Legjenda e The Beatles, Ringo Starr, e ka vlerësuar si të bukur këngën “Last” të The Beatles e cila është krijuar nga Paul McCartney përmes inteligjencës artificiale.
Kjo këngë u paralajmërua së pari nga McCartney muajin e kaluar gjatë një interviste për Today Programme të Radio 4.
Ai e kishte pranuar që e kishte përdorur ndihmën e IA-së për ta ndihmuar në finalizimin e këngës “së fundit” të bendit që kishte vepruar midis viteve 1960-1970.
“Dy gjërat e reja janë basi i Paulit dhe unë në bateri…ka funksionuar vërtet. Funksionuaka. Është një këngë e bukur”, ka thënë Starr për Variety.
“Sado ekziston kjo çmenduria rreth punës së [IA-së], prapë është këngë e bukur. Dhe kënga jonë e fundit”./KlanKosova/KultPlus.com