Stoli të Marie Antoinette dalin në ankand

Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi dje shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’.

Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë dollarë.

Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme, Marie Antoinette.

Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.

Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë.

Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat.

Marie Antoinette  u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare. / KultPlus.com

61 vjet nga fillimi i transmetimit të Televizionit Shqiptar

Më 24 prill 1960 filloi transmetimi i Televizionit Shqiptar.

Themeluesit e saj ishin Petro Kito, ish-drejtori i Radio Tiranës dhe Fuat Bozgo, kreu i editorialit kulturor në Radio.

Në foto spikerja e parë e televizionit shqiptar, Stoli Beli.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. U nda nga jeta në janar 2020. / KultPlus.com

Ndërron jetë folësja e parë e ekranit shqiptar

Spikerja e parë e lajmeve në RTSH, Stoli Beli, është përcjellë për në banesën e fundit në moshën 91-vjeçare.

Puna e saj në shërbim të informimit, edukimit dhe argëtimit të publikut të gjerë është vlerësuar ndër vite.

Data 29 prill e vitit 1960, ka qenë një ditë historike për gazetaren, spikeren dhe redaktoren e parë në ekranin shqiptar. Beli është prezantuar përpara teleshikuesëve në studion e parë Televizive Shqiptare me fjalët “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë “Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Ajo e filloi karrierën një kohë kur gjithë programet ishin drejtpërdret, pa një studio regjistrimi. Stoli nuk ishte vetëm spikerja e parë në ekran, por më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë.

Ende sot e kësaj dite mbetet një nga figurat më të dashura të spektatorëve. Miqtë, të afërmit dhe kolegët janë prekur nga ndarja e saj nga jeta.

Një prej tyre është regjisori Xhelil Aliu i cili kujton eksperiencën e saj në dekada në televizion dhe shkruan se në ceremoninë mortore ndodheshin pak njerëz dhe se televizioni ku ajo punoi tërë jetën duhet të gjendej pranë në këto momente të fundit.

Edhe pasi filloi punë në televizion, sërish nuk e la punën në radio. Punonte edhe aty si redaktore, por edhe ka shkruar tregime e përralla.

Për televizionin dje dhe sot ajo do të shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

Një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”. /konica.al/ KultPlus.com