Latifi në “New York Medicine College”, diskutohet mundësia e shkollimit të studentëve kosovarë atje

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara. Ai së fundmi atje u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe së bashku shkuan në Kolegjin “New York Medicine College”, me seli në New York, aty ku sipas MSH-së u diskutua edhe mundësia e shkollimit të studentëve kosovarë atje.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se “ata u takuan me drejtuesit e këtij institucioni, zv.Presidentin Salomon Amar, zv.Presidentin për Çështje Qeveritare, Robert Amler dhe zv.Presidentin e Lartë, Michael Newman”.

“Ministri Latifi tha se bashkë me përfaqësuesit e New York Medicine College diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në shumë projekte të ndryshme sa i përket transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria thotë se Latifi “theks të vecantë në këtë takim i dha edhe bashkëpunimit në menaxhimin e shëndetësisë dhe programet e shëndetit publik, arsimimit shëndetësor dhe trajnimit në fusha të ndryshme, si trauma dhe menaxhimi i katastrofave dhe emergjencave”

“Ministra Latifi veçoi se pjesë e rëndësishme e këtij diskutimi me përfaqësusit e këtij Kolegji ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në aspektin e shkollimit të studentëve nga Kosova, dhe në projektet e ndryshme hulumtuese-shkencore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, përfaqësuesit e kolegjit amerikan, sipas MSH-së, theksuan se janë të gatshëm për të bashkëpunuar në ato fusha ku Kosova dhe qytetarët e saj kanë interes për ta zhvilluar sistemin e shëndetësisë. / Gazeta Express/ KultPlus.com

150,000 euro nga Zvicra për studentët kosovarë

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicrës, 150’000 euro e cila do t ‘ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë.

Zvicra edhe një herë ka shprehur përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet projektimin e një programi të ri studimi në nivelin master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150 000 euro, e cila do t’ u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane në këtë fushë. /albinfo/ KultPlus.com