Ky bashkëpunimi doli të jetë mjaft profitabil për yllin e muzikës rep.
Snoop Dogg është bërë me yllin e famës në bulevardin e Hollywoodit.
Anëtarët e familjes, miqtë si dhe bashkëpunëtorët u mblodhën në një rrugë të famshme në Los Angeles, jo shumë larg nga studioja e “Capitan Entertainment Center”.
“Të bëhesh me yll në Walk of Fame është nder i madh që një artist mund të marrë dhe nëse dikush e meriton atë, ky është Snoop Doggy Doggy. Unë e përgëzoj”, tha Jimmy Kimel.
Pasi falënderoi kolegët dhe familjen për vite me radhë, artisti nuk harroi ta falënderoi vetveten.
“Në fund, do të doja të falënderoj vetveten, dua të falënderoj veten për besimin në vetvete dhe se kam punuar shumë”, tha reperi.
Kujtojmë se reperi amerikan hyri në skenën amerikane të muzikës në fillim të viteve 1990.
Ndryshe, këngëtari përgjatë 28 vjetëve të kaluara në skenën muzikore deri më tani ka nxjerr në shitje a 16 albume. /KultPlus.com
Ai është një reper, prezantues televiziv dhe sipërmarrës i cili ka arritur një çerek shekulli në industrinë e muzikës.
Dhe përderisa është një prej emrave më të suksesshëm të kohës, reperi Snoop Dogg do të nderohet me një yll në ‘Walk of Fame’, në Hollywood, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
47-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, do t’i promovohet ylli në një ceremoni prestigjioze, e cila do të xhirohet për emisionin e “Jimmy Kimmel”.
Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërsëdrejti në WalkofFame.com rreth orës 4:30 pasdite (sipas orës lokale në ShBA) .
Legjenda muzikore, producenti i muzikës Quincy Jones dhe bashkëpunëtori i shpeshtë i Snoop dhe udhëheqësi i hip hop label-it “West Coast Dr Dre”, gjithashtu do të jetë i pranishëm në ceremoni.
Ana Martinez, producentja e ‘Walk of Fame’ në Hollywood, vlerësoi arritjet e superyllit karizmatik në botën e muzikës, bamirësisë dhe gatimit në një deklaratë zyrtare.
Ajo tha: ‘Snoop Dogg është një nga ata njerëz që mund të bëjnë gjithçka. Ai këndon, vepron, organizon një shfaqje televizive, gatuan dhe u ndihmon fëmijëve të komunitetit me punën e tij filantropike.
Snoop u nderua kohët e fundit nga Oda Ekonomike e Hollywoodit, për arritjet në drejtimin e bizneseve në fushën e kanabisit, modës, ushqimit dhe mallrave. /KultPlus.com