STEM për të GJITHË – Projekti STEFORA ka realizuar një sërë aktivitetesh për forcimin e Programeve STEM në Kosovë dhe Shqipëri, veçanërisht duke rritur gjithëpërfshirjen dhe duke inkurajuar regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve për grupet e nënpërfaqësuara, si gratë dhe pakicat në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë (STEM). Ky projekt mbështetet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian dhe zbatohet në partneritet nga gjashtë institucione të arsimit të lartë në Kosovë, Shqipëri, Suedi dhe Irlandë.
Shtyllë kryesore e këtij projekti ishte zhvillimi i tre moduleve arsimore me fokus në Qytetari Digjitale, Parimet e Dizjanimit Universal, dhe Përvetësimi i Qasjes Kritike ndaj Normave Shoqërore.
Moduli për Qytetarinë Digjitale fokusohet në:
Kryqëzimin e kompetencave të Qytetarisë Dixhitale me Institucionet a Arsimit të Lartë
Ndërthurja e kompetencave të Qytetarisë Dixhitale me përfshirën e grave në fushat STEM
Politikat dhe praktikat më të mira për të mbështetur zhvillimin e kompetencave të Qytetarisë Dixhitale
Moduli i dytë është i fokusuar në Zbatimin e Parimeve Universale i cili veç të tjerash nxjerr në pah dizajnin gjithëpërfshirës që synon të krijojë hapësira, produkte dhe përvoja që janë gjithëpërfshirëse dhe që iu përgjigjen nevojave të grave. Duke sfiduar normat tradicionale dhe duke promovuar diversitetin, parimet e dizajnit që përfshijnë gratë jo vetëm që promovojnë barazinë, por gjithashtu rrisin përvojën e përgjithshme të përdoruesit.
Diskutim në fokus grupe, UET, Tiranë, 2023
Së fundi, moduli i tretë përqendrohet në adaptimin e qasjes kritike ndaj normave ekzistuese. Ky modul ofron udhëzime se si të integrohet qasja kritike ndaj normave ekzistuese në STEM dhe të pajisë stafin akademik me njohuri dhe aftësi për të sfiduar normat kulturore, paragjykimet dhe stereotipet gjinore në fusha të tilla.
Bazuar në këto materiale, konzorciumi STEFORA ka realizuar një sërë trajnimesh gjatë të cilave më shumë se 70 pjestarë të stafit akademik dhe administrativ nga universitetet partnere në Kosovë dhe Shqipëri janë trajnuar mbi qytetarinë digjitale, parimet universale dhe adaptimin e një qasjeje kritike ndaj normave ekzistuese. Materialet e tilla janë të qasshme falas përmes faqes së internetit STEFORA nën STEM Observatory.
Trajnim në Pedagogji Gjithpërfshirëse, IBC M, Mitrovicë, 2023
Për më shumë, konzorciumi i STEFORES është bërë partner i EU STEM Coalition i cili punon me akademikët, industrinë, dhe organizata në shtetet e ndryshme të Europës për avancimin e programeve STEM. Kjo ndihmon në zhvillimin e programeve STEM në Kosovë dhe Shqipëri në
përputhshmëri me standardet që aplikohen në Europë duke rritur kështu kualitetin e edukimit dhe reputacionin e programeve STEM në Kosovë dhe Shqipëri.
Vërejtje: Ky dokument është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e konsorciumit STEFORA dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.