Pse i transferova studimet në Kolegjin Universum?

Çdo vit, mbi 80 milion studentë në gjithë botën regjistrohen në universitet, mirëpo, rreth 30 milion prej tyre e braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk i përfundojnë studimet. Kjo ndodhë për arsye se studentët nuk janë të mirë informuar për fakultetin që përzgjedhin, profesorët ligjërojnë me metoda të vjetra, ose vonë e kuptojnë që nuk kanë pasion për fushën e studimit të përzgjedhur. 

Adriana Dërguti kishte filluar studimet në njërin nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, por tani ka vendosur që studimet të ja besoj Kolegjit Universum. Adriana transferoi studimet në programin Gjuhë Gjermane, dhe për arsyen e transferimit të saj në Universum ajo thotë “Vendosa ti transferoj studimet në Kolegjin Universum pasi ishte i vetmi institucion që më ofroi mundësinë të studioj pa shkëputje nga puna”.

A dëshironi edhe ju ti transferoni studimet në Kolegjin Universum, ti ndjekni studimet me orar fleksibil pa shkëputje nga puna dhe pastaj ti vazhdoni ato jashtë vendit me bursë të plotë, atëherë Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni. Regjistrohu këtu https://www.universum-ks.org/sq/apliko/

Transfero të gjitha provimet nga institucioni paraprak, përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë.

Për më shumë informata ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

17 nëntori shënon ditën ndërkombëtare të studentëve

17 nëntori shënon ditën ndërkombëtare të studentëve, e cila konsiderohet si një festë e komunitetit studentor, që mbahet çdo vjet, shkruan KultPlus.

Fillimisht, historia e kësaj date rrjedh nga Lufta e Dytë Botërore, në atë kohë kur universitetet e Republikës Çeke u sulmuan nga nazistët.

Në vitin 1939 gjermanët e asaj kohe pushtuan Çekinë dhe filluan nga universitetet vrasjen dhe dërgimin e studenteve në kampe të përqendrimit.

Pikërisht kjo arsye dhe ky rrëfim historie shënon datën 17 nëntor si festë jo-politike e studentëve ndërkombëtarisht.

“Përgjegjësia për të mësuar i takon studentit, pavarësisht nga mosha” – Robert Martin./KultPlus.com

Si arriti të fitojë bursë për studime në Turqi studenti kosovar

Studenti i Kolegjit Universum Ard Simnica do të studiojë me bursë të plotë një semestër në “Altinbas University” në Turqi në kuadër të bursave ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universum për studentë.

Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame

Ardi, është një nga 103 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 22 shtete tē BE-së dhe Turqi. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. 

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze të botës. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 395 numrin e bursave për 2019/2020, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 78 Universitete dhe në 22 shtete të BE-së. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, profesorë nga këto Universitete ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +383 44 144 062 ose [email protected]. / KultPlus.com

Lënda ‘Beyonce’ do të mësohet nga studentët e Universitetit të Kopenhagës

Një lëndë interesante është shtuar për studentët e Universitetit të Kopenhagës. Kjo është lënda “Beyonce”, ku studentët do të mësojnë më shumë rreth këngëtares së famshme botërore.

Lënda do të ligjërohet në mënyrë të ngjashme si lëndët tjera nga kultura, siç është opera, ndërsa interesimi për të mësuar për punën e divës amerikane të muzikës është shumë i madh, saqë ligjëratat janë zhvendosur në një sallë më të madhe.

“Do t’i analizojmë këngët e saja dhe videoklipet, ndërsa do të fokusohemi te gjinia, seksualiteti dhe rasa”, ka thënë profesori Erik Steinskog.

Ai po ashtu ka shtuar se Beyonce Knowles është shumë e rëndësishme për ta kuptuar botën në të cilën jetojmë, sepse është njëra prej këngëtareve më të mëdha të muzikës pop.

Universiteti i Kopenhagës nuk është i pari që në programin shkollor përfshin mësimin e muzikës së 36-vjeçares. Para disa vitesh këtë e ka bërë edhe Universiteti Rutgers në New Yersey. / KultPlus.com