Si rezulatat i skandalit të cilin e shkaktoi Will Smith në ndarjen e çmimeve Oscars, ndaj tij po merren masa edhe nga Netflix dhe Sony.
Prandaj sipas raportimeve thuhet se disa projekte te Smith janë ndërprerë.
Aktori, i cili shokoi të gjithë botën kur goditi në fytyrë komedianin Chris Rock sepse bëri një shaka për bashkëshorten e Smith, Jada Pinkett Smith, ka pasur një film për Netflix dhe një film për Sony, të pauzuar sipas The Hollywood Reporter.
Netflix ishte në proces për të gjetur një regjisor të ri për ”Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Në atë film Smith do të luante rolin e bosit të krimit me probleme me memorie.
Gjithashtu edhe Sony është duke bërë ndaljen e ‘Bad Boys 4’, e cila ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve./ KultPlus.com
Ylli i njohur i hollywoodit, Jared Leto, vendosi që me postimin e një fotografie ta festojë ditëlindjen e tij të 50-të të dielën më 26 dhjetor.
Duke shënuar ditën e tij të veçantë, aktori ndau një foto pa këmishë të tij, ku shfaqej barku i tij i gdhendur. Në foto, ai po pozon me një copë tortë ylberi dhe po jep gishtin e madh që tregon një trup të tonifikuar mirë.
Fotoja mund të jetë bërë në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm nga Sony dhe Marvel, ‘Morbius’, pasi ai ka gjak që i rrjedh nga cepi i gojës dhe një gërvishtje në gjoks.
Aktori dhe vokalisti i grupit “Thirty Seconds to Mars”, si dhe fituesi i çmimit Oscar e ndau fotografinë me ndjekësit e tij në Instagram ku edhe mori shumë pëlqime dhe komente, disa prej së cilëve e pyesnin atë se si është e mundur që nuk po di të plaket.
“Ju falënderojë për të gjitha urimet e ditëlindjes”, me këto fjalë Leto e kishte shoqëruar postimin e tij.
Aktori u pa për herë të fundit në dramën e krimit të Ridley Scott ‘House of Gucci’, në të cilën ai luajti rolin e Paolo Gucci së bashku me Lady Gaga, Adam Driver dhe Al Pacino.
Sa i përket kinematografisë, Leto së shpejti vjen me performancë të shkëlqyer në filmin e ri “Morbius”.
Projekti bazuar në librat komikë dhe i realizuar nga studio “Sony”, fokusohet në personazhin e keq të inspiruar nga filmat “Spider-Man”. Ylli i shpërblyer me “Oscar” e portretizon një biokimist, i cili provon ta shërojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, por shndërrohet në diçka të errët dhe të frikshme.
Matt Smith, Adria Arjona, Jared Harris, Al Madrigal, dhe Tyrese Gibson, gjithashtu luajnë në këtë film regjinë e së cilit e ka bërë, Daniel Espinosa.
“Morbius” lansohet për publikun e gjerë në janar të vitit të ardhshëm.
Ndërkaq në një intervistë të fundit, aktori dhe këngëtari i dashur për publikun e bëri të ditur lajmin se, gjatë pandemisë i ka shkruar më shumë se 264 këngë të reja. Albumi i fundit i incizuar në studio i grupit të shumëshpërblyer “Thirty Seconds to Mars”, e mban titullin “America” dhe u lansua në vitin 2018. Ai u mirëprit nga fansat anembanë botës dhe shënoi suksese të mëdha në toplistat muzikore, duke u pozicionuar në vendin e dytë të toplistës së 200 albumeve më të mira “”Billboard”. / KultPlus.com