‘Kur gjethet bijnë në vjeshtë’ nga zëri i paharruar i Rudolf Stambollës (VIDEO)

Rudolf Stambolla ka qenë një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë.

Njihet për zërin më melodioz dhe njëri prej pionierve të muzikës së lehtë Shqiptare të fund viteve ’60.

Stambolla iku duke lënë pas vetes një mori veprash që do të këndohen e dëgjohen gjithmonë.

Ndërkaq, KultPlus ju sjell këngën ”Kur gjethet bien në vjeshtë”, këngë kjo e cila është më e njohura e tij dhe është kënduar edhe nga shumë këngëtarë të ndryshëm, mirëpo është zëri i Stambollës ai që do ta përjetësojë gjithmonë këtë këngë.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës:

Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyrë
Për ty s’mundem me heshtë, si gjethja bahem n’ftyrë
E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në Kallnur
Po del kjo kanga ime ankuse thellë n’krahnur.

Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’herë ka me qen’ von
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.

T’kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion
Dhe fjalët e tua nga hera kjo zemër si harron
Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe
At’her kam me besue se sa e pabesë je.

Ti m’ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jon.

Për mua lulet e verës nuk kanë ma bukuri,
Jan vyshk n’qoshe t’pinxheres, të mjerat në saksi
As lot nuk kanë t’i ngjallin, janë shterrur lot e rinisë
Veç kur më merr mu malli, i knoj un dashurisë.

Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija
Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia
Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von
dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.
 / KultPlus.com