‘S’paske pas një pikë mëshire’ nga zëri i mrekullueshëm i Hafsa Zyberit (VIDEO)

Hafsa Zyberi është një ndër këngëtaret që kultivoi këngët e Shqipërisë së Mesme, shkruan KultPlus.

Ajo është këngëtare popullore e vlerësuar në breznin dhe kualitetin e Fitnete Rexhës, Nexhmije Pagarushës, Fatime Sokolit, Merita Halilit etj.

Disa prej këngëve të cilat ajo i këndoi ndër vite janë: “Hajde Moj Malenake”, “S’paske Pas Një Pikë Mëshirë”, “Si Më Ke Sytë Më Ke Vetullat”, “Të Du Moj Goce e Vogël”, “Ti Pelqeva Ato Sy”, “Unë Ty Moj Të Kam Dashte”, “Kënga e Shoqënisë”, “Balluket e Tuja”, “Çohuni Djema Shaloni Atin”, “Këngë Për Kajo Karafilin”, “Kumuri Qafëbardhë”, “Kur Ke Qenë Një Herë E Re”, “Lum e Lum Se Ja Mërrina”, “Më Shikon Më Buz Në Gaz”, “Moj Thëllënxa Mitare”, “Mun Te Ara Kë Tagjia”, “Në Bash Të Qejfit E T’muhabetit”, “Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie” etj.

KultPlus ju sjell një interpretim të saj ‘S’paske pas një pikë mëshire’:

s’paske pas një pik mëshire,
qysh mësova unë ksi soj,
xhanëm aman
qysh mësova unë ksi soj.

(ref.)
s’pres prej teje farë të mire
vec me fol o njëher me goj
xhanëm aman.
vec me fol o njëher me goj.

pse m’ke marrë kaq shumë mëri
s’shkohet jeta me inat
xhanëm aman
s’shkohet jeta me inat

(ref.)
fol me gojë o syni i zi
mos ki frikë se ben mëkat
xhanëm aman
mos ki frikë se bën mëkat

paske pas moj zemrën hekur
qysh durove mori xhan
xhanëm aman
qysh durove mori xhan

jam betu se nuk du tjetër
trëndafile o në Elbasan
xhanëm aman
trënadafile o në Elbasan/KultPlus.com

‘Spaske pas një pikë mëshirë’, nga Nazmie Hoxha

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Ajo ka lidur më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë.

KultPlus ju sjell këngën ‘Spaske pas nje pike meshire’:

S’paske pas nji pik mëshire
Qysh pësova unë ksi soj
Xhanëm aman
Qysh pësova unë ksi soj

S’pres prej teje far të mire
Veç me m’fol o njiher me goj
Xhanëm aman
Veç me m’fol o njiher me goj

Pse m’ke marrë ti kaq mëni e
S’çohet jeta me inat
Xhanëm aman
S’çohet jeta me inat

Fol me gojë o syn oj zi e
Mos ke frikë o se bën mëkat
Xhanëm aman
Mos ke frikë o se bën mëkat

Paske pas moj zemrën hekur
Qysh durove mori xhan
Xhanëm aman
Qysh durove mori xhan

Përveç teje nuk du tjetër
Trëndafil o në Elbasan
Xhanëm aman
Trënadafil o në Elbasan

Kur më than se u zemru xhanani
Mu ma mir t’më kishin vra
Xhanëm aman
Mu ma mir o t’më kishin vra

Si t’më çitnin prej Elbasanit
Nuk e ndroj o t’shkretën sevda
Xhanëm aman
Nuk e ndroj o t’shkretën sevda/KultPlus.com