Sting shiti të gjithë katalogun e tij muzikor të shkrimit të këngëve, si artist solist dhe ato me grupin ”The Police”, te Universal Music Publishing Group (UMPG).
Katalogu përfshin megahite globale, përfshirë “Roxanne”, “If I Ever Lose My Faith In You”, “Desert Rose”, “Message in a Bottle” dhe “If You Love Somebody Set Them Free”.
Muzikanti, aktori dhe aktivisti me origjinë britanike, i lindur si Gordon Matthew Thomas Sumner, ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe ka fituar 17 çmime Grammy gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, e cila filloi në fund të viteve 1970 dhe nuk tregon shenja ngadalësimi.
Albumi i tij i fundit “The Bridge”, u publikua në nëntor.
Në mars ai do të rifillojë turneun e tij botëror “My Songs” në Evropë.
Këngëtari i “Englishman in New York” deklaroi se ishte i lumtur që katalogu i këngëve të tij drejtohej nga UMPG dhe Jody Gerson, president i kompanisë.
”Për mua është absolutisht thelbësore që puna ime të vlerësohet dhe respektohet, jo vetëm për t’u lidhur me fansat e vjetër në mënyra të reja, por edhe për t’i prezantuar këngët e mia me audiencë të re tek brezat e rinj”, theksoi ai./ KultPlus.com
Thuhet se Sting është në bisedime të avancuara për të shitur katalogun e tij të gjerë të këngëve për një shumë të majme prej 210 milionë funtesh (rreth 250 milionë dollarë apo rreth 249 milionë euro).
Sipas Variety, marrëveshja thuhet se është ‘zvarritur për disa muaj’, me kompaninë Universal Music Publishing aktualisht në krye, shkruan DailyMail.
Variety thekson se megjithëse Universal është duke udhëhequr tarifën, katalogu i këngëtarit Sting mund të mbetet në Sony Music Publishing, ku ndodhet aktualisht.
Ndërsa një burim thuhet të ketë thënë për Variety-n se “një pjesë e të drejtave të muzikës së regjistruar për materialin solo të Stingut përfshihet në marrëveshje”, megjithëse ata nuk ishin në gjendje të sqaronin në atë kohë.
DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e Stingut, Universal Music Publishing dhe Sony Music për të marrë komente, por ata nuk janë përgjigjur.
Muzikanti, 70 vjeç – emri i vërtetë i të cilit është Gordon Sumner – ka pasur një karrierë të shkëlqyer që përfshin 50 vite në skenë dhe krenohet me një katalog mbresëlënës me hite, duke përfshirë: “Roxanne”, “Every Breath You Take” dhe “Shape Of My Heart”.
Sting është një nga artistët më të suksesshëm në botë, me mbi 100 milionë albume të shitura në mbarë botën, ndërsa ai ka fituar 17 çmime ‘Grammy’ si dhe një çmim ‘Ivor Novello’.
Në vitin 2003, ai u përfshi në Rock and Roll Hall of Fame, ndërsa ai ka lansuar pesë albume gjatë karrierës dhe disa mini-albume (EP).
Marrëveshja e supozuar me Stingun vjen shtatë muaj pasi Paul Simon shiti të gjithë koleksionin e tij muzikor në një marrëveshje me Sony Music Publishing.
Vlera e marrëveshjes është e pazbuluar, nga Simon ka thënë se ishte ‘i kënaqur’ që kishte Sony-n si ‘kujdestar të këngëve të tij për dekadat e ardhshme’.
Ai shtoi: “Kam filluar karrierën time në Columbia/Sony Records dhe ndihem si një zgjatje e natyrshme të punoj edhe me anën e Publishing”.
Katalogu i yllit përfshin një bollëk hitesh dhe këngësh solo nga partneriteti i tij me Art Garfunkel duke përfshirë: “The Sound Of Silence”, “The Boxer”, “Mrs Robinson”, “You Can Call Me Al” dhe “Me And Julio Doën By The Schoolyard”.
Paul iu bashkua një liste të gjatë artistësh muzikorë që ua kanë dorëzuar të drejtat e tyre kompanive diskografike.
Neil Young shiti 50 për qind të katalogut për rreth 150 milionë dollarë (109 milionë funte) në janar të këtij viti.
Ndërsa Bob Dylan fitoi pothuajse 400 milion dollarë (290 milion apo 344 milionë euro) pasi shiti këngët e tij në Universal Music.
Ndërkohë Stevie Nicks, Debbie Harry dhe Shakira janë ndër emrat e tjerë të mëdhenj që do të shkëmbejnë kataloget e tyre të ardhshme për shuma të mëdha parash./KultPlus.com
Këngëtari i njohur britanik, Sting, e ka lansuar një uebfaqe interaktive si pjesë shoqëruese vizuale e albumin e tij të ardhshëm “Duets”.
Muzikanti 69-vjeçar e lanson albumin i cili do t’i përfshijë bashkëpunimet ikonike që i ka realizuar gjatë karrierës me yje të njohur, si Mary J. Blige, Herbie Hancock, Eric Clapton, Annie Lennox, Shaggy dhe Gashi, më 19 mars të këtij viti.
Uebfaqja fokusohet në çdo detaj prapa çdo kënge, me përmbajtje foto-vizuale dhe komente të reja nga Stingu.
Adhuruesit anembanë botës kanë mundësi t’i shohin këto komente që vijnë në formatin vizual, në gjuhën angleze, franceze, gjermane, spanjolle, polake dhe japoneze.
Po ashtu më 11 mars në të gjitha platformat muzikore, do të publikohet kënga “My Funny Valentine” që vjen në bashkëpunim me instrumentistin, Herbie Hancock, dhe e cila fillimisht ishte incizuar si kolonë zanore e filmit japonez të vitit 2005, “Ashura”.
Për më shumë, Sting po ashtu pritet ta publikojë një version special digjital të duetit të ri me artistin afrikan, Shirazee. Kënga titullohet “Englishman/African in New York”.
Ky bashkëpunim vjen pasi kantautori i famshëm afrikan, me lejen e Stingut, e kishte ripërpunuar hitin e vitit 1988 të tij, “Englishman in New York”./ KultPlus.com
Suksesi i reperit shqiptar, Gashi, ka filluar të marrë hov qysh moti. Ku sëfundi, në albumin e tij, ka përfshirë edhe një këngë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur britanik, Sting, shkruan KultPlus.
Ndërsa sot, Gashi ka publikuar edhe videoklipin e këngës së shumëpritur.
Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të. / KultPlus.com
Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, është një ndër emrat më të njohur të repit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sukseset e tij vijnë në rritje dita ditës.
Momentalisht ai po punon për albumin e fundit, që mban titullin “1984”, që publikohet pas 4 ditësh. Në një postim në Instagram 2 ditë më parë Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.
Ndërkohë ai ka publikuar një super bashkëpunim me artistët shqiptarë, Pinksweats dhe Njomza, teksa vetëm 5 ditë më parë lançoi projekti “Lies” që po pëlqehet goxha shumë.
Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.
Ai e ka ndarë lajmin me fansat në Instagram, ku ka shkruar: “Shiko mam’, ja dola!”.
Gjatë intervistës ai ka folur mbi frymëzimin nga artistët e mëdhenj, si George Michael, projektin e fundit dhe inspirimin nga muzika e viteve ’80. / KultPlus.com
Ylli i njohur britanik muzikor Sting më 2 qershor të vitit të ardhshëm, do të mbajë koncert në rajon, shkruan KultPlus.
Ky do të jetë koncerti i dytë i këngëtarit me famë botërore në Shkup, pas performancës në “VIP Arena” në tetor të vitit kaluar, shkruan koha e përditshme.
Koncerti i ri është në kuadër turit “My Songs”, e cila në thelb paraqet zgjedhje të këngëve të tij më të famshme. Sting sipas paralajmërimeve të organizatorit, do të ofrojë “një show jo të zakonshëm dhe dinamik, duke u përqendruar në këngët e tij më të famshme nga era e “Polis” dhe nga solo karriera./KultPlus.com
Ylli britanik Sting, mbrëmë ka mbajtur koncertin e shumëpërfolur në Beograd, shkruan KultPlus.
Mediet serbe raportojnë se ky koncert është përcjellë nga 15 mijë njerëz, dhe bashkë me Sting ka kënduar e gjithë audeinca, sidomos në këngët e famshme “Mad about you”, “If I ever lose my control of you”, “Englishman in Newyork”./KultPlus.com