Stray Kids me “5 Star” kryeson listën e albumeve në ShBA

“5-Star” i grupit K-pop Stray Kids është albumi numër 1 në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës është renditur “One Thing” nga Morgan Wallen, i ndjekur nga “Whitsitt Chapel” i Jelly Roll. Enhyphen “Dark Blood” i Enhyphen është renditur në pozitën e katërt dhe “Midnights” e Taylor Swift në të pestën.

Në pozitën e gjashtë është radhitur “Almost Healed” e Lil Durk, “Spider-Man: Across the Spider-Verse” i Metro Boomin në të shtatën, “Foo Fighters” “But Here We Are” në të tetën “SOS” e SZA në vendin e nëntë dhe “Hard to Love” e Moneybagg Yo në vendin e dhjetë./klankosova/KultPlus.com

Arta Dobroshi, aktorja më e mirë në Festival des Antipodes

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi është zgjedhur aktorja më e mirë në Festival des Antipodes me rolin e saj në filmin “Stray”, shkruan KultPlus.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re.
Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara, shkruan KultPlus.


Arta kësisoj me rolin kryesor në këtë film kishte bërë edhe një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.
Në një peizazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim./ KultPlus.com