Stuhia e borës “paralizon” Nju Jorkun, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për udhëtarët e Ditës së Falënderimeve që përpiqen të kthehen në shtëpi.

Në SHBA, reshjet e para të mëdha të borës të sezonit kanë mbuluar qytetet përgjatë liqenit Erie.

Moti i acartë pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në rajonet e Liqeneve të Mëdha, Rrafshnalta dhe Midwest.

Rreth 60 centimetra borë ranë në disa pjesë të Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi.

Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Një pjesë e I-90 në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe korsitë drejt perëndimit të Nju Jorkut.

Rritja e rrymave ajrore të Arktikut gjatë kësaj jave solli temperatura më shumë se 10 gradë nën mesataren në Rrafshnaltën Veriore, sipas Shërbimit të Motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot të ftohtë për pjesë të Dakotës së Veriut.

Rryma e ftohtë ajrore pritet të lëvizë në lindje të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.

Mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike si pasojë e stuhisë dimërore në SHBA

Më shumë se 145,000 njerëz janë pa energji elektrike në disa shtete juglindore të SHBA dhe mijëra fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq.

Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shërbimi për Motin në SHBA, ka thënë se në disa rajone pritet të ketë mbi 30 centimetra borë.

“Bora dhe akulli mund të rrezikojnë udhëtimet dhe furnizimin me energji elektrike ”, ka thënë Shërbimi për Motin.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press janë shënuar qindra aksidente automjetesh.

Më shumë se 3,000 fluturime brenda  dhe jashtë SHBA u anuluan të dielën, sipas faqes që vëzhgon fluturimet FlightAware.

Aeroporti Ndërkombëtar Charlotte Douglas në Karolinën e Veriut është ndër më të goditurit, pasi pothuajse 90% të fluturimeve janë anuluar. / KultPlus.com

Stuhia e paralajmëruar nga “Severe Weather” mbërrin në Kroaci

Stuhia e paralajmëruar nga Agjencia Meteorologjike “Severe Weather” të enjten ka goditur Kroacinë.

Në Sllavoni veçse ka filluar stuhia e cila ka rrëzuar pemë e ka dëmtuar makina dhe po ashtu ka ndërprerë energjinë elektrike.

As Split nuk qëndron hiq më mirë, shkruan Indexhr.

E gjithë Kroacia të enjten do të goditet nga moti i keq, dhe sipas njoftimeve, më e keqja do të jetë në Adriatik. / KultPlus.com