NASA dhe SpaceX po synojnë që më 3 shtator të nisë procesi i kthimit nga hapësira drejt planetit Tokë.
Në njoftimin zyrtar të kompanisë SpaceX, që udhëhiqet nga Elon Musk, është thënë që pas kryerjes së një sërë manovrimesh, raketa Dragon do të rifutet në atmosferën e Tokës, për t’u ulur përfundimisht në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në bordin e raketës janë Stephen Bowen, Woody Hoburg, Rocosmos Andrew Fedyaev dhe Sulltan Alneyadi, që ishin nisur nga Qendra Hapësinore më 2 mars.
I tërë misioni i rikthimit do të përcillet drejtpërdrejt nga ekipet e NASA-s dhe të SpaceX. / KultPlus.com
Katër astronautët e dërguar në hapësirë më 26 gusht nga Space X, kompania e transportit hapësinor në pronësi të Elon Musk, raportohet se arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Sipas lajmit të CNN, kapsula “Crew Dragon”, e cila përfshin 4 astronautë për të kryer misionin “Crew-7” të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-së (NASA), mbërriti në destinacionin e saj pas udhëtimit një ditor.
I udhëhequr nga Jasmin Moghbeli i NASA-s, ekipi i ri përfshinte danezin, Andreas Mogensen nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), Satoshi Furukawa nga Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) dhe kozmonauti Konstantin Borisov nga Agjencia Federale Ruse e Hapësirës (Roskosmos).
Do të duhen 5 ditë që skuadra shumëkombëshe të marrë përsipër detyrën nga astronautët “Crew-6”, të cilët kanë qenë në stacion për rreth 190 ditë që nga muaji mars.
Gjatë kohës që astronautët kalojnë në stacion, është planifikuar të hetohet rreziku i përhapjes së baktereve në misionet me njerëz, evakuimi me vakum i mikroorganizmave nga stacioni në hapësirë, metodat për të përmirësuar riciklimin e ujit të përdorur në stacion, dhe ndryshimi i valëve të trurit të astronautëve në një mjedis me gravitet të ulët teksa janë në gjumë.
Kapsula “Crew Dragon” u lëshua nga raketa Falcon 9 e Space X më 26 gusht nga Stacioni Hapësinor Kennedy në Florida, SHBA, në orën 03:27 të mëngjesit me orën lokale. / atsh / KultPlus.com
Elon Musk, zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, po komentohet për deklaratat që ai i dha gjatë një paraqitje të tij në “TED Talk”.
Musk, ndër të tjera ka thënë se “gati gjithkush” mund t’i kursejë deri në 100 mijë euro, shkruajnë mediat britanike.
Pronari i “Tesla”-s ka folur për biletat për në Mars me raketat “Space X”, sipas të cilit, ato do të ishin të përballueshme për gati çdokënd.
“Nëse shkuarja në Mars do të kushtonte, ta zëmë, 100,000 dollarë, atëherë mendoj se çdokush do të mund të punonte dhe të kursente 100 mijë dollarë dhe do të mund të shkonte në Mars, nëse do”, ka thënë ai.
Musk thotë se dëshiron që ta bëjë të mundur që të shkojë Mars kushdo që do.
Një deklaratë tjetër e Musk që bëri bujë është pohimi i tij se nuk ka një shtëpi të tij dhe se ndonjëherë fle nëpër shtëpi të miqve të tij. / KultPlus.com
Njëri nga njerëzit më të pasur dhe me më ndikim në botë, Elon Musk, beson se kompania e tij Space X do të bëjë dërgimin e njërëzve në planetin Mars, shkruan KultPlus.
Këtë gjë po e planifikon tanimë për një kohë të gjatë, Musk, i cili thotë se Space X do të zbarkojë njerëzit në Mars në 10 vitet e ardhshme.
Musk bëri parashikimin e guximshëm gjatë një paraqitjeje në podcastin Lex Fridman.
Themeluesi i Tesla-s përsëriti pikëpamjen e tij se njerëzimi duhet të bëhet një “specie me shumë planetë” dhe detajoi planet e SpaceX për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për udhëtimin. /KultPlus.com