Mohuesi i Masakrës së Srebrenicës në pullën postare të Turqisë, nxiten reagime të ashpra

Nënkryetari i Stambollit Mustafa Yeneroglu ka reaguar pasi Posta Turke ka printuar në njërën nga pullat postare portretin e Millorad Dodikut mohuesit të Masakres së Srebrenicës.

Yeneroglu ka kërkuar nga Posta Turke që të kërkojë falje për këtë gabim dhe ta përmirësojë atë.

“Ftoj zyrtarët e Postës Turke që të kërkojnë falje ndaj vëllezërve tanë boshnjakë  të cilët kanë bërë gabim duke printuar portretin e Milorad Dodikut presidentin e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës i cili mohon Masakrën e Srebrenicës, në një pullë postare përkujtimore dhe ta përmirësojnë këtë gabim”, ka shkruar ai. / Gazeta Express / KultPlus.com

Sot në 25 vjetorin e Srebrenicës, përkujtohet masakra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore

11 Korriku, tashmë datë që kujton gjenocidin serb në Srebrenicë, ku rënia e Srebrenicës, pasoi me rreth 8 mijë burra dhe djem, të moshës 12 deri 77 vjet, që u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Nën udhëheqjen e Radovan Karadziç, me 9 Korrik 1995 ushtarët serb të Bosjnës morën urdhër për të pushtuar Srebrenicën, ku si vend ruhej nga forcat paqeruajtëse holandeze. Pas pushtimit edhe morën peng 30 ushtarë holandez dhe pas sulmeve ajrore të NATO-s, edhe filluan të i vrisnin ushtarët holandez, gjë që shkaktoi ndaljen e sulmeve ajrore nga NATO.

Në mbrëmjen e 11 korrikut, Gjenerali i forcave serbe në Bosnjës Ratko Mlladiç, duke përfshirë formimin e “paraushtarakeve Skorpions”, nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, hyri në Srebrenicë, ku rreth 30 mijë refugjatë mysliman u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandez në Potoçari, në veri të Srebrenicës.

Me pretendimin që “nuk kishte arsye për frikë” Mlladiç u përpoq t’i qetësonte myslimanët boshnjak të grumbulluar në zonën e sigurt të Potoçarit, duke i futur në autobusë, kinse për largimin e tyre, por Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, gjë që krijoj shqetësim për fatin e burrave.

Reth 15 mijë ushtarë dhe civil myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem, të moshës 12 deri 77 vjet, u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varr.KultPlus.com

Srebrenica kundër Akademisë Suedeze për ‘Nobelin’: T`ju vije turp!

               

Në ditën kur mbahet ceremonia e dorëzimit të Nobelit të Letërsisë, shoqatat e myslimanëve të Bosnjës i dërguan akademisë suedeze një mesazh të qartë me një pankartë gjigande të vendosur në zemër të Sarajevës, në të cilën janë shkruar fjalët “Turp të të vijë”.

Ato kanë denoncuar vendimin që çmimi prestigjoz t`i jepej shkrimtarit austriak, të shumëpërfolur për qëndrimin pro-serb dhe mbështetjen e Sllobodan Milosheviçit.

Përzgjedhja e Akademisë Suedeze, e njoftuar në tetor, shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë.

Autori 77-vjeçar do ta marrë çmimin nga Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf në një ceremoni zyrtare me laureatët e tjerë të këtij viti, një event që do të pasohet nga një banket gala, ku do të marrin pjesë më shumë se 1200 të ftuar specialë, por që duket se do të pritet me protesta. / KultPlus.com