Nuk i vendosi qenit maskë, policia përdor sprej lotsjellës për të arrestuar një vajzë në rrugën B (VIDEO)

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur sprej lotsjellës ndaj një femre për ta arrestuar sot në rrugën B në Prishtinë.

Mësohet se ajo në fillim nuk iu kishte bindur urdhrave të policisë që e kishin ndaluar pasi kishte nxjerrë në shëtitje qenin e saj pa maskë sigurie.

Në pamje shihet se e arrestuara ankohet se pa asnjë nevojë kanë përdorur sprej lotsjellës ndaj saj dhe se qeni saj nuk është agresiv ndaj njerëzve, prandaj nuk i kishte vendosur maskë.

Ajo po ashtu ka kërcënuar policët me padi për veprimin e tyre.

Ndër të tjera, ajo i është sulur njërit nga policët për ta sulmuar, duke bërtitur me zë të lartë dhe duke i ofenduar me terme të ndryshme policët, raporton Zëri.info.

Për rreth 30 minuta ajo ka qëndruar në rrugën B derisa ka ardhur ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë dhe është transferuar për në QKUK.

Qytetarja tha se punon në QKUK, ndërsa mjekëve u tha se është edhe e sëmurë nga astma./ KultPlus.com