“Sofra e Varrit” shpërblehet me çmimin kryesor në festivalin ‘Link International Film Festival’ të Londrës

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër, shkruan KultPlus.

Filmi ka arritur të fitojë çmim nga Festivali Ndërkombetar i Filmit në Londër, “Link International Film Festival”.

“Sofra e Varrit” fitoi çmimin kryesor të festivalit, “The best east europe short film” në një konkurencë të madhe ndërkombëtare.

Ky sukses u arrit menjëherë pas tri çmimeve kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron” ku filmi njashtu fitoi çmimet: “Filmi më i mirë i Festivalit”, “Aktori më i mirë i Festivalit”, “Fotografia më e mirë e Filmit”.

Deri më tani filmi vetëm gjatë këtij viti mori pjesë në 25 Festivale Ndërkombetare të Filmit anë e mbanë botës duke u nominuar dhe fituar shumë çmime të rëndësishme për filmin.

Filmi trajton heroizmin, sakrificën e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë duke u mbrojtur dhe duke luftuar për njëri-tjetrin ndaj një krimi të paparë të apartheidit të regjimit serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Historia duhet të shënohet, të mos harrohet, dhe të mos përsëritet. Ky film flet për një popull të lashtë, fisnik, të papërulur, krenarë dhe që din të bëj sakrifica të larta për më të shenjtën e vlerave të tij. Andaj është edhe një sukses i madh i filmit i cili pasqyron dhe prezanton këto vlera, po njëherit edhe shumë plagë të rënda të popullit. / KultPlus.com

“Sofra e Varrit” shpërblehet me tri çmime në Festivalin “Hyjnesha në Fron”


Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër, shkruan KultPlus.

Filmi ka fituar tri çmime kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”, në kategorinë e filmit të shkurtër artistik.

Çmimet e fituara:

  • Filmi më i mirë i Festivalit – SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj
  • Aktori më i mirë i Festivalit – Mentor Zymberaj
  • Drejtori i fotografisë – Bujar Zeqiri

“Filmi mbramë në mbylljen solemne të Festivalit “Hyjnesha” në edicionin e 15-të me radhë, u nderua me tri çmimet kryesore. Në këtë vit filmi po ashtu u selektua dhe u nderua me çmime ndërkombëtare në 25 festivale prestigjioze, ku ndër ta ishte edhe Festivali i Kualifikimeve për Oskar – In Paalace Short Film Festival në Sofie, Bullgari”, ka thënë aktori Mentor Zymberaj për KultPlus.

Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin. / KultPlus.com

Filmi ‘Sofra e Varrit’ fiton çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – FerFilm

Filmi artistik “Sofra e Varrit” u shpërblye në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – FerFilm, shkruan KultPlus.

Filmi me regji të Mirak Zymberajt fitoi një çmim në një festival ndërkombëtar, konkretisht çmimin “Special Mention”.

Filmi “Sofra e Varrit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike ‘AKT’. / KultPlus.com

Lufta e Kosovës përmes filmit po përcillet nëpër botë, ‘Sofra e Varrit’ do të shfaqet edhe në Mal të Zi

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Pas suksesit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “Artkino” në Moskë të Rusisë, selektimit në Festivalin “The Palace International Short Film Festival” në Sofje të Bullgarisë, fitimit të çmimit kryesor në kategorinë “Best Short Film” në ‘INONU Film Festival’ në Turqi, tani filmi është ftuar për Festivalin “Green Montenegro International Film Festival”.

Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin.

Ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur vetë Mentor Zymberaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale:

Edhe një sukses tjetër i filmit SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj.
Nesërmbrëma shfaqet në Festivalin Green Montenegro International Film Festival. / KultPlus.com

Lufta e Kosovës përmes filmit po përcillet nëpër botë, “Sofra e Varrit” fiton çmimin kryesor në ‘INONU Film Festival’

Filmi i shkurtër artistik “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj ka arritur edhe një sukses tjetër ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Filmi i shkurtër artistik i titulluar “Sofra e Varrit” ka fituar çmimin kryesor në kategorinë “Best Short Film” në ‘INONU Film Festival’ në Turqi.

Ky është edicioni i 14-të i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar.

Edhe një tjetër sukses për filmin nga Kosova i cili trajton temën e luftës 1999 në Kosovë dhe pasojat, fatet e njerëzve dhe luftën e heroizmat e pakompromise për të shpëtuar njëri tjetrin.

Ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur vetë Mentor Zymberaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale:

Filmi SOFRA E VARRIT në regji të Mirak Zymberaj vlerësohet me Çmimin kryesor – Best Short Film, në INONU Film Festival ne Turqi ( edicioni XIV)

Urime filmit në rrugëtimin artistik!

Urime artistëve pjesëmarrës! / KultPlus.com

“Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe regji të Mirak Zymberaj, sot prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë


Filmi i shkurtër artistik i titulluar “Sofra e Varrit” me skenar të Mentor Zymberaj dhe me regji të Mirak Zymberaj, sot prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “ARTKINO” në Moskë, Rusi, përcjell KultPlus.

Ky është edicioni i 13-të i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar.

Gjithashtu, skenaristi dhe aktori Mentor Zymberaj është ftuar të zhvilloj një punëtori apo ‘MASTER CLASS’ online para shfaqjes së filmit.

Filmi “Sofra e Varrit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike ‘AKT’. / KultPlus.com

‘Sofra e Varrit’ me parapremierë në TKK

ParaPremiera e filmit të shkurtër artistik ‘Sofra e Varrit’, do të mbahet nesër në  Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Regjisori i këtij filmi është Mirak Zymberaj, kurse për skenarin është përkujdesur Mentor Zymberaj.

ParaPremiera e filmit ‘Sofra e Varrit’ fillon nesër mbrëma në orën 20:00./ KultPlus.com