Starlink apo 5G, cili ofron internet më të shpejtë?

Kur vjen puna te shpejtësia e internetit, ka disa të dhëna që flasin për shpejtësinë që ofrojnë 5G dhe Starlink.

Ja një krahasim më specifik:

Starlink supozohet se ofron shpejtësi nga 50 deri në 250 Mbps, me ndonjëherë edhe më shumë, që mund të ndryshojë në varësi të ngarkesës së rrjetit dhe motit.

Ndërsa rrjetet 5G mund të ofrojnë shpejtësi mesatare shkarkimi midis 50 Mbps dhe 1 Gbps, ose edhe më shumë në disa raste.

Kështu, shpejtësia e 5G zakonisht është më e lartë se ajo e Starlink, por varet nga infrastruktura në zonë.

Në këtë drejtim, Starlink vlerësohet si më i përshtatshëm për zonat rurale ose ato ku nuk ka mbulim të mirë të 5G, duke qenë se përdor satelitë dhe nuk ka nevojë për “infrastrukturë tokësore”.

Në anën tjetër, 5G është ideal për zonat urbane dhe suburbane ku ka mbulim të mirë të rrjetit.

Si konkluzion, në zonat me mbulim të mirë, 5G mund të ofrojë internet më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm sesa Starlink.

Megjithatë, në zonat rurale ose ku mungon infrastruktura e 5G, Starlink vlerësohet si një alternativë më e mirë sesa opsionet e tjera.

Elon Musk jep lajmin: Starlink tashmë edhe në Shqipëri, ja kush mund të përfitojë

Multimiliarderi Elon Musk deklaroi se kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj në Shqipëri.

Musk e dha lajmin ditën e sotme në rrjetin social X, ish-Twitter, kompani të cilën gjithashtu ai e zotëron.

Elon Musk jep lajmin: Starlink vjen tashmë në Shqipëri; Ja kush

Lapsi.al ka publikuar çmimet për Shqipërinë.

Elon Musk jep lajmin: Starlink vjen tashmë në Shqipëri; Ja kush

Sic mund ta shikoni nga fotoja më lart, paneli që vendoset në taracën tuaj kushton 425 mijë lekë të vjetra plus 24 mijë lekë të vjetra posta. Ndërsa pagesa mujore është 65 mijë lekë të vjetra në muaj. Nga një hulumtim i Lapsi.al këto çmime janë të reduktuara për Shqipërinë pasi për shembull në Shtetet e Bashkuara çmimi mujor për shërbimin është 100 dollarë në muaj.

Paneli që vendoset në taracën tuaj merr internet direkt nga mijëra satelitët që Elon Musk ka ngritur në hapësirë. Shpesh herë ato kanë kaluar mbi Shqipëri dhe kanë krijuar sensacion, ku rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video ku fillimisht dyshohej për aktivitet jashtëtokësor, por më pas u mësua se ishin satelitët e Elon Musk.

Shpejtësia e download-imit varion nga 120-500 mb/s. Kjo shpejtësi është e konkurushme me planet që ofrohen sot në shtëpiat e shqiptarëve. Sigurisht që çmimi është më i shtrenjtë se kompanitë që ofrojnë shërbim interneti me fibër në Shqipëri. Por Starlink është dizenjuar për zonat rurale të cilat nuk kanë akses në internet të shpejtë. Ose për rulotat, ku platforma montohet sipër, dhe ju mund të keni internet kudo që të shkoni, edhe në zonën më të humbur, për sa kohë paneli shikon nga qielli. / KultPlus.com

SpaceX lanson dy grupe tjera satelitësh Starlink nga brigjet amerikane

Së fundmi, SpaceX ka lëshuar dy grupe tjera të satelitëve Starlink nga brigjet e SHBA-së.

Raketa e parë Falcon 9 me 23 anije kozmike u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida, ndërsa raketa tjetër me 22 satelitë u nis nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni.

Siç pritej, të dy fazat e para të Falcon 9 u rikthyen në Tokë rreth 8.5 minuta pas ngritjes.

Ndërkohë, pjesët e sipërme të raketës vazhduan të ngjiteshin në orbitën e ulët të Tokës, për të vendosur dy grupet e satelitëve në hapësirë.

Këto ishin lëshimet e teta dhe të nënta të vitit për SpaceX, e cila synon të kryejë 144 misione orbitale në vitin 2024.

Në përputhje me planin ambicioz të kompanisë, një tjetër mision është planifikuar të nisë më 30 janar për të dërguar anijen robotike të ngarkesave Cygnus të Northrop Grumman drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ndryshe, ky mision thuhet se filloi në një përvjetor të zymtë, pasi në të njëjtën datë 38 vite më parë anija kozmike e NASA-s Challenger u shpërbë dy minuta pas ngritjes, duke vrarë shtatë astronautët në bord./GazetaEpress/ KultPlus.com

SpaceX lëshon 23 satelitë Starlink nga Florida

Së fundmi, SpaceX ka lëshuar 23 satelitë të tjerë Starlink në orbitë.

Raketa Falcon 9 që mbante anijen kozmike Starlink, u ngrit nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Gjatë fazës së parë, raketa u kthye në tokë rreth 8,5 minuta pas ngritjes, duke shënuar nisjen dhe uljen e 16-të për këtë përforcues të veçantë.

Ndërkohë, faza e radhës vazhdoi të dërgojë 23 satelitët Starlink në orbitën e ulët të Tokës.

Ky ishte lëshimi i tretë orbital i vitit 2024 për SpaceX, por jo i fundit.

Kjo pasi kompania hapësinore synon të nisë edhe 144 misione të tjera, të cilat do të thyejnë rekordin prej 98 misioneve në vitin 2023./ALSATM/KultPlus.com

Musk: Starlink do të vazhdojë të financojë qeverinë ukrainase falas

Edhe pse u paralajmërua se një nga njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk, do të ndërpresë furnizimin me rrjet ndaj qeverisë ukrainase, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, shkruan KultPlus.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Musk, përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”.

“Le të shkojë në djallë… edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapagues, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”, thuhet në postimin e tij.

Starlink është një sistem konstelacioni satelitor që synon të ofrojë mbulim global të internetit. Ky sistem është i përshtatshëm në mënyrë ideale për zonat rurale dhe gjeografike. /KultPlus.com