Profesorët e Degës së Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me studentët organizojnë orë letrare për informimin e maturantëve lidhur me studimin e letërsisë si art i shkrimit.
Në këtë orë letrare, maturantët po ashtu do të informohen rreth bursave që do tu ndahen studentëve të cilët do ta regjistrojnë Letërsinë Shqipe që nga viti i ardhshëm akademik.
U bëhet thirrje të gjithë maturantëve për pjesëmarrje. Për çdo pyetje të mundshme, mund të kontaktoni faqen zyrëtare të fakultetit.
Ky organizim do të mbahet më 7 maj, në Fakultetin e Filologjisë (Salla Idriz Ajeti) në ora 13:00/ KultPlus.com
