Një këmbanë për të gjithë, fjalët e fundit të Steve Jobs

Këto ishin fjalët e fundit të vizionarit legjendar të Apple, Steve Jobs, disa momente para se të vdiste.

“Unë kam arritur majën e suksesit në biznes. Në sytë e të tjerëve, jeta ime ka qenë simbol i suksesit. Megjithatë, përtej punës, unë kam shumë pak gëzim. Më në fund, pasuria ime është thjeshtë një fakt, me të cilin jam mësuar.

Në këto momente, i shtrirë në shtratin e spitalit duke kujtuar të gjithë jetën time, kuptoj se të gjithë titujt dhe pasuritë për të cilat dikur isha aq shumë krenar, janë bërë të parëndësishme, me afrimin e vdekjes.

Në errësirë, kur shoh dritat e gjelbëra të pajisjeve për frymëmarrjen artificiale dhe ndjej zhurmën e tingujve të tyre mekanikë, mundem që të ndiej frymëmarrjen e vdekjes që më afrohet e më rri mbi krye.

Vetëm tani unë e kuptoj se, një herë që akumulon një sasi të mjaftueshme parash për pjesën e mbetur të jetës, duhet që të ndjekësh objektiva, të cilat nuk janë të lidhur me pasurinë.

Duhet të jetë një gjë më e rëndësishme: për shembull histori të dashurisë, artit, ëndrra të fëmijërisë sime. Jo, pushoni së ndjekuri pasurinë, sepse kjo vetëm e shndërron njeriun në një qenie të shtrembëruar, si unë.

Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk i marr dot me vete. Unë mund të marr me vete, vetëm kujtimet që u forcuan prej dashurisë.

Kjo është pasuria e vërtetë që do ju ndjekë; do ju shoqërojë, do ju japë forcë dhe dritë për të ecur përpara.

Dashuria mund të udhëtojë me mijëra kilometra, dhe kështu jeta nuk ka kufij. Lëvizni për të shkuar atje ku doni, përpiquni të arrini objektivat që doni të arrini. Gjithcka është në zemrën dhe në duart tuaja.

Cili është shtrati më i kushtueshëm në botë? Shtrati i spitalit.

Ti, nëse ke para, mund të pajtosh dikë që të ngasë makinën tënde, por nuk mund të pajtosh dikë që të marrë sëmundjen që po të vret.

Gjërat materiale të humbura mund të gjehen, por një gjë që nuk mund ta gjesh më kurrë pasi e ke humbur, është jeta.

Cilado qoftë faza e jetës ku ne ndodhemi tani, në fund do të na duhet të përballemi me ditën, kur bie sipari.

Ju lutem, vlerësoni dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshorten, dashurinë për miqtë…

Trajtoni mirë këdo dhe qëndroni miqësorë me fqinjët”.

… Disa momente pasi nxorri nga goja këto fjalë, që kishte kërkuar të shkruheshin, Steve Jobs, ndërroi jetë në moshën 56 vjeç. “/botimeshqip

“Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni duke jetuar jetën…”

Disa thënie nga Steve Jobs

1. Nganjëherë jeta u bie në kokë me tullë. Mos humbni besimin.

2. Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni duke jetuar jetën e tjetërkujt. Mos bini në kurth nga dogma – që është të jetuarit me rezultatet e të menduarit të njerëzve tjerë. Mos e leni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të u tërheq nga zëri juaj i brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, të keni fuqi të pasoni zemrën dhe intuitën tuaj.

3. Gjërat nuk duhet të ndryshojnë botën për të qenë të rëndësishme.

4. 33 vitet e kaluara jam çdo mëngjes jam shikuar në pasqyrë dhe kam pyetur veten: ‘Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, e do ta bëja atë çfarë dua të e bëj sot? Dhe përgjigja asnjëherë nuk ka qenë ‘Jo’ për shumë ditë me radhë, e di se duhet të ndërroj diçka.

5. Të qenit njeriu më i pasur i shekullit nuk është me rëndësi për mua. Duke shkuar në shtrat në mbrëmje duke thënë se kemi bërë diçka të mrekullueshme sot, kjo është me rëndësi për mua.

6. Ndonjëherë kur zbulon, bën gabime. Më e mira është t’i pranosh ato shpejtë, dhe të vazhdosh me përmirësimin e zbulimeve tua të tjera.

7. …Dhe kjo është siç duhet të jetë, sepse Vdekja është me shumë gjasa inovacioni i vetëm më i miri i Jetës. Është agjenda e ndryshimit të jetës. Pastron të vjetrën dhe bën vend për të rejën.

8. Gjëja më e dashur në jetë nuk kushton aspak. Është e pastër që burimi më i çmuar që e kemi të gjithë është koha.

9. Inovacioni bën dallimin mes udhëheqësit dhe pasuesit.

10. Dizajni nuk është vetëm si duket dhe si ndjehet. Dizajn është se si funksionon.

Letra e fundit e Steve Jobs: Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”./KultPlus.com

Tri rregullat që Steve Jobs i ndiqte për të qenë kreativ

Disa ditë duket sikur truri nuk ju punon, kur është fjala për kreativitet. Ndjeheni të lodhur, jo kreativ, dhe asnjë sasi e kafeinës duket se nuk ju ndihmon.

Do të përqendrohemi te një ikonë moderne, çka bënte Steve Jobs në momentet kur ndjente një bllok mental?

Jobs ishte një mendje e adhuruar për kreativitet, i cili dukej se kishte përgjigje për çdo pyetje. Më poshtë janë tri gjëra që Jobs bënte për të ndihmuar kreativitetin:

Mendoni teksa ecni

Nuk është sekret që ushtrimet ndihmojnë një formë të shëndetshme të mendjes, po ashtu edhe të trupit. Jobs shpesh ecte për të qartësuar mendjen, dhe për të kërkuar momentin kur gjërat marrin kuptimin që kërkon.

Meditimi

Meditimi është më i vështirë se që tingëllon, mirëpo ka arsye që njerëzit më të suksesshëm në botë mbështeten në këtë praktikë paqësore për të mbajtur jetën në rend. Një nga ta ishte edhe i famshmi Jobs.

Krijoni një tjetër interes

Kjo mund të ju tingëllojë më shumë si shpërqendrim se një metodë për frymëzim, mirëpo Steve Jobs këmbëngulte se “kreativiteti është thjesht aftësia për t’i lidhur gjërat”./ 21 media