Botohet vepra “Letërsitë përtej mureve” nga Osman Gashi

Libri “Letërsitë përtej mureve” (Studime në fushë të letërsisë së krahasuar) është një koleksion studimesh letrare të përkthyera nga Osman Gashi e të zgjedhura prej autorësh eminentë botërorë të shekullit XX. Vepra është botuar nga Pen Qendra e Kosovës, përcjell KultPlus.

Pjesa më e madhe e studimeve në thelbin e tyre janë të fokusuara në këndvështrimin krahasimtar përballë veprave, autorëve apo dukurive letrare dhe trajtojnë probleme që nga ato konceptuale, fundamentale e deri tek dukuritë përcjellëse, gjithnjë të lidhura me dijet, shkollat e konceptet bashkëkohore për letërsinë e artet përgjithësisht. Të tilla janë konceptet e çështjet si: letërsia nacionale, letërsia botërore, interliterariteti, intertekstualiteti, intermedialiteti, autoreferencialiteti, receptimi, imagologjia, çështjet e përkthimit etj.

Autori Osman Gashi ka bërë me dije se kjo vepër vjen si përthekim i një punë të gjatë ndër vite dhe gjithashte ka treguar qëllimin primar të kësaj vepre.

“Studimet janë përkthyer përgjatë më shumë se një decenieje deri sa kam mbajtur ligjërata në kurset e Letërsisë botërore e të Letërsisë së Krahasuar në nivelet BA, MA dhe PhD në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe janë përkthyer me qëllimin primar që t’u ofrohen studentëve, studiuesve e krijuesve letrarë shkrime relevante që do t’u ndihmonin në zgjerimin e njohurive të tyre mbi zhvillimet aktuale në studimet teorike, metodologjike e historike të letërsisë sot”, tregon profesori Gashi, teksa ka bërë me dije se ky libër në veçanti u kushtohet të gjithë atyre studentëve që në mënyra të ndryshme e në kohë të ndryshme kanë vendosur të merren me këtë fushë studimi në punimet e tyre shkollore apo në disertacionet e doktoratës si dhe të gjithë të tjerëve, hulumtues në fushë të letërsisë, të cilët në fokus i kanë letërsitë përballë njëra tjetrës, letërsinë shqipe në kontekstin evropian e më gjerë si dhe njohuritë mbi shkollat moderne të shkencës së letërsisë.

Edhe vetë titulli i librit “Letërsitë përtej mureve” konoton me definicionin themelor të Letërsisë së krahasuar të njërit nga prominentët e kësaj discipline, themeluesit të shkollës amerikane të komparatistikës Henry H. H. Remak (“literature without walls.”).

Autori Gashi beson shumë se libri do të plotësojë një zbrazëti në domenin e fondit të literaturës kritike bazë te ne dhe pa dyshim është në sfondin e kontekstit të asaj që kishte pohuar para më se dy shekujsh, zbuluesi i konceptit Weltliteratur Johan Wolfgang fon Goethe: “NJIH VETVETEN PËRMES TJETRIT”. / KultPlus.com

mde

Meliza Krasniqi sjell librin e ri “kritika dhe Letërsia”

Studiuesja dhe përkthyesja Meliza Krasniqi ka sjell librin e ri të titulluar “kritika dhe Letërsia”, shkruan KultPlus.

Në këtë libër, Krasniqi ka përmbledhur ese, kritika, analiza e studime të shkruara e të botuara gjatë periudhës 2007 – 2020, në revista e gazeta. Disa nga shkrimet janë rezultat i detyrave si studente e letërsisë. Në shtojcë gjenden dy shkrime që për objekt kanë një lëvizje dhe një disiplinë.

Sipas autores, titulli i këtij libri mund të duket krejt i thjeshtë, por në fakt nuk është i tillë. Ajo niset nga maksima e Zhenetit, i cili thotë: “Materialet e punës kritike në të vërtetë janë mbeturina të veprës njerëzore”.

“Jam motivuar ta shkruaj njërën me shkronja të vogla, kritikën, e tjetrën me të mëdha, Letërsinë, si shenjë e vetë natyrës së tyre. Dhe, konsideroj se kritika gjithmonë është shërbëtore e përunjur e Letërsisë, andaj edhe shkrimet kritike gjithmonë duhet të vijnë pas saj. Po ashtu, ky formulim ka edhe konotime të tjera që dalin në lexime të ndryshme”, shkruan autorja e cila tutje tregon se është kundër librave që bartin tituj të mëdhenj e të fryrë e që përbrenda nuk e arsyetojnë veten asnjëherë.

“Nuk jam ithtare aq e madhe e librave me përmbledhje të teksteve që në fakt janë produkt i mbledhjes e sistemimit të teksteve të llojeve të ndryshme të destinuara për diçka tjetër, në kuptimin se janë shkruar për qëllime krejtësisht të tjera. As përkrahëse, madje jam kundër librave që bartin tituj të mëdhenj e të fryrë e që përbrenda nuk e arsyetojnë veten asnjëherë. Si rrjedhojë, kritika dhe Letërsia, është titull përfaqësues i përmbajtjes dhe i diskursit të përdorur këtu. Këto punime i kam shkruar e rishkruar, pastaj i kam strukturuar në tekste të zgjedhura në momente të ndryshme personale e profesionale”, shkruan Krasniqi.

Interpretimi, analiza, përshkrimi dhe komentimi sipas autores, nuk ndjek një lexim sistematik e as vlerësim e konstatim të ngjashëm: Me një fjalë, si justifikim, them se në periudha të caktuara të shkrimit provohet një përzgjedhje e formulimeve dhe e përfundimeve që në një kohë tjetër kapërcehen e pësojnë ndryshime.

Libri është i ndarë në katër pjesë, duke përfshirë autorë klasikë e modernë të letërsisë shqipe e të letërsisë botërore dhe pothuajse secilin tekst e shoqëron viti i shkrimit. Këtu, trajtohen, si shtojcë e veçantë, edhe Postmodernizmi e Retorika, dy fusha të ndryshme që fillimisht autorja i ka menduar t’i zgjeroj në pamje më të mëdha, në format libri. Retorika është rezultat i Kursit me të njëjtin emër, e që pas leximit të Retorikës së Aristotelit, duke u fokusuar në natyrën që kishte sjellë, traditën që përcjell dhe përballë dëshirës së njohjes së kësaj disiplinë, këtu del si variant kërkimi i ndërtuar mbi studime specifike. Postmodernizmi, në anën tjetër, është shkruar gjatë dhe atë në kohën kur diskutimet për të ishin ende të gjalla dhe ka për model ilustrimi romanin “Emri i trëndafilit” të Umberto Ekos.

“Ndonëse në letërsinë botërore deri në vitin 1983, kur është botuar “Emri i trëndafilit”, numëroheshin rreth pesëdhjetë vepra postmoderne, kam bërë këtë përzgjedhje sepse konsiderohet arketip i romanit postmodern. Dhe, duke pasur parasysh faktin se letërsia postmoderne karakterizohet me përdorimin e një sërë teknikash, themi se letërsia postmoderne është vetëdije, nganjëherë trend, por jo rastësi. kritika dhe Letërsia paraqet një kërkim autorial të letërsisë së lexuar dhe rilexuar, shënjon ecjet në kohë të shkrimit dhe përfaqëson një diskurs dikur dhe sot”, shprehet autorja. / KultPlus.com

Sa lexojnë të rinjtë?!

Donika Bakiu

23 prilli i njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. Lexuesit e ‘’zjarrtë’’ mund të flasin dhe të shkruajnë me elokuencë dhe rrjedhshmëri më të madhe, duke i bërë mendimet e tyre të lehta për t’u ndjekur nga të tjerët. Librat  ushqejnë ndjenjat, për të zhvilluar ndjeshmëri dhe për të motivuar lexuesit për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet e tyre.   Prof.dr Lulzim Aliu-  Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës në RMV thotë: ‘’Të lexuarit është veprim i cili mund të kryhet për qëllime të ndryshme dhe sigurisht që lexohet për qëllime të marrjes së informatave të reja, për të mësuar, për të qenë në rrjedhë me zhvillimet e fundit, si edhe për kënaqësi. Sa i takon kësaj të fundit, beletristikës apo të lexurit e veprave letrare te të rinjtë (mosha shkollore) lexojnë atë që e kanë detyrim shkollor dhe shumë pak lexojnë jashtë asaj që ju kërkohet. Përgjithësisht, gjykoj se nuk lexohet mjaftueshëm dhe tendenca te të rinjtë është që të lexohen kryesisht vepra apo krijime që i gjejnë në formë elektronike. Përse nuk lexohet mjaftueshëm gjykoj se janë dy arsye: e para format e ndryshme të rrjeteve sociale dhe platformave digjitale kanë bërë që shumëkush të kaloj më shumë kohë me to dhe kjo shkon në dëm të të lexuarit, si dhe e dyta nuk ka motivim të duhur nga prindërit dhe mësimdhënësit që t’jua zhvillojnë ndjenjën e dashurisë ndaj librit që në moshë të fëmijërisë. Forma elektronike ka ndikuar në rënien e interesit për të lexuar vepra letrare. Libri si libër është zëvendësuar me celularin, tabletin apo laptopin, me përjashtime të vogla. Tituj të lexuar: – Red, White, and Royal Blue nga Casey McQuisto – It Ends With Us nga Colleen Hoover, Sëmundja e ëndrrave nga Mehmed Kraja ,- 48 Ligjet e pushetit nga Robert Green.’’                                                                                              Doc.dr Arta Selmani,Profesoreshë e të drejtës familjare -Prodekane në Fakultetin Juridik- UEJL thotë:’’Është evidente që revolucioni teknologjik ka depërtuar në të gjitha segmentet jetësore, madje është bërë pjesë e pandashme e ushqimit shpirtëror duke e zëvendësuar librin. Edhe përkundër rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve dhe të diplomuarve, kemi një ulje të lexueshmërisë së literaturës akademike, romaneve dhe formave tjera të librave të shtypur. Për shkak të prezencës së pashmangur të pajisjeve teknologjike, të rinjtë më shumë preferojnë që librat t’i kenë në formë elektronike ose audio inçizimeve. Burim informatash i një të riu janë rrjetet sociale, tek të cilat qasja është shumë e lehtë dhe temat që postohen janë aktuale dhe interesante për moshën e tyre. Të rinjtë modelet jetësore i marrin nga moshatarët e tyre dhe të ashtuquajturit VIP personat të cilët në vazhdimësi janë prezent nëpër celularët e tyre, e të cilët në asnjë mënyrë nuk promovojnë stilin e të lexuarit. Problem tjetër i radhës është dinamika jetësore. Të rinjtë konsiderojnë që jetojnë në një kohë me tempo shumë të shpejtuar, andaj ata nuk kanë kohë që 1 orë brenda ditës t’ia kushtojnë leximit. Në mesin e të rinjve libri është diçka demode dhe humbje kohe. Në të vërtetë, sa të rinj dinë për titujt e fundit, autorët më të mirë të kohës së tyre, librat klasikë, romanet avanturistikë, sa të rinj lexojnë lajmet ditore nëpër gazeta ose ndëgjonë lajme në TV? Këto tema shumë pak bisedohen në mesin e tyre, madje nëse dëshirojnë të marrin informata të tilla, të njëjtat i gjejnë përmes google, instagram ose facebook, e jo nga biseda të përditshme dhe asesi në këmbime të titutjve. Mbase, pas kalimit të viteve ata do ta kuptojnë se kanë humbur shumë nga frymëzimi që të jep një storie, nga qetësia shpirtërore që mund të ta fal një autor, kënaqësinë e gjetjes së informatave të gatshme, mundësinë që gjatë leximit të udhëtosh në vende të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme historike. Andaj, dashuria për lexim duhet të nxitet që nga mosha 2 vjeçare, me leximin e përallave para gjumit, e më pastaj përmes dhurimit të librave motivues, enciklopedive të ndryshme si dhe storieve me rrëfime magjike, kjo me qëllim të shtimit të kurreshtjes ndaj eksplorimit të hapsirës që ofron leximi. Fëmijëve dhurojuni libra, edhe pse për momentin mbase mund të mos gëzohen si ndaj ndonjë lodre, mirëpo mund të jeni ju ata që ia hapni diapazonin që ofron libri dhe leximi. Titujt e mi të preferuar për këtë vit- Vajza në rrjetën e merimangës; Une e di pse këndon zogu në kafaz; Triologjia (Unë më parë se ti, Pas teje, Përgjithmonë unë); 10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme; Qumështi i zi; Triologjia (E kuqja rubin; E gjelbërt smeraldi; Blu safiri); Ikigai; Më thuaj kush jam; Eva e njerëzimit; Homodeus; 21 leksione për shekullin e 21.Për në fund, përgëzoj iniciativa të këtilla për të ndarë titujt preferencial të cilat mund të shërbejnë si një pikë reference për lexim. Gjithashtu, uroj që sa më shumë të shtohen të rinjtë të cilët organizohen përmes klubeve të tyre për të këmbyer ide për ndonjë roman mbresëlënës, si dhe të mbështeten organizimet ku rrëfehen përshtypjet dhe këmbehen idetë e fituara nga ndonjë roman siç është rasti me eventet e kësaj natyre në Space Tetova. Bisedat e këtilla midis të rinjve mund të jenë shumë të dobishme për zhvillimin e mendimit kritik dhe vetanak si dhe aktivizimin e shëndetit mental për gjëra të dobishme. Ndërkaq, ne më të rriturit, le t’i zëvendësojmë bisedat tona për ndonjë fustan të modës me përshtypjet e fituara nga “udhëtimi” në librin e fundit.’’                                                                                          Gjulten Ajruli –Bibliotekare e Lartë në IN Biblioteka “Koço Racin-Tetovë” thotë:‘’ “Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është që të mos i lexosh“. Ky përkufizim i Joseph Brodsky, duhet të jetë padyshim një shtysë për të ndikuar në botëkuptimin tonë mbi librat dhe rëndësinë e pazëvendësueshme që ka leximi.Të gjithë jemi dëshmitarë të zhvillimit të teknologjisë dhe digjitalizimit dhe ndikimin e tyre në zbehjen e dëshirës për të lexuar.Zhvillimi i teknologjisë ndjeshëm ka ndikuar në dëshirën për të lexuar. Viteve të fundit bibliotekat përballen me një fenomen shkatërrues për shoqërinë siç është kriza e të lexuarit. Ardhja e kohërave të rrjeteve të ndryshme ka mbërthyer lumturinë me kthetrat e saj.Nisur nga kjo premisë, mendoj se duhet hartuar një strategji afatgjate, e kombinuar me shumë aktorë dhe faktorë, të cilët do të projektojnë rrugën e afrimit të lexuesit me librin, si dhe do të ndërtojnë një vizion që i shërben përmirësimit të dukshëm të marrëdhënies lexues-libër. Si duhet bërë kjo? Duhet që ne gjithmonë të fajësojmë të rinjtë për mosinteresimin e tyre për lexim? Sa jemi të gatshëm dhe sa punojmë në drejtim të inspirimit të tyre për të lexuar? Institucionet përkatëse, si bibliotekat dhe shkollat duhet të jenë më fleksibile në raport me këtë synim dhe të hartojnë praktika të thjeshta që mundësojnë kapërcimin e kësaj krize.Jemi dëshmitarë të ndikimit të faktorëve politik në institucionet e ndryshme shtetërore e posaçërisht në ato kulturore. Në një vend ku investimi në kulturë është minimal dhe për të ardhur keq, domosdo që edhe rezultatet e arritjeve kulturore do të jenë minimale dhe aspak të kënaqshme. Masakrimi i institucioneve kulturore, në veçanti atyre shqiptare nga ana e Ministrisë për Kulturë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një faktor tjetër po aq i rëndësishëm në këtë aspekt. Kjo Ministri nuk ndan mjete mjaftueshëm për shtëpitë botuese, për shoqëritë kulturore shqiptare dhe si pasojë e kësaj kemi një dështim total në ngritjen e nivelit kulturor te të rinjtë në veçanti dhe në tërë shoqërinë në përgjithësi. Përderisa shtete të ndryshme të botës, si p.sh. Italia vetëm e vetëm për të stimuluar të rinjtë investoi në një projekt ku për çdo të ri që mbush 18 vjeç ofroi nga një shumë me vlerë prej 500 euro që të njejtat t’i shfrytëzojnë për libra, teatro, film dhe për aktivitete të tjera kulturore, vendi ynë, fatkeqësisht  të rinjtë i sheh me kundërvlerë prej 1000 denarësh sapo arrijnë të drejtën e votimit, me qëllim të sigurimit të posteve të tyre.Sot, të rinjtë nuk lexojnë sepse nuk kanë modele. Sepse prindërit mezi arrijnë t’i mbajnë gjallë ata e lëre t’u sigurojnë blerje të ndonjë libri me çmime stratosferike. Sot, shkolla dhe arsimi janë në nivelin më të ulët të mundshëm, sepse edhe këtu politika ka shtrirë duart. Sot, qytetit të Tetovës i mungon një bibliotekë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, i mungon një leximore, Tetovës i mungon shumçka….Atëherë, me ç‘të drejtë duhet të kërkojmë nga të rinjtë kur nuk ju ofrojmë asgjë?!!!Por, kjo nuk më dekurajon mua dhe shumë të rinjë që në plan të parë kemi librin, punën dhe jo politikën. Libri mbetet dashuria e të gjitha kohërave.Këtë e dëshmon edhe fakti që, pavarësisht të gjitha mangësive që ka shoqëria dhe sitemi ynë shtetëror, përsëri numri i lexuesve në IN Biblioteka Koço Racin-Tetovë numëron me mbi 6000 lexues aktiv dhe përkundër kushteve aspak të kënaqshme ajo akoma radhitet ndër bibliotekat më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut. Përpos lektyrave shkollore që janë të domosdoshme në sistemin arsimor, lexuesit tanë vazhdojnë të jenë të interesuar për të lexuar letërsi klasike, moderne, libra rozë ose edhe poezi. Librat me tematikë psikologjike rradhiten në krye të kërkesave të tyre. Si tituj që vazhdojnë të jenë më të kërkuara në Bibliotekën e Tetovës janë:’’Gjuetari balonave’’- Khaled Hosseini,’’Çiraku i arkitektit’’- Elif Shafak,’’10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme’’- Elif Shafak,’’Kur mbylla sytë’’- Linda Green,’’Shkolla e rrugës : kujtime’’- Tara Westover,’’Inteligjenca emocionale’’- Daniel Goleman,’’Fillo me pse’’- Simon Sinek,’’Krim dhe ndëshkim’’- Dostejevski,’’Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje’’- Richard Carlson,’’Fuqia e mendimeve’’- Burbuqe Raufi,’’Babai i pasur, babai i varfër’’- Robert T. Kiyosaki  dhe shumë tituj të tjerë nga autorë të ndryshëm.Do të kalojmë shumë kriza, por rëndësinë e librit nuk do ta zbehin dot kurrë.’’                                              Zirafete Luta punonjëse në Librarinë Albas- Tetovë thotë: ‘’Pa dyshim që librat janë një pasuri e madhe. Dhe sot fatëkeqsisht personat që e dinë këtë janë të paktë. Ata mund t’i gjesh tek – tuk nëpër skajet e kafeneve, apo të ndonjë parku me librat e tyre në dorë, të arratisur tërësisht nga realiteti që i rrethonë. Janë pikërisht këta persona që përshkojnë, duke vëzhguar imtësishtë raftet e librarisë sonë nga fillimi deri në fund, ku mezi vendosin se cili libër do përfundoi në qesen e tyre. Mund të them se nuk ka shumë lexues, por ama ato që lexojnë janë aq të dhënë pas leximit, saqë po t’u jepej mundësia do ta merrnin tërë librarinë me vete për të ua bashkuar librave tjerë në bibliotekat e tyre. Përse kusuri tjetër i rinisë sonë nuk lexon sa duhet, është një pyetje që është bërë vazhdimisht dhe mendoj se ekzistojnë arsye të ndryshe pse ndodhë një gjë e tillë. Por sipas mendimit tim është mungesa e vetëdijes ajo që e luan rolin kryesor në këtë aspekt. Shumica e rinisë, nuk është e vetëdishme për vlerat dhe rëndësinë e librit. Leximi elektronik për një “bookworm” është sikur të lexoj histori apo statuse të ndryshme nëpër rrjetet sociale. Pra lexuesi nuk e ka ndjesinë e njëjtë sikur lexon një libër fizik. Dhe mendoj se, të paktën te ne, nuk është se e ka penguar leximin tradicional. Titujt më të preferuar për këtë vit janë: 1. Shejntori, sërfisti dhe sipërmarrësja – Robin Sharma 2. Dita e shtatë – Yu Hua 3. Rumi i ndaluar – lirika të zgjedhura 4. Nga dëshira digjem – Sapfó 5. Bankieri anarkist – Fernando Pessoa 6. Shtatë të çmendur – Roberto Arlt 7. Psikologjia e parasë – Morgan Housel 8. 13 Gjëra që njerëzit e fortë mendërishte nuk i bëjnë – Amy Morin 9. Loja e Geraldit – Stephen King 10. Gjuha e trupit – JamesBorg 11. Te lirë – Lea Ypi 12. Si të bëhesh zot i mendjes tënde- Napoleon Hill 13. Superfuqia – Ian Bremmer 14. Premtoj të dashuroj – Pedro Chagas Freitas 15. Jetë burgu – Fatos Lubonja 16. Te poshtë – Herta Müller 17. Truri i fëmijës – Daniel Siegel 18. Gra të padukshme – Caroline Perez 19. Mbaron me ne – Colleen Hoover 20. Njëri nga ne po gënjen – Karen McManus.’’                                                                Genta Abdiji studente e vitit të parë, Drejtimi: Komunikim Ndërkombëtar, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit,UEJL thotë: ‘’Në shoqërinë tonë nuk lexohet mjaftueshëm nga të rriturit, në theksim të moshës së mesme, mirëpo nuk lexohet mjaftueshëm as edhe nga të rinjtë, që janë gjithnjë shënjestra e fjalëve. Në fakt, kë ta imitojnë për të mirë, në këtë suazë? Ne nuk lexojmë “sa duhet” ngaqë nuk jemi edukuar në mënyrë të shëndoshë duke u orientuar kah ambiciet dhe vlerat e bukura. Mësimi dhe arsimimi klasik me vetëm: të shkuarën në shkollë – apo detyrimin e leximit të disa veprave që në njëfarë forme (them për disa) nuk tërheqin e lexohen si detyrim, nuk ka qenë dhe nuk është një pjesë e mirë e rrugëtimit të profesionalizimit tonë. Shtoj edhe, mungesën e klubeve të librit. Në njëfarë mënyre leximi elektronik është ndeshur me leximin tradicional tek fakti që njerëzit e rrethit tonë ankohen vazhdimisht për çmimet e larta, por për ta penguar, jo. Unë ju sugjeroj të ndiqni rrjetin social Instagram për të vënë re punën e bloggerëve të librave nga qytetet tona, ku jam edhe unë për t’ju treguar se kjo është dëshmia se të rinjtë tanë nuk janë aq të “çorientuar”, por edhe lexojnë në mënyrë të kombinuar: sidoqofshin ata libra. Gjatë vitit të fundit kam lexuar një numër të mirë librash, jo vetëm numër: por libra të mirëfilltë. Ndër ta vlerësoj: “Biri” nga Flutra Açka, “Ne jemi pafundësi” nga Stephen Chbosky, “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee, “Xhejn Er” nga Charlotte Brontë, “Getsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald, “Vdekje në Nil” nga Agatha Christie, “Lolita” nga Vladimir Nabokov, “Mea Culpa” nga Clare Mackintosh, “Pas dyerve të mbyllura” nga B.A Paris dhe “Vajza Anonime” nga GH dhe SP.’’                                                                                                                                Edhe pse kënaqësia në leximin mund të jetë rritur paksa gjatë kohës së pandemisë, është ende e nevojshme të inkurajohet më tej ky zakon që ndryshon dhe përmirëson kaq thellësisht jetën pra patjetër të lexojmë. Për të përmendur disa nga përfitimet e tij të shumta, leximi zhvillon përqendrimin,  imagjinatën dhe ruan shëndetin e trurit. Ai gjithashtu rrit kujtesën, mbetet mënyra më e mirë për të kuptuar thellësisht çdo temë. Për më tepër, leximi stimulon aftësinë për të zgjidhur problemet, pasi historitë sjellin pengesa që hasen në mënyrë të ngjashme në jetë. Sa për vetë të rinjtë, ndoshta leximi – përtej të gjitha përfitimeve që përmendëm – është një formë shprehjeje si asnjë tjetër, që qetëson mendjen nga ekstremiteti i kësaj bote duke na lejuar të braktisim egon tonë, qoftë edhe për pak çaste. /KultPlus.com

Botohet studimi “Malësorja, romani monumental i Kosovës“

 

Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, ka botuar pjesën e parë të studimit mbi romanin “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit, me titull: “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”.

Shikuar nga stafi akademik të cilët janë marrë me përgatitjen e librit si: Hamit Xheferi, ligjërues i letërsisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, i cili është redaktor, si dhe recensentët, Zejnullah Rrahmani, ligjërues i letërsisë në Universitein Publik “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, dhe Gjekë Marinaj, ligjërues i lëndëve humane dhe letrare në Univeristetet e Dallasit në Amerikë, shihet se kemi të bëjmë me një studim të përgatitur mirë, në aspektin profesional.

Kjo vepër e Shefqet Dibranit, ndahet në  katër kapituj, që i paraprin shënimi, “Në vend të parathënies për këtë studim”, në të cilin autori ka shpjeguar arsyet pse e ka marrë në shqyrtim romanin “Malësorja”, i cili si asnjë vepër tjetër në Kosovë, që kur është botuar (1965), e deri më sot, e ka bërë jetën e vet akademike në sistemin arsimor nga niveli fillor deri në atë universitar.

Në “Kreun e parë” të “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”, autori kryesisht është marrë me: Subjektin dhe strukturën si dhe vlerat humane të romanit, duke e arsyetuar pse “Malësorja” është romani monumental i Letërsisë Shqipe në Kosovë. Po në këtë kapitull, autori i ka bërë një vështrim të zgjeruar kritik këtij romani. Kjo shihet edhe nga thyerja teknike, tejet e veçantë, me shënime përkatëse faqe për faqe.

Në “Kreu e dytë”, autori merret me: Kompozicionin e romanit, në të cilin janë trajtuar fillimi, zhvillimi dhe etapat kur është shkruar romani, deri te kompozicioni si formë artistike si dhe kategorizimi dhe fazat e kompozicionit. Pastaj merret me kohën kur është shkruar romani, me moshën e autorit, me rrethanat shoqërore e politike, me zhvillimet kulturore në Kosovë, pozitën e arsimit gjatë atyre viteve, duke e mbyllur këtë kapitull me “Natyralizmin”, si rrymë letrare në këtë roman.

Në “Kreun e tretë”, janë trajtuar kryesisht vlerat universale të romanit, ndikimi i tij, si dhe aspekte të tjera sociale, kulturore, arsimore e shëndetësore, duke i dhënë lexuesit një pasqyrë më të kompletuar për ato rrethana në të cilat mbijetoi romani “Malësorja” dhe letërsia shqipe në Kosovë. Pastaj, autori merret me procedeun e veprës, simbolikën dhe simbolizmin si dhe me aspekte të tjera letrare. Në një syth të tërë ai ka përshkruar “Zonën gjeografike në të cilën janë zhvilluar ngjarjet e romanit”, pastaj është marrë me vitet kur është ndërtuar kompozicioni i romanit, duke dhënë një kronologji interesante të ngjarjeve e cila provokon mendjen e lexuesit, për thellësinë dhe imagjinatën e qasjes së studimit sipas kohës dhe stinëve, sipas brendësisë së romanit.

Në “Kreun e katërt”, janë përfshirë tri përkushtime: “Letrar, jetësor e poetik”. 1. “Prof. dr. Sabri Hamiti, 2. Prof. dr. Zejnullah Rrahmani dhe 3. Poezia “Na-Rra-Tive”, e autorit, të gjitha kushtuar Nazmi Rrahmanit.

Në fund të veprës është dhënë: Bibliografia e botimit të romanit “Malësorja”, pastaj, bibliografia e shkrimeve kritike për romanin, literatura teorike, literatura shkollore, revistat si dhe burimet e internetit dhe rrjetave sociale, ku është mbështetur studimi,  duke e bërë qasjen jo vetëm të kompletuar por edhe specifike për natyrën e studimeve letrare të kësaj fushe. Autori e ka në procesin e botimi edhe pjesën e dytë të këtij studimi, “KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmanit”, në të cilën janë thelluar qasjet për figurat letrare e stilistike, karakteret dhe arketipet, që janë kundruar sipas teorisë së psikoanalistit zvicera Karl Gustav Jung.

Ky studim i Dibranit botohet “Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së Nazmi Rrahmanit dhe në 56 vjetorin e botimit të romanit “Malësorja”. E botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë, maj 2021. / KultPlus.com

Studim: Izolimi ua dëmtoi fëmijëve të folurit dhe shkathtësitë gjuhësore

Sipas hulumtimeve, po shtohen dëshmitë që tregojnë se viti i kaluar me izolim të popullsisë ka pasur ndikim në aftësitë gjuhësore të fëmijëve.

Të dhënat nga 50.000 nxënës dhe një anketë e shkollave në pjesë të ndryshme të Anglisë kanë treguar rritje të numrit të fëmijëve 4- dhe 5-vjeçarë që kanë nevojë për ndihmë me gjuhën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Dëshmitë tregojnë se zhvillimi i dobët i të folurit mund të ketë efekte afatgjata në të nxënë. Qeveria britanike thotë se do të investojë 18 milionë funte në të nxënët e hershëm, përfshirë ndihmën shtesë për nxënësit që ende nuk e kanë nisur klasën e parë.

Hulumtimi i Fondacionit për Ndihmë në Arsim sugjeron se masat që janë marrë për ta luftuar pandeminë i kanë privuar fëmijët e vegjël nga kontakti social dhe përvojat që janë thelbësore për pasurimin e fjalorit.

Mungesa e kontaktit ose kontakti i paktë me gjyshërit, distancimi social, mungesa e takimeve për lojëra me fëmijët tjerë dhe vendosja e maskave në publik i kanë lënë fëmijët më pak të ekspozuar ndaj bisedave dhe përvojave të përditshme.

Nga 58 shkollat që ishin të përfshira në anketë në pjesë të ndryshme të Anglisë, 76 për qind thanë se nxënësit që e nisën shkollën në shtator të vitit 2020 patën nevojë për më shumë përkrahje rreth komunikimit sesa në vitet paraprake. / KultPlus.com

Studim: Sa lexohet në kohë pandemie?!

Autore: Donika Bakiu

23 prilli i  njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit. Dita Botërore e Librit u shënua për herë të parë në 23 Prill 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë.Shkëmbeni ide dhe frymëzim për librat më të mirë dhe aktivitetet e bazuara në libra për të gjitha moshat, fazat dhe cilësimet.

Prej muajit mars të  vitit 2020, Virusi Korona u përhap kudo,  më 14 mars 2020 publikuam një studim me sugjerime të librave që do të ishte mirë të lexohen: ‘’ Leximi në kohën e Virusit Korona’’ u jam falemnderuese të gjithë atyre që ndanë kohë të sugjerojnë libra.                              

Vitin e kaluar në  këtë  ditë  të  rëndësishme, ne vendosëm të bëjmë diçka tjetër nëpërmjet distancës një studim se: ’’Çfarë kanë lexuar më shumë në këtë kohë pra si ndikoj ky vet-izolim për leximin dhe cilat tituj ishin të preferuar’’.                                                                             

Për këtë  vit kemi studimin: ’’Sa lexohet në kohë pandemie’’, pra a është  rrit numri i lexuesve gjatë  kohës së  pandemisë  dhe cilat libra kanë  qenë  më të  preferuar.                        

Mos të  harrojmë  kurrë  se çdo njeri  duhet të ketë qasje në libra, duhet ta shijojmë leximin për kënaqësi si një zakon gjatë gjithë jetës.                                                                                  

Valdeta Abdullahi profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme të Tekstilit në Tetovë thotë: “Gabriel Garcí­a Márquez do të thoshte ” Kur fiton vesin e të lexuarit, atëherë ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetës”. Mendoj se libri është shpëtimi i shpirtit të njeriut, por nuk jam me atë kategori që thonë se pandemia, karantina ka shërbyer për t’u kthyer njerëzit te libri. Ata që nuk kanë qenë lexues vazhdimisht them kanë vazhduar të kenë prapë mundësinë për të bërë gjërat që nuk kanë pasur kohë t’i bëjnë. Unë për vete iu ktheva librave me shumë faqe, që kurrë nuk kisha mundësi t’i lexoja, pastaj veprën e plotë të Eskilit, Sofokliut, kisha nevojë një kthim në letërsinë antike, pasi nuk kisha pas mundësi t’i lexoja në tërësi.”

‘’Leximi asnjëherë s’do të dal prej mode. Ne shpesh i qasemi leximit sikur një fenomeni. Pothuajse kurrë s’diskutojmë a hamë bukë dhe kohëve të fundit nëse kemi ngrënë më shumë, ose ujë , ose ndonjë nevoj tjetër e cila është e patjetërsueshme për organizmin tonë për trurin tonë. Edhe leximi ta ngop trurin, truri ka uri për të, siç ka barku për bukën, ujin e shumë gjë tjera e që të gjitha në fund janë kërkesa dhe kënaqësi të trurit. Ai që në një moment është ndier bosh dhe i ka humb kuptimi i jetës jam e sigurt se ka shkuar te librat të kërkoj përgjigjen, ose ngushëllim. Përndryshe, për të tjerë njerëz as librat s’kanë nevoj, më besoni. Më mirë rrinë në pluhur, sesa në duart e dikujt që mendon se leximi është në modë dhe mezi pret që kjo modë të kaloj. Ata janë njerëzit e uritur. Si të tillë kurrë s’do të njohim lumturinë e thellë dhe qetësinë, urtësinë që ta japin ato.’’, thotë Xhemazije Rizvani profesoreshë e gjuhë dhe letërsisë shqipe.

Profesoresha Besa Kadriu, UEJL thotë” Ashtu siç shënohen eventet të cilat kanë shënuar një rëndësi të veçantë në epokën e njerëzimit, edhe Dita Botërore e Librit është nga datat e veçanta që na përkujton për vlerat dhe rëndësinë që libri ka. Më kujtohet një thënie e Goustav Flauber që thotë: “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për tu zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni për të jetuar.” Apo dhe shumë studijues e filozof të mëdhenj të cilët librit e konsiderojnë në studimet e tyre, konceptin bazë. E pra, pesha dhë rëndësia e këtij burimi të pashtershëm të dijes. Nuk ka dyshim që është faktori kyç i ngritjes sonë intelektuale. Sot, në kushtet e pandemisë, në mungesë të socializimit të njerëzve dhe kujdesit që duhet patur për të mbrojtur distancën, Librat me tematikë sociale konsiderohen librat më të lexueshëm. Pa përjashtuar mundësinë e tematikave të sferave të tjera në shkencave humane- medicinës, spektrit ekonomik etj.’’                                                                                        

Elmedina Abdullahi – Përgjegjëse e bibliotekës “Max van der Stoel” UEJL thotë: “  Nëse krahasojmë lexueshmërinë gjegjësisht huazimet që ka pasur në bibliotekë  në vitin 2019 dhe 2020 dallohet që ka një rënie nga 28.5 % e cila është si rezultat i mbylljes së bibliotekave gjatë kohës së pandemisë por ka një informatë shumë të rëndësishme  që numrat e shfrytëzimit të burimeve elekronike janë në rritje. Në nëntor dhe dhjetor kur ka qenë qasja më e kufizuar në libra elektronik në muaj ka pasur përafërsisht nga 200 kërkime në databazat. Kurse nga janari kur kemi qasje ne një numer shumë më të madh të librave ektronik ky numër rritet në 780 që në shkurt do të  jetë  mbi 1900. Ka shumë interesim për libra në formë elektronike, të cilat janë vetëm në gjuhën angleze.”                                                     

Migena Arllati-ligjëruese e gjuhësisë në Universitetin e Gjakovës dhe  profesoreshë e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë  thotë‘’Ka kohë që kontribuoj në arsimin e mesëm dhe në arsimin e lartë në Kosovë. Vërej se është për të ardhur keq që, nga njëra anë shkenca dhe teknologjia përparojnë çdo ditë e më shumë, kurse lexueshmëria e librit nga ana tjetër nuk është në ditët e tij më të mira. Jetojmë në kohën kur libri nuk lexohet sa dikur, kur dituria nuk çmohet si dje, dhe kjo është një brengë e madhe për të cilën institucionet arsimore vertikale duhet të punojnë natë e ditë për ta ndërruar këtë pasqyrë. Edhe pse jetojmë në kohërat moderne nuk është e tepërt sërish e sërish t’iu referohemi rilindasve tanë që thonin: “Arsimimi / leximi është ndriçimi i syrit të mendjes”. Personalisht dhe profesionalisht mendoj se niveli i të lexuarit është rrëfyes i qartë i emancipimit të një vendi dhe e kulturës së tij. Përsa i përket rrethanave të pavaforshme të mënyrës së jetesës në pandemi, jam e sigurt se adhuruesit e librit kurrë nuk kanë pasur më shumë kohë në dispozicion të leximit sesa gjatë këtij viti pandemik. Megjithatë leximi i librit nuk është në trend pasi mjetet digjitale (smartfona, Ipad, platformat e rrjeteve sociale) kanë shtrirë ndikimin dhe kanë pushtuar vëmendjen e pothuajse të gjitha shtresave të shoqërisë. Të gjendur përballë këtij realiteti, libraritë kudo në botë janë detyruar t’u kthehen shërbimeve online nëpërmjet veprimeve në internet.Po ashtu duket se E-book apo libri elektronik gjithnjë e më tepër po zëvendëson atë të letrës (të printuar).Ndër librat më të preferuar gjatë kohës së pandemisë kanë qenë ato me temë nga izolimet a pandemitë në epoka të ndryshme, si: “Dekameroni” i Xh. Bokaçios, “Murtaja” e A. Kamy, “Dashuri në kohërat e kolerës” e G. G. Markez etj. Po ashtu, shumë të pëlqyer janë librat nga psikologjia, si dhe biografitë – shënimet mbi jetën private e publike të personaliteteve.Tituj të veçantë si librat më të kërkuar do të veçoja: “Të bëhesh” nga M. Obama, “Alkimisti” nga P. Coelho, “Një martesë amerikane” nga T. Jones, “Kukulla” nga I. Kadare, “Profeti” nga K. Gidran, “Vajza që le pas” nga J. Mojes, “Biri” nga F. Açka etj.’’ 

Doc.dr Arta Selmani, profesoreshë e të drejtës familjare- Fakulteti juridik – UEJL: thotë: ‘’Konsideroj që është me rëndësi të theksoj se në fillimet e pandemisë, leximi u intesifikua në mesin e dashamirësve të librit, kjo vërehej nga propozimet e shumta që jepeshin për lexim në rrjetet sociale, në media si edhe në mjetet tjera të komunikimit. Mirëpo, sikurse tanimë ka filluar të bjer interesimi për leximin pikërisht për shkak të rikthimit të njerëzve në jetën normale dhe preokupimit të tyre me punët e përditëshme. Mirëpo, tek pjesa e popullatës që ka treguar interesim për lexim, vazhdon i njejti intenzitet. Përfundimet e mia se cilët janë librat më të lexuara brenda kësaj periudhe, i nxjerr nga rrethi i miqve të mi me të cilët vazhdimisht këmbejmë libra. Listën time do ta kisha filluar me të gjitha librat e të mrekullueshmes Elif Shafak: ‘’Dyzet rregullat e dashurisë’’, ‘’Bastardja e Stambollit’’, ‘’Nderi’’, ‘’Çiraku i arkitektit’’, ‘’Tri bijat e Evës’’, ‘’10 Minuta 38 Sekonda në këtë botë të çuditshme’’. Një nga autorët më të talentuar bashkëkohorë dhe më i lexuari është i ndjeri Carlos Luis Zafons. Hija e erës është vëllimi i parë i sagës Varreza e librave të harruara, pjeset tjera janë: Loja e engjellit; I burgosuri i qiellit; Labirinti i shpirtërave. Carlos Luiz Zafons ka arritur me veprat e tij të bëjë një gërshetimi të shkëlqyer të dashurisë, fantazisë, komploteve shtetërore, rrezikut dhe frikës por që në fund të sagës triumfon e vërteta. Sipas  Zafon: “Librat janë pasqyra ku ne shohim se kush jemi në të vërtetë.” Gjithsesi, nga po i njejti autorë një vend të veçantë në listën time ka edhe romani Marina.Historiani izraelit Yuval Noah Harari është autori i rradhës më i lexuari jo vetëm në mesin tonë por edhe në përmasa botërore.  Librat e tij që qarkullojnë nëpër duart tona janë: Sapiensi- një histori e shkurtër e njerëzimit; Homodeus- një histori e shkurtër e së nesërmes dhe 21 leksione për shekullin e 21. Gjithashtu më lejoni që në listën e romaneve më të lexuar ti vendos edhe novelat e Julia Navarros: Më thuaj kush jam; Qëllo tashmë jam i vdekur dhe Vëllazëria e pëlhurës së shenjtë. Jojo Mayes gjithashtu është një shkrimtare me famë botërore dhe shumë e lexuar në vitin 2020. Nga librat e Jojo Mayes më të lexuara numërohen: Kali valltar; Pas teje; Vallja e nuseve; Gjiri i argjendtë; Unë më parë se ti; Vajza që le pas. Këto libra gjithësesi janë edhe pjesë e Klubit të librit që kemi me miqët dhe kolegët e mi. Ndër librat inspirativ që na mësojnë se si ta duam jetën dhe si ti vlerësojmë të gjitha që kemi, janë veprat e Robin Sharmës: Murrgu që shiti Ferrarin e vet; Kush do të qajë kur të vdesësh?; Klubi 5 e mëngjesit. Me anë të veprave të tij ai ju mëson rrugën drejtë suksesit, çelësin e zotërimit të vetvetes, kujdesin e vazhdueshëm për mendjen, trupin dhe shpirtin tonë. Ndër të tjera ai nënvizon “Secili prej nesh ka potencialin për arritje të jashtëzakonëshme, lumturi dhe përplotësim të qëndrueshëm. Gjithçka duhet janë hapa të vegjël në drejtim të ëndrrave tona. Ashtu si Taxh Mahali, një jetë e mbushur me mrekulli ndërtohet çdo ditë, gur pas guri. Fitoret e vogla sjellin fitore të mëdha. Ndryshime dhe përmirësime të vogla dhe në rritje si ato që të sugjerova, do krijojnë zakone pozitive. Zakonet pozitive do të krijojnë rezultate. Dhe rezultatet do të frymëzojnë drejt një ndryshimi personal më të madh. Fillo të jetosh çdo ditë si të ishte e fundit. Duke filluar nga sot, mëso më shumë, qesh më shumë dhe bëj atë që vërtet dëshiron të bësh. Mos e moho fatin tënd. Çfarë ndodhet pas dhe para teje kanë pak vlerë krahasuar me cfarë që ndodhet brenda teje”- Murrgu që shiti Ferrarin e vet.Nuk ka libra të mirë dhe të këqinjë, të gjithë librat janë një mrrekulli, ata përmbajnë një shpirt me të cilin mvaret nga ju si lexues se si do ta krijoni lidhshmërinë, e kur krijohet kjo lidhshmëri storiet e tyre ju ndjekin në të gjitha momentet jetësore. “Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”- Ciceroni. Andaj nuk ka rëndësi çfarë lexoni, me rëndësi është që libri të ju ndjek në përditshmëri, kjo gjithësesi do të ju ndihmojë ta iluminoni shpirtin dhe mendjen tuaj.’’                                                                                                          ‘’Paraqitja e pandemisë ishte me të vërtetë një sfidë e madhe për njerëzimin. Ku si pasojë e kësaj, si masë mbrojtëse u paraqit izolimi/karantina, duke marrë parasysh se duhet të rijmë në shtëpi të izoluar, në mënyrë që të kalojmë kohën, njëra prej zgjidhjeve ishte leximi. Sipas mendimit tim, (duke u bazuar në atë cka kam vërejtur në media dhe në rrjetet sociale), interesimi për lexim u rit dukshëm, gati se të gjithë postonin librin e tyre të preferuar. Më së shumti që më kanë rënë në sy, kanë qenë librat e autorëve të njohur si Orhan Pamuk dhe Paolo Coelho dhe mos të harrojmë librin e famshëm “Dashuri në kohën e Kolerës” G.Markes.’’, thotë Ramadan Murtezani, student- aktivist.                                                     

‘’Fat në këtë fatkeqësi ishte fakti që lëvizjet tona ishin të kufizuara por koha jonë ishte e pakufizuar, prandaj si diçka përfituese e kishim kohën e lirë e të mjaftueshme, për ta shfrytëzuar edhe për lexim. Unë si shumë studentë të tjerë e kam shfrytëzuar këtë kohë duke shtuar leximin jashtë asaj profesionale apo universitare. Uroj që nga kjo pandemi të na mbetet të paktën ky ritëm i të lexuarit, që edhe pasi të lirohemi në lëvizje të gjejmë kohë për të lexuar sepse mirë kemi filluar dukshëm është rritur numri i lexuesve gjatë kohës së pandemisë. Gjatë izolimit më shumë se kurrë kemi nevojë të lexojmë libra socio-psikologjik, që të mbajmë në nivel disponimin dhe humorin sepse rreziku ishte i madh që njerëzit të kalojnë edhe në depresion. Pra ndër librat më të preferuara për mua ishin këta socio-psikologjik, ndërsa romanet me tematika satiristike e aventuristike. Kjo për të vetmen arsye për defokusim nga realiteti i trishtë nga kjo pandemi e brishtë.’’, thotë Abedin Ismaili, student në UEJL, Drejtimi Komunikim Ndërkombëtar. 

Gentina Abdiji , nxënëse në Gjimnazin ‘’Kiril Pejçinoviq‘’, Tetovë thotë:‘’Nga këndvështrimi im, libri gjithmonë do ngel shtresa më e veçantë e gjërave të shtrejta në jetë. Krahas miqve besnik që posedojmë, libri është uralidhëse e një shoqërie të shëndoshë. Një numër i madh i njerëzve me aq sa kam hasur, kanë zgjedhur për të përdorur metodën e të lexuarit, si një nga zgjidhjet më profitabile. Që rezulton në atë se numri i lexuesve është rritur më tepër se sa e kam menduar. Personalisht më pëlqen mënyra e të shkruarit, së Elif Shafakut dhe Paolo Koelho. Romanet që ngelen në preferencën time, të këtyre autorëve janë:  “Tri Bijat e Evës” – E.SH  ” Dyzet rregullat e dashurisë” – E.SH  ” Veronika vendos të vdes” – P.K  “Dorëshkrimi i gjetur në Akra” – P.K Dhe padyshim, librat të karakterit filozofik dhe psikologjik që do i’u sugjeroja gjithsecilit, për praktikim të mendimeve, ideve, njohurive dhe veprimeve në përditshmëri që kanë karakter filozofik dhe psikologjik, janë: ” Shkolla e rrugës ” – Tara West dhe ” Plani B” – Sheryl Sandberg & Adam Grant.’’                                                  

‘’Ajo që dua unë të ndaj me të tjerët, është jo libri që premtoj se do ndikojë në jetët e tyre, as ai që do shënojë gjurmë të vogla e të mëdha, e as ai që vë bast se: do të të ndryshojë jetën siç ma ndryshoi mua! – pooor, do jetë libër, do jenë libra që vijnë me sugjerim zemre, në dëshirë që edhe në të lartën por edhe kur të keni marrë tatëpjetën, të bëjnë shoqërinë, si miqtë më të mirë.Për adhuronjësit e librave policorë, që kyç kanë misterin dhe suspancën, sugjeroj gojë plot, autorin tim të preferuar = G.M  “Thirrja e Engjëllit” e “Vajza dhe nata” – pastaj mbretëreshën, personin me dhunti mbi të tjerët, A.CH / “Vrasje në Orient Ekspres” – A.J.F / “Gruaja në dritare” dhe L.J / “Vajza e humbur”.Për ata që preferojnë pak horror dhe thriller, nuk do anashkaloja kurrësesi, librin që e ka shuar plogështinë time = “Lartësitë e stuhishme”, “Vajza e humbur”, “Central Park” “Nuk duhet të fle” dhe “Binjakja e heshtur”.

Për njerëzit që lexojnë romancë të errët:”Xhejn Er”, “Lartësitë e stuhishme”, “Padurimi i zemrës”, Sagën (të preferuarën time) e Muzgut dhe nga mikja ime, Mirela Kanini, “Kilenti”.

Librat që bënë impaktin therës tek unë = “Sepse të dua”, “Njëmijë diej vezullues”, “Gjuetari i balonave”, “Ndihma”, “Zonja Bovari”, “Tri bijat e Evës”, “Dyzet rregullat e dashurisë”, “Binjakja e heshtur”, Saga e Muzgut, “Tabloja e mendjes” “Nga jeta në jetë, pse?!” dhe “Lartësitë e stuhishme”.Tek adhuronjësit e fantazisë = Sërish, “Saga e Muzgut”, “Ditari i vampirit”, “Friend Request” dhe “E kuqe Rubini”.E së fundmi, tek ajo më kryesorja (e një liste vërtet të gjatë e të dhimbshme, teksa përzgjedh se kë do paraqesësh) – sugjeroj t’i mbushni zemrat e juaja me fjalët e Kur’anit të lartëmadhëruar, siç jemi destinuar ta lexojmë, me shpresë që të gjeni rrugën e duhur e të doni veten’’, thotë Genta Abdiji nxënëse në Gjimnazin e Tetovës ‘’Kiril Pejçinoviq’’.                                                                                

‘’Sigurisht që mbyllja në shtëpi ndikoj që një numër i madh i qytetarëve t`i marrin dhe t`i shfletojnë librat nga sirtarët e tyre. Pandemia sipas të gjitha statistikave nga bibliotekat e qyteteve, librarit dhe hulumtimet tjera ka rritur numrin e lexueseve në vendin tonë por jo vetëm. Ndërkohë librat më të lexuar janë romanet aventureske më të preferuar, sepse vlerësohen se ata janë më të lehtë për tu lexuar dhe kuptuar. Kështu do të marrin kohë më pak por edhe do të ndikojnë që të largohet sado pak vëmendja nga situata e krijuar me virusin korona‘’, thotë gazetari  Zenel Miftari.                                                                                            

Zirafete Luta, punonjëse në Librarinë Albas- Tetovë thotë:”Puna me libra, përveç kënaqësisë që të fal, të jep mundësi të njihesh me persona të cilët e duan dhe e kanë pjesë të pandashme librin. Raportet shoqërore që kam krijuar me një pjesë të klientëve, kanë bërë që të njihem nga afër edhe me përvojat e tyre në lidhje me leximin. Duke qenë se punën si shitëse librash e kam ushtruar që para periudhës së Pandemisë, mund të them se kjo e fundit ka ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të lexuesëve në vendin tonë. Sidomos periudha e karantinës, bëri që një pjesë e madhe e njerëzve, ditët e izolimit t’i kalonin nën shoqërin e librave, ku shumica prej tyre, blerjen e librave e kanë vazhduar si një lloj tradite në jetën e tyre, edhe pas përfundimit të karantinës. E bukura e gjithë kësaj është që (mbase duke marrë si shembull prindërit e tyre ose anëtarët e tjerë më të mëdhenjë në familje) tashmë kemi edhe lexuesit e vegjël të cilët e duan dhe janë të flaktë për librin. Këto të fundit i kemi thuajse çdo ditë në hapësirat e librarisë, duke përzgjedhur librat e rradhës nga seritë e tyre të preferuara. Ndër librat më të shitur janë këto: 1. Klubi 5 – Robin Sharma 2. Dyzet rregullat e dashurisë- Elif Shafak 3. Rruga në të cilën rrallë shkohet – Scott Peck 4. Një histori e Zotit – Karen Armstrong 5. Sekreti – Rhonda Byrne 6. Intelegjenca emocionale – Daniel Goleman 7. Selfie -Will Storr 8. Muzeu i pafajësisë – Orhan Pamuk 9. Tatuisti i Aushvicit – Heather Morris 10. Fabrikimi i bindjes – E. Herman & N. Chomsky 11. Babai i pasur, babai i varfër – Robert Kiyosaki 12. Pylli Norvegjez – Haruki Murakami 13. Kush do të qaj kur të vdesësh? – Robin Sharma 14. Lepur, vrapo – John Updike 15. Becoming – Michelle Obama 16. Murgu që shiti ferrarin – Robin Sharma 17. Bijtë e gënjeshtrës – Scott Peck 18. Gjuetari i balonave – Khaled Hosseini 19. Sapiens – Y. N. Harari 20. Dashuria në kohërat e kolerës – Marquez. Kurse lista për lexuesit e vegjël është kjo: 1. Seria “Klasikët për të vegjël” 2. Seria “Klasikët për fëmijë” 3. Seria “Koni dhe Maksi” 4. Seria “Një familje e paparë 5. Seria “Një histori në 5-15 min” 6. Seria “Fabulat e Ezopit”. Dua të theksoj se përzgjedhja e “librave më të shitur” është paksa e vështirë; duke marrë parasysh larmishmërinë e kërkesave nga klientët, përfshirë zhanret dhe kategoritë e ndryshme, është e pamundur të përfshihen të gjithë librat që kërkohen vazhdimisht nga masa e gjerë e klientëve, në një listë kaq të shkurtër.’’                                              

 “Shprehja “Sa shumë libra dhe pak kohë “ sa herë që thuhet nga dashamirësit  e librit ngjallë në vetet e tyre një ndjesi keqardhjeje të pamundësisë për të lexuar dhe më shumë. Përkudër cdo lloj pasigurie, kaosi që na e solli pandemia, ajo na e dha gjënë më të çmuar, KOHËN. Më shumë kohë  për të bërë gjërat që ne i duam dhe na përmbushin shpirtërisht. E libri është pjesë e tyre. Ajo që mendoj unë është se kishim rritje të leximit nga personat të lexojnë vazhdimisht. Ato libra të cilat  ka  kohë që  kemi mendur t’i lexojmë, u erdhi rradha. Personalisht, vendosa të zgjedhi novela, libra që janë më relaksues, me histori të bukura dhe mesazhe në vete. Fillova t’i lexoj novelat nga autorja turke Elif Shafak, si “Bastardja e Stambollit”, “Tri bijat e Evës”, Çiraku i Arkitektit dhe së fundmi “Dyzet rregullat e Dashurisë”. Novela, me histori të veçanta të modernes  dhe tradicionales , dashurisë dhe urrejtjes dhe Stambollin me historinë dhe arkitekturën e tij frymëzuese për disa nga librat e saj. Nga ana tjetër librat të cilat janë në listën atyre më të  shiturave  më ngjallnin kureshtje shumë  dhe i lexoj çdoherë. Por të cilat jo cdoherë i përmbushin pritshmërisë,si “Ikigai”, “Arti i Brishtë i not giving a f*ck”, “Everything is f*cked”, dhe disa libra të tjerë si “Sundimtari”,Fenomeni i Artit” etj.“, thotë Semra Sadiki, studente në Fakultetin Juridik-IBU.                                                                                                                                     

Albërie Xhemaili– Studente në Master, Drejtimi Diplomaci, UEJL thotë: ‘’Në  periudhën e pandemisë  aktiviteti i lexuesit shqiptar është fokusuar drejtë informacionit digjital, dhe në një mënyrë ose në një tjetër që detyrimisht ndërroi kahjen e prioriteteve në lexim.Sot informacioni i vërtetë dhe i pavërtetë haset gjithkund sidomos në rrjete sociale.Ndonëse prodhohet me shpejtësi të lartë dhe përmbatje të shkurtëra, humbet  afinitetin e qytetarëve për të lexuar libra, dhe përmbajtje të gjata  të cilat trajtojnëçështje të ndryshme në mënyra  të ndryshme. Mendoj që niveli i lexuesve në periudhën e pandemisë ështërritur, sepse pandemia ka ndikuar në mbylljen e shumëaktiviteteve sociale. Ndonëse pandemia COVID 19 ka rezultuar me numra të mëdha vdekjesh, kjo ka sjellur frikë dhe interesim tek qytetarët pet të lexuar dhe për tu informuar edhe më tepër.Në anën tjetër kemi lexuesit aktiv të cilët kanë ditur ta shfrytëzojnë kohën e tyre gjatë pandemisë per leximin e veprave voluminoze, revistave shkencore, romaneve me tema të lira.Gjatë periudhës së pandemisë unë kam qenë pjesë e fushatës zgjedhore mbi Ambasadorët e Rinj Evropian dhe më është dashur që të fokusohem në librat që ndihmojnë fushatën dhe ndërtojnë aktivitetin tim politik.Këto libra janë: “Becoming” nga Michele Obama,”Madam Secretary”, Madeleine Albright, etj.’’                                                                                                                 

Nga Biblioteka “Koço Racin” , Tetovë thonë se titujt më të kërkuar kanë qenë këto: duke filluar me libra me përmbajtje psikologjike: ‘Arti i brishtë i not giving a fuck ‘’ Mark Manson,’’ 100 mënyra për të motivuar veten’’Steve Chandler,’’Kura e Shopenhauerit’’Irvin David Yalom, ’’Sekreti’’Rhonda Byrne. Nga Bestsellerët janë këto titujt: ’’7 zakonet e familjeve të suksesshme’’Stephen R. Covey,‘’Trembëdhjetë Arsye Pse’’ Jay Asher, ’’Sekreti më i madh’’ David Icke, 13ta e pafat e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro.                                          

Nga librat me përmbajtje filozofike janë: ‘’Çfarë jeni duke bërë me jetën tuaj?’’ Jiddu Krishnamurti, ‘’Arti i të jetuarit’’Artur Shopenhauer, Rrugatë cilën rrallë shkohetScott Peck. Kurse romanet më të kërkuara janë: ‘’Shtëpia e shtrembër” Agatha Christie, ‘’Letra e Milenës’’Franz Kafka, “Të vrasësh zogun përqeshës” Harper Lee,’’ Çiraku i arkitektit’’ Elif Shafak, ‘’Gruaja midis nesh’’, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen,’’ Vajza dhe nata’’ Guillaume Musso,‘’Në çdo frymëmarrje’’Nicholas Sparks,‘’Derisa dashuria të na ndajë’’Anna Premoli,‘’Vajza në tren’’ Paula Hawkins,’’Treni i fundit për Stamboll’’Ayse Kulin,‘’Babai i pasur , Babai i varfër’’ Robert T. Kiyosaki. / KultPlus.com

Botohet libri ‘Lirika e dashurisë’-Arapi dhe Shkreli, të autores Serafina Lajçi

Këto ditë Shtëpia Botuese ‘Olymp’, botoi veprën me studime letrare me titullin  ‘Lirika e dashurisë” Arapi dhe Shkreli, të autores Serafina Lajçi, përcjellë KultPlus.

Objekt i këtij studimi është lirika e dashurisë e poezisë së Fatos Arapit dhe Azem Shkrelit. Kjo lirikë, e shprehur me një figuracion të pasur dhe me një mjeshtëri poetike është ndër lirikat më të realizuara të dashurisë në poezinë shqipe. Krijimtaria poetike e këtyre dy poetëve të mirënjohur, Arapi dhe Shkreli, e pasuroi poezinë shqipe me elemente, veçori dhe tendenca të reja ideoartistike dhe stilistike.

Arapi dhe Shkreli, krijuan në një kohë të përbashkët, i pari në gjysmën e dytë të viteve ’50, dhe i dyti në etapën e parë të këtyre viteve, atëherë kur letërsia shqipe i ishte nënshtruar censurimit të saj, si pasojë e problemeve të shumta ideologjike, në mes të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo ndikoi që letërsia e Kosovës për periudha kohore të caktuara, të mbetej krejtësisht e larguar dhe e veçuar nga letërsia që krijohej brenda territorit të Shqipërisë. Në këtë periudhë kohore, zë fill krijimtaria poetike e Arapit dhe e Shkrelit, e cila duke filluar rrugëtimin e saj nga trevat rajonale të Vlorës dhe të Rugovës, erdh dhe u zhvillua më tej, duke zënë vend në panteonin e vlerave të poezisë shqipe.

Poezia e tyre, e përshkruar nga motive të shumta, shpërfaq spektre të gjera që sjellin koloritin e mjedisit të cilit i përkasin poetët, duke u nisur kështu nga vetvetja, drejt një konceptimi universal. Krahas lirikës atdhetare, sociale, meditative, të peizazhit, që zë një pjesë të konsiderueshme të krijimtarisë poetike të tyre, lirikae dashurisë tek këta dy poetë, mund të thuhet më shumë të drejtë që arrin kulmin e talentit të tyre krijues. Dashuria për gruan, dhembja që sjell kjo dashuri, tensionimi dhe çekuilibrimi shpirtëror, reflektohet fuqishëm në vargun poetik të Arapit dhe të Shkrelit.

Kjo lirikëe dashurisë që i përshkon poezitë e këtyre dy poetëve, ndonëse nuk shfaq vëllimshmëri, në krahasim me motivet e tjera të poezisë së tyre, zë një vend të veçantë në lirikën erotike shqipe. Nëse tek Arapi, tema e dashurisë është e pranishme që në fillimet e tij poetike, por që më vonë shkon duke u rrudhur, tek Shkreli, lirika e dashurisë zë një vend të rëndësishëm, ndonëse jo me vëllim të madh.

Duke u nisur nga ky aspekt dhe duke marrë parasysh konceptin e ndryshëm tematik dhe motivor të këtyre poetëve për dashurinë, studimi i nënshtrohet dy metodave, metodës analitike, përmes së cilës do të njihet më afër poezia e tyre erotike me të tëra elementet e saj, dhe asaj krahasimtare, që do t’i vë ballë për ballë Arapin dhe Shkrelin, qëllim ky që do të shërbejë për t’i njohur më mirë veçantitë e njërit kundrejt tjetrit. Thelbi i lirikës erotike të këtyre dy poetëve, në mënyrë përmbledhëse do të shpaloset bashkë me historikun dhe zhvillimin periodik të lirikës në përgjithësi, veçmas asaj shqipe, për të shpalosur kështu një informacion më të plotë tëlirikës erotike dhe rrugëtimit të saj nëpër kohë, si dhe vendin e caktuar të Arapit dhe të Shkrelit në të.

Studimi është i ndarë në disa kapituj: “Etimologjia e poezisë lirike, (termi, tipat, zhvillimi historik)”, “Në vend të biografisë, Arapi dhe Shkreli, Deti dhe Mali”, “Lirika e dashurisë në fillimet e krijimtarisë poetike- etapa e parë”, “Lirika e dashurisë në etapën e dytë krijuese”, “Në botën poetike erotike të Arapit”, “Një vështrim mbi mjeshtërinë dhe veçantinë krijuese të Arapit dhe të Shkrelit” dhe Përfundimi.

Tek kapitulli i parë, sikundër u cek më lart, do të shpaloset historiku i lirikës, që nga antikiteti gjer në kohët e sotme, duke u ndalur në manifestimin e lirikës erotike dhe vendin e saj në letërsinë shqipe, që nga krijimet popullore gjer tek poezia bashkëkohore; tek kapitulli i dytë, do të vihet në pah binomi deti-mali, si komponent i rëndësishëm në poezinë erotike të Arapit dhe të Shkrelit; tek kapitulli i tretë do të trajtohen fillimet e poezisë erotike të këtyre dy poetëve, gjegjësisht konceptimi dhe qasja e tyre mbi dashurinë dhe ndikimet e tyre të para; tek kapitulli i katërt do të veçohet krijimtaria poetike e Shkrelit, gjegjësisht vëllimi “E di një fjalë prej guri”; tek kapitulli i pestë poezia erotike e Arapit, elementet dhe veçantitë e saj; tek kapitulli i gjashtë do të shpalosen veçoritë e poetikës, stili, figurshmëria dhe veçantitëkrijuese të Arapit dhe të Shkrelit, si dhe pjesa e fundit e që është përfundimi.

Duke iu qasur në mënyrë sa më përfshirëse lirikës së dashurisë të këtyre poetëve, synohen të arrihen qëllime dhe rezultate të caktuara. Duke e vënë në pah fazën e parë të krijimtarisë poetike të tyre, gjegjësisht poezinë e dashurisë në fillimet e saj, dhe duke e gërshetuar, krahasuar me atë të periudhave më të mëvonshme, do të arrihet një njohje më e plotë e konceptit krijues të këtyre poetëve mbi dashurinë, të ndryshimeve dhe të zhvillimeve që do të shfaqë ky lloj i poezisë së tyre gjatë etapave krijuese të saj.

Biografi e autores

Serafina Lajçi u lind më 17.07.1989 në Pejë, ku kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Vijoi studimet bachelor dhe master në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe, ku aktualisht është duke ndjekur edhe studimet e doktoratës.

Interesimi i saj profesional lidhet kryesisht me veprat e autorëve romantikë shqiptarë, me fokusim tek ‘Poema romantike arbëreshe’ që është orientimi i saj kryesor në studimet e doktoratës.  

Ka botuar shkrime, recensione dhe studime në gazeta e revista letrare-kulturore, brenda dhe jashtë vendit, duke marrë pjesë edhe në konferenca të organizuara ndërkombëtare për letërsinë.

Aktualisht, punon si asistente e rregullt në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë. / KultPlus.com

Ndikimi i mjedisit mësimor në zhvillimin e nxënësve

Një hulumtim i bërë nga Universiteti i Karolinë-s së Lindjes ka nxjerrë rezultate që “Fëmijët që marrin pjesë në periudha të shkurtra të aktivitetit fizik brenda klasës janë më të angazhuar dhe fleksibil në mësim, dhe tregojnë përmirësime dukshëm më produktive se sa nxënësit që nuk kanë  akitivizim fizik gjate orës mësimore.”

Ekziston një arsye mjaft e fortë pse tavolinat e mësimit në Shkollën Finlandeze janë të krijuara secila në formë të pjesëzave të mozaikut.”Flexible Seating” është filozofi e re që promovon praktikat më të mira për të mbështetur stilet e të mësuarit të nxënësve, veçanërisht nxënësve të klasave të para. Ajo inkurajon lirinë që studentët të ulen, të mësojnë dhe të punojnë në një mënyrë që është më komode dhe më e suksesshme për ta.
Një mjedis pozitiv shkollor përkufizohet si një shkollë që ka objekte adekuate, klasa të mirë-menaxhuara, mbështetje shëndetësore në dispozicion dhe një politikë të qartë me mjete disciplinore.

Laboratorët shkencor të: kimisë, fizikës, biologjisë, robotikës, kabineti i gjuhëve të huaja, të muzikës, artit e bëjnë kampusin dhe ambientin shkollor optimal për arritjen e rezultateve maksimale ku ndërthurren paralelisht teoria me praktikën.

Shkolla Finlandeze është gjithmonë në përpjekje për të krijuar kushte sa më të mira për nxënësit e saj, duke u permiresuar vazhdimisht ne hap me kohen dhe duke instaluar ne kurrikulen e vet metodat me bashkekohore dhe efikase te te mesuarit te njohura boterisht, duke besuar se një ambient atraktiv ndikon direkt në produktivitetin e nxenesve.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në:

Numrin kontaktues: 045 235 650

Web faqen: www.shkollafinlandeze.com apo

Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

Poezia, andrra e qiellit dhe e tokës

Arjola Zadrima ka lindur në Shkodër. Ka ndjekur studimet për Gjuhë dhe Letërsi në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Pasioni dhe hobi është letërsia dhe kryesisht poezia.

Ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Poezisë së Pabotueme në Shkodër më 2016, dhe çmimin e Medias në këtë festival, me poezinë me titull “Eva” .

Në maj të 2016-s ka botuar vëllimin e parë poetik me titull “A ban me m`lshue pak rrugë”, i cili u vlerësua me çmimin “Penda e Kristaltë”, në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske.

Gjithashtu ka fituar dy çmimet e para në Festivalin e Poezisë së Pabotueme. Ndërkaq, më 2017 u prezantua me cikle poetike në revistën letrare të Tiranës, ILLZ.

Më 2018, në konkursin letrar të portalit kulturor “Kultplus”, u shpall fituese e çmimit të parë me poezinë “Po të due unë”.

Së fundi ka botuar librin e dytë me poezi e fotografi, me titull “Carpe Diem”.

A…apo AMEN mbi buzë, butë, amël, foli pa u tutë, heshtjes teme që t’marrin frymë, Zot, që m’krijove vajzë, grue, nanë. Asnjihere nuk u lodhe tuj m’dashtë mue, që mëkatnoj pa i çilë sytë. Pa t’u lutë m’fal , për hir të virgjnës Mari, që të fali djalë. Ti krijesë që të di, m’i ço prapë zemrës dallgë, krijueses së qiellit e tokës, frymën e uraganeve të botës./Koha.net