Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora i është bashkuar shumë artistëve në mbarë botën të cilët po luten për Ukrainën.
Këngëtarja nga Kosova ka ndarë në llogaritë e saj në rrjetet sociale një fotografi të flamurit ukrainas, derisa nuk ka shkruar asgjë, vetëm ka vendosur duart që luten, në shenjë solidariteti.
Rusia ka nisur në orët e para të së enjtes sulmet e para ushtarake ndaj Ukrainës, derisa gradualisht po depërton në territorin e këtij shteti.
Shumë qytetarë ukrainas janë parë duke u larguar nga vendi i tyre, me kolona të gjata nëpër rrugët kryesore që çojnë në vende të tjera të Evropës. / KultPlus.com